Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Libra
Viewing all 80 articles
Browse latest View live

Eh dashuria, a është për të mençurit…

$
0
0

 Pjesë nga romani “Dëgjo Floriri Im”

KRISTAQ TURTULLI                               

  …eh dashuria, a është për të mençurit…

   1

 Gjyshja më  tregonte se: “Gjyshi Rubin u shfaq në dasmën e tij si një kalorës i lashtë romantik, veçse ai nuk ishte duke vrapuar me shtizë, por baritur ngadalë me kitarë dhe vështruar miletin rreth e rrotull me sytë e tij gazmorë. Ai bëri disa lëvizje të ngadalta, të lehta, në majat e gishtërinjve, si një valltar klasi që përgatitet të fillojë vallen e zemrave, ashtu  shtatlartë, me kaçurrelin çapkën të zi harlisur në ballë. Ai eci madhërishëm nëpër korridorin e mbushur me dasmorë drejt qendrës së dasmës, aty ku qëndronte  e zgjedhura, nusja e tij, Retina.

            “-Çfarë bën Rubin,- i a patën prindërit të habitur dhe të shqetësuar njëherësh. Ata i dolën përpara për t’a ndalur,- mos, u lajthite biro?! Dale, prit. Mos na bëj me zemër, he bir, mos na leqendis. Kitara në dasmë është e sazexhinjve, jo e dhëndrit. Lëri sazexhinjtë t’i bien avazit. Ne për atë pune i kemi thirrur në dasmë.”

 Ai buzëqeshi ëmbël dhe rregulloi me nge rripin e kitarës në shpatull. Akordoi telat, duke mbajtur vesh me kujdes tinguj e lehtë, pastaj lëvizi me shkathtësi të habitshme gishtërinjtë mbi telat e hollë. Balli i gjerë i u tendos dhe sytë i shkreptinë. Ajo copës dërrasë me ca tela të ndehur, të lidhur nyje, sikur të bënte magji.

Flake tutje brengën njeri dhe mbill gëzimin. Prej kitarës u dëgjuan tinguj të ëmbël, si cicërimat e bilbilave, kanarinave, të gjithë shpendëve këngëtarë! Ata kishin ardhur befasisht nga pylli i madh i dushqeve,  fluturuar, ulur zhurmshëm nëpër telat e kitarës së gjyshit Rubin. Shtëpia e madhe u mbush me gëzimin e mrekullueshëm të pranverës, me kënaqësinë e çiltër të jetës. Dasmorët lanë mënjanë zhurmat, fjalët, thashethemet, u kthyen menjëherë, si me komandë, andej nga u dëgjuan tingujt magjepës të kitarës. Shumë prej tyre kishin ardhur vetëm të dëgjonin Rubinin kur t’i binte kitarës dhe të këndonte. Ai u a kishte premtuar! Nuk dilte nga fjala Rubini! Heshtni, dëgjoni! Po i binte kitarës Rubini, kantautori, mjeshtri i serenatave.

E ëma vazhdoi t’i fliste me zë të ulët dhe gjithë përgjërim:

“-Rubin, të keqen nëna, i bukuri i nenes, shpirti i nenes, ti e di mire, ne i paguajmë sazexhinjtë tu bien tamburave dhe jo t’i lemë të shqyejnë sytë dhe të zbardhin dhëmbët me ne kur të dehemi. Ata jane dreqër me brire, duan vetëm të mbushin barqet se ngrëni dhe të fryjnë xhepat me paratë tona. Hë t’u bëftë nëna, shko tek nusja dhe thith aromë gruaje!”

 Rubini qeshi përsëri, shkujdesur dhe eci përpara. Të dy prindërit e tij  te merakosur e ndoqën nga pas. Ata ishin njërëz të urtë. Stërgjyshja Dhora, në lektisjet e para të dritës së mëngjesit kishte dalë në mëhallë me kanistrën plot për të shpërndarë karamele për fëmijët dhe llokume me arra për të rriturit. Le të ishin të gjithë të ëmbëlsuar qysh me lindjen e dritës së mëngjezit në dasmën e djalit!

“-Dasma është e imja dhe qejfin dua t’a bëj unë dhe jo sazexhinjtë,”- tha Rubini dhe ngriti kokën lart. Ai bëri një rrotullim rreth vetes, telat zhurmuan këtë herë me furi, si të ishin në të zërat dhe erërat e pyllit. Kaçurreli i zi valëzoi në ballin e gjerë, gishtërinjtë e hollë dhe të shkathët i fluturuan nëpër tela.

Ai këndonte bukur dhe në fustanin e bardhë të nuses së tij u ulën të gjithë zogjtë e pyllit. Ai ishte dhëndri, muzika, hareja, gjithë bota. Gjyshi Rubin  me trupin e drejtë si selvi, të zhdërvjellët hynte mes grumbullit të dasmorëve duke kënduar dhe luajtur në kitarë. Balli i tij i gjerë dhe i djersitur, ishte gjithë shkelqim, si i mbuluar me margaritarë. Ai hodhi këmbën e majtë përpara, përkuli pak trupin, si të bënte përshëndetje fisnikërie, zgjati qafën, ngriti kokën dhe bëri një gjysmë rrotullim si të fshikullonte ajrin, këndoi:

                          Qyteti është sy zgjuar, po përgjon,

                          Doli flladi, rrugicave rrëshqet,

              Falma moj Retinë syn e zi,

              Dale moj, me gojë pse s’më flet…

              Por Retina kishte sy të kaltër dhe flokët gështenjë. Ajo vështronte sy ngulur dhe gati e hutuar burrin e saj. Atë po e puthnin pothuajse të gjithë të ftuarit e dasmës. Ato ishin të zellshme, e puthnin pa u lodhur në buzë dhe në faqe. Disa femra të paturpshme, bile ishin edhe mesogra, i vareshin në qafë si të papara, gati t’i merrnin shpirtin duke lënë gjokset e mëdhenj të bardhë t’u dilnin jashtë, si pellgje me leshterikë. Ato donin t’a joshnin, t’ja hidhnin grepin, prandaj i kacavirreshin rreth trupit. Hëm, ato i përdridheshin pa turp dhe namuz. Oh nëne, ato kërkonin t’a mbytnin burrin e saj të ardhshëm në pellgoret e marrëzisë dhe të dëshirës së papërmbajtur femërore! Largohuni tutje!  Retina donte të klithte me të madhe, të shkundte dasmën, ato të pa cipa ende nuk po i shqiteshin, po i merrnin frymën burrit të saj! Ku u gjendën gjithë ato oaze mishtore në dasmë! Ajo e dinte shumë mirë që Rubini ishte mashkull i bukur, por mbytja në pellgje me leshterikë të gjokseve femërore ishte mbytje madhe, e papërballueshme,  tmerrësisht e padurueshme për një nuse të brishtë si ajo, që nuk dinte se çfarë ishte prekja mashkullore. Nata e parë e martesës duhet të ishte si porta e thurur me ar e parajsës. Ajo duhet të hynte në atë portë si një bulëz e freskët vese, e të prekej dhe të shijohej vetëm nga ai mashkull i pashëm.

Xhelozia, si një krimb i vogël, po i hynte në shpirtin e saj të brishtë dhe nuk po e linte të qetë. Rubin të lutem, mbaje të freskët dhe të pa prekur afshin, flladin dhe aromën e mrekullueshme të burrit, mos u a le të t’a rrëmbejnë epshet e femrave gjoks përveshura! Lëre kitarën, të përgjërohem dhe eja ulu këtë pranë meje, si të gjithë dhëndurët e tjerë! Ai i kishte marrosur si zakonisht të gjitha gratë e botës. Ai ishte si një meteor verbues, përvëlues! Vetëm majat e gishtërinjve të këmbëve të tija  preknin dërrasat e lara dhe të kruara me kujdes të dyshemesë. Ishte një kërcim i rrallë, elegant, siç dinte të kërcente vetëm ai. Balli i tij shkëlqente, shkëlqente, sikur drapri i hënës kishte prerë qindra cepa yjesh dhe derdhur më pas në ballin e në trupin e tij…

Gjyshen po e mbërthente gjithnjë e më tepër meraku. Ajo donte të lëvizte të turrej drejt tij, t’a merrte, t’a tërhiqte, që t’a kishte për vete të tërin, por ishte gjithnjë në vëzhgimin të vazhdueshëm të plakave. Sa të vështira e paskan nuset, sidomos nuset e reja, kur kanë burrat e bukur, të gjallë, të shkathët si Rubini! Shih, shih, një vajzë e re, gërsheta gjatë si litarë, nga mëhalla e kasapëve, vrapoi drejt tij, dale, ajo i u var në qafë, ajo seç po i thoshte, oh jo, oh nëne! Ajo ja ngjiti buzët burrit të saj si e ndërkryer një copë herë, i a mbajti të mbërthyera fort dhe nuk ja shqiti, si t’ja rrëmbente të gjithë bukurinë mashkullore!

Asaj po i thahej buza dhe korseja po i a merrte frymën, ishte gati t’i këpuste telat e korsesë dhe të lirohej nga sikleti. Vallë a do të kishte vend në fytyrën e tij për puthjet e saj të mëvonshme?Të jenë kaq të ndezura femrat! Ato zuska kanë meshkujt e tyre në krah, ç’duan me mashkullin e botës dhe aq më tepër me një dhëndër! Ajo donte të ngrihej, paçka që dikush i kishte vendosur dorën mbi sup. Ajo ngriti kokën ngadalë dhe vështroi si nëpër mjegull fytyrën e lodhur të nënës së saj. Retina nuk kishte zë që t’i fliste nënës, së paku të largonte dorën nga supi. Ajo kërkoi sytë e nënës por dhe ajo i kishte tretur mbas dhëndrit të vajzës. Ajo u mundua të merrte frymë thellë dhe ndjeu që në sallë ajri ishte i rrallë. Dasmorët ishin ngjeshur njëri mbas tjetrit dhe Rubini kishte humbur mes tyre.

Krejt befasisht Rubini u shfaq përpara saj, ai nuk e la nusen e tij të tirrte gjatë, e tërhoqi butë nga krahu, qëndroi në mes të sallës së madhe, si t’i thoshte se jeta i pastron shumë shpejt yjet e rreme dhe mbjell yje me vlerë.

 Ajo u përpoq të kundërshtonte, përpëliti qerpikët, mërmëriti disa fjalë të pakuptimta, por në realitet donte të thoshte: në qoftë se atë arrakatin e bukur e kishte mbërthyer syri i keq, që e shtynte të vepronte kësisoj, të pazakonshme për zakonet dasmore, ajo nuk mundej, nuk kishte sesi. Ajo ishte nuse, mbasi dasmat janë të nuseve, dhe veprimet e tyre mbahen mend deri në vdekje.  Ajo u përpoq të largonte krahun prej tij. Ai zhurmëtar kishte qenë përherë. Ajo do të shkonte, nuk do të linte syrin xheloz t’a shigjetonte. Ajo nuk mundte, i ngjante vetja si zogu i vogël i pulës. Donte të bërtiste, por zëri i humbi në folësen e gjoksit.

Ai si t’ja kishte blerë mendimet, vështroi Retinën ngultas. Rubini me një lëvizje të vrullshme i shkoi krahun poshtë belit të nuses,  si të rrëmbente puhizën pranverore dhe gishtin e madh e futi poshtë kopsës së korsesë, pastaj bëri një rrotullim si fllad së bashku me të. Retinës i u morën mentë, ajo ishte e përhumbur, por njëherësh e përshkënditur, sepse zakonisht në dasma nuset janë epiqendra dhe njëkohësisht harresa e saj. Rubini me një shikim të shpejtë përfshiu gjithë gjendjen dhe përkuli me delikatesë trupin e Retinës si t’i jepte krahë fluturimit në valsin e  ëndrrave. Ai drejtoi trupin një copë herë, më pas u përkul lehtë, ngadalë. Koka e tij u drejtua drejt kokës të mbushur me lule të nuses, cepi i mustaqes së hollë lëvizi me vrull dhe me solemnitet i dhuroi nuses së tij puthje gjithë afsh sa që shkaktoi  në sallë një psherëtimë të gjatë.

                      Nuk dashuroja as unë as ti

                      Por dashuronte dashuria….

 I pëshpëriti Retinës në vesh. Rubini ishte vërtet Rubin i çmuar. Nuses i u morën mente, çfarë trille të çuditshme kishte burri i saj! Ai e mbante të shkëputur nga toka, si të ishte re e vogël pupëlore, në një qiell të pafund, të përmbytur nga vështrimet xheloze të femrave të botës, pastaj i a rrëmbeu buzët, si të ishin dy copëza qershie, duke i marrë frymën me puthjen legjendare, që u përfol në qytet për vite me rradhë.

 Gjyshi Rubin duke mbajtur nusen në krahë e çoi në dhomën e çiftit të ri. Perdet ishin të ngritura dhe hëna ishte e plotë, e argjende, nazemadhe. Ai e lëshoi ngadalë, në shtratin e madh me dyshek të trashë me pendë shpendi dhe i pëshpëriti në vesh:

“-Hiqi teshat, zhvishu, shtojzovallja ime.”

Retina luajti kokën ngadalë dhe vështroi përreth e hutuar. Si të zhvishej, çfarë thoshte ky Rubin! Prapa derës përgjonin dasmorët, gjysmë të dehur, ndërsa perdet e dritareve ishin të hapura. Hëna atje përtej, në qiell u kishte ngulur sytë paturpësisht. Ajo ishte e plotë, gjithë shkëlqim hënor. Ai e tërhoqi ngadalë, butë nga vetja dhe i rrotulloi me kujdes kopsën e parë të fustanit të nusërisë dhe ajo u drodh.

“-Të lutem, mos,” -murmuriti ajo, – “hëna është përtej.”

“-Çfarë?!- ia pat Rubini me një drithërimë të lehtë në trup. Lëkura e bardhë e gruas së tij po e pështjellonte. Ç’punë kishte nusja e tij me një hënë të hutuar që qëndronte shumë lart në qiell,- “e pastaj, na qenka hëna përtej, ajo është qore.”

“-Nuk është qore hëna jo, shiko si t’a shkel syrin, të mbulohemi me kuvertë më mirë,” – pëshpëriti ajo dhe ngriti cepin e kuvertës me lule. –“do të jetë shumë mirë të zhvishem nën rroba dhe pastaj të flemë së bashku. Hë të lutem! Mirë?”

Rubini po ndjehej disi i paduruar. Ai ishte i ndezur, zjarr. Ai u ngrit me nxitim dhe tërhoqi perden e trashë me vrull. Dhoma u përmbyt nga errësira dhe ai ndezi dritën. Ndërkohë Retina kishte hequr fustanin, ajo e trembur mbuloi me nxitim trupin me cepin e kuvertës.

“-Mos,” – i a bëri ajo,-“të lutem mbylle dritën!”

“-Çfarë bën,” -i tha ai,- “ne jemi në dhomën tonë dhe është nata jonë e parë e shenjtë. Këtë natë gjumi është për të marrët, ndërsa dashuria është për të mençurit.”

“-Kam ndrojtje,”- murmuriti ajo.

“-Oh Retinë, ne tani jemi një trup. Hë de zhvishu, hiqi të linjtat, se po përvëlohem, po zhuritem si qiriu!”

“-Më beso, kam frikë Rubin, kam shumë frikë se mos gjesh ndonjë të metë në trupin tim dhe do të detyrohem të vras veten,”- pëshpëriti ajo. Nusja e re fërgëllonte si një lule në erë.

Ai buzëqeshi lehtë dhe përkëdheli butë flokët e saj.

“-Me të puthura do të vrasësh veten moj e mira ime?”- foli ai me zë të ulët.

Retina lëvizi kryet gjithë naze dhe vari buzët. Si t’i thoshte atij, tallu ti tallu, por nuk është e lehtë për një nuse kur i gjenden të meta në trup. Ai qeshi me të madhe dhe e puthi gjithë afsh në gushën e bardhë, ajo u shtriq. Retina ishte vërtet një nuse e vogël e paditur. Ai e puthi ngadalë në buzë, ajo u drodh, picërroi sytë, lëvizi qafën me nervozizëm të lehtë dhe shtrëngoi kuvertën në gjoks. Buzët e tij ishin të ngrohta, të njomura, provokuese, gjithë nektar dhe ajo dëshironte që të puthej akoma më tepër prej tij, por jo të zhvishej në dritë të plotë. Ai me delikatesë i a largoi kuvertën dhe kundroi gjithë dëshirë gjinjtë e saj të bardhë, të rrumbullakët, të pafajshëm. Ajo rrëzoi sytë përdhe, nisi të merrte frymë me vështirësi, si t’i pengohej diku brenda gjoksit të saj.

“-Më duket se kam gjinj të mëdhenj,”- foli ajo zë ulët si pëshpërimë, duke vënë duart në gjoks. Ai i a largoi duart me kujdes pa u mërzitur. Ajo nuk kundërshtoi.

“-Ke gjoks të vogël, të mrekullueshëm Retina ime, si dy korrka portokaj gjithë aromë. Më lër të thith aromën e tyre, të prehem aty e të ndjehem si në parajsë.” -Ai vendosi kokën e bukur në gjoksin e saj.

Ajo u skuq nga kënaqësia, ajo donte t’i thoshte mbi atë dyshimin e përhershëm. Sa gjokse të tjerë femrash kishe prekur ti, por nuk mundi. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai po i a ngacmonte lehtë thithkat e saj të vogla. Ai po luante me gjinjtë e saj dhe trupi po i bëhej mornica. Ajo i u lut përsëri që të futeshin ne shtrat, pastaj ai le të bënte çfarë të donte me të. Ai nuk i a prishi u futën së bashku në shtatin e madh dhe filluan të ngacmoheshin, të përkëdheleshin dhe të kërlesheshin si kurrë ndonjëherë…. Kur valët e epshit ishin shuar, ajo u ngrit nga shtrati dhe eci ngadalë drejt dritares, e zhveshur lakuriq, si një shtojzovalle. Vështroi jashtë, përtej dritares, në qiell, hëna ishte akoma aty, por dukej e zbehtë e lodhur, gati si e fikur. Rubini u rrotullua në krah, vështroi trupin e saj të mrekullueshëm, të zhveshur që lëpihej xhelozisht prej dritës së drithëshme të hënës. Ai i foli, e thirri zë ulët, të fillonin të bënin dashuri nga e para. Ajo u kthye, eci ngadalë në majat e gishtërinjve mbi qilimin e trashë. Ngjante si një statujë klasike, ajo u ndeh gjithë naze drejt tij, gjoksi i saj u var mbi të si fruta të dëshiruara. Ai zgjati duart  dhe i a shtrëngoi fort, ajo fërgëllonte e tëra.

“-T’a ndez dritën?”- i pëshpëriti ai.

“-Ndize!”-i foli ajo zë ulët.

Ai qeshi lehtë dhe e rrëmbeu vrullshëm në krahët e tij…

Ishte vërtet një dasmë e mrekullueshme, vera u derdh lumë dhe përmbyti syrin e keq, ndaj asnjë nuk u deh. Në përfundim të dasmës Cule Imoniku kërkoi të vriste veten, sepse nuk donte të vinte mëngjezi. Ai qante dhe lutej, le të mbetej në krahët e ëndrrës së dasmës. Ai ishte njeri pa njeri, këmbë shtrembër, kurriz dalë. Ishte hera e parë që ishte dasmor i respektuar, hëngri dhe piu si të gjithë dhe dikush e puthi në buzë, ishin buzë të mrekullueshme gjithë musht.

Ishte Rubini që e ngriti nga strofulla e tij ndërtuar në cepin e urës së Nedallëve me dërrasa të vjetra dhe kartonë.

 “-Cule, të ftoj në dasmë,”- bërtiti Rubini.

 “-Më lër Rubin të përtyp vetminë time, të dëgjoj drithërimën e urës dhe murmurimën e ujit të qilarëve”- i tha ai,- “më duket sikur jam pranë qendrës së botës, mbase dhe fundit të saj. E di Rubin, tek ky ujë i pakët i qilarëve zbrazen të gjitha  hallet, dertet, meritat dhe marrëzitë e njerëzve, prandaj u kërrusa dhe u shtrembërova kështu. Besomë mua nuk ka oqean t’i lajë dhe pastrojë.”

 Rubini qeshi me të madhe,

“-Hajt, hajt, do të lahen të gjitha një ditë, besomë mua Cule! Kjo botë ka më shumë ujë se tokë,”  – i tha Rubini.

“- A thua?!”- Cule Imoniku  zgjati kokën nëpërmjet tufës së kartonëve. Koka e tij ngjante si një kaçube e vogël mbirë aksidentalisht anës rrugës dhe kartonët përqark tij si kumë rëre. Ai kërkëlliti qafën dhe shpatullat, pastaj u ngrit ngadalë-ngadalë me një dhembje të pa shpjeguar në fytyrë, si të ishte i lidhur me të gjitha rrënjët e pemëve të botës dhe nuk shkulej dot. Cule Imoniku  mbante erë dheu dhe lagështirë. Çdo mëngjes, ai vendoste kravatën tmerrësisht të zbardhur dhe këmishën me vija jashtëzakonisht të përdorur, për t’u bërë më i pashëm në rezet diellore të mëngjezit.

 Rudini i lëshoi në dorë disa metalikë, i tha të shkonte të lahej në banjat publike dhe e ftoi në dasmën e tij.

“-Do të dhuroj një kravatë te bukur me lule dhe këmishë me vija kartë të reja,” – i tha.

“-Kështu po”- i a bëri Cule Imoniku,- “do të vij!”

            “-Edhe një kostum do të dhuroj, fringo të ri, more Cule Imoniku,”-bërtiti Rubini teksa po largohej.

“- Do të marrosësh diellin dhe hënën a si! Do të vij, me një këmbë do të vij, në dasmën tende o Rubin magjistari, bollëk pastë përherë familja jote!”- i a bëri Cule  Imoniku.

Rubin qeshi me të madhe dhe e përshëndeti me dorë teksa largohej.

Vite më vonë Retinën e mundonte ndonjë tradhti e vrullshme, heshtur, e fshehur, gati aksidentalisht e Rubinit të saj nëpër natë, në nxitim e sipër, duke lënë diku kurmin erëmirë. Me siguri atij i a prisnin rrugën femrat sy dala, donin të rrëmbenin lodrat e rralla të tij.

Megjithatë ajo e priste zgjuar, gjunjë mbledhur në cep të dritares vetëm me këmishë nate. Ajo vështronte hënën që varej si drapër  në qiellin e errët, si të gjente në të gjurmët e tij. Retina merrte frymë e çliruar kur dëgjonte hapat e burrit të saj, në korridorin e shtruar me pllaka guri. Ajo kërcente si drenushe dhe vraponte nëpër shkallë për t’i dalë përpara.  Rubini i saj asnjëherë nuk dehej apo të dalldisej edhe pse atë e lakmonin femrat dhe donin të rrëmbenin margaritarë prej ballit të tij. Ajo asnjëherë nuk ndjeu erën e femrës së huaj në kurmin e tij, kur ngjishej si kotele mbas gjoksit leshtor, paçka se e mundonin xhelozitë e mjegullta. Femrat e nuhatin shumë shpejt tradhtinë e burrave.

Në ditën e tërmetit të madh, shumë vite më vonë, kur u shkatërrua gjysma e qytetit, gjyshit Rubin i u dërmua krahu i djathtë në përpjekje e sipër për të shpëtuar familjen nga rrënojat e shtëpisë. U detyrua t’a priste krahun deri në parakrah, mbasi kishte filluar t’i gangrenizohej. Rubini me shumë vështirësi krijoi me dru panje një dorë druri, të cilën e montonte vetën atëherë kur donte t’i binte kitarës sa për të mbajtur disa akorde edhe pse kjo gjë i shkaktonte dhimbje të padurueshme dhe gjak. Ai nuk ishte më kantautori i serenatave. Asnjë nuk kujtohej më për të. Kishin dalë të rinj që këndonin këngët e tij, por asnjëherë si ai. Ata donin të fshihej njëherë e përgjithmonë zëri i tij nga repertori i serenatave, edhe pse ai ishte krijuesi i tyre. Rubini nervozohej, sepse të rinjtë shpesh herë i përçudnonin këngët duke u bërë zgjatime të ndyra, që ngjanin si jargë qeni. Retina e vështronte sy dhembshur dhe qante pa zë. Ajo e kishte adhuruar gjatë gjithë jetës burrin e vet. Përçudnimi i tij, e torturonte Retinën më tepër se vetë Rubinin.

Rubini vdiq pesë vjet mbas gjymtimit të krahut, trupi i fortë e gjithë shëndet kishte filluar të tretej si qiriu, ishte bërë edhe me kurriz. Flokët kaçurrela i u zbardhën, i u rralluan dhe i u shtrinë si telat e kitarës. Ai i u kishte bërë ballë dy luftërave të mëdha, në det dhe në tokë dhe nuk kishte pësuar asnjë gërvishtje. Tërmeti i gjymtoi krahun, ai do të kishte preferuar një gjymtim tjetër si fjala vjen në këmbë a diku gjetkë, por jo në dorë. Kitara për të ishte si ajri që thithte…

Gjyshja Retinë duar dridhur  fshinte lotin me cepin e shamisë së zbardhëllyer. Ajo fuste dorën në gjirin e thatë dhe kërkonte në xhepin e brendshëm të fustanit të zi, prej andej nxirrte fotografinë e Rudinit bukurosh, por që fotografia ishte zbardhëllyer dhe dëmtuar nga përdorimi i vazhdueshëm.

Retina rrojti gjatë. Vdekja e  Rubinit e dërmoi, atë filluan t’a linin fuqitë dhe drita e syve. Unë e mbaja gjyshen nga krahu kur ngjitnim shkallët e përpjeta të rrugicës së Domit, duke e porositur që të kishte kujdes kur të vendoste këmbën në gurët e lëmuar të rrugës. Më mundonte një brengë e heshtur, se mbase nënokja vendoste  majën e këmbës në shkallët e pjerrëta dhe jo të gjithë shputën, kështu shkiste plaka e shkretë e dëmtonte krahët ose trupin e rrëgjuar në gurët e zinj të rrugës.

-Gjyshe,- e porosisja vazhdimisht,- bëj kujdes, vendosi shputat e këmbëve plotësisht në tokë, jo vetëm majat gjyshe, se ndryshe rrëzohesh,më dëgjon!

-Të dëgjoj biro, të dëgjoj, e ashtu-ashtu, por në pleqëri lëvizin gurët biro, jo këmbët!

 Më besohej sikur gjyshja e urtë, trup pakët, flokë bardhë,  parapëlqente të vendoste majat e gishtërinjve të këmbëve sepse donte të merrte fluturimin.

Ajo  shpesh herë më thoshte për një fluturim të gjatë që kishte bërë dikur në rini, së bashku me Rubinin.  Ai një mbrëmje i pëshpëriti në vesh me zë të ulët: Retina, e ëmbla ime, shiko qiellin, yjet, hënën, të gjithë këto prej këtej nga toka duken tmerrësisht të largët, por nuk janë aq të huaj e të largët sa duken, duhet të mësohesh me to Retinë, qielli është më ndryshe aty lart dhe yjet janë shumë më ndryshe gjithashtu. Ajo e vështroi ngultas, për një moment besoi në një tjetërsim pak çmendurak të burrit të saj që gjithmonë kishte qenë ndryshe nga të tjerët.

Ai i afroi kokën pranë vetes së tij i përkëdheli flokët, e puthi lehtë në ballë, pastaj i foli me zë të ulët:

“-Retina mbylli sytë, mbështete kokën tek unë, ja këtu mbi gjoks. Mbushu me frymë fort, pastaj lëshoje, nxire ajrin ngadalë-ngadalë, si të jetë një puhizë. Më dëgjon Retinë? Flaki mendimet e lodhura, lere trurin dhe mendjen të çlodhen një copë herë! Më kupton se çfarë dua të them?”

 Ajo luajti kokën ngadalë pa hapur sytë dhe mbështeti kokën në gjoksin e tij si një kotele, duke thithur me afsh erën e mrekullueshme të trupit të tij. Sa qejf i kanë femrat këto gjëra, i joshin tundimet e pambukta. Ajo nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte! Asaj i pëlqenin lodrat me burrin e saj. Ai i pëshpëriti mbahu fort, shtrëngoi duart mbas qafës sime. Ajo sy mbyllur u ngjeth mbas trupit të tij.

Befas ajo ndjeu që u shkëputën ngadalë nga toka. Ajo u shtrëngua trembur mbas trupit të tij. Ajo po dridhej si purtekë.

“-Mos kij frikë,”- i pëshpëriti ai,- “qielli nuk është dhe aq i pabesë sa duket.”

 Ata fare butë po ngriheshin drejt qiellit së bashku me natën. Ajo dëgjonte fëshfërimën e lehtë të erës  në veshë si një përshëndetje. Ai e mbante fort nga mezi dhe ajo e ndjente veten të lehtë si një flutur. Ajo donte të fliste, por ai përsëri i pëshpëriti:

“ -Hesht, mos fol Retinë, lere fluturimin të bëje udhën e vet! Nuset si t’i duhet me patjetër të shkojnë në lartësinë e reve, mbasi zemra jote është plot ajër dhe fllad, por tek thjeshtësia e rëndomtë është e vështirë t’a kuptosh këtë, ndaj shkëputu lëre zemrën të marrë udhë! Dëgjon Retinë! Me sa di unë,” vazhdonte t’i pëshpëriste Rubini gruas së tij, “edhe babai im u ngjit lart në qiell se bashku me nënën, natën e dasmës ose një natë mbas saj. Por atë natë kishin filluar shkreptimat, ata qëndruan diçka më gjatë se ç’duhet dhe gati do të ishin verbuar nga zjarret dhe flakët e qiellit. Ata panë shumë pranë çmendurinë e njerëzve dhe të kohës. Por ti mos e tremb, koha është e bukur dhe yjet janë ngado të shpërndarë. Ja, qëndro mbështetur tek unë dhe në qoftë se të flihet, fli!”

 Ajo donte t’i thoshte si mund të fle kur ne jemi në qiell dhe shtëpitë më duken shumë të vogla si të vizatuar me qymyr dhe dritat e shtëpive, rrugëve, tmerrësisht të zbehta gati të mbytura nga terri. Sytë po i mbylleshin nga një napë e lehtë…

Sipas gojëdhënës kishin marrë fluturimin të herë pas hershëm të gjithë katragjyshërit dhe stërgjyshërit e mi së bashku me gratë e tyre. Nuk dihet saktësisht pikënisja, shkaqet, motivet,  mbasi gjithçka e ka mbuluar mjegulla e dendur e shekujve, erozionet e vazhdueshme, si dhe xhelozitë e marra. Vetëm dy raste kanë mundur t’u shpëtojnë rrebesheve të mëdha, veçse të mbështjella me mister dhe janë pothuajse të pabesueshme…

 Një katragjysh i largët kreu fluturimin nga maja më e lartë e malit së bashku me kalin dhe Gjelinën, gruan e tij. Nuk dihen motivet përse duhet t’a realizonte shkëputjen kur duhej të tërhiqte pas vetes kalin  e bardhë dhe gruan, Gjelinën, kur në të njëjtën kohë ishte acar dhe binte vazhdimisht dëborë e trashë. Gojëdhëna thotë se ai ngriu në ajër, në kupë të qiellit, jo nga shiu i tmerrshëm i shigjetave të armiqve, apo nga moti i egër, se sa nga hutimi dhe xhelozia e të tijve. Ai më pas u tjetërsua në re dhe qëndroi në qiell për një kohë të gjatë.

Një tjetër paraardhës, që sipas radhës, të pemës gjenealogjike të familjes, mund të binte brezi i shtatë, quhej Bato. Ai realizoi fluturimin më të veçantë dhe ndoshta më tronditës. Ai, gjithnjë sipas legjendës, ishte ndodhur midis dy zjarresh, forcës goditëse të armiqve, të cilët hidhnin gjylet më të mëdha, ata aso kohe ishin fuqia më e madhe e botës, gjithashtu dhe meteorëve të zjarrtë që pritej të binin prej qiellit. Kërcimi dhe më pas fluturimi ishte kryer kur kish mbërritur momenti më ekstrem, pika maksimale e dy goditjeve të mëdha. Ndaj duhej që dikush të kryente sakrifikim, duhej të bëhej fluturimi dhe martirizimi sublim midis dy zjarreve më të mëdha të kohës, armikut të tokës dhe të qiellit, kur në të njëjtën kohë vetëm Bato e kishte këtë dhunti. Stërgjyshi im i shtatë, u shkëput nga toka së bashku me gruan dhe tërhoqi mbas vetes zjarret e mëdha, u bë njësh me meteorët ndryshoi drejtimin e goditjeve dhe humbi në qiell…

Gjyshes Retina iu duk sikur një erë e ftohtë, me grimca të vogla akulli po i spërkaste ballin, fytyrën dhe pastaj ajo ndjeu sikur trupi i saj po mbushej i gjithi me mornica, po i akullohej. Ajo kishte prekur retë shkumëbardha, shumë larg prej majave të larta të pemëve. Ajo donte të shikonte dhe yjet, pse jo edhe t’i prekte me dorë, por ato ishin edhe një herë më larg nga sa ajo pandehte. Ndoshta i kishte veshur dielli me reflekse dhe mister dhe yjet vallëzonin përreth saj si diamante të mëdhenj përgjatë gjerdanit të diellit. Ndërsa hëna ishte krejt ndryshe, jo aq e mrekullueshme siç duket nga toka, ajo ishte e vogël, e ngrënë me gropa të vogla e të mëdha. Ajo bridhte e hutuar si një kosore lënë aty në qiell dhe nuk gjente dot asnjë vend ku të varej në çengel. Eh, mor bir i gjyshes eh, ashtu-kështu, nuk beson mileti në fluturimin! Ata nuk kanë faj ngaqë janë të paditur, të pa bredhur, po ç’faj kam unë, pastaj çfarë të them tjetër unë plaka. Atëherë bota më ishte dukur e mahnitshme, por jashtëzakonisht e vogël. Tani unë plakem rrëgjohem dhe bota duket tmerrësisht e madhe…

            Babai, Deli nuk ishte shtat lartë si i ati, ai kishte ngjarë nga nëna, Retina. Ai ishte trup mesatar dhe disi më i përmbajtur, nuk kishte zë të bukur, por telat e kitarës lodronin në duart e tij dhe të gjithë zogjtë e pyllit fluturonin prej dritares së kasës së kitarës dhe përhapeshin anembanë. Ai ishte njeri zemërbardhë dhe trishtohej nga vuajtjet e të tjerëve, në dhimbje e sipër ndodhte që dehej dhe bënte rrush e kumbulla të gjitha paratë, duke gostitur të gjithë shokët e miqtë, bile edhe të panjohurit që ndodheshin rastësisht rreth tij.

Babai dhe nëna nuk më kishin folur asnjëherë për fluturime. Ndoshta ngaqë babai ngjante më shumë nga fisi i gjyshes Retinë dhe mbase e kishte të pamundur shkëputjen nga toka. Ose nuk kishin shkuar dhe shaluar akoma vitet e plakjes ku fantazia merr udhë drejt të paqenës…

            Babai nuk bëri dasmë të bujshme si gjyshi Rubin, kishte qenë një dasmë e thjeshtë, e ngushtë, mbasi luftërat, sëmundjet dhe tërmeti i dytë kishin dëmtuar rëndë ekonominë e qytetit, kishin shkatërruar pazarin, kishin humbur shumë jetë njerëzisht, të afërm, qytetarët ishin të mpakur nga goditjet e vazhdueshme dhe sa herë merrnin veten, mëkëmbeshin disi nga goditje e parë, befas vinte goditja e dytë më e rëndë se e para. Sido që banoret e qytetit ishin të lodhur nga dëmet e mëdha, fëmijët rriteshin shumë shpejt dhe nuk mund të ngeleshin pa martuar.

Babai i merrte gjërat shtruar pa zulmë dhe bujë, ai asnjëherë nuk kishte qenë i lakmuari i femrave. Ndoshta ishte më shumë i lakmuari i pijetarëve. Sepse i binte kitarës për qejf të tyre pa përtuar deri në agim.

            Babai nuk mori orkestër. Lame Shëllira  daullexhiu kishte përvëluar të dy këmbët  në punishten e kërqellës. Babai i ra vetë kitarës dhe hëngri dhe piu me miqtë. Nëna nuk veshi fustan të bardhë, por një fustan të thjeshtë basme. Babai i dhuroi një gjerdan me trëndafila të freskët shumë ngjyrësh dhe një këngë të re. Vera ishte e pakët por uji i burimit ishte i kulluar. Në prag të mëngjesit një mik i tij nga fshati Boricë solli raki kumbulle të zierë dy herë. Babai lajmëroi gjithë pijetarët e sprovuar të qytetit të cilët prunë gjizë të freskët dhie dhe dyshemeja u njom nga rakia.

Gjyshja Retinë doli një copë herë jashtë për të kërkuar Rubinin, shpirtin e tij dhe biseduar me të. Ishte dasma e djalit të tyre, pastaj të fluturonte si dikur me të, në netët me hënë, por pijetarët ishin qejflinj dhe zhurmëtarë  të mëdhenj, rakia e kumbullës e zierë dy herë prej fshati Boricë ishe krye pija e botës moderne.

Vite më vonë daullexhiu Lame Shëllira ishte ftuar në një dasmë çobani, por ai nuk ishte vetëm i ftuar, ai ishte dhe babai i nuses. Një mëngjes vjeshte vajza e tij ishte rrëmbyer a kishte shkuar dreqi e di se ku, së bashku me një familje të madhe çobane dhe tufën e tyre të bagëtive në ditën e qumështit, në luadhin e drerit dhe aty ajo dashuroi  djalin e vogël të çobanit, ajo donte të bëhej një qumështore e mirë. Lame Shëllira i kërkoi babait të shkonte me të, së bashku me kitarën. Marazi i tij ishte akoma në grykë të shishes, le të këndonin më mirë se sa goditeshin me grushte, të gjakoseshin, të bënin sherr. Vërtet ashtu ndodhi, ata kënduan dhe pinë deri në mëngjez, por vetëm me dy ndryshime të vogla, vajza e Lame Shëllirës ishte bërë shumë shpejt qumështore, i ishte rrumbullakosur barku dhe djali i vogël i çobanit, dhëndri, ishte pa xhaketë në mot të ftohtë. Ai mbante vetëm një këmishë të irnosur dhe kopsa e parë e këmishës ishte gati në të këputur.

“-Dhëndër koti,” – pëshpëriti Lame Shëllira,- “me këmishë zgjyrë që qelbet erë shëllirë. Djalli shëllira m’a kripori vajzën.”

Ai heshti një hop gati i hutuar dhe lëvizi qafën e trashë mbi jakë gjithë bezdi dhe mërmëriti nëpër dhëmbë.

“- Kush dreqin i a ngjiti familjes tonë mbiemrin e shpifur “shëllira” , kur këta dreqër qelben vërtet shëllirë të ndyrë.”

 Babai hoqi xhaketën e re prej trupit  edhe pse ishte nëntor i ftohtë dhe i a fali dhëndrit, të cilit disa hajdutë çapaçulë në një pritë aksidentale i kishin vjedhur kostumin e shajaktë. Siç u sqarua më vonë e vërteta ishte ndryshe. Çobani dhëndër e kishte lënë kostumin e shajaktë në kumar, në udhëtim e sipër  drejt dasmës së tij me dy oxhak fshirës, dashamirësit më shembullorë të rakisë së koçimares. Të tre u gjendën rastësisht nën mjegullën e dendur të klubit Rrëmuja, në rrugën e shurdhëve, aty ku dikur bashkoheshin shurdhët e memecët në pritje të një dite të re.


Panorame letrare ne peisazhin vjeshteror

$
0
0

Panorame letrare rreth librit “Devoll Albania” i Luan Kalana

       Në bar-restorant “Panorama” u organizua promovimi i librit publicistik të Luan Kalanës “Devoll, Albania – sprovë, panoramë” me mbështetjen e Forumit të Devollinjve të Penës dhe degës së Shoqatës “Devolli”.

    Merrnin pjesë dhe pershendeten të afërm të familjes Kalana, shokë, miq, krijues dhe dashamirës të artit nga Devolli si dhe artistë e krijues nga Korça: poeti dhe studiuesi Vangjush Ziko, regjisori dhe artisti i madh i kombit Dhimitër Orgocka, poeti Skënder Rusi, komediografi Skënder Demolli, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve “Bota e Re” Edmond Zaçe, etj.

    Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Luanin njeri dhe Luanin krijues. Pas diskutimeve bashkëshortja dhe inspiruesja e shkrimeve të Luanit Znj. Zhuljeta Kalana shtroi një drekë për pjesëmarrësit, drekë që kaloi përmes recitimeve, këngëve popullore dhe serenatave.

     Moderator i promovimit ishte Kosta Nake. Ja disa nga indiciet e paraqitura prej tij: Në hapësirat e pafund të shpirtit njerëzor fle ose dallgëzon një oqean ndjesish. Nganjëherë sonda e ngacmimeve të jashtme arrin të depërtojë deri atje dhe atëherë shpërthejnë fontanat. Nga stërkalat që bien mbi tavolinën e punës formësohen vepra shkencore ose artistike.

   Kështu më duket se ka ndodhur edhe me mësuesin Luan Kalana. Emigrimi në këtë rast ka luajtur atë rolin e sondës. Ndoshta nuk do të kishim në dorë këtë libër të tij në se ai nuk do të ishte larguar nga Shqipëria. Biseduam para pak kohe me profesor Vangjush Zikon dhe ishim në një mendjeje me këtë dukuri. Po ja jap fjalën profesorit për ta sqaruar vetë se si e ka përjetuar emigracionin e vet në Kanada.

     Luani ma besoi mua redaktimin e librit dhe e falenderoj për këtë. Duke vlerësuar pasojat e tërmetit në tregun e librit, vetëm gjysma e shkrimeve pa dritën e botimit, por dhe për këto që u botuan, krasitjen nuk e bëra me gërshërë po me sharrë. Tamam si reformat e thella që duhet t’i nënshtrohet shoqëria në moment kthesash. Ato që e pësuan më tepër, ishin shkrimet kushtuar figurave të njerëzve të shquar të Devollit që janë në Shqipëri ose në emigracion. Po ashtu u hoqën tërësisht fotografitë.

    Prandaj është vendi ku mund të kërkoj falje publikisht, se krasitjet me sharrë mund të kthehen nganjëherë në një masakër. Le te shpresojme ne botimin  e librit te dyte,”Thesaret e Devollit”,i cili eshte ne projekt per botim,ku do te pasqyrohen shkrimet e  hequra e ato me te rejat.

    Natyra e një vepre përcaktohet në një farë mase nga ajo që shpesh e quajmë pika apo këndi i vështrimit të autorit. Krijuesi me fantazinë e vet mund të vendosë të ngjitet pranë diellit dhe ta shohë botën që atje. Po të jetë mot me vranësira, atëherë mbi akullnajën e reve do të shohë vetëm pak maja malesh që e sfidojnë atë dhe ngrenë kryet mbi re.

   Po të jetë ditë e kthjellët si kjo e sotmja, atëherë njerëzit dhe mjetet e komunikacionit do t’i duken si miza e milingona. Luani, sipas meje, ka zgjedhur një pikë në sipërfaqe të tokës dhe më duket si ai projektori që ndriçon një ndërtesë.

   Ja pse ai arrin të shohë bukurinë dhe madhështinë njerëzore jo vetëm tek sportisët, artistët e shkencëtarët, por edhe tek njerëzit e zakonshëm: veterinerët, ndihmësmjekët, traktoristët, ndërtuesit dhe amvisat shtëpiake. Ky “barazitizëm” i krijon mundësi që të përjetësohen në letër të gjithë ata njerëz pa të cilët shoqëria njerëzore jo vetëm s’do ishte e bukur, por dhe ekzistenca e saj do të ishte e pamundur.

    Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së poetit dhe romancierit tonë të madh, Dritëro Agolli, Nderi i Kombit, Luani ka një shkrim të përfshirë në këtë botim. Ky fakt mund të përbëjë një ngacmim për profesor Orgockën që mund të na risjellë vargje prej Agollit. Aty ka disa propozime për ta nderuar këtë figurë të madhe kombëtare.

    Do të veçoja vetëm njërin prej tyre, vendosjen e një përmendoreje tek rrethrrotullimi i qytetit, ku poeti mund të vështrojë edhe Menkulasin, edhe Perëndimin. E veçova këtë propozim sepse dje dëgjova kryetarin e bashkisë, Z.Valter Miza, të flasë për vendosjen e një simboli tek ai vend.

     Nuk e di në se ka lidhje me propozimin e Luanit apo është përkim i rastit. Bilishti ka mjaft vajza dhe gra inteligjente, por unë do të veçoja njërën, Valentina Dikon. Nuk besoj se mund të ketë një të dytë të matet me të në leximin e librave artistikë. Një filozof ka dhënë se leximi është i barabartë me të shkruarit.

   Është si puna e atyre ruspave të makinave të dëborës që jo vetëm e shtyjnë dëborën, jo vetëm e hapin rrugën, por edhe shtyjnë tepricat në anë. Valentina jo vetëm lexon shumë, por bën analiza të mprehta e të guximshme. Asaj i ra libri në dorë vetëm disa orë më parë, prandaj nuk e di sa arriti ta njohë.

  Ne kete sofer letare vec nje panorame te shkurter te lbrit te autorit,u percollen,mesazhe e pershendetje me vlerisme dhe urime per nje krijimtari cilesore te krijuesve letrare,duke e bashkebiseduar,Dr.Sinan Agolli,Pellumb Pasholli,Genci Hysi,Xhoni Keco,Maksi Toska,Muharem Bejleri ,Mico Palloj,Maksi Toska,Ahmet Hoxhalli,Sterjo Kambo,Bedri Repa,Vebi Kanina,Fredi Starja e te tjere….

   Me kete rast eshte vendi t’i urojme Luani shendet e pene te pashtershme,krijimtari te frutshme dhe me bereqet per Devollin e Shqiperine.

Kosta Nake

POETIKA E DOKUMENTIT TË LETRARIZUAR

$
0
0

Mr.sc. Myrvete Dreshaj – Baliu

            Recension

            POETIKA E DOKUMENTIT TË LETRARIZUAR

Avdi Ibrahimi, Vrasje në tri kohë,roman,”Era”Prishtinë,2005.f.136.

1Romani Vrasje në tri kohë të shkrimtarit Avdi Ibrahimi kam pasur fatin ta lexoj dy herë.Herën e parë e kam lexuar në kohën kur autori luhatej mes dilemës krijuese,nëse ishte i përshtatshëm botimi i romanit në kontekstin kohor;dhe herën e dytë nëse shija e tij estetike përplotësonte njëkohësisht edhe konceptet letrare të receptuesit të sotëm.

Krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari ç’është e vërteta e kisha lexuar edhe më pare:kur kishte botuar vëllimet e para

poetike,prej të cilave kisha kuptuar konceptet e tij për letërsinë,si shprehje të konfliktit individual dhe kolektiv,si dhe kur kisha lexuar veprën e tij të parë në prozë Kush e vrau lajmëtarin,leximin e së cilës më parë se sa përmbushja e qëllimi krijues letrar e artistik e nxiste konteksti historik mbi të cilën ishte ndërtuar fabula e novelës.Pra në këtë vepër më parë se kërkimi letrar më tërhiqte hulumtimi letrarizues,para së gjithash mënyra  si e kishte trajtuar personazhin Jusuf Gërvalla,një reference kjo për mua në kërkimet shkencore dhe jo vetëm të saj.

            Në këtë rrugtim leximesh unë kam përcjellë mjaft shkrimtar nga vëllimi i parë tek i fundit,por rrallë më ka ndodhur që krijuesit e kësaj kohe të përforcojnë procesin krijues ashtu sikur ka vepruar shkrimtari të cilin po e përurojmë sot.

            Romani Vrasje në tri kohë në këtë aspekt është bërë strukturë e kërkimeve historike,poetike,leksikore dhe kompozicionale të lidhura në tërësi mjaft funksionale,në të cilin autori ka ndërthurë gjithë përvojën e tij jetësore dhe letrare të viteve të fundit.Është bërë zakon që veprat e tilla të quhen postmoderne dhe nëse postmodernja është tërësi e pluraliteteve letrare,le të quhet edhe ky roman kështu,por ky konstatim i definuar për mua nuk e ngre as nuk e zbret artin e leximit të tij.

            Problem i parë që ngritet në përcaktimin letrar të kësaj vepre është statusi:roman,memoare,kujtime dhe përtej të gjithave ese.Në gjinit letrare,kjo prozë i plotëson natyrshëm kërkesat e romanit,por në artin e leximit,më parë se roman,më me endje lexohet si ese.

            Nëse Brenda struktures së romanit natyrshëm janë integruar pjesët e ditarit me historin dhe detajet e saj të jetuara apo të kujtuara nga narratori,Brenda analizave të saj është integruar eseja,si tekst interkomunikues.Kështu romani është strukturuar si një kompleks faktik dhe fiktiv.Në rrafshin e parë përfshihet hapësira: Kosova,Rrafshi i Dukagjinit,Vrrini,Llapi,Reçaku,Drini i Bardhë; personazhet historike: Adem Jashari,Adem Demaçi,Shkëlzen Haradinaj,Komandanti Jakson,Markezi etj; personazhet

referenciale:Gjergj Elez Alia,Mic Sokoli,Avni Rrustemi,Rexhep Mala; personazhet gjysëm historike:Zahiri,Luani,komandant Haradinaj,Gani Saramati etj;dhe në rrafshin fiktiv: Dardania,Eneida,Akordi,Festimi,Dardaneli etj.

Një rrafsh tjetër është struktura e shkrimit: letrat,ditari,dialogu,monologu,kujtesa historike,ritregimi i përrallave,legjendave,miteve dhe madje ëndërrave,si dhe demitizimi i tyre në kontekst të zhvillimit të ngjarjeve historike,përjetimet artistike të personazheve letrare e të letraizuar.

            Në kontekst të zhvillimt të parë,të dytë dhe të tretë inkuadrohet me sukses referenca komunikuese dhe problematizuese e historiesë së re e projektuar në mitin e antikitetit të saj,si një vijimsi e pandërmjetme e ndërdijes shekullore nacionale,sipas shembullit Kosova-Dardania apo agjencia “Kosova e lire”- “Dardania e lire”etj.Ky është rrafshi referencial që veprës ia shton përmasën e mendimit dhe të inelektualitetit të narratorit,pra shprehur përmes monologut,ditarit,analizës politike,komentit,polemikës historike,herë si reagim kolektiv i ndërdijes nacionale dhe polemikës intelektuale si përjetim individual,i cili natyrshëm përmbyllet në aksin letrar a të letrarizuar,me shembullin antologjik:”E drejta është në anën tonë,kurse thonë se liria është e të gjithëve,mendoja më vete gjatë rrugës”.(50),apo me shembullin sprovues:”Të rënët,po bëhen pjesë e jetës e vdekjes sonë,po bëhen edhe pjesë e kujtimeve,meditimeve tona”.(79)

            Kështu temat dhe shtresat letrare e gjysmëletrare ashtu si edhe personazhet fiktive,korrespondojnë me mitet e antikitetit,ndërsa si të parat ashtu edhe të dytat me ngjarjet e historisë së fundit,shembull i së cilës është tregimi i legjendës së Anemonës nga mësuesja Ankize Drenusha,ku me sukses gërshetohet imagjinarja (si mit) dhe e magjinueshmja (si ndërtim e shije letrare).

            Të gjitha këto bëjnë që vepra më e re e Avdi Ibrahimit Vrasje në tri kohë të lexohet si vepër historike,letrare,kulturore,estetike dhe madje intelektuale.E veprat që më kaq sukses gërshetojnë në mënyrë komplementare kategori letrare,estetike dhe kulturore  janë vepra,të cilat kanë lexuesin e tyre të tashëm dhe të përhershëm.

JETA DHE DASHURIA E NJË POETI KOSOVAR

$
0
0

Nuk mjafton vetëm të dish të shkruash apo lexosh sipas rregullave të thata. Shumë më e rëndësishme është se çfarë energjie  ka shkrimi, çfarë porosie ka dhe si e sa mund t’u ndihmojë njerëzve ai shkrim në jetën e përditshme për realizimin e pozitives në jetë. Është me rëndësi thelbësore që shkrimet ta bëjnë të gëzueshme jetën e njeriut, siç na e lumturon shpirtin edhe poezia e Jusuf Bislimit.

BALLINA E LIBRIT SHEMBJA E ËNDRRAVE

Ismet Hasani 

Mblidhi të gjithë lotët e mi e derdhi në një gotë! Me asgjë mos i përziej! Le ta ruajnë ëmbëlsinë dhe pelimin vetë! Nëse e do përjetimin, puthe atë gotë edhe me buzë të shkrumbuara! Do shndërrohesh në valë deti, do të luftosh edhe me zgalem. Këto janë disa nga ndjenjat e shprehura të poetit Jusuf Bislimi, që thekson: ”Mos provo të shkrihesh për diell,/ dielli le të shkrihet për ty,/ mos e provo të shkrihesh për hënë/ hëna le të shkrihet për ty.” Dhe më tej: ”Mos provo të zgjohesh për mëngjesin/ mëngjesi le të zgjohet për ty./ Mos provo ta vësh në gjumë natën/ nata le të të vejë në gjumë ty./ Mos provo ta dobësosh dashurinë/ dashuria le të dobësojë ty./ Mos provo ta mohosh takimin,/ takimi le të ju bashkoj ju!” Mahnitet edhe natyra me zogj e universi me yje se sa bukur shkruan ky njeri: ”Të lutem oj valë,/ falma edhe një herë atë buzëqeshje të ëmbël/ buzëqeshjen e parë./ Të lutem trupselvi!/ Falma atë përqafim me duar e me faqe/ kur mbetëm të shtanguar./ Të lutem oj zemër!/ Nxirre krejt pikëllimin ta përjetojmë fuqishëm/ si atëherë gëzimin./ Po të them o trim,/ nuk prehet uji me sharrë/ të gjitha nga pak koha t’i ka marrë!” Kush është Jusuf Bislimi?

        U lind më 10 maj 1949, në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë. Shkollën e mesme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë. Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe, pa shkëputje nga puna, ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan. Gjatë viteve 1982 – 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo – Politik. Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative për sigurimin e ekzistencës. Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975. Shkruan për fëmijë dhe të rritur në prozë dhe poezi. Jeton dhe vepron në Gjilan dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Veprat e botuara: “Kush e zgjon ditën”, poezi për fëmijë; “Loti në qepallë” , poezi për fëmijë; “Flakë në zemër”, libër me tregime; “Shprishja e ëndërrave”, poezi për të rritur; ”Mbi krahët e lumturisë”, tregime, 2013; “Ferr apo parajsë”, dokumentar, 1013;  “Shprishja e ëndrrave” në gjuhën rumune, vëllim bilingv, Bukuresht 2013.

           Njeriu përmes leximit pasuron së pari fjalorin e tij, e pastaj zgjeron edhe horizontin e njohurive. Kjo është një dobi e shumëfishtë për shpirtin e lexuesit. Te njeriu dija lind, fitohet, rritet e zgjerohet, duke mbledhur njohuri e informacione gjithnjë e më shumë për esencën e të gjitha forcave, objekteve e dukurive që na rrethojnë, mbështetur në literaturën që ne lexojmë, por edhe në bazë të argumenteve që ne grumbullojmë nga leximi. Kjo pasurohet edhe më shumë, duke lexuar dhe duke përpunuar sa më shumë materiale që kanë vlerë. Është interesante thënia: Sa më i varfër dhe sa më i prapambetur që të jetë rrethi ku njeriu lind, rritet e edukohet, aq më të pakta janë forcat, objektet e dukuritë që e rrethojnë, sepse aty nuk ka zhvillim as mendor e as shkencor, sepse më të pakta janë njohuritë. Në këtë bazë do konstatojmë se më e vogël do të jetë dija e njeriut, dhe sa më e vogël që është dija, aq më e vogël është aftësia ose zotësia për të zbuluar esencën e forcave, objekteve e të dukurive që na prezentohen, imponohen ose që na rrethojnë në jetën e përditshme në mesin dhe shoqërinë tonë. Është shumë inetersant se në aspektin filozofik të jetës na paraqitet edhe besimi dhe mosbesimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të mishëruar në të, ndërsa në anën tjetër vlerat morale kanë anën pozitive. Jeta e lumtur, dashuria dhe idili në jetë ruajnë kujtimet më të bukura në jetën e njeriut qoftë edhe nga rinia e hershme. Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë, kjo është një qasje reale e jetës e asaj çka njeriu ka në mendje dhe ndjen në vete.

          Jeta jonë është e mbushur me befasi. Kjo është një histori në vete. Është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë, sepse atëherë edhe jeta e humb qëllimin. Mendimet filozofike për jetën janë të lidhura aq ngushtë me religjionin dhe njeriu i ndjen aq, sa që një mik imi do konkludojë se fillimi i mençurisë është frika ndaj Zotit dhe frika ndaj fjalës (B. Y.). Pra, siç shihet kuptimi i jetës është ngulitur thellë në konceptet filozofike dhe fetare të ekzistencës, të lidhjeve sociale, të vetëdijës, lumturisë së lirë, ku konceptet e Perëndisë dhe ekzistenca e Zotit kanë efektet e veta filozofike në mendjen e njeriut. Kontributet shkencore përqëndrohen kryesisht në përshkrimin  empirik të fakteve rreth universit, duke eksploruar kontekstin dhe parametrat lidhur me jetën. Nuk mjafton vetëm të dish të shkruash apo lexosh sipas rregullave të thata. Shumë më e rëndësishme është se çfarë energjie  ka shkrimi, çfarë porosie ka dhe si e sa mund t’u ndihmojë njerëzve ai shkrim në jetën e përditshme për realizimin e pozitives në jetë. Është me rëndësi thelbësore që shkrimet ta bëjnë të gëzueshme jetën e njeriut, siç na e lumturon shpirtin edhe poezia e Jusuf Bislimit.

          Përmes shkrimeve tregohet natyra e vërtetë e njeriut, tregohen momentet më kritike dhe më të vështira në jetë, por në anën tjetër na vjen në shprehje edhe ana e durueshme, ana karizmatike, e dëgjueshme, dhe ajo çka sot ka vlerë ana e drejtë. Duhet ta çmojmë kulturën e të gjithëve dhe respektojmë historinë e secilit. Në larminë globale duhet të ekzistojë  mirëkuptimi midis shoqërive në përpjekje pozitive ndërmjet tyre.  Kjo botë nuk është e përjetshme, prandaj jepi vlerë e kuptim çdo ditë! Jeta e lumtur, dashuria dhe idili në jetë ruajnë kujtimet më të bukura në jetën e njeriut qoftë edhe nga rinia e hershme. Poeti i mirëfilltë, Jusuf Bislimi, me përvojën e tij krijuese ka sjellur për lexuesin tonë copëza jete të ruajtura në arkivin e tij, të cilat komunikojnë edhe sot me dlirësi rinore me lexuesin, sidomos kur kemi të bëjmë me jetën idilike të kohës në të cilën poeti e ka përjetuar, dhe  ka ruajtë dhe sot ngjarjet që i prezanton tek lexuesi përmes poezisë. Dashuria mund të ketë  ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë, ajo që gjithmonë të rrëmben, është fakti se shumë poetë dhe shkrimtarë i ngritën lapidar femrës në shkrimet e tyre.

         

          Përjetime e ndjenja të gërshetuara në këngë lirike

          Këtë e gjejmë edhe tek shumë poezi tjera të këtij engjëlli të frymëzuar. Në  këtë botë vjen ndjenja e kënaqësive rinore përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit, dhe të arkivuara në arka speciale të cilat vështirë lejojnë që diçka të degdiset. Thesari letrar ruhet e lexohet me kujdes. Kjo kujtesë e shprehur me filozifinë e poetit dhe me ndjenjen e tij optimiste të jetës, që në fund të fundit, poeti parasheh një dritë që do ia ngrohë zemrën dhe shpirtin. Ndjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë e dy të rinjve. Ajo ngreh  në lartësi  përjetimin si objektiv të asaj periudhe e cila ruhet në thellësi të shpirtit rinor, me të gjitha dallgët e pengesave që vinin nga koha e përjetuar për të gjithë të rinjtë. Ajo kohë, e cila ndoshta ishte paksa  jo e zakontë! Por, nëse njeriu analizon, konkludon se poeti nuk ka fuqi që mund ta betonojë apo pengojë këtë dashuri të sinqertë. Dhe lexuesi, këtë do e ndjejë përmes leximit të poezive të tij. Do bindet lexuesi përmes këtyre perjetimeve të poetit, përmes shprehjeve të tij, se të rinjtë kur dashurohen,  ata e magjepsin krejt ambientin.

       Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se poeti shkruan me ndjenjën e dinjitetit personal, duke prezantuar atë që  ai ndjen dhe mban në shpirtin e tij. Me një stil të veçantë, ai bën përshkrim të gjithanshëm të gjërave të thjeshta e të bukura, që njeriu i përjeton gjatë jetës, por nuk mungon as ana tjetër. Pra, edhe vuajtja e hidhërimi, sepse poeti është vetë ai që në shpirt përjetoi këto çaste hareje e dëshprimi. Të njohësh, të përjetosh dashurinë, duhet të jesh me mendje e shpirt me poezitë e këtij poeti, por duhet ta them edhe këtë se fillozofia e shprehur në këto perla poetike, është aq e fortë, sa që lexuesit i duhet koncentrim gjatë leximit, dhe se me siguri çdo poezi do ta  rilexoj disa herë. Prandaj, para nesh kemi një poet që i jep rëndësi filozofisë moderne të  të menduarit për jetën dhe dashurinë, duke patur për personazh qëndror në poezitë e tij dashurinë, relacionet mes të rinjve dhe ndjenjat e shprehura në këtë aspekt. Dashuria, sipas Jusuf Bislimit, është lule: ”Ajo nuk vyshket e as nuk thahet./ ritet nën hijen e aromës/ është krua i pashterrshëm/ sa më shumë që pin/ të shtohet etja.” Pra, kjo është ajo ana  filozofike e të menduarit dhe të shprehurit të ndjenjës dhe asaj çka njeriu mban në shpirtin e  tij. Folozofia e jetës ka kuptimin e  plotë në poezitë e këtij poeti. Atë lexuesi e ndjen në komponim i gërshetuar me metaforën e përdorur për mrekulli nga autori, pothuajse në të gjitha poezitë e kësaj vepre.

           Autori i qaset jetës shpirthapur me një entuziazëm të pashoq. Qëndrimet janë përkufizime, ashtu siç i pranon ato në shijimin e jetës. Në përvojë, në jetë dhe filozofinë e jetës, në vuajtjet dhe në ato vuajtje që dashuria i sjellë çdo të riu e njeriu. Dhe, thot autori me fjalë të tjera, se mund të kuptohet si një zjarr i vockël ku digjeshin dëshirat e mia të topitura nëpër natën vetmitare: “Aq sa s`qe zor të më treteshin një ditë ndër duar./ Pastaj u binda,/ mbase ashtu kotazi,/ se ëndërrat ishin mashtruese” në plotkuptimin e vërtetë të fjalës, se në jetë dashuria s`ishte kurrë aq e përsosur, pa gabime brutale të pafalshme e pendimsjellëse.” Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të përgatitur që asnjë e papritur mos të na befasojë. Kjo është një qasje reale e jetës e asaj çka njeriu ka në mendje dhe ndjen në vetëvete. Vazhdojmë me ecjet e leximit të poezive, vazhdojmë me bezdisjet  e autorit nëpër poezitë e tij, pra asnjëherë shikimin nga ngjarjet magjepse, dashuria,vuajtjet shpirtërore. Por, si duket autori është pakëz sa e ndrojtur dhe e prekur nga kjo, sepse na shpreh një melankoli. Në përshtypje të parë të duket kjo një gjendje humbjeje. Në një moment mundohet ta kapë këtë madhështi, dhe se ia arrin ta paraqesë ashtu si ai e ndjen në shpirt gjendjen e tij, ndjenjën e miqësisë dhe humanizmit që burojnë nga shpirti. Por nuk është e lehtë jeta. Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu siç është në esencë, dhe ajo vërehet edhe në brumin e kësaj lënde lirike. Prej ku  del se kjo botë nuk është e përjetshme, prandaj jepi vlerë e kuptim çdo ditë. Dikurë, pas të gjitha këtyre, pas çdo gëzimi, pas çdo rritjeje apo dashurie, vijnë thinjat si dëborë mbi kokë, derdhen përrockat në oqeanin e pafund të amshimit.

          Por, autori pas këtij meditimi filozofik mbi jetën dhe dashurinë, thekson se herë herë mbesin deshirat e paplotësuara, e herë herë plotësohen disi. Jusfuf Bislimi e meriton një studim dhe analizë të thuktë të poezive të tij. Në poezinë me titull ”Shpirti të latohet”,  shpreh në vargje ndjenja e motive të veçanta. Fëmijve nesër u duhet lojë, thekson autori. Nën rrezet e hënës le të flejnë të qetë, e të dashuruarit lë të dashurohen deri në pambarim, e shpirti të flasë i lire! Ndjenjat, motivet dhe vargjet, vazhdojnë të shfaqen edhe më tej, kur në poezinë me titull ”Kahmot”, ky i drejtohet hënës duke  i thënë: Pse moj rreze hënë, në këto orë të vona, erdhe në dritaren time, ngase shkëlqimi yt më kujton kohën e lënë hullive? Ndërkaq, rrezja i përgjigjet: Të solla dritë, të solla kujtime, e poeti ia kthen: “Të falenderon shpirti që m’i paske kthyer kujtimet e mbetura rrugëve të harrimit/ ato m’i mori errësira kur isha i ri, kur i grimcoja thonjtë me dhëmbë kahmot.”  Poezia me titull ”Sytë”, në shiqim dhe lexim të parë, duket e shkurtër, se ka pak fjalë, por nëse i kthehesh rileximit dhe analizon çdo fjalë në secilin varg, do bindesh se mendimet e mira qëndrojnë në fjali të shkurta: “Sytë e tu
shpirti im,/ në shpirtin tim sytë e tu jeshil.” Poeti nuk i lejon vetes që të brengoset, sepse nuk e hedh fajin të vetja e tij, por ”tek ajo” të cilën qe sa kohë nuk e ka parë. E thot këtë pa u mahnitur, pa pikëçuditëse në fund të vargut: “Pse të brengosem/ për ty/ kur ty qe sa kohë/ nuk të kam parë me sy.”

        Drita e Tanushës me përfytyrime ëndrrash shqiptare

        Ndjenjat e poetit, tash shpërndahen, përhapën në gjithësi, deri në galaktikë, kur përmes nisjes drejt hënës, të cilën e gjen në lojën e yjeve duke bërë dashuri, dhe porsa e shpërndan errësirën,  pushon në një cep ylli, i cili e lutë poetin: “Eja, eja – ndoshta  i duhesh galatktikës!”: “Hëna kishte humbur rrugën/ dhe yjet diku ishin fshehur/ fillova të luaj me errësirën/ si ajo me mua/ kërkoja rreze drite// U nisa drejtë hënës/ në djep për ta përkundur/ ajo me lojën e yjeve/ bënin dashuri// Kur e shpërndava errësirën/ pushova në një cep ylli/ eja, eja, më tha/ ndoshta i duhesh galaktikës!?” Si duket poetit i ka pëlqyer qëndrimi në  cepin e yllit, i ka pëlqyer ylli, s që ndër të ghithë yjet e zgjedhë atë yll i cili e shikonte si zog të braktisur. Yllin që e do, e përshkruan me vetullat ylber mbi sy, buzët gati për të thirrur duke pëshpërtur sy përlotur:  ”Pse vallë nuk flet, për atë gojë të mbyllur, për atë ballë shteg mali Për ty”. Këto të gjitha, poeti i shpreh në poezinë me titull ”Pse vallë”, titull të cilin e lë pa pikëpyetje në fund: “Nga të gjithë yjet/ të zgjodha ty/ që më shikoje/ zog të bragtisur.// Vetullat ylber mbi sy/ buzët gati për të thirrur// Pëshpëritje/ sy përlotur// Pse vallë nuk flet/ për atë gojë të mbyllur/ për atë ballë shteg mali/ Për ty”. Tani më duket se poeti shpjegon gjendjen e tij duke u shndërrouar në pëllumb që fluturon të arrijë te ”ajo”, e t’i përziejnë lotët, të lotojnë të dytë së bashku. Në ndërkohë ky e porositë ”atë” që, nëse lakmon perëndimin, të heq dorë, të kthehet kah lindja – të shohë diellin si lind. Më thirr, i thotë asaj, më thirr përmes bilbilit, e nëse më thirr e unë nuk të përgjigjem, atëherë eja ti në çerdhen time e m’i hiq prangat!

        Thua se poetit i erdhi ”ajo” dhe ia hoq prangat, e liroi, dhe tani flet i lirë, duke i thënë:  Po të isha diell, yll, hënë, krua, lot, bilbil, puhizë, pëllumb, akull, do t’i dhuroja  rrezet, do të ndriçoja, do të praroja, buzët do t’i shijoja, nëpër faqet tua do të rrëshqitja, do të këndoja, do të ledhatoja,do të pushoja, do të shkrihesha.” Të gjitha këto premtime të poetit i gjejmë në poezinë ”Po të isha”. Marrjen e frymës thellë dhe nxjerrjen e saj me forcë, si të ishte i brengosur, a i mërzitur, thua se kujton  me mall dikë a diçka, por edhe sikur të çlirohet nga një ankth etj. Poeti e shpreh këtë ndjenjë të brishtë edhe në poezinë “Në psherëtimë”: Degët e shpeshta/ të shelgut vajtues/ thurrnin serenada/ vetëm për zogun e harruar/ në çerdhe kreshpëruar/ në pritje të agut/ përtej reve mbetur// E di strukur je në psherëtimë ndjesishë.” Në poezinë “E gjen në ëndërr”, poeti aq fort e do të dashurën, sa që ajo edhe në ëndërr i parafytyrohet, thua se është afër dritës se qiriut, e posa  ky vrapon, ajo e fikë qiriun dhe tretet në errësirë. Ky e kërkon, por aty një vend i ftohtë, e ky i mbështjellur në hijesinë, i paraqitet një dritë e zbehtë e hënës dhe pëshpërit: “Shko e flej sonte,/…/ në ëndërr do ta gjesh pëllumbeshën!”

         Poeti nuk largohet nga ëndrra e grishur, thua se dikush e fton që të niset drejt qiellit, që të gjejë ëndrrën e tretur: “Më josh djepi i hënës/ të nisem drejt qiellit lahur/ pas aromës së parfumit/ atje në lartësi/ të prekë ballin tënd,/ në këtë natë/ të yjeve që flakërijnë/ ta gjej ëndrrën e tretur/ Në mëndafshin e shprishur/ të ëndrrës së grishur.” Kur nuk ke mundësi t’i thuash dikujt diçka haptas, aty ku e takon, fjala të mbetet peng, por kur fjala të mbetet në fyt, zemra pëson, ngase i shfaqet aritmia e zemrës, por edhe joshja e “asaj” që e thërret dhe i bëhet jehonë kur: “Sytë e tu/ dëshmitare të mrekullisë/ të lotit Kristal/ që më josh më thërret/ që më thërret e më josh.” Atë që deri tash nuk e emëronte, tani i kushton vargje dhe ia cilëson emrin – Tanushë. Tanushën e kërkon edhe brigjeve të detit ku, duke ecur ngadalë, nën këmbë, guacat e sedefta theheshin. Ky kërkon dritën e Tanushës. E pasi buzëqeshja e saj kishte tretur në baladë, ku si ta mallkonte i thotë: “Të vrau bukuria jote, Tanushë!” Deri tani poeti flet me “atë” dhe me Tanushën, e tash thua se “ajo” e ndoshta edhe Tanusha, ia kthejnë borxhin. “Ajo” apo Tanusha i flasin, duke i thënë: “Rruga t’u bëftë dritë, edhepse ndarja po më dhemb… të deshta”. Këtë poeti e shpreh në poezinë “Shko i dashur” ku, kur i thotë shko, e këshillon që  të shkoi e ”mos më kërko në telefon, mos më kërko sërish”sepse “dashuria nuk blehet,ajo nuk kërkon mëshirë, ik pra, një copë qiell e more nga unë, çka po pret!” Ashtu si në poezinë paraprake kushtuar Tanushës, edhe në poezinë “Në sytë e mi”, poeti nuk largohet nga deti, duke e përshkuar: “Detit të vetmisë, hëna noton sonte, anomali, në sytë e tu pasqyra ime, fytyra jote/ epshi dhe dashuria, ushtrojnë notin”.

         Në poezinë “Më kujtohet” poeti përkujton kohën kur bënte dashuri në shoqërimin e xixëllonjave, kur natën mbeti gjatë, i lidhur me Afërditën, në shtrëngim të ëmbël: “E mbaj mend/ e lumtur ishe/ e brishtë/ mbi barin e njomë.” Dashuria është lule, është krua, është det, është ëndërr, por në fund, i lë të gjitha dhe e përfundon poezinë duke thënë: “Dashuria është lule”. Secilin varg të strofës se re e fillon me nga një emër: Dashuria është lule që nuk vyshket, Është krua i pashterrshëm, Është det për hënën e bardhë, Është ëndërr që  përjetohet, nuk plaket e nuk vdes.” Kur e analizojmë poezinë “Lot gëzimi”, vërejmë se loti i poetit u shndërrua në re dhe pikoi, por nuk vajtoi. Poeti e shijon lotin kur  bie në buzë, dhe e vërteton njelmësinë e lotit nën dritën e vetëtimës. Sytë e saj iu shndëruan në liqe loti dhe, përsëri lot gëzimi për kthimin e saj: Nuk mu tret shikimi yt i humbur/ sytë e tu u shndërruan/ në liqe loti”. Fluturat e shuajnë etjen në moçalishtë, ku ka flluska të kristalta. Kështu e fillon pozinë me titull “Lum ajo”, për ta vazhduar: “Edhe në sytë e tu, shkreptinë bukuria e shikikmit joshës. Në poezinë “Frumëzimi”, poeti shprehet se gjuhë e zjarrtë në mbrendësi shqipton, hedh valle, ndezë zjarre, rrezaton gëzim dhe shuan vullkane, për  të ëmbëlsuar ecje, edhe mbi  therra,  edhe mbi mëndafsh. Në kokën e tij, edhepse kujtimet përplasen si retë e shiut, ruan kujtimet e takimit të parë. Për ikjen e saj shprehet kështu:  “Ti ike, pa menduar fare, se dikush për sytë e tu të zi, vuan e vuan, derisa t’i mbyllë sytë”. Dhe e përmbyll poezinë me fjalët: “Çdo ditë mendoj, të të mallkoj ty, veten apo momentin që na bëri një trup!”.

         Dashuria e gërshetuar me emocine, gëzime e përgëzime

         Poeti, tani e ndryshon disponimin. Nuk mallkon, por e lutë atë, duke i thënë: “Në këtë botë, mrekullia vetë, e pazbuluar, nuk vjetrohesh as në ëndërr, as në zhgjëndërr. Për të vazhduar: Koha të lutet, mos ec me mua, në kujtime rri. Të lutëm për ato bebëza më shiko pareshtur, të jetoj edhe nesër!” Thuase poeti ende vazhdon me lujtje dhe, në poezinë “Provo ç’është jeta” shprehet kështu: “Mblidhi të gjithë lotët e mi, derdhi në një gotë, më asgjë mos i përziej, le ta ruajnë ëmbëlsinë dhe pelimin”, çfarë do të thotë se në lotët e tij është e përzier dhe e ëmbëla edhe e idhëta. Pra kështu është edhe jeta: edhe e ëmbël edhe hidhur. Provoje! Dhe vazhdon: Nëse e do përjetimin puthe atë gotë edhe me buzë të shkrumbuara! Provo se ç’ëdhtë e ëmbël, provo se ç’ësdhtë e idhët. Në poezinë para kësaj, poeti poristë të provosh se ç’është e ëmbël  e se ç’është e idhët dhe kjo do të thotë: Provo se ç’është jeta! Ndërkaq në poezinë e radhës poeti porositë: “Mos provo! Mos provo të shkrihet për diell, dielli le të shkrihet për ty, mos provo të shkrihesh për hënë, hëna le të shkrihet për ty! Dhe vazhdon me porositë: mos provo të zgjohesh për mëngjesin, mos provo ta vësh në gjumë natën, mos prov ta dobësosh dashurinë, mos provo ta mohosh takimin…mos!” Krejt këto, poeti i shpreh në poezinë “Mos provo”, port ë presim se a ka vepruar “ajo” sipas porosive të tij. Të shpresojmë! Në poezinë “Bashkë numëronim yje” poeti përshkruan se si rrezet e argjenta të hënës ranë në ujin e qetë, e shelgjishtet e brigjeve flakëruan, e unë e ti: unë në njërin bre, e tin ë tjetrin, si ylber i këputur nën pika loti, si xixëllonja në pyje, kur bashkë numëronim yje. Fuqia shprehëse e poetit shihet në  poezinë “Mos ke lindur vaqllë”, kupyetjet që ia parashtron “asaj”: “mos ke lindë në krahët e erës, në rreze të diellit, në prehër të hënës?” E prej asaj i vie përgjigja: “Nuk pata lindje të lehtë, kur dola nga skëterra, po të vi gëzuar, me lulet që mi dhuroi pranvera!”

         Në poezinë “Këngës ia niste” si nuk është i kënaqur as me pyetjet e parashtruara, e sa me përgjigjet e marra nga ajo “lule”, dhe vazhdon me pyetje: “Emban mend moj lule… dikush ta vodhi gjumin, të kujtoj të lodhur…m’u bëre pianiste, bilbili në gjemb lajthije, për mua edhe për ty, këngës ia niste?!” Prapë se prapë, poeti nuk e qet në harresë detin dhe valet e tij. Tash me hidhërim e mallkon valën e dtetit e cila dy herë ia fshiu emrin që ky e shkron në rërë. Por të tretën herë nuk i lejoj vales se detit t’ia shlyej,  duke  i thënë “kot e ke moj valë”, sepse nuk e shkroi më  emrin në rërë, por në zemër. Me këto ndjenja kaq energjike, poeti shprehet në poezinë “Kot e ke moj valë” Gëzohuni ju thotë poeti: ti që je nga gjaku im, edhe ti nga gjaku i gjakut, edhe ti nga gjaku i gjakut të gjakut tim; edhe ti që i lutesh Zotit, edhe ti që kalon zbathur shtigjeve të gjembosura, edhe ti që rritë fëmijë, edhe ti që qanë e qesh në zemrën time, kur unë qeshi e qajë në zemrën tënde – gëzohu! Të gjitha këto gëzime të të gjithëve, i gjemë në poezinë “Gëzohu” Thuajse poeti krejt për “pas” ka lënë fjalët: pas lindjes, gëzim, rritje, dashuri; e dikur vijnë thinjat, në ballë e gushë përrockat, derdhen në oqeanin e pafund të amshimit. Këto i gjejmë në poezinë e poetit me titull “Pas”. Si duket poeti, i kreu të gjitha, thuajse të gjitha përfunduan me sukses: lindja, gëzimi, rritja, dashuria, pleqëria, thinjat. Dhe më në fund erdhi fundi, kur njeriu kalon në amshim e pafund. Jusufi me shprehjet e tij, prek ndjenjat dhe shpirtërat e të gjithë poetëve, madje edhe të lexuesit të rëndomtë, ngase pa hyrë në brendinë e tyre, as që do kisha mundur të shkruaj për zbërthimin e thelbit të bërthamës.

         Një urti latine, In medias res, na udhëzon, që, nëse duam që të studiojmë dhe të analizojmë një vepër, apo një pjesë të saj, duhet të depërtojmë në thellësinë e saj, atje te qëllimi i veprës. E për të depërtuar deri te thelbi, nevojitet lexim i thukët, studim i qetë, e mbi të gjitha durim e vullnet të paluhatshem. Mbase kisha lexuar për herë të parë për këtë poet, m’u zgjua kurreshtja që të jap mendimet e mia kritike për poezitë që më lanë përshtypje të thellë. Mu për këtë, vendosa që për këtë krijues të shkruaj pak më shumë sesa një koment, duke menduar se ky njeri, përmes vlerave të tij m’u bë mik, dhe si të tillë e pranova. Për të krijuar miq, në radhë të parë duhet të jesh vet mik! Mos nxito në krijimin e miqësive të reja! Poashtu, mos nxito në prishjen e miqësive të vjetra! Në fund, s’më mbetet tjetër veçse ta falënderoj përzemërsisht poetin Bislimi, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe suksese të reja drejt majave më të larta të artit, shkencës, kulturës dhe përparimit e të mendimit njerëzor.

KUR DI TË NDEROSH TË TJERËT, JE DHE VETË I NDERUAR…

$
0
0

(…dhe një mesazh, dërguar prof. Murat Gecaj, nga krijuesi  Fatmir Gjestila)

Nga: IBRAHIM  HAJDARMATAJ

Nga e djathta: Fatmiri, Murati e Ibrahimi (Tiranë, 9 tetor 2013)

Nga e djathta: Fatmiri, Murati e Ibrahimi (Tiranë, 9 tetor 2013)

Ju kërkoj ndjesë lexuesve, që nuk do të shkruaj një artikull të mirfilltë. Pra, qëllimi im është vetëm t’u paraqes një mesazh, të cilin ia  ka dërguar prof. Murat Gecajt-publicist e studiues- poeti e shkrimtari, autor i disa librave, Fatmir Gjestila. Që të jem i çiltër me ju, para pak ditëve edhe unë isha bashkë me mjaft të ftuar të tjerë, në bibliotekën e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, kur ky autor përuroi librin e tij më të ri për fëmijë, “E fshehta e kështjellës së zezë”.

Për këtë ngjarje të shënuar e mbresëlënëse, jo vetëm për F.Gjestilën, por dhe për ne, pjesëmarrësit e tjerë në atë veprimtari mbresëlënëse, që atë ditë, pra menjëherë dhe pa u “ftohur” ajo në kujtesën tonë, M.Gecaj shkroi një artikull dashamirës, të cilin e dërgoi në disa gazeta e faqe Interneti.

Me të drejtë, dikush mund të shprehet se: “Këtu nuk ka asgjë  për t’u theksuar, se shpesh herë mësojmë për njoftime të tilla?!”. Kjo është më se e vërtetë. Por, në rastin për të cilin po shkruaj, ka diçka të veçantë. Unë nuk e dija, por e mësova në atë përurim, se prof. Gecaj e z.Gjestila nuk e njihnin nga afër njëri-tjetrin. Megjithatë, vërejta se ata u përqafuan ngrohtësisht, si të kishin patur miqësi të kahershme. Sigurisht, secili prej tyre kishte dijeni për krijimtariunë dhe botimet e ndërsjellta, kjo gjë e arritur përmes faqeve të shtypit të shkruar dhe Internetit.

Pasi autori F.Gjestila u njoh me shkrimin e publikuar nga M.Gecaj dhe, sigurisht, kjo gjë i bëri përshtypje të posaçme, ai i nisi atij një përshëndetje e falenderim të bukur e domethënës, përmes e-mailit të tij. Pra, ky është edhe qëllimi kryesor i këtyre radhëve, duke e vendosur edhe këtë mesazh, më poshtë. Pastaj, natyrshëm, secili nga lexuesit është në gjendje të gjykojë vetë. Por, në këtë rast, desha të theksoj edhe mendimin e njohur, që: “Kur di të nderosh e vlerësosh të tjerët, je dhe vetë i nderuar e i vlerësuar…”.

2.

“Përshëndetje,  prof. Murati!  Prania juaj,  në veprimtarinë për paraqitjen e librit tim, ishte aq e mirëpritur dhe ju erdhët…Mirënjohje dhe falenderime për ju!

Më befasuat dhe njëkohësisht ma bëtë edhe më të çlirshme sjelljen time, mes miqësh, kur vëreja dhe ndjeja se, një personalitet si ju, ishte aq i thjeshtë, dashamirës dhe i qetë, me një buzëqeshje që buronte edhe nga sytë e ta lehtësonte aq shumë komunikimin. Ju lutem, mos m’i merrni për komplimente këto fjalë, asesi si “ledhe”, pasi njerëz si ju s’kanë nevojë për to; janë thjeshtë fjalë respekti për ju dhe punën tuaj.

Çka më ka befasuar më shumë, ka qenë dhe reagimi juaj i shpejtë dhe dashamirës, në lidhje me veprimtarinë: pra, publikimi përmes postës elektronike i rrjedhës së saj dhe i mendimeve të para për  librin tim, që u paraqit para atij auditori të nderuar, me poetë e shkrimtarë, publicistë dhe njerëz të kulturës e artit.

S’di se ç’keni bërë për njerëzit tjerë, në përgjithësi, në këtë rast për njerëzit e penës, që botojnë disi të tulatur edhe për arsye të pamundësisë për t’u përshfaqur gjërësisht. Por, fakti që ne të dy s’kemi patur më parë asnjë lidhje të drejpërdrejtë, më bën të mendoj dhe të them, se jeni i përkushtuar shumë për njerëzit dhe ata, me siguri, të janë mirënjohës, ashtu  si edhe unë. Mbase, s’them ndonjë gjë të re, por rasti juaj tregon se njerëzit e mirë e të mençur i kërkon edhe çasti, për t’u dhënë dorën të tjerëve.

Edhe një herë: Ju faleminderit! Me respekt: Fatmir Gjestila”.

Tiranë, 14 tetor 2013a

Doruntina thyen heshtjen shekullore

$
0
0

Parathënie nga vetë autorja

Kam shekuj që shtegëtoj nga një gojë në tjetrën ,nga skutat e erëta të shekujve nën shkëlqimin reflektues brenda e jashtë kufijve të vërtete dhe imagjinarë të vendeve , të ideve , të ndërgjegjes ,llogjikës njerëzore .dhe secili më përflet sipas qefit e dëshirës .Nuk më pyetën dhe mua se si dua të më interpretojnë ,cili është mendimi im. Mbi të gjitha a janë të vërteta apo jo ato që u thanë e thuhen për mua ,për fatin tim , për familjen time .

Unë nuk doja të merja këto përmasa e të bëhesha shembull as për mirë as për keq .

Po deri këtu ,mjaft më , u mbush kupa .Tani erdhi koha të flas vetë , të shkruhet e dëgjohet e vërteta , të mbaj përgjegjësitë e mia dhe ti dal zot vetes .Do shtjelloj e ftilloj një më një e fije për fije të vërtetën ashtu siç ka ndodhur , si e përjetova unë dhe jo si përcillet gojë më gojë e han më han

Siç dihet dhe koha e ka vërtetuar në kësi rastesh secili shton dhe heq nga e vërteta , pjeston e shumon fjalët siç do apo I vjen për mbarë, herë nga mungesa e kujtesës e herë nga ngarkesa emocionale .

Jo dhe aq shumë është shkruar për mua , po më shumë pëshpëritet aq sa pësh – pëshet i kapën edhe veshët e mi që më kanë lënë.

Të drejtat e mia si femër si pjestarë e kësaj bote të mbrapme do ti kërkoj deri më një se sa. ishim në botën matanë nuk I njihnim as nuk na tha njeri le që kush të linte të hapje gojën atëherë,po tani aaa tani s’na e qepin dot. Duke kërkuar të drejtat e mia që më janë shkelur e mohuar për shekujsh do zbardhet e vërteta .

Këtu do të jepni llogari secili për vete dhe lëri ato gjepura më the të thashë , me  betë e stërbe- të tuaja,e të tjera trille si këto.Këtu nuk pinë ujë ato thëniet e vjetra as fjalët e buta tuajat.Pra do ishte për të mirën e secilit nga ju të tregoni fill e për pe kush ishte synimi I vërtetë ,çfarë komploti fshihej pas të ashtuquajturës besë ,kush ishin bashkpunëtorët , nga kush i mernit udhëzimet .

Po dëgjo këtu ti,kujdes hë se ju, ah çini ju një  …

Seç kini një dhunti nga zoti , juve, ju vjen për ndoresh në kësi punësh të sajoni ,të trilloni , të tirrni, të endni, të thurni ashtu siç thurni e sajoni me ç’tu bjerë në dorë: pe ,gur gjak,sidomos me fjalë .Fjalët I prisni e I qepni me merak pastaj I qëndisni dhe I zbukuroni me lezet e I vini në resht dhe thurni e ngrini reshta,reshtat i varni një nga një në vargje,vargjet në  këngë ,këngët në legjenda,legjendat në histori, historinë në jetë .Dhe për gjënë më të vogël këndoni  në grupzëra ,qani me ligje sipas zakonit dhe kur s’duroni dot nga gazëllimi apo dhimbja ngriheni dhe kërceni pirruetën dhe bam i bini tokës me këmbë e me dorë sikur tua ketë fajin dheu.

 Po më e habitshmja e të gjithave është se ju zhdukeni pa lënë nam e nishan nga faqja e përparme e dheut , futeni  aq thellë thellë në histori sa arkeologëve ,historianëve studjues ju duhet shumë kohë për tu nxjerrë .Ju përpin dheu pa nam e nishan:pak gjurmë të lëna këtu, ,një emër aty, diku  një toponim, një gjurmë opinge në baltën e kohëve,një rrip sandalle këputur, hajde o i varfër tu kapë njeri juve.S’mjafton kjo ,po na dhe kjo tjetra : Sikur s’keni qenë ju që I bëtë gjithë këto, hapni krahët e fluturoni lart si zogjtë.E njëjta histori me ju, një jetë të tërë,të ikni , të ikni ,të kapërceni ç’të gjeni përpara vështirësi ,pengesa ,halle Po sa u pëlqen të kapërceni gardhe ,mure,ledhe,ligje. Një tjetër talent I lindur juaji është të bëni histori me ç’tju gjendet në moment me gjak ,me gjuhë, me pushkë e me penë ,kurse për ta shkruar në letër a në libra me bojë ua lini të tjerëve në dorë. Mangësi ta quaj,këtë, dobësi, fatalitet.Nuk e di,po di këtë :Ku shkoni ore ju mbylltë dera, ku shkoni ?!Pa më pyesni njëherë mua…..

Teuta Sadiku

Lulzim Tafa në gjuhën italiane

$
0
0

Laura Rushani

 Ballina e librit të Lulzim Tafës në gjuhën italiane

Italishtja është një gjuhë që flitet nga 62 milionë njerëz, shumica e të cilëve jetojnë në Itali. Është një nga tre gjuhët oficiale në tre vende – Itali, San Marino dhe Zvicër, duke qenë e përdorur edhe në Vatikan, duke gëzuar një auditorium të gjerë edhe në pjesët e Kroacisë dhe Sllovenisë, në Istria, duke qenë një gjuhë standarde që bazohet në dialektet e Toskanës, që ka një ngjashmëri me gjuhën latine dhe me gjuhët e tjera romanike, ndët të cilat edhe me rumanishten. Ja, pra, edhe një poet i ri shqiptar në gjuhën e Dantes! Miku im (B. Y.) e ka përkthyer Lulzim Tafën në gjuhën rumune, Patricia Lidia në gjuhën angleze, Ecaterina Chifu në gjuhën fringe, kurse Maria Niculescu në gjuhën italiane. Lirika e Lulzim Tafës ka qenë e prezantuar në disa revista prestigjioze që dalin në veri të Danubit, kritikët tanë duke e konsideruar si “një zë i veçantë lulishtes së Kosovës letrare” (Monika Mureshan).

          Autori vjen para nesh me një game subjektesh ku defilon shpirti shqiptar në Kosovë, kujtimet, aspiratat dhe vuajtjet, frika nga degdisja e identitetit, ironia ndaj butakëve të pandjeshmërisë, krenaria e të qënit shqiptar, reportazhe nga fronti i një lufte të shenjtë, dashuria ndaj atdhedashurisë, jeta dhe vdekja. Libri i Tafës është i strukturuar në disa cikle, si: CANTI TERRIBILI,  MI RICORDO IL TUO VISO, FUORILEGGE, LE PARODIE NERE, ANCORA DUE PAROLE, që përfshijnë një hapsirë tipografike prej rreth 90 faqesh me 65 poema që përfaqësojnë një gamë temash mitologjike, aktualitetin e Kosovës shqiptare gjatë dhe pas luftës së saj të shenjtë për çrobërim dhe pavarësi, tmerret që kanë përjetuar shqiptarët dhe kuriozitetin për të depërtuar në një jetë normale konform kriteriumeve të një demokracie parlamentare europiane.

Autori, sipas kritikës letrare, posedon një shpirt të florinjtë dhe kosntrukton, herë pas here, figura stilistike dhe shprehje poetike interesante në kuadrin e një game variacionesh të ndryshme që ndërlidhen me opcionin e tij. Disa shembuj: „për çdo ditë më thahen/ frytet e imagjinatës”; „e vesha/ dhe çvesha/ lëkurën e lisave”; „harta e dhembjes/ e skalitur mbi buzë”; „trishtimin/ do ta vëmë të gjallë/ në arkivol”; „shtegtarit/…/ do t’ia marrim/ bagazhin e dhembjeve”. Janë, madje, edhe disa shembuj të shkëlqyer që reflektojnë një imagjinatë të bujshme, si: ”zjarrin e skëterrës/ kush do ta shuajë”. Disa poema, edhepse ngërthejnë metafora unteresante, mbajnë tituj të thjeshtë në krahasim me peshën e vargjeve, ku e krreh natën porsi një femër të lehtë. Ja ku e keni njërën nga to! „Po deshe/ Merre krehrin/ Krihe Natën/ Si rrospinë…/ Thonjtë ngjyrosi… (Dorëheqje)

Lulzim Tafa na pajis me risi dhe cilësi, kurse libri i tij e pasuron lexuesin e huaj me personazhe legjendare dhe ide aktuale. Ai paraqet një frymë të shëndetshme lirike të një ajri të freskët në materje të letërsisë. Personazhet, vendet dhe ngjarjet, lexuesi i ndjek me një kurreshtje të veçantë. Vëllimi La storia di una santa guerra (Përralla e një lufte të shenjtë, Ginta Latina, 2013)), depërton në bibliotekën e sentimenteve tona si një dhuratë e veçantë për njohjen e universit shqiptar. Kurioziteti e bën të veten. Pas leximit të kësaj vepre, nuk duam asgjë tjetër, veçse një gjë: ta lexojmë edhe një herë. Pas Azem Shkrelit, Sali Bashotës, Sabile Bashës e disa emrave tjerë të njohur të Kosovës letrare, Lulzim Tafa të josh me stilin e tij të veçantë. Autori të befason me poezi të shkurta ku fshihet një mesazh, një porosi dhe një ide e gjerë. Sensibilitet, moralitet, dinjitet dhe karakter. Besa, krenaria dhe bujaria shqiptare defilojnë që nga faqja e parë e deri te ajo e fundit. Për vepra të këtilla, Perëndimi ka nevojë, dhe sidomos ne, që e njohim fare pak njëri-tjetrin, me gjithë bujshmërinë e lashtë të një historie të përbashkët.

Përfundimisht, vlen t’i ripërkujtojmë mendimet kritike të autorit Marius Qelaru, sipas të cilit, mund të themi se kemi para nesh një vëllim me një numër të konsideruar plusesh, të një autori që dëshmon njohjen e fjalorit të gjuhës së tij, por edhe shijen për një farë diversiteti tematik. Poeti është, ndërkaq, një „kërkimtar”, një kavalier apo mburojë e fjalës që kërkon një misionar që hulumton rrugë të ndryshme nëpër botën e gjuhës dhe shprehjeve poetike, derisa e gjen shtegun e vet. Dhe vlen të konkluzionojmë se, duke e lexuar Lulzim Tafën, kuptojmë se fëmija e çdo nëne bëhet poet, apo: „kur hidhërohen hyjnitë/ lindin poetët”. Nuk ma merr mendja se në rastin e tij janë hidhëruar hyjnitë, apo se është një „fëmijë më shumë” i poezisë, por ai është një shteg i ndritur që gjendet në brigjet e atdheut të poezisë, sidomos me një hap të mbarë që ka depërtuar nëpërmjet portës së ëndrrës, tejmatanë së cilës muzat derdhin në pendën e tij, mjaltën e qiejve të fjalës.

BIBLIOGRAFIA

Lulzim Tafa è nato il 2 febbraio 1970, in Lipjan, nei pressi di Prishtina (Repubblica Kosova). Appartiene alla generazione dei poeti della peggior periodo del 90 per il popolo albanese del Kosovo, che è stato minacciato con la dovuta follie e sterminio delle guerre balcaniche.Ha fato la scuola elementare e liceo a Lipjan.  Si è laureato presso la Facoltà di Giurisprudenza all’Università di Prishtina. Nel fra tempo presso l’Università Statale di Sarajevo,con la tesi del dottorato è diventato un dottore in diritto. Insieme con i libri scientifici, autore di numerosi altri pubblicazioni in letteratura. Finora i seguenti volumi di poesia pubblicati: “Il sangue non è acqua” (Editore Rilindja, Prishtina 1993), “Tristezza Metafora” (Rilindja, Prishtina 1997), “Il pianeta di Babilonia” (poesia drammatizzata, Rilindja, Prishtina, 1999) “Ho ancora due parole”(Edit. Faik Konica, Prishtina, 2011, “Cosa del male” (poesie scelte Edit. Gjordan-Studio, Sarajevo, 2011) “Mostra dei sogni” (Amanda Edit, Bucarest, 2012), “Under manen sover tiderna” (Erik Hans Forlag, 2012),“Terrible Songs” (Gracious Light, New York, 2013) “La théorie de l’explication des rêves” (Esprit des Eagles, Bruxelles, 2013), “La storia di una santa Guerra” (Ginta Latina, 2013). Viene tradotto in diverse lingue in tutto il mondo, ha ricevuto numerosi premi letterari, che vanno in diverse lingue in tutto il mondo, ha ricevuto numerosi premi letterari, che essere incluso in alcuni antologie. Nel stesso tempo partecipa alle attività dei Diritti Umani. Scrive le poesie e opere teatrali, ma si occupa anche di critica letteraria e del giornalismo. Insegna in diverse università in Kosovo e all’estero. Attualmente è Rettore dell’Università di AAB. Vive e crea a Prishtina.

I PRESENTIMENTI

 

Ci sono meteorologi
Esatti
Di destino
Chi prevedono
La Temperatura
Di sangue
E il dolore di domani.
Per gemiti e tremiti,
I sette pilastri della Merkal nel cuore.
Per le gocce di pioggia
E di nostalgia
Per baciare
Che pochi baci!

CILIEGIA

 

Tu di più
di qualsiasi
Albero in giardino
Hai le ciliegie
Negli occhi
Sulle labbra
In seno…

IL IDILLIO

 

Appena ti ho visto
Sono rimasti gli occhi
Nei tuoi occhi
Sono rimasti le labbra
Nelle tue labbra
Sono rimasti di tutto
Nel mio…

UN AUTUNNO A SHKODRA

Shkodra è piena d’ amore
(Canzone popolare)

Autunno in imbarazzo arcobaleni
E Shkodra è piena di autunno
Che grande amore in Shkodra
E noi, senza di noi, per le pesche…

ULQINAKE

Mi-ubriaco quando mi ricordo
Tu, mia ​​Ulqinja*
Picolissima-
Bacche di Olive
Eri negli occhi
E nella parte superiore del seno.
Quella notte
I tuoi capelli lunghi…
Passione in onde
E la lingua
E capezzoli  che sono attizzati di me…
Il gusto della vita Ulqinja
Ramo e  olivo

*Dopo la città Ulcino

LAMENET

(Il suo Azem Shkreli)

Il poeta non è mai messo nessun
punto verso
Ma quando è riempita
Il desiderio di esuli
Un giorno
Quel punto e caduto nel cuore
Si precipitarono
Perché la morte Vori
Per atterrare
In Kosova oggi
La sua morte è diventata
Salmo di gioia
Il poeta non è mai morto

Appena e caduto punto
Testo della canzone…
Cuore.

PIOGGIA SANTA

Per terra desolata città di pietre
Per i campi con i cani e cavalli viola ciechi
Per le persone di treni in bianco e completa
Per frutteti falciato il taglio Nemico
Falce
Per i punti di riferimento di lapidi.
Per obelischi gelosi
Per eroi nebbia.
Per Albanese Mecca
Per il Vaticano
Per nuovo pellegrinaggio
Per bestemmiare infamie profeti
Per il teatro sotto la luna insensibile dato di
Signore egoista.
Per associazione poeti scrittori
guardie nemiche
Amore dimenticato per l’asilo Teuta
Per editori e giornalisti ingannatori disabili
Per le case pubbliche
Bastarde
prostitute
Peccati mostruosi
Per le prove
Il diavolo maledetto
Esistono
Mille e cento motivi che
Finché la pioggia
santo
Cadrà…

A SECONDA CONVOCAZIONE
PIOGGIA SANTA

Al sogno destino con gola tagliata
Per il dolce sapore di carne viva
Ghiaccio d’acqua fiammata fuoco
Scritti pieno di nostalgia
Per la libertà di sangue schiavitù in enigma
Per piccioni colombinein kalashnikov
Per sacchetti velo madri piene di dolore
Per i coraggiosi paurosi  e la libertà  insensata
Per la ruggine dei cuori diviso in tre
Per amministratori balbuzienti del Signore in
orecchi

Per eroi vivi e martiri vivi
Per la pelle a prurito e di essere cattivi
Per i non-abile pioggia comincia a cadere
Per i  fantasmi di cannibali sotto  ombra
Per il viso nero bianco sudario
Bella speranza per il dente rotto
Per l’amore che oscilla a Itaca
nove
Per me per te per noi…

EROTICA LEGGERA

 

Ricordare
Quando ero
giovane
E ottenere nudo
In vista
è da nessuna parte
E io
oltre
Tu.
Qualche tempo dopo
Abbiamo mescolato
Dita e urla.

MALINTESI

Dammi mela
Ho detto
Mi ha dato
mele
Come una ciliegia
Si è lavata
E io
Sono arrivata
Su di esso

Di ciliegi

IL TELEFONO

Malinconco suona

Nel punto di sogno

Alla mezzanotte

Iş telefono celeste

Nei suoi fili tiene viva

Collegamenti dei cuori…

AMORE RADIOFONICO

L’idea della radio
E ‘nata
innamorato
Perché i cuori portano
Collegamenti radiofoniche…

 

MOSTRA DI SOGNI

Nella galleria d’arte
Non appena si apre
Una mostra dei sogni
Vedere
Come per gli occhi stracci
di umanità
E come sarà pazzo
Critica…

HO ANCORA DUE PAROLE

Lentamente
Ho ancora due parole
Voglio incontrare assassini
per chiedere
Perché  non siamo stati uccisi…

NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT

$
0
0

Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

Ura që lidhë Kalmar me Öland

Ura që lidhë Kalmar me Öland

                                             Një ujdhesë e re

Aty afër qyteti Kalmar  por ne det shtrihet ujdhesa Öland.

           Öland ndryshe e thërrasin ujdhesa e diellit dhe erës, përndryshe është kjo një rafsh, pra një ujdhesë në rrafsh ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e benë Öland një vend mjaft me popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës këtu. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonës së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezonë të rendomt vere në ishull mund të ketë diku mbi 2 milion turist.

          Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener deti. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet feneri i Janit të gjatë.

          Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegëtare pushojnë këtu para se të marrin rrugën për ne vendet e ngrohta në jug. E njejta gjë ndodhë edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq me të cilët do të ushqehen shpendët shtegëtare para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor. Era këtu është një motor që ve në levizje shumë çka dhe syri i njeriut has në vdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njejtit i ka përdorurë për bluarj drithërash  buke në kohët e shkuara. Krahët gjigant të mullinjëve i vente në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenjë të mullinjëve të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.

          Por sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinjë ere por ata në këtë fushë të gjëre ndërtojnë Centrate elektike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.

          Öland është e njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këte ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.

          Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura  mbi det, flora dhe fauna e saj, mullijt e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gelqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçant se këta gurë gëlqeror janë përdodurë në ndërtimatri thuajse në gjithë vendin. Me një florë mjaftë të pasur e sidomos me Arkaide të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Villa Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore suedeze e ngritur në vitin 1906, që eshtë mjaftë e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullijt e erës të ndertuar nga një still i veçant krysisht me dru janë një atraksion i vertetë i Ölnad edhe sot e që mendohet të jnë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet me karakteriste dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.

          Borgholm është qttit i vetëm në ishull, ku pran tij qendrojnë muret e qytetit të lasht mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkattërua nga zjarri. Në sezonëne  verës në germadhate  qytit antik organizohen koncerte verore. Por nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Solliden ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.
Öland është ishulli i dytë më i madh i Suedisë dhe Provinca më e vogël. Oland është e vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës Småland, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet Urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka fillua në janar në vitin 1968.
Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.

Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë dhe janë gjeologjikisht aq të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e  Småland. Portet dhe shumica e ndërtesave janë në anën perëndimore të ishullit për disa arsye, duke përfshirë pozitë më të mbrojtur dhe kontakteve me kontinent e me qytetin Kalmar. Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore si vendi kryesor gjatë mesjetën e hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhet të kalojnë nëpër Kalmar.
Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland ngritur si kopsh mbretëror dhe u bë  ngritja e parkut të gjuetisë së Mbretërisë suedeze, që është, një park gjuetia mbretërore.
Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, ajo u bë një ringjallje e tregtisë në Öland dhe të lundrimt të anijeve.
Kur Ura mes Kalmar dhe Öland u përurua në vitin 1972 duke i dhënë fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.

          Në Ölande që ka kohë jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi flet dhe thot:

          Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha.Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhë si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjëtorja Birgita e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore. Motivi ka qënë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengosë çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.

          Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime… Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Balltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime… Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip.

          Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

          Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajet nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.

          Bregdet me rerë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendura e të gjelbërta, arti modern apo klasik, zejtari, këto janë karakteristikat krysore të Öland dhe kësaj oaze magjike e cila shtrihet pra në pjesen jug-lindire te suedisë. Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj dhe turist dhe fëmijë. Pra diçka në  Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tëheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidhen në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klub nate.
Tërë rajoni i Mbretërisë së Krystalt dhe rajoni i qytetit të lasht Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon  deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës fushatë e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalerime me kual të vogjël, patatet karakteristike të ketyre anëve, kjo është e gjitha atje!
Është interesant dhe duhet të thuhet se me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli, dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë dhe deti ka ngjyrë blu që ai i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, benë këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e sidomos për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.


Ajo dhe Princi

$
0
0

Fragment nga romani “Doruntiadha”

Teuta Sadiku

Ajo e donte familjen , fëmijët dhe Princin.E vetmja gjë që nuk mund të duronte ishin punët: laj fshi , gatuaj. O sa të rëndomta i dukeshin.Për ditë e njëjta gjë.Kush i kishte çpikur vallë?!Po mirë që i kishte shpikur po pse nuk i ndryshonin të paktën të kalonin herë në duart e burrit e herë në duart e gruas Pse të ishin vetëm pronë e femrës.Me tapi i kishte marrë?!Ajo s’ndjehej shumë femër  kur mbetej gjithë kohën , laj,fshi,gatuaj. Pse të tjerat që punonin jashtë , që kishin bizneset e tyre nuk ishin” femra” për të qenë.E urrente veten tani, ashtu me atë përparësen përpara ,të kalonte orë të tëra në kuzhinë, banjë oborr. Laj, kruaj,fërko, gërryej,enë, rroba, pllaka, banja, lavamanë.Ooooo, mos o zot. Që këtej e tutje do vinte kufi. Nuk do mbetej vetem me punët e shtëpisë.I ikte gjithë koha me shtëpinë.Uauu, imagjinoni sikur kuzhina të ishte Parlamenti. Do shkëlqente jo vetëm nga pastërtia por edhe nga shumëllojshmëria e pjatave që do të servirnin, nga mënyra e shtrimit të tyre nga gatimi plot fantazi dhe pjekja e tyre në kohën dhe temperaturën e duhur.Më kujdes i kushtonte banjës dhe kuzhinës,pasi ishte dhe më e vështirë pastrimi i tyre se sa puna në to.Të gjithë mund të tregohen të devotshëm për të kaluar pak kohë në kuzhinë, por kur vjen puna e pastrimim, rregullimit dhe venien e gjithshkaje në vendin e duhur të gjithë i bënin bisht punës.Më e keqja e të gjithave  asaj i dukej fakti që të gjithë pa parjashtim edhe pse e duan të pastër banjën dhe kuzhinën pjesa më e madhe e laturepsin dhe lerosin si me duar , me buzë me këmbë.Një pakice nuk i bënte përshtypje ,pasi skishin idenë  se si pastrohej dhe sa kohë duhej që pëstrimin e tyre.

Dhe na pirgu i pjatave ,ashtu si problemet e hallet e njerzve që presin mbi tavolinë,në pangon e punës, mbi ose nën ndonjë sirtar në ministri . Pa le kurr harrohet ndonjëra prej tyre brenda dollapit . Myk zë dhe asnjë se prek me dorë, deri sa e flakin e hedhin në plehra.Do të shikosh mbarëvajtjen e punës në një parlament hap kazanin e plehrave të shohësh se çfarë bëhet.Edhe në kuzhinë po e njëjta gjë. Do të shohësh si venë punët në një familje kontrollo mbeturinat dhe do ta mësosh menjëherë se ,çfarë flaket, çfarë hidhet , çfarë prishet,çfarë thyhet ,çfarë gatuhet, çfarë piqet e çfarë digjet Atje dalin të gjitha në shesh ,edhe pse më kot mundohemi ti mbulojmë e tu vëmë kapakun gjërave.Pa le kur mundohemi ti heqim qafe larg shtëpisë atëhere molepset e qelbet dynjanja.

Ja këto mendonte ajo mbyllur atje në kuzhinën e saj gjithë ditën e perëndisë.I dukej vetja si në Parlament dhe kënaqej më shumë kur Parlamenti ishte plot me deputetë.Nuk para i pëlqenin pjata e  gatshme , preferonte ti përgatiste vetë.Në fillim bënte parapërgatitjen : Do shkruante në një letër se çfarë do të shtronte në tryezë,cilat qenë pjatat e nxehta, cilat ishin ato të ftohtat,çfarë do të servirte si orektikore, po për në fund cilën ëmbëlsirë.Pastaj duhet të vendoste se çfarë i duhej për të gjitha këto.Për këtë do dilte vetë përjashta do ti shihte me sytë e saj ku ishin , si ishin, kush i prodhonte , ku dhe kur prodhoheshin.Eeee sa gjëra ndodhnin,të ligjshme e të paligjshme.Tani nuk i zinte më besë Princit. Ai jo vetëm që shpenzonte por edhe i sillte kalbësirat brënda  në shtëpi.Eeeee s’ishte dhe aq e lehtë të ishe në Parlament, në kuzhinë doja të thoja , pa le ti thoshin , se çbën atje gjithë ditën e perëndisë.Materialet do ti fuste në shtëpi , pasi do të kishte pastruar gjithë kuzhinën , që nga xhamet, dyshemeja, pllakat, frigoriferi, dollapet, furrën , mjetin e gatimit Do ta pastronte ambjentin një më një, duke mbajtur shënim, çfarë kishte gjendje që i hynte akoma në punë, çfarë s’i hynte më në punë , çfarë i duhej,çfarë si duhej.Të gjitha këto i bënte pa dalë nga llogaria të cilën nuk e hiqte prej mendjes, as syrit.Vërtet do i fuste në kuzhinë, por do ti sistemonte  me dorën e saj pasi ti kishte larë, pastruar e qëruar me kujdes një më një.Pse ku jemi këtu, merr nga jashtë e futi brënda rrëmujë.Parapërgatitja ishte shumë e rëndësishme, po aq sa edhe përmbledhja në fund  e çdo trapezi.Jo pa qëllim kërkoj dhe ndihmë prej fëmijëve, në mënyrë që të mësojnë edhe ata nga qeverisja e shtëpisë. Nesër do të hapin dhe  ata nikoqirjo ,do të shtrojnë dhe ata trapeze si për vete edhe për shoqërinë.

-Lere djalin, mos ma ngatërro me punë femrash,mi ngre nervat ndonjëherë Princi,për të justifikuar më tepër pazotësinë e tij në këto punë.

- Më ke gjetur mua zotrote, se mos të ra në pjesë ndonjë tjetër që të të hanin krimbat, pale të të binte llotaria e të merrje një nga ato që për gjënë më të vogël ,ti vënë brekët majë koke.Të të nxjerrin fishek nga shtëpia e të të lënë me gisht në gojë.Mirë tua bëjnë , me këto mend që keni.Kështu e doni ju të vini në terezi për së mbari.

- Mua më vjen anës ti e ndonjë tjetër si puna jote. Pse ç’jam unë si ca e ca që ua lënë në dorë portofolin grave.Unë jam burrë zakoni.Ti do dhe bën e lodhesh , e në fund të fundit për fëmijët e tu i bën , se po të jetë për mua , kam paranë në dorë e bëj si të dua, marr kë femër të dua , të më lëpijë me gjuhë mua dhe gjithë shtëpinë.

- Po ajo sdo të vijë xhaba si unë morr qyq, do të të rrjepë të gjallë në fillim e pastaj do të të bëjë glasën në çaçkë të kokës  e të thotë ku të kam parë ty e të sat ëme bashkë.

Në të tilla momente kritike ia befte pa pritur e pa kujtuar Mbretëresha plakë , thua se ishte pas dere e na përgjonte.I shkelte herë syrin e herë buzën Princit, për ta qepur buçen.Unë i shihja të gjitha këto me bisht të syrit e bëja sikur nuk vija re asgjë por nga brenda zieja e tëra.Ikja e mbyllesha në banjë për të mos plasur sherri.Ime më ma kishte mësuar këtë  ves që sa herë  më vinte inat, të futesha në banjë , të merrja gurrin që kruanim thundrat e këmbëve e tu bija dhëmbëve të mi sa  të më nxirrnin gjak.Pse e kruaja kot së koti.Hë se mu kujtua  me që ra fjala tek banja.

Ah banjat tona, si hale gërmadhat.I mbani mend dikur sa larg i bënin njerzit .Jashtë fare shtëpisë, në fund të oborrit ose pas shtëpie .Bëje çbëje , si e bëje, me çfarë ngyre e kishe , me çfarë ere apo pa erë, me zhurmë apo pa zhurmë, pak e mernin vesh të tjerët. Ishin  ndërtuar në një mënyrë të tillë që i shikoje edhe me sytë e tua se çfarë bëje , e pastaj i hidhje një kanoçe me ujë dhe ishe në rregull.Kurse tani i bëjnë banjat mu në mes të shtëpisë e ndonjëherë edhe pa dritare me një ventilator të vogël .Hajde o i varfër të ajroset ,qelbet shtëpia. Të gjithë e marrin vesh se çke ngrënë , kur e nxorre e si e nxorre.Pak po dëgjojmë se çbëhet. Uqelb peshku nga koka.

Edhe pse tani i bëjnë pak më moderne por prapë ato nuk janë funksionale, njësoj si ministritë dhe ato.Kur shkon njeriu në banjë është njësoj sikur shkon në ministrinë e financave dhe e deklaron para të tjerëve në mënyrë që të mos ta shqetësojë njeri deri sa të mbarojë punë.Dhe tjetri për të zënë rradhë pas teje të porosit: Bëji të fala shefit edhe prej meje.Këto ndodhin kur Pallati Mbretëror ka vetëm një banjë.Kohët e fundit njerzit po praktikojnë ndërtimin e banjave në çdo dhomë për çdo person Po prap së prapi problemi ndërlikohet sepse ato bashkohen në një kanal të përbashkët  të ujrave të zeza me gjithë njerzit e tjerë. Lëmsh bëhen e hajde tu gjesh fillin, kush është tëndja e kush është timja.Një herë e një kohë shtëpia kishte Ministrinë e saj të financave ,gropën e ujrave të zeza, ku e hapte e pastronte e xhbllokonte vet , sidomos kur vulosej,kërkoje me këmbëngulje ,pse u vulos, çfarë ishte hedhur dhe e gjeje kush ishte fajtori.Tani ska më , iku ajo kohë, po u bllokua kanali e xhbllokojnë dhe e mbyllin prapë .Vetëm paguaj , edhe ti që s’hedh gjë edhe ai tjetri në një kanal të ujrave të zeza jemi të gjithë.Këtu në lagjen time para pak kohësh u vulosën të gjitha pusetat e mori muti rrugët.U qelb vendi e spo gjejnë derman akoma.Dolën të gjitha të palarat në shesh. Eeee mbaji e mbaji kaq kohë të mbyllura çdo bëjnë dhe ato , bam një ia dhanë, shpërthyen dhe ato

Edhe pse vinte era askush nuk e vinte ujin në zjarr.Të gjithë e hiqnin prapanicën e tyre mënjanë.Moj flaka nuk i ka rënë ,shkrumb të bëhen,kur spo marr unë tokën që më takon, thoshin nëpër dhëmbë.

Mbretëresha plakë ishte maestro në kësi punësh, që në erë e kuptonte se çfarë ndodhte në Pallatin Mbretëror edhe pse banjën e kishim 100 metra larg .

-Uuuu kush shkoi në banjë, e na erdhi kjo erë. Era gjalpë i vjen , thoshte menjëherë që në nuhatjen e parë. Kushedi ku do ketë qenë i ftuar në ndonjë zjarrfet e ja kanë shtruar me kecrra e qengja të pjekur,ose mos i ka falur ndonjë sheleg ndonjë qyqar që ka dashur të hedhë hallin mavriu.Po ku e gjente menjëherë qenia dhe nuk ta hidhte në sy menjëherë, po anash e anash e me takt mësonte çdo të re ,ku ishe , me kë ishe , çfarë hëngre e çfarë pive.Krenohej për djemtë e saj,nuk i hidhte poshtë për qamet edhe pse mund ta shkelnin e të gabonin.Po edhe tani që gjoja jemi në pluralizëm, njera palë që të jesh në shërbimin e saj nuk të le të thuash gjysëm fjale pakënaqësie për të .Demokraci i thënçin.Ku e lamë?.Po tek banjat.

- Nuseeee , puna e parë që bëjmë, është banja, më thosh me qesëndi, e lajmë e pastrojmë xix e bëjmë, pastaj bëjmë punët e tjera.Pastaj puna e dytë është gatimi.Po qe se nuk ke gatuar , sikur gjithë punët ti kesh mbaruar , është njësoj sikur ske bërë asgjë.

Sa herë më vjen në mendje vizita e motrës së Mretëreshës plakë nga larg.U ngrita që me natë e pastrova banjën e bëra xham për ta gjetur mysafirja akoma më të pastër ambjentin .Banjën e kishim dhe vend gatimi,pasi aneksin e kishim kthyer në odë të çiftit kur na u martua vëllai i madh Kishim sallonin dhe dy dhoma ku flinin fëmijët në njërën dhe Mretëresha plakë në tjetrën.Mysafires së largët atë natë i shtruam në sallon.Sapo u ngrit në mëngjes shkoi në banjë të lante sytë tha , por në të vërtetë shkoi të bënte nevojat e saj personale .Kur u kthye i tha Mbretëreshës plakë gjithë qesëndi:

-Po në banjë gatuani akoma? Mirë që s’të bien thelat e mishit në vrimë të halesë me kallogre, mu drejtua mua.Që atë moment nuk vuri gjë prej gjëje në gojë. Edhe ujë me zor piu  një gllënjkë. Nuk ma dheks shpirti , tha duke përmbledhur buzët e holla si lëpjetë dhe u ngrit e iku. Po hë me ‘stë ka faj .Kurse mua më ra bretku gjithë ditën e ditës

**.

Ajo akoma e vret mëndjen a është mirë apo keq të jenë dy ministri të shkrira në një, për të zvogëluar shpenzimet apo të jenë veç e veç e secila për hesap të vet.Psh pse banja gjithmonë ka dhe dushin ose banjierën pranë vendit ku kryhen nevojat personale që ndahen vetëm me një perde .Është më mirë çdo person të ketë banjën ,brenda në dhomën e vet apo të jetë një banjë e përbashkët për të gjithë.

       **

Banjën e kishte zët edhe pse pjesën më të madhe të kohës atje e kalonte aq sa i dukej se punonte në Ministri, ajo financiare sa për sqarim , sepse sa herë hynte e kuptonte menjëherë sa shumë dhe çfarë ishte shpenzuar,, çfarë ishte blerë e çfarë ishte ngrënë e ishte pirë.Atje dilnin në shesh të gjitha, edhe pse vizitorët kujtonin se me një të tërhequr të kazanit i fshehën të gjitha prapësitë.

Po asaj aq i bënte edhe kur Princi i thoshte se ajo sqe femër kur e shihte të lodhur, të shqyer e të robtuar të ngrinte ujët në voze e në bidona nga kati i parë në katin e pestë të Pallatit Mbretëror..

Përkundrazi ajo ndjehej Femër, biles më seksi.Në ngjitjet lart e poshtë të shkallëve kishte kohë të mendonte skena dashurie,ti vinin në mend fjalë dashurije, duke imagjinuar veten me sytë hapur lakuriq para dollapit me pasqyrë,biles edhe çaste nga më maramendëse dy duar të nxehta mbi trupin e saj, mbi qafë ,rreth gjinjve të saj , në belin e hollë, që do ti fryhej për pak muaj ….

-Nusja e filanit në kat të parë po që është femër për të qenë ,-hodhi një të pabërë fjalë Princi një darkë siç ishim ulur në tryezë duke ngrënë bukë.

Nuk mu durua, ia përplasa dhe unë.

-Ai është burrë për të qenë , edhe pse në katin e parë, që ska nevojë të ngjisë e të zbresë shkallë, ja vuri motopompën e ujit nuses që mos të lodhet.Kurse unë që jam në katin e pestë as që nuk e vini ujin në zjarr.

Mbretëresha shqeu sytë.Nuk e priste reagimin tim.

Princi ishte një mësues i rreptë për të , jo me mënyra e metoda pedagogjike të reja e shkencore,(ato ishin të rrezikshme e fatale për burrat)por me metodat e vjetra,të egra,çka kishte mësuar brenda e jashtë mbretërisë së tij.Sa inat i vinte kur lart e poshtë mureve të pallatit mbretëror përflitej se nga mësuesi i rreptë i egër ,i rregjur me vaj e me uthull,mëson më tepër se sa nga mësuesi i butë,qengj i urtë.(ata nuk quheshin burra).Në biseda të tilla ajo s’duhej të fliste,gjërave u vihej kapaku nga brenda por jashtë ziente dynjanja

NË ROOTTERDAM

$
0
0

Përshtypje udhëtimi nga Luan Çipi

Ishte data 9 qershor 2009 kur nisemi nga qyteti holandez Roosendaal për një vizitë në Rotterdam.  Distancën, që ndan dy qytetet, me autoveturë, e përshkuam në afër 1 orë.  Autostrada fushore, me 4 krosi, e mbajtur si jo më mirë, kalonte në pamje të bukura, nga të dy anët, ku shihej veç gjelbërim, sipërfaqe të pafundme të mbjella me foragjere, fshatra të vendosura si në pikturë, apo shtëpi fermerësh, larg njeri tjetrit, si dhe kudo lopë laramane në kullotje të lirë. Kaluam disa ura të gjata, ku nga të dy anë mbi liqen, dukeshin anije të inbarkuara, në pritje të orarit për ngritjen e krahëve të urave dhe për kalim në inteneraret e tyre.

Më larg, në të majtë, nga ana bregut te Detit të Veriut kudo shikoje në lëvizje helikat e ‘’gjiganteve energjetik”, që me ndihmën e erës prodhonin, pa u lodhur, energji elektrike thuajse falas.

Futemi te tuneli i gjatë 1070 ml., një nga mrekullitë e ndërtimeve holandeze. Kujdes, duhet ulur shpejtësia e makinës deri ne 50 km. në orë, se ndryshe, për çdo metër më shumë, kamerat digjitale regjistrojnë gabimet dhe lajmërojnë për gjoba të mëdha.

Hyjmë në qytetin e shtrirë në 304 kilometra katrore, nga e cila 206 km. katrore tokë dhe diferenca, ujë. Qiellçarëset, krejt të ndryshme, përshëndesin njëra tjetrën dhe vëllazërohen me ndërtesa të stileve arkitektonike të ndryshme, por të zgjedhura me kujdes nga Këshilli i Arkitektëve të Qytetit, një organizëm bashkiak i dalluar për stilin e veçantë “kubik”, me emër. Këtu ndërmerren kuvende botërore dhe diskutohen e vendosen gjetje e përhapje normash e normativash unike, për larmit e formave të bukura arkitektonike të ndërtimeve moderne, gërshetuar me ato të traditës (siç është Manhatan, mbi lumin Maas).

Rotterdami është një qytet i madh, i dyti në Holandë pas Amsterdamit, me gati 600 mijë banorë, kryesisht holandezë po dhe siriane, turq, marokene dhe nga të gjitha kombësitë e botës. Vendasit e pasur, më së shumti, banojnë në vila komode për rreth qytetit. Qyteti është themeluar ne vitin 1340 dhe ndërsa në vitin 1796 ka pasur 50 mijë banorë, në vitin 1879 arriti 150 mijë banorë dhe në vitin 1925 u bë me 350 mijë banorë. Në 14 maj të vitit 1940, në 5 ditët e fundit të luftës hitleriane me Vendet e Ulëta, Rotterdami është bombarduar nga ajri  dhe thuajse është shkatërruar tërësisht, në shenjë ndëshkimi për rezistencën aktive që i benë hordhive pushtuese naziste holandezet liridashës. Qyteti është rindërtuar shpejt dhe në vitet 1950 deri ne vitin 1970 është rikonstruktuar, ndërsa, në vitin 1980, Këshilli Bashkiak, ka iniciuar një zhvillim të shpejt e të veçantë të politikës urbanistike dhe arkitektonike dhe vetëm në vitin 1990 janë hedhur hapat konkrete për të ndërtuar një qendër të re madhështore, në rrjedhën jugore të lumit Maas, drejt Detit të Veriut.

Rotterdami është një qendër e madhe arsimore, kulturore e sportive. Këtu vepron Universiteti Erasmus i Rotterdamit, me Fakultetin e spikatur të Mjekisë, po dhe me I’MBA (Master për Ekonomi Biznes), i famshëm në shkallë evropiane e botërore.

 Në qytet gjatë gjithë vitit vlojnë aktivitet kulturor e artistik me Orkestrën e Filarmonisë, Akademinë e Arteve të Bukura, me Pallatin e Kongreseve dhe të Koncerteve, me  disa teatro e midis tyre me atë më të riun, « Luxor », me qendrat e koncerteve rook dhe të muzikës tekno, të vendosura në pjesën jugore të qytetit. Po aty janë muzeu i Artit, ai Historik dhe Muzeu i Kulturës Popullore,  Zooparku i madh, etj.  Këtu në çdo fund janari organizohet kinofestivali ndërkombëtar, çdo fund qershori festivali botëror i poezisë dhe për fund viti festa e karnavaleve, tip Karaibe.

 Me emër të madh janë dhe ekipet futbollistin të qytetit si Feynordi, Sparta dhe Excelsior, që kanë sjellë trofe të rëndësishme të kampiones së Holandës, të Kupës UEFA (tre herë), të Kupës së Kampioneve (1970) Po kështu Rootterdami dallohet për traditat në maratonë ku qyteti ka kampion botëror, në tenis, etj.

Rotterdami, mbi të gjitha, është një port shumë i madh. Më i madhi në Evropë. Për këtë shërben pozicioni shumë i favorshëm që ai ka në deltën e lumit Maas me thellësi optimale dhe lidhja e tij me  Detin e Veriut, çka krijon favore për krejt Evropën për t’u furnizuar me mallra të gjithfarëllojshme, nëpërmjet Oqeanit, për të kaluar pastaj, me transport të fuqishëm tokësor, hekurudhor e ajror, nëpërmjet konteniereve tepër cilësor, me mekanizma elektronik tip robotësh, thuajse fare pa njeri.

Shumë e rëndësishme, në Portin Gjigand, është industria petrokimike, me gjashtë rafineri të fuqishme për përpunimin e naftës bruto dhe për prodhimin e të gjitha derivateve të mundshëm,  si dhe një sistem petrolifer me rezervuare të pafundmë gjigant.

Zhvillim të theksuar ka  dhe industria e ndërtimit të makinerive.

 Dhe të mendosh se të gjitha këto bashkëjetojnë me një turizëm vjetor shumë milionësh, me një infrastrukturë fine, me gjallërinë e pa krahasuar të veprimtarive kulturore, artistike e sportive, me një harmoni ndërfetare e raciale shembullore, me sjellje tejet të kulturuar dhe me një pastërti e shërbim rural, komunal e personal për t’u pasur zili nga kushdo.

Ne, duke pritur për pak çaste në « Prachtig  Grand Cafe » buze lumit Maas, pasi na shërbehet kafe dhe çaj me biskota, sipas dëshirës, presim biletat dhe nisemi me anije për një udhëtim turistik 45 minutash në konturet e Portit të Madh. Para nesh shohim Urën Gjigande që lidh të dy brigjet e lumit të gjerë për 800 ml. gjatësi dhe me lartësi 139 ml., për të kaluar nën të çdo lloj anieje, deri ato oqeanike. Edhe vetë ura është një çudi e teknikës dhe e bukurisë bashkëkohore, si urë e varur tepër e gjatë e lidhur me kavo të fuqishme, vetëm në një pikë tërheqjeje.

Hipim në anijen e bukur lumore « Spido » dhe zëmë vendet në një nga sallat e mëdha të saj. Dhjetëra pasagjerë, me aparatet fotografike në duar, zënë vend në tavolinat dhe karriget komode, ndërsa, në banakun e gjerë të anijes shërbehen, sipas dëshirës, pije dhe ëmbëlsira.

Hedhim sytë anash dhe madhështia nuk ka ku të futet e sesi të përshkruhet: Para na del qiellçarësja « de Maas », këtu, më afër, buzë lumit është ankoruar, për të mos lundruar më, një anije mesjetare me vela që quhej COSTETCHELDE, më tutje lartësohet kulla më e lart e qytetit me restorantin rrotullues, si ajo e Torontos, po më e hershme dhe natyrisht më pak e lart. Ja, në breg fare afër, një kub madhështor, godinë me dritare të mëdha me kombinim ngjyrash blu dhe gri, ndërtesa të tjera kubike madhështore gjithandej, në breg e në thellësi, nga të dy anët e lumit, aty më afër Kulla e bukur e Admiraliatit, që drejton gjithë manovrimet e anijeve në  lum e deri në det, më tej me dhjetëra anije të akustuara që ngarkohen me vinçat e tyre dhe të tjera që shkarkohen me vinçat gjigande magnetike me komanda  e pajisje elektronike robotësh; cisterna gjigande të instaluara buzë bregu, që depozitojnë, ruajnë e konservojnë në kushte ideale gjithfarë lëngjesh deri pije freskuese të ardhura nga kontinente të largët ; më tej rimorkiatorët MAGNUS, PEGASUS etj. që janë gati të tërheqin maune të fuqishme ; tragetet HELEN, INVOTIS, VILSON MAAS etj, në ngarkim apo shkarkim. Më në thellësi lartësohen oxhakë rafinerish e fabrikash, që nxjerrin tym në lartësi. Më tej, pleksur midis vinçash modern, një mulli për bluarje drithërash tipik holandez, rri aty për të kujtuar traditën ekonomike duke thënë : asgjë nuk duhet të shkoj dëm, të shfrytëzojmë çdo lloj burimi energjetik, që na fal natyra sa  më gjatë që të jetë e mundur. Në një gji të hapur, midis kubikeve holandezë, një qytezë kineze sikur flet edhe ajo për harmoninë ndërkontinentale.

Si morëm kthesën për të kaluar, në anën tjetër të lumit shohim doket e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve. Ja aty sa ka marrë formë një anije druri, që ndërtohet  me dorë e me teknologjinë e 500 vjetëve më parë, më tej për riparim kapital transoqeaniku MENKAR dhe sipër tij vinça të fuqishëm bashkëkohor të markës “ect”, ndërsa në breg – lum, kontejnerë cilësore, të vendosur në 7 radhë dhe të tjerë që lëvizin me ndihmën e vinçave magnetik dhe të karrocave elektrike të kompjuterizuara; depo të pafundme të firmave WORTELBOER,TRICO; maune të stërgjata, që venë e vijnë në lum si dhe transoqeaniku gjigand  “Nju Rotterdam”, anija më e madhe holandeze, e prodhuar dhjetëra vjet më parë, për transport pasagjeres, po që tani, pasi e ka kryer misionin e saj, në pamundësi lundrimi e sigurie, do kthehet në qendër kujtimi, muzeu, argëtimi, pushimi e relaksim.

Largohemi të mbushur me optimizëm e gëzim për gjithçka madhështore të realizuar nga holandezët e mençur dhe punëtorë, në këtë port gjigand dhe me besim e shpresë se ky shembull do të jetë një model edhe për qytetin tim të lindjes, Vlorën e dashur, që për fat ka kushte natyrore të njëjta, për pozicionin gjeografik, si dhe për gjerësinë, madhësinë e gjirit detar dhe thellësinë e detit.

Pjesë e Librit të Luan Çipit “Nga Llogoraja në Niagarë”

Doli nga shtypi libri i shkrimtarit Kristaq Turtulli ”Pianisti”

$
0
0

Libri me novela gjendet në Panairin ”Tirana 2013”

1

KU ËSHTË PIANISTI?

$
0
0

KU ËSHTË PIANISTI?

Përjetim gjatë leximit të librit “Pianisti”

Pianisti. kopertinaMë pëlqen muzika, por i anashkaloj krijuesit dhe biogafitë e tyre. Edhe për artistët, kujdesem pak që të mësoj të fshehtat e jetës së tyre të trazuar. Më shijon arti dhe krijimtaria e tyre, ndaj i vlerësoj edhe për shpritin rrebel. Thjesht dëgjoj muzikë, madje edhe kur lexoj, apo marr mundimin të shkruaj, e le në sfond me zë të ulët.

Ma rekomanduan librin “Pianisti”, (novela), të shkrimtarit e romancierit të njohur Kristaq Turtulli, libër të cilin lehtësisht e gjeta në “Panairin e librit”, të organizuar në këto dit nëntori 2013, në Tiranë.

Në kopertinë, dy duar me gishtat nevrik lozin mbi tastierën e pianos. E përfytyroja ndryshe: një zotëri i veshur me stilin klasik, e leshra të të lëshuara e të shpupurisura, etj, etj. Më pëlqen. Është një zgjidhje artistike mjaft e goditur, pamje e papërcaktuar, për të thënë atë çka gatuhet brenda nëpër rreshtat dhe faqet e shkrimit “Pianisti”, që i ka dhënë emrin edhe vetë librit.

Tregimi rrjedh natyrshëm, qetësisht si ujët e lumit Vjosa në ditëtë ngrohta të beharit. Më kishte marrë malli të kujtoja shumë fjalë të përdorura kohë më parë, e tani të “harruara”, e të lëna mënjëanë si të pavlera. Nis me një telefonatë të largët, për një lajm të keq, për një person e histori të largët e të venitur nga vitet. E rrëfyer në vetë të parë, me një fjalor për t’u patur zili, larg gjuhës standarte, duket sikur ngjarja është reale dhe përjetuar, siç mund t’i ndodhë çdokujt, pavarësisht se ku, në fshat apo qytet. Është një formë mjaft e gjetur e shkrimtarit rrëfimtar, që të bën ta çosh deri në fund leximin, ta besosh, madje edhe të bëhesh ortak me personazhin kryesor, “mësuesin e rusishtes”, për të shtuar diçka që ai s’e thotë, ose që qëllimisht e le si në mjegull.

Nuk ka nevojë të përshkruhet përmbajtja. Ç’ kuptim ka të ritregohet? Rreth tre personazheve vërtitet e gjitha. I pari mësuesi i rusishtes, pastaj Belbani (më shumë duket si emër i pabukur, qëllimisht i sajuar) dhe më tej Poli, ose më gjatë Polikroni. Tipa krejt të ndryshëm të gjendur në një qytet të vogël dhe të puqur rastësisht, ose mjeshtërisht nga autori. Çudi si mund ta gjejnë muhabetin mes tyre? Po kështu ndodh në jetë, mbase më shumë në provincë, ku s’ ke ku përplasesh, veç tek klubi “Kuçi gota” dhe tek gota e rakisë, ose tek loja e bilardos, kur fatmirësisht gjendet një e tillë. Këto s’para ngacmojnë ndjesi, pasi duken si një sfond i zymët i një pjese dramatike, që zhvillohet në një cep të botës dhe kaq. Edhe pakënaqësia dhe çfryrjet e mësuesit të rusishtes, duken të ftohta, pavarësisht se janë pjesë e jetë shqiptare, të atyre mijërara mësuesve që dekada më parë u degdisën dhunshëm në zona të largëta, në emër të detyrës dhe s’u shpërblyen si duhet, por që nuk u ngulën të krijojnë rrenjë. Nuk çudit njeri edhe Belbani, që me një kurs çfardo ishte përgjegjësi i shtëpisë së kulturës. Vallë vërtet s’kishte tjetër!? Me një fjalë ishte emruar drejtues i jetës artistike e kulturore të qytezës, ku kisht edhe një shkollë të mesme. Të zakonshme të tilla ndodhi. Ndërsa ndryshe është Poli: i heshtur, elegant, i drejtë sikur ka përpirë okllai, do të shtonte nonjë korçar shakaxhi. Fshatar i çuditshëm ky, i hekurosur, me jakën e këmishës të ngritur, sqimartar dhe i kujdesshëm deri në vogëlsi, aqsa mos i prishej hekuri i pantallonave kur ulet diku. Asnjë fjalë kush është e ç’ka në kokë. Enigmatik, sa bëhet i bezdishëm me heshtjen e tij. Vjen në çdo fund jave në qytet dhe kaq. Meritë e autrit që e le lexuesin të hamendësojë dhe të pyesë: More! Po ç’është ky fshatar, me pamje e veshje aristokrati, tamam si “dhija mes deleve”, që vjen e ikën si hije në jetë e rëndomtë të qytetit të vogël?

Lexon e lexon lexuesi, po pianisti s’po duket gjëkundi. Jetën e qytetit e  trazon Dodona, vajza e doktorit, studentja që me orë të tëra luan në piano në shtëpinë e kulturës. Thashethemet mbushin dynjanë, ushqimi shpirtëror për gratë, që s’kanë me se të merren dhe rrëmojnë plehun, apo trazojnë hirin në vatrat e shtëpive të botës. Dodona si në një çfaqje teatri, qëndron prapa perdes të vjetër e pangjyrë, apo mbledhur në një shtëllungë reje në ngjyrë të bardhë, që më së shumti bëhet gri, që endet në hapsirat qiellore pa kufi. Nuk duket në rrugica e as në qytet, nuk i a sheh kush fytyrën, ndërsa ndjehet çdo lëvizje e saj, çdo brengë, çdo psherëtimë, çdo lot i rrjedhur faqeve, madje edhe gjumi dhe frymëmarrja e mekur nga trishtimi. Dikujt i dhimbset, po të tjerët nuk e lenë në hallin e vet. Disa, sipas ligjeve të pashkruara të provinces, e shajnë, e mallkojnë, e dënojnë dhe ia nxijnë jetën.

Pikërisht në një çast pritje dhe padurimi çfaqet Poli “Pianist”. Habitet mësuesi i rusishtes, që më në fund e zbulon të fshehtën. Zemërohet Belbani, që doli në dritë mjeshtëria e Polit, mbase e dinte po nuk bënte zë. I ndjeshëm ndaj paafftësisë së vet, bëhet dru dhe gur. Ndoshta, është ai i paudhë, që i ka prerë rrugën artistit. Këtu lexuesi gjen shpjegim. Paraqitja dhe veshja e polit nuk është rastësi.

Një fund brilant i tregimit. Autori ka një frymëzim, që të ngazëllen. Të bën ta jetosh me shpirt të trazuar atë skenë, aq sa bëhesh njësh me të. S’ besoj se e ka sajuar. Lexojeni dhe do të bindeni. Më së shumti do të ndjeni kënaqësi të fjalës dhe rrëfimit të sinqertë.

Çdo lexuesi, duke përjetuar fundin e magjishëm, vetiu i lindin shumë pyetje, të cilat kërkjnë të dalin nga gryka e thesit mbushur plot:

Ç’e shtyu “Pianistin”, të mbyllet në vetvete e të ngujohet në një vend të humbur e të jetojë si asket?

Mos vallë ndonjë dashuri e shkërmoqur në vorbullat e jetës, ashtu si e Dodonës? Mbase!

Më tej akoma: kaq e fortë qënka dashuria!? Përgjigja:

Veç ai që e ka provuar prushin e saj, e di. Të tjerët hamendësojnë dhe rrëfejnë.

Kristaq ! Urime dhe falënderim për këtë libër kaq të bukur!

Suksese!

Kadri Tarelli

Durrës.    

Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist

$
0
0

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”.

Bernard Shou

Me librin e ri “Diademë letrare”, autori Flori Bruqi, i mirënjohur për krijimtarinë e tij të begatë në shumë fusha të dijes, vë në dorën e lexuesve një tjetër vepër interesante, në të cilën pasqyrohen ngjarje të vrragshme në jetën e kombit shqiptar, probleme të gjuhës shqipe, përsiatje në fushën e kritikës letrare, vlerësime mjaft të gjetura për veprimtarinë krijuese të autorëve të ndryshëm, nisur gjithmonë nga objektiviteti shkencor që është produkt i formimit të tij të admirueshëm intelektual.

Ai bën interpretime dhe shpreh këndvështrime për vepra letrare nga pikëpamja e aktualitetit, duke i lidhur ato me problemet e mprehta të jetës shoqërore dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe duke nxjerrë në pah tërthorazi edhe bindjet e veta si kritik, të mbështetura mbi një truall të shëndoshë kombëtar.

Tek po e lexoja me kureshti çdo faqe të këtij libri mjaft tërheqës, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde – 1854-1900), filozof, estet, shkrimtar dhe poet anglez me origjinë irlandeze, njëri nga dramaturgët më të njohur të periudhës së vonë viktoriane, i cili thoshte:
“Kritika kërkon më shumë kulturë sesa krijimtaria”.

Dhe me të vërtetë: vlerësimi kritik i krijimtarisë artistike kërkon formim të gjerë kulturor, i cili përfaqëson në vetvete një “fletëhyrje”, një “lejekalim” për çdo vepër letrare, që kjo të çajë drejt zemrës së lexuesve.

Prandaj Flori Bruqi, me formimin e tij, si një intelektual erudit, nxjerr në pah dhe konfirmon parimet krijuese që përvijohen në veprat e shumë autorëve në botën e letrave shqipe, ushtron ndikim të ndjeshëm mbi procesin letrar, si edhe mbi kristalizimin e drejtpërdrejtë të vetëdijes shoqërore.

Vlerësimet e tij herë-herë mbartin një karakter publicistik, duke u pleksur me gazetarinë, si edhe një natyrë të mprehtë nga sfera politikës së ditës. Por ato, në të njëjtën kohë, janë të lidhura ngushtë edhe me shkenca të pranëndodhura (fqinjësore), si historia, gjuhësia dhe politologjia.

Shumë interesante janë përsiatjet e autorit për letërsinë dhe për psikologjinë. Aty ai ndalet në figurën e Frojdit, i cili njeriun e vë në qendër të psikanalizës. Në qendër të doktrinës psikanalistike frojdiane për njeriun, qëndron fakti se njeriu përfaqëson në vetvete një sistem energjetik.

Sipas Frojdit, njeriu, në këmbënguljen e tij të padiskutueshme për kënaqësi, hyn në konflikt me shoqërinë dhe me qytetërimin. Njerëzit, sipas tij, veprojnë në përputhje me parimin e kënaqësisë, me pikësynimin për t’i përmbushur dëshirat e veta pa kurrfarë kufizimi.

Duke ballafaquar Frojdin me Marksin në vlerësimin e individit, autori ndalet në atë që mund të quhet antropologjia filozofike e Marksit. Të mirën dhe të keqen në natyrën e njeriut, dashurinë apo egoizmin, në dallim nga Frojdi, Marksi e shpjegon jo me vetë natyrën në fjalë, jo me ndonjë sistem energjetik, por me rrethanat shoqërore. Këtë ai e shpjegon me faktin se njeriu apo individët i krijojnë vetë rrethanat shoqërore në ecurinë e zëvendësimit të breznive.

Mjaft interes ngjallin ballafaqimet që bën autori për gjuhën shqipe dhe sidomos për lashtësinë e saj, duke sjellë brenda thurimës së lëndës pikëpamjet e mjaft shkencëtarëve të shquar të albanologjisë, nga hapësirat evropiane dhe nga trojet amtare.

Atë e dëshpëron fakti që historianët, përgjithësisht, i trajtojnë kulturat që kanë krijuar popuj të ndryshëm të periudhave parahistorike apo historike, por kur është fjala për etni konkrete, ata ose flasin pak ose heshtin fare për popujt që i kanë krijuar qytetërimet përkatëse.

Duhet pranuar se historianët e huaj kanë heshtur qëllimisht për etninë shqiptare se lashtësia e saj ka ngjallur xhelozinë e tyre, veçanërisht lashtësia e gjuhës shqipe.

Fakti që Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus (23-79 e.r.), nartyralist i shquar romak, në veprën me titull “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës), në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”, fakti që, pas Plini Prakut, historiani i lashtë romak Apiani (Аппиано́с Александре́ус – 95-170), me prejardhje greke dhe që ka shkruar në greqishten e vjetër, autor i veprës “Historia e Romës”, ka përsëritur të njëjtën gjë, fakti që profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në librin e vet kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, thotë se, ndër burimet që ata shfrytëzuan për krijimin e alfabetit në fjalë, ishte edhe shkrimi i vjetër shqip, janë dëshmi të pastra se gjuha shqipe qëndron në themelin e të gjitha gjuhëve evropiane. Madje Engelsi, për Apianin, në veprën “Ludvig Fojerbahu dhe fundit i filozofisë klasike gjermane”, shkruan:
“Nga historianët e lashtë, të cilët kanë përshkruar luftën që është zhvilluar në gjirin e Republikës Romake, vetëm Apiani është ai që na flet qartë dhe shkoqur…”.

Një hapësirë boll të mjaftueshme në librin në fjalë autori ia ka kushtuar shkrimtarit racist serb Dobrica Qosiç, filozofisë së urrejtjes të të cilit ndaj kombit shqiptar ai ia ka çjerrë maskën me vet fjalët e këtij shovinisti të regjur, sipas të cilit, në raport me etninë shqiptare, populli serb na qenka, demek, populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit!

Me ditarin e vet me titull “Koha e gjarpërinjve”, të cilin e pati shkruar në periudhën 21 mars 1999 – 1 janar 2000, Dobrica Qosiç, në qëndrimin racist ndaj etnisë shqiptare, zë kryet e vendit, përkrah kryeministrit serb të vitit 1913 Vladan Gjorgjeviç, shkrimtarit Ivo Andriç, akademikut Çubrilloviç, kryepeshkopit Pavle që prehet në аtë botë dhe kryepeshkopit të tanishëm Irinej, si edhe të shumë …viçëve të tjerë antishqiptarë.

Por Flori Bruqi, me elegancën intelektuale që e karakterizon, është sqimatar në leksikun që përdor për të nxjerrë në pah mllefet e Qosiçit kundër popullit shqiptar të Kosovës, mllefe këto që, në të vërtetë, zbulojnë antivlerat e tij intelektuale. “Ekranizimi” që Flori i bën në këtë vepër racizmit të Qosiçit, më kujton një letër shumë interesante që shkrimtari i shquar francez Romen Rolan (1866-1944), laureat i Çmimit Nobel në vitin 1915 për veprën me titull “Për idealizmin e lartë të veprave letrare, për simpatinë dhe për dashurinë për të vërtetën”, ia dërgonte një kolegu të tij gjerman në vitin 1914, edhe ky laureat i Çmimit Nobel për vitin 1912. Shkak për atë letër ishte bërë sulmi i trupave gjermane kundër Belgjikës.

Letra në fjalë i drejtohej dramaturgut të njohur Gerhart Hauptman (1862-1946) më 29 gusht 1914 dhe qe botuar më 2 shtator 1914 në “Journal de Geneve”. Në të ai shkruante:

“Lufta është fryt i dobësisë së popujve dhe i budallallëkut të tyre… Unë… e pashë se si trupat tuaja po shkelin neutralitetin e Belgjikës fisnike. Ky është një veprim i pandershëm që ngjall përbuzje në çdo vetëdije të ndershme dhe është pjesë e traditës politike të mbretërve tuaj prusianë”.

Pra, Flori Bruqi, në analizën e kthjellët që i bën racizmit të Dobrica Qosiçit, hedh dritë mbi një traditë tashmë të konsoliduar gjatë një periudhe mbinjëshekullore të një racizmi mbarëkombëtar serb, të cilin vargani i mbretërve, njerëzit e letrave, bota akademike dhe politika e ushqyer prej tyre, ia kanë kultivuar mbarë kombit serb në çdo pore të tij.

Kësisoj Flori Bruqi, me një qetësi “patriciane”, e zhvlerëson tërësisht deklaratën butaforike të Qosiçit për popullin serb, si më “demokratiku”, më “i civilizuari” dhe më i “arsimuari” i gadishullit tonë!

Me taktin e një kritiku gjakftohtë, Flori i lë të kuptojë lexuesit se kombi serb dhe mbarë intelektualët që e përfaqësojnë, pa qenë nevoja të hyjë në mendësinë e kampeve politike që nuk ia vlen të hetohet, vuajnë nga një sëmundje mbarëkombëtare, siç është mungesa e së vërtetës, e cila, që në zanafillë të zbritjes së tribuve sllave drejt Ballkanit, u përzu dhunshëm për gjetiu, meqenëse vendin e saj e zunë mitet dhe legjendat që u sajuan pa pasur kurrfarë trualli konkret.

Dhe subvensionimi për krijimin e tyre nuk ka njohur kurrfarë kufijsh. Madje ky subvensionim, që para nje shekulli, arriti deri aty, saqë kryeministri Vladan Gjorgjeviçi, në vitin 1913, botoi librin me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, në të cilin shqiptarët i paraqit si njerëz me bisht që i kujtuakeshin pararendësit gjysmë të egër të lashtësisë. Pikërisht ky libër, i mbushur me mite dhe me shpifje serbe, u qe servirur në tryezë përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913 që kishin mprehur thikat për copëtimin e trojeve etnike shqiptare.

Me analizën e vet intelektuale, Flori Bruqi argumenton tërthorazi se e vërteta mbetet një e mërguar e përjetshme e Serbisë, sepse mitologjia dhe shpifografia janë shndërruar për të në “shpendë grabitqarë” që nuk e lënë t’u afrohet absolutisht hapësirave serbe.

Madje kulti i mitologjisë dhe i shpifografisë serbe ka arritur deri në atë pikë, saqë kohët e fundit edhe Kardinali Wallter Kasper, për të përditshmen katolike Kathpress, deklaroi se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës se Kosova na qenka “djepi” i kishës ortodokse serbe! Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit të bën të hamendësosh se ai ose është një klerik me formim të mangët intelektual, ose ka marrë përsipër rolin e tellallit të Serbisë.

Sepse siç dihet tashmë, politeizmi ilir filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët zbritën në gadishullin tonë në shek. VII.

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë:

“Pë të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sitemin e bindjeve të veta”.

Me sa duket, kjo thënie e artë nuk gjen kurrfarë trualli në hapësirat serbe.

Në librin e vet Flori Bruqi është ndalur posaçërisht në krijimtarinë e mjaft autorëve shqiptarë, në veprat e të cilëve, në njërën ose tjetrën mënyrë, gjen pasqyrim çështja kombëtare shqiptare, një çështje që vazhdon të përcjellë rënkatën e një shekulli të tërë për një padrejtësi të rëndë që i është bërë etnisë shqiptare, në pritje për të gjetur zgjidhjen e vet përfundimtare.

Në analizat e tij del në pah Flori kritik dhe Flori artist, krijues. Por në rastin konkret, forca gjykuese, forca analizuese merr sipërinë mbi forcën krijuese. Çështjet me rëndësi jetësore, jeta me të fshehtat e saj, plagët e saj të hapura janë më afër organizimit mbresëlënës të botës së kritikut që mbështetet mbi truallin e shëndetshëm të organizimit krijues të artistit.

Në analizat e Florit që burojnë nga honet një shpirti të ngrohtë mes shkulmash dashamirësie për kolegët e tij krijues, qoftë caqet e një kritike thjesht estetike që përmblidhen në kërkesën për një interpretim dhe takt poetik, qoftë caqet e kritikës historike, vijnë e përcaktohen nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë.

Në vlerësimet e tij kritike kapen lehtë zërat e gjallë të jetës shqiptare në një përthyerje artistike, zbulohen të fshehtat e mëdha të shpirtit shqiptar dhe të organizimit të tij të brendshëm.

Në këtë mënyrë, në analizat kritike të Florit, vetë jeta shqiptare përvijohet para lexuesit si një përndritje hyjnore. Në penën e Florit, arti dhe kritika përbëjnë një tërësi organike në të kuptuarit e ideales.

Me këtë vepër, Flori ka ngritur një panteon amfiteatror në nderim të shumë figurave të nderuara të letrave shqipe, mes të cilave nuk mund të rri pa përmendur disidentin e shquar, poetin martir Havzi Nela, gurrës poetike të të cilit ia mbylli grykën litari i kriminelëve komunistë, pikërisht atëherë kur sistemi i tyre ishte në grahmat e fundit.

Santa Barbara, Kaliforni
11 nëntor 2013

“DAJA BËRI SOT NJË PËRURIM, QË TË VË SHUMË NË MENDIM…”

$
0
0

Në Panairin e 16-të të Librit, “Tirana-2013”:

Nga: Murat Gecaj

1

1.

Ndërsa po vinin kolegë e miq, shkrimtarë e poetë, publicistë e studiues etj., për të marrë pjesë në përurimin e librit të ri të Sadulla Zendelit-Daja, rikujtova njohjen e takimin e parë me të. Kjo ndodhi pikërisht në atë sallë të vogël të Shtëpisë Botuese “Toena”, tre vjet më parë, kur ishte organizuar përurimi i një libri. Vërejta se pas meje ishte ulur një burrë i moshuar dhe, i përqëndruar, po shihte diçka në celularin e tij. Më tërhoqi vëmendjen, sepse ishte i panjohur për mua dhe nuk kishte njeri tjetër pranë tij. Sigurisht me mirësjellje, iu drejtova atij dhe e pyeta se cili ishte. Ai buzëqeshi me mirësi dhe ma shqiptoi emrin e vet, duke theksuar se të gjithë, në vendlindjen e tij, Gostivar e më gjerë, por dhe në Suedi, ku jeton tash afër 50 vjet, i thërrasin me respekt “Dajë”.

Nuk dua të zgjatem me hollësira, por ai rast shënoi dhe pikënisjen e njohjes e të miqësisë sonë të pandarë. Më tej, ne jemi takuar disa herë, në veprimtari të ndryshme, jo vetëm në Tiranë e Durrës, por edhe në qytetin Boras të Suedisë, vitin e kaluar, kur u festua 5-vjetori i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”. Tashmë, ne kemi shkëmbyer librat tanë, mbajmë lidhje me e-maile dhe, bile, jemi njohur familjarisht. Kështu, ai ka “miqësi” edhe me mbesën time 10-vjeçare, Dorelën. Prandaj edhe ajo mori pjesë në këtë përurim e i dhuroi atij një buqetë me lule të freskëta, në shënjë dashurie e respekti të posaçëm për të, ku kishte shkruar këto fjalë: “Urime zemre, Dajës, për librin e ri,/ nga Dorela Agolli, me shumë dashuri!”…

Kjo ishte arsyeja, pse edhe këto ditë, pra kur u zhvillua Panairi i 16-të i Librit, “Tirana-2013”, pothuajse tërë kohën qëndruam bashkë, duke patur pranë dhe kolegë të tjerë, si Viron Konën, prof.Zyhdi Dervishin, Bashkim Saliasin, Hatixhe Lushin etj. Ndërsa “pika kulmore” e kësaj feste të librit, si për vetë Dajën, për mua e disa kolegë të tjerë, si Bardhyl Xhama, Bashkim Hoxha, Hulusi Hako, Kadri Tarelli e Bujar Poçari, Vojsava Nelo e Lumturi Vladi, ishte pikërisht dita e sotme. Kjo, sepse  shkrimtari, poeti e leksikografi Sadulla Zendeli-Daja përuroi librin e ri, “Ditari i kujtimeve të paharruara”, i cili është i 9-ti, në radhën e botimeve të tij. Sigurisht, ishte një ngjarje e bukur dhe e shënuar për atë. Por Dajës i rri mendja te Fjalori voluminoz, shqip-suedisht, me 1.600 faqe, të cilin pret ta shohë të botuar, së shpejti.

2.

Në përurimin e librit të ri, me vjersha e mendime nga Daja, i cili është venë në qarkullim nga SHB “Toena” (me redaktor Baki Ymerin, recensentë Viron Konën e Fetah Bahtirin dhe korrektor letrar Kujtim Dashin) sot në mesditë, në një sallë të Panairit, në Pallatin e Kongreseve-Tiranë, ishin të pranishëm mjaft krijues, kolegë, miq e të njohur të Dajës. Bile, kishin ardhur edhe nga qytetet Durrës, Vlorë etj.

Veprimtarinë përuruese e hapi znj.Irena Toçi, drejtuese e SHB “Toena”,  e cila u ndal, shkurtimisht, në jetën dhe krijimtarinë letrare e leksikografike të Sadulla Zendelit-Daja. Ndër të tjera, u theksua edhe se ai hapi shkollën e parë shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve, në Suedi. Po kështu, është përsonaliteti më i njohur i Bashkësisë Shqiptare, në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë dhe mbështetësi i tyre e veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare shqiptare. Megjithëse po u afrohet 80 vjetëve të jetës, ai vazhdon të jetë gjithnjë i palodhur e i kudogjendur, si në Suedi, por dhe në trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e tjerë.

Në vazhdimësi, për librin e ri dhe në tërësi për  krijimet e Dajës, folën shkrimtarët e studiuesit: Kujtim Dashi, Viron Kona e Murat Gecaj. Secili prej tyre nënvizoi shpirtin atdhetar të tij, përkushtimin e vendosmërinë që emri i shqiptarëve të jetë sa më i nderuar, jo vetëm në Suedi e shtetet tjera të Skandinavisë, por dhe më gjerë, në Europë.

Por edhe kolegë e miq, që morën njoftim për këtë përurim, përmes Internetit, i dërguan përgëzimet e tyre autorit të librit. Ndër ta, ishin: Dr. Ramiz Zekaj e Bardhyl Selimi-Tiranë; Zyba Hysa-Vlorë; Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani” e Sokol Demaku, nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, Boras-Suedi. Ndërsa Bardhyl Qirjaku shkruante edhe këto radhë: “Ju përshëndes nga Windsori UK (sepse ka një të tillë në Kanada)! Edhe sepse nuk kam mundësi të marr pjesë në veprimtarinë e sotme, i shprehi z. Sadulla Zendeli urimet më të mira, për suksesin e librit të tij, gjë për të cilën nuk kam asnjë dyshim”.

Me këtë rast, Daja i falënderoi nga zemra, si folësit e pjesëmarrësit në përurim dhe tregoi për jetën e krijimtarinë e tij, sidomos gjatë 50 vjetëve të fundit, në mërgim. Atij iu dhuruan libra nga krijuesit tanë, ndër të cilët ishin dhe  disa, që  kishte dërguar Vilhelme Vranari-Haxhiraj, nga Vlora. Po kështu, vetë Daja nënshkroi për ta, librin më të ri të tij.

Nuk di sa ishte i gjetur titulli i shkrimit tim informues, po për këtë gjë kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, pra: “Daja bëri sot një përurim, që të vë shumë në mendim!…” Se edhe çdo “ditar” e bën një gjë të tillë.

3.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, po shënojmë pak radhë të poezisë domethënëse të Zyrafete Manajt-Kryeziut, “Fjalëndrituri”, vendosur në hyrje të këtij libri dhe kushtuar me respekt të veçantë, Dajës: “Paqa fle në fjalët tuaja,/ zemra e një cope toke Atdhe,/ djep i Iiiridës së lashtë,/ që për bësë fjalën e ke!…”

Tani, le ta përgëzojmë Sadulla Zendelin-Dajën për këtë botim të ri dhe t’i urojmë atij nga zemra: Jetëgjatësi, me shëndet sa më të mirë, krijimtari të frytshme, begati, gëzime dhe lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 16 nëntor 2013

NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT

$
0
0

1

  Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

   Bota e Astrid Lindgren në Vimmerby

          Krahina apo regjioni småland është i ngriturë mbi reliefin e vendit dhe këtë e thërrasin Vendi i lartësisë suedeze sepse ngtitet n¨åe relief mbi tërë regjionin. Shumica e teritorit të Småland është tokë gurore, kështu që nuk ka mundësi të punohet toka dhe bujqit të jetojnë nga puna e tyre me bujqësi. Këtu ka shumë pyeje dhe njerëzit këtu janë orientua në punë për përpunimine drurit dhe gjërave nga druri, të cilat që nga koha kanë qenë mjet tregëtia për banorete  kësaj krahine. Edhe sot e kësaj dite kjo traditë vazhdon tek banorët e këtushëm epunë më shumë dobi për ta është punimi i moblijerive edihet se nga ky regjion ka lindurë edhe gjigandi i njohur në tërë botën sot për përpunimine drurit dhe mobiljeve IKEA. Në të vërtetë para 50 vitesh kjo ishte një firmë e vogël në një qytet njashtu të vogël në Småland të quajtur ÄLMHULT, e që më punë sot ka arritur të jet¨åe e njohur në tërë botën.

          Qytetin Vimmerby e zbuluan nga Epoka e Gurit. Në varrezat nga koha e Vikingëve janë gjetur edhe rruza qelqi dhe gjysmë-gurë të çmuar dhe kopse të vjetra karakteristike për regjionin dhe kohën, të cilat janë deshmi për jetën në Vimmerby.
Qyteti Vimmerby ka vulën që përmendet si një dhuratë që daton nga viti 1350. Kjo është koha e Gustav Vasa mbret i kësaj kohe ne Suedi.

           Lexova nga Astrid Lindgren,  “Pipi Corapëgjata”, “Emili”,”Karlson në cati” e shumë libra të tjera të saj. Hulumtova, takova shumë  njerëz, miqë suedez por edhe bashkëkombas që jetojnë në këto anë dhe kudo gjeta  fjalë miradie, në çdo dritare informative ai m’u shfaq  si diçka që veç rritet e zmadhohet në vlerat e tij kulturore.

          Gjeta rrugë, objekte socialkulturore, punishte, restaurante, kampingje dhe vende pistoreske për pushim.

          Në hullitë  jetësore të vendlindjes së Astrid Lindgren ecën koha e cila nuk jeton dot pa historinë e saj,  e cila kohë ka mbetë histori në vete dhe se jo vetëm Vimmerby por e terë suedia bëhet e njohur nga kjo histori.  Dhe për këtë, sikur duan të flasin të gjithë, edhe kopshti i Lindgren, edhe vizitorët nga të gjitha treva te  Suedisë pore dhe nga të gjitha vendet skandinave dhe nga pjesë të Europës, të cilët bëhen pjesë e kësaj historie. Këto më ngacmojnë, më bëjnë të meditoj. Po, cili është qyteti ku lindi dhe u rritë Astrid Lindgren?

          E veçanta është se aty dallon shtëpi  të ndërtuar me stilin Vimmerbyan. Karakteristikë  e këtij qyteti është se shtëpitë janë rrethuar nga pemët e llojeve të ndryshme.

          E madhërishme është permendorja e shkrimtares Astrid Lindgren e derdhur në bronx, disa metra e lartë, vendosur mes qytetit Vimmerby.

          Vimmerby është qyteti i shkrimtarës së mirënjohur suedeze Astrit Lindgren, është vendi i lindjes së saj,(1907-2002) që ishte dhe është një ndër shkrimatret më të pelqyera dhe të dashura për suedezët, në letërsinë për fëmijë. Veprat e saj në gjithë rruzullin tokësor kanë krijua kënaqesi tek fëmijët dhe të rriturit dhe se veprat e saj kanë kalua kufijt dhe janë perkthye në shumë gjuhë të botës.

Astrid Lindgren është unike dhe shumë e rëndësishme, si në Suedi dhe ndërkombëtarisht, ka një interes të fortë për lexim të librave e saj dhe për të mësuar më shumë rreth jetës së saj. Astrid Lindgren është bërë një model për mijëra njerëz në të gjithë botën, jo vetëm si një shkrimtare, por edhe si një kritik social dhe komentator me integritet të fortë dhe të pushtetshëm.
Për të përmbushur interesin e madh që ekzistondhe për  të mësuar më shumë rreth jetës së Astrid Lindgren dhe arritjet e saj, shteti suedez është interesua dhe këtu është formua Qendra kulturore Nöse, e ndërtuar në Vimmerby ku Astrid ishte lindur dhe rritur njëqind vjet më parë.
Kushdo që dëshiron të përjetojë mjedisin ku lindi dhe jetoj Astrid Lindgren, dhe të marrë njohuri për personalitetin e saj mund të vizitojë këtë qendër dhe do mahnitet nga faktet që ata do marrin këtu, për jetën dhe veprën e Astrid Lindgren.
Këtu, në Vimmerby pra në  Nöse,  lindi Astrid Anna Emilia Ericsson për më shumë se 100 vjet më parë. Ajo ka luajtur me vëllezërit e motrat e saj. Ajo këtu në shtratin esaj ka dëgjuar tregime të cilat kanë lënë vragë në jetëne  e saj dhe të cilat kanë qenë frymëzim i saj neë veprat e saj për fëmijë.
Nuk është ekzagjerim të thuhet se burimi i shkrimeve fantastike Astrid Lindgren janë nga këtu.
Shtëpia e fëmijërisë së saj është ende e paprekur, si ajo kur Astrid ishte një vajzë e vogël. Shumica e mobiljeve origjinale dhe shumë gjëra janë ende atje, të cilat janë  unike dhe të mirëfillta të fëmijësrisë së Astrid Lindgren.


Zoti e bekon Kosovën edhe në Bukuresht

$
0
0

Baki Ymeri

 FOTO 1

Thonë se drejtësia vjen dalngadalë, por nuk vonohet. Qeveria rumune pas një viti e disa ditëve, jo vetëm që do ta njohë Kosovën, por konform kërkesës sonë do të kërkojë llogari nga joshiptarët që janë tallur me buxhetin e komunitetit të këtushëm shqiptar duke ia hëngër hakun, dhe ajo ç’është më e keqja, duke anashkaluar çdo manifestim kushtuar Kosovës.

7 nëntor 2013. Organizuar nga Fundacioni Europian Titulescu, para një auditoriumi të përbërë nga anëtarë të trupës diplomatike të akredituar në Bukuresht, ish ambasadorë, profesorë, juristë, studentë, gazetarë, u përurua në Bukuresht libri i Dr. Islam Lauka, “Kosova, rast universal apo sui generis”. Moderator i këtij manifestimi të rëndësishëm ishte Prof. univ. dr. Adrian Nastase, ish kryeministër dhe president i fundacionit respektiv. Raportorë: Oana Popescu, drejtore e Global Focus Center, ambasadorë, si Vasile Simleanu, Ion Diaconu, Nitu Vasile, Leca Vasile. Ishin prezentë: Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Rumani, z. Sami Shiba, kryeveterani i komunitetit të këtushëm shqiptar, Dr. Xhelku Maksuti, ish ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Gheorghe Micu, ish shefi i Zyrës rumune në Kosovë, Gheorghe Bucura, shqiptarë dhe miq të Fondacionit Titulescu.

Ligjëruesja, Oana Popescu, autore e parathënies së librit, theksoi përpos të tjerash se Rumania të mos mbetet pas në vlerësimin e saj për Kosovën, duke kritikuar kakofoninë që ka Rumania në politikën e jashtme për njohjen e Kosovës në nivelet e larta, duke përshëndetur qëndrimet pozitive të Kryeministrit Ponta për njohjen e pavarësisë së Kosovës pas një viti (2015), apo ato të Presidentit Basescu për mosnjohjen e saj, kinse, sipas tij, për ruajtjen e interesave kombëtare të Rumanisë.

Prof. Ion Diaconu, në fjalën e tij, perveç të tjerave u perpoq nëpërmjet argumentimeve të tij, të legjitimojë qëndrimin e deritanishëm të Rumanisë ndaj problemit të Kosovës. Sipas tij, megjithatë, Rumania nuk duhet të mbetet vendi i fundit që duhet të njohë Kosovën, sepse interesi i Rumanisë është që të dy shtetet: Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e familjes europiane. Vasile Simileanu, Drejtor i revistës “Gjeopolitika”, bëri dallimin, përmes paralelizmit midis marrëdhënieve të etnikëve hungarezë dhe rumunëve e shqiptarëve të Kosovës me serbët, se në Kosovë ishte fjala për shpërbërjen e një shteti federativ, kurse në Rumani kemi të bëjmë me një shtet nacional.

Përkthyesi i librit, z. Tiberius Puiu, ishkëshilltar qeveritar, i njohur si publicist për qëndrimet proshqiptare, në fjalën e tij vuri në dukje se shumë nga qëndrimet proserbe të Rumanisë bëjnë pjesë në një mit të rremë se, gjoja miqtë më të mëdhenj të Rumanisë qenkan Deti i Zi dhe Serbia, duke shtuar se gjithçka që është dhënë për Kosovën në shtyp për opinionin publik, ka ardhur nga Serbia. Zoti Puiu kritikoi si të pavërteta teoritë se shqiptarët paskan migruar në trevat serbe, duke dhënë argumente se shqiptarët ishin popullsia e tretë nën ish-Jugosllavi, dhe se janë një popull autokton me një lashtësi bimilenare në ato treva.

Ish-Kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, në permbyllje të takimit, tha se me fjalë të tjera se Rumania, mbase jo në respektim të të drejtës ndërkombëtare, por si një qëndrim politik, duhet ta njohë shtetin e Kosovës. Sipas mendimit tonë, qëllimi i këtij manifestimit ishte për ta njohur Kosovën në dritën objektive. Krahasimi i Kosovës me Transilvaninë është i gabuar. Qeveria serbe tallet me pasurinë e rumunëve të Vojvodinës, kurse rumunët ende nuk janë zgjuar nga gjumi letargjik si pasojë e propagandave serbe me karakter antikosovar.

Interesat nacionale të këtij vendi ndërlidhen me  Europën e Amerikën, e jo me kriminelët e Millosheviqit që e mbushën Kosovën dhe Bosnjën me varreza masive. Nuk është e vërtetë gënjeshtra gjoja se në rastin e Kosovës qenka shkelur e drejta ndërkombëtare, siç trumbetojnë disa ish komunistë të këtij vendi. Zoti e bekon Kosovën edhe në Bukuresht. Themi ditë e madhe për Kosovën në Bukuresht, edhe pse këto ditë i ka organizuar për herë të parë Dr. Xhelku Maksuti (31 mars 1999), dhe autori i këtij shkrimi përmes një serë lansimesh publike me krijues nga Kosova, si dhe përmes organizimit të Tryezës së Miqësisë së Kosovës me Bukureshtin. (Fotoreporter: Nicolae Iordan-Constantinescu)

NË AMSTERDAM

$
0
0

Përshtypje udhëtimi, nga Luan Çipi

Nuk mund të largohesh nga Holanda pa e parë kryeqendrën e saj, Amsterdamin. Kryeqyteti administrativ ligjor është Haga, po, në shumë drejtime, Amsterdami luan rolin kryesor në jetën ekonomike, kulturore, shkencore, artistike dhe sportive. Në datën 13 qershor, në një ditë të bukur, që në Shqipëri do ta quanim pranverore, nisemi me automjet nga qyteti më jugor i Holandës, Roosendaal, për në veri, drejt Amsterdamit.

Një ballkanas çuditet nga pamja e rrugëve të Holandës: Arterie të pafundme rrugësh të asfaltuara fushore, paralele e tërthore, nënkalime e mbikalime. Fushë dhe vetëm fushë e pambarim. Të gjitha të mbjella me foragjere; lopë, kryesisht laramane, po dhe xhers e raca të tjera të zgjedhura; kanale të mbushura me ujë, gjithnjë plot, megjithëse reshjet këtu janë gjithëvjetore e si me porosi; pemë të shumta, që rrethojnë e kufizojnë parcelat, qendrat e banuara, fermat e veçanta, anës rrugëve; sera diellore dhe me ngrohje të ulëta e të larta; dy palë shina hekurudhe për trenin elektrik të shpejtë dhe atë super të shpejtë; mure me rrjeta teli, betoni, hekuri, dërrase, apo të kombinuara, anës rrugëve kryesore, për mos shqetësuar me zhurmën e qindramijëra mjeteve kalimtare, banoret e zonës për rreth, rrjeti elektrik i tensionit të lart, me shtyllat prej hekuri kryq e tërthor dhe… asnjë mal, apo kodër.

-Jo, me thotë shoqëruesi, dhëndri im holandez Willem, ka dhe ndonjë kodër.

-Unë nuk po shoh asnjë.

-Ja, këtu janë “Shtate kodrat”, kështu quhet ky vend.

-Po ku janë kodrat, unë vetëm fushë shikoj tej e tej dhe pemë e gjithfarë gjelbërimi e ndërtesa të ulëta.

-Para shume vitesh, kur u përmbyt gjithë Holanda nga batica detare dhe reshjet e shumta dhe u mbulua krejt me ujë, te kjo zonë ngelen 7 parcela të pa inonduar. Më vonë ishin pikërisht këto që u populluan me banorë e ndërtesa dhe u quajtën të shtatë kodrat.

Vazhdojmë udhëtimin, po, diku bllokohemi nga trafiku i rënduar, në këtë ujkend, ku gjithsecili rend drejt një vend pushimi të zgjedhur, me biçikleta varur, në kapëse të posaçme, pas automjetit personal, apo me te gjitha komoditet e gjuetisë, kanotazhit, gatimit, apo fjetjes, në rimorkiot e përkatëse, nga njëherë tepër të mëdha, por që tërhiqen edhe nga vetura te vogla.

-Mos u mërzit, ndërhyn Willem. Ne radio po orientohem se ka një drejtim tjetër, më pak të ngarkuar. Dhe kthehet mbi 10 kilometra e gjen baipasin e përshtatshëm, për të kaluar në një rrugë dytësore, gjithashtu të mrekullueshme, midis pemësh, serash e fushash të gjelbëruara.

-Po, nuk do kalojmë ne autostradën që sapo lamë?

-Mos u shqetëso, do ta gjejmë një më të lirë. Janë 6 autostrada paralele që shkojnë drejt veriut.

E lemë Rotterdamin në anën e majtë dhe vazhdojmë drejt veriut. Pas gati dy ore rrugë duken godinat e para shumëkatëshe. Tabela me emrat e firmave famëmëdha: ING, Heineken, Benc Mercedes, IKEA, Filips, Tom Tom etj., etj., gjithë liderët e biznesit të madh botëror i kanë emrat këtu me drita e reklama të dukshme. Shtatë nga 500 firmat më të fuqishme të botës e kanë drejtimin qendror në Amsterdam.

-Këtu nuk shkohet normalisht me tej me autoveturë, thotë Willemi, se çmimi i parkingut rritet shumë. Diku duhet parkuar këtu afër. Dhe drejtohemi nën stadiumin gjigand të AJAKSIT. Na hapin rrugë një tufë pëllumbash, që bashkëjetojnë në turmë me qindra qytetarë. Sipas programit kalojmë te stacioni qendror i trenit dhe nisemi drejt sheshit të Kishës madhështore të Shën Nikollit. Presim biletat dhe imbarkojmë në një anije turistike lumore, së bashku me dhjetëra turistë, të të gjitha ngjyrave, gjuhëve dhe kombësive. Ndihet zhurma e qytetit të madh, që gumëzhin në dhjetëra gjuhë. Shumë anije lumore njëra pas tjetrës nisin intenerarin e shëtitjes në kanalet ujore të deltës së lumit Amstel. Nga altoparlantët dëgjohen, njëra pas tjetrës shpjegime në disa gjuhë kryesore.

Amsterdami është, padyshim, qyteti më i madh i Holandës. Tani ai ka mbi 760 mije banorë dhe me gjithë rrethinat shkon në 1.5 milion. Është qendër e madhe tregtare dhe portuale,

qendra e drejtimit financiar e kulturor për krejt inderlandin.

Ai vizitohet nga mbi 4.5 milionë turistë çdo vit, nga e gjithë bota. Lumi Amstel ndërhyn deri në qendër të qytetit me një rrjet të dendur kanalesh, nën urash e tunelesh. Janë mbi 1200 ura me gjatësi të përgjithshme mbi 7 km., që bashkojnë sipërfaqen prej 220 kilometër katrore, ku shtrihet qyteti. Me gjithë ndërtimet e reja të shumta moderne të apartamenteve të banimit, në qytet ndihet mungesa e strehimit, ndaj ende shumë banorë strehohen, gjithë kohën, buzë kanaleve në godina anije, ndërsa shumë të tjerë vijnë e punojnë këtu duke banuar qindra kilometra larg.

                 Qyteti u themelua zyrtarisht me 27 shtator 1275 mbi bazën e një fshatit peshkatarësh me emrin Dambe, në deltën e lumit Amstel dhe nga bashkimi i dy toponimeve doli emri i qytetit, që shpejt u bë i famshëm dhe shumë i fuqishëm.

Amsterdami është qendër e zhvilluar industriale: Këtu është përqendruar industria elektronike, makina ndërtuese, industri moderne për ndërtim avionësh, industria petrokimike dhe përpunuese, me rafineri tejet të fuqishme, si dhe industria e lehtë e ushqimore e duhanit, kafesë, miellit, bukës, patates, pijeve freskuese, birës etj.

Në Amsterdam lëvizin mbi 465 mijë biçikleta. Atje ka qendra të veçanta shumëkatëshe për parkim biçikletash, pa marrë parasysh qindra biçikleta të lëna, si pakujdes njëra mbi tjetrën në çdo qoshk rruge. Dhe këtu nis madhështia e këtij qytet për  organizimin e transportit shumë planesh: Me automjete, autobusë, tramvaje e trena, anije lumore, motoskafë e lança e deri me avionë. Aeroporti i Amsterdamit është me i madhi në vend dhe renditet në katër vendet e para të Evropës, qendër e madhe shpërndarjesh pasagjeresh, me rrjet në të gjithë botën. Ai të duket i çuditshëm edhe pse shtrihet në dy fusha të stërmëdha, 5.5 ml. nën nivelin e detit, që lidhen me njëra tjetrën me urë, në të cilën kalojnë mbi rrota avionët e radhës. Lëvizja me trena, tramvaje, anije e autobusë mund të bëhet me të njëjtën biletë të quajtur sttrippenkart, kjo për 24 dhe 48 orë edhe për turistët e huaj.

Amsterdami është qendër e madhe shkencore e arsimore. Janë me emër dy universitet e lashtë të tij: Universiteti i Amsterdamit, me 25 mije studentë, themeluar në vitin 1632 dhe Universiteti i Lirë, krijuar ne vitin 1880. me dhjetëra fakultete të specialiteteve të preferuar nga e gjithë bota.

Nuk mund te largohesh nga Amsterdami pa vizituar qendrën kryesore historike të tij, me ndërtesa karakteristike të ndërtuara ndër shekuj, ku dallohen ballkone e dalje buzë kanalesh për parkim automjetesh, biçikletash e varkash, rrugë me kalldrëme gurësh e pllakash dhe me punime artistike me dekore e skulptura, rruga e gjate dhe e gjerë karakteristike “Damzak”, për tramvaje, autobusë, autovetura e biçikleta, mbushur me turistë, Pallati Mbretëror 200 vjeçar, Muzeu Tjusso, Pallati karakteristik Lindor, Monumenti Kombëtar, për nder të heronjve të Luftës së Dytë Botërore dhe të rezistencës kundër fashistëve, etj. Karakteristike është dhe rruga e putanave, ku në vitrina me ndriçim të kuq ekspozohen femra gjysmë lakuriqe, ku ka dyqane të specializuara seksi dhe të rinj që thithin cigare me droga te lehta.

Duke u kthyer për në Roozendaal bëjmë një vizitë te një miku ynë i moshuar, që banon në Papendreht, një qytezë e bukur prej 35 mijë banorë, si ë përrallë. Ishte vendosur në një apartament 8 katësh, me pamje edhe nga ana e lumit. Miku ynë, tani pensionist, kishte punuar mbi 40 vjet në një kompani të transportit detar, pronë e disa izraeliteve të pasur holandezë. Qëndruam dy orë në ballkon, nga ora 8 deri në ora 10 të pasdites dhe miku ynë na shpjegonte, një për një, teksa shihnim që në çdo 5 minuta kalonin sa majtas djathtas dhjetëra anije, maune, tragete, tankerë, që venin e vinin drejt Rotterdamit, aty afër, për të shpurë mallra, qymyr guri, karburant e lëngje, që vinin nga e gjithë bota dhe destinoheshin për Gjermani e Austri, kryesisht, po dhe për gjithë vendet e tjera te Evropës plakë. Ato kalonin më tej me rrjetin lumor, ose me ane tubacionesh të fuqishme.

-Po mirë, o mik, po qytetarët e qytetit tuaj dhe ata të atij qytetet që shtrihet menjëherë pas jush dhe të atij tjetrit, më tej, me se merren, çfarë aktiviteti prodhues kanë?

-Nuk ka aktivitet prodhues të mirëfilltë, përveç rrjetit të shërbimeve tregtare dhe komunale. Ata veçse banojnë këtu, ndërsa për të punuar shkojnë në Rotterdam, e disa dhe në Amsterdam, që është mbi 50 km larg.

Vizituam apartamentin e pensionistit, që ishte me të gjitha komoditetet dhe komfortet për një jetë mbretërore: sipërfaqja e banimit 120 metrokatrore, kuzhinë me të gjitha pajisjet për gatim e larje të shpejtë; dhomë për ndenje e pushimi dhe për punë të pavarur, me televizor, kompjuter, kasetofon, telefon, citofon, etj; dhomë fjetje e pajisur për qetësi të plotë, banjë me të gjitha pajisjet dhe me një shkëlqim qetësues; garazh për automjetin dhe depo për gjerat e tepërta përkohësisht; gjelbërim e kopsht me lule të zgjedhura, si dhe të gjitha pajisjet dhe makineritë për ngrohje, ftohje, ajrosje e ndriçim qetësues. Asgjë e tepërt, çdo gjë e nevojshme për një jetë komode.

Miku ynë, bashkë me të shoqen, gruan e dytë, më të re, çdo vit organizonte me shoqërinë e vetë vizita turistike në vendet më te zgjedhura, kudo në botë, sipas ofertave më të leverdishme. Aty, në qytetin e tij të bukur ai, merrej me peshkim, duke pasur leje të posaçme dhe me mirëmbajtjen e kopshtit të vetë, shkonte me të shoqen dhe bashkëmoshatarët e tij në palestër dhe në shfaqjet artistike e kulturore të herë pas hershme. Dy fëmijët e martuar kishin jetën e tyre, me përpjekje e preokupime të përditshme, pa e pasur merakun për njeriun e tyre të dashur në distancë

Largohem për në Shqipëri me plotë përjetime dhe shembuj frymëzues.

Pjesë e Librit të Luan Çipit “Nga Llogoraja në Niagarë”

“ Emigrantja” roman i Elvi Sidherit

$
0
0

1

Nën përkujdesjes së Filozofisë Urbane -Libraria elektronike e Prishtinës u botua këto ditë romani  në formatin elektronik ,”Emigrantja” e autorit Elvi Sidheri ,publicist nga Tirana

   “Emigrantja” nuk është thjesht dhe vetëm një histori e zakonshme emigrimi,jo se emigrimi në vetvete përbën dhe ngërthen diçka banalisht të cilësueshme si të thjeshtë.

“Emigrantja” është së pari historia e një gruaje shqiptare,e cila si shumë bashkëatdhetare të sajat,mori me vetëmohim dhe vetëdije të plotë udhët e emigracionit 20 e më tepër vite më parë,me bashkëshort në krah e bijën përdore,në kërkim të një jete më të mirë,të një të ardhmeje të re dhe më të gjallë e me perspektivë,sesa e tashmja që ajo dhe familja,jetonin në përditshmërinë e Shqipërisë së kolapsuar të post-vitit 1990-ë,një kohë tranzicioni,vështirësish të patregueshme,privimesh dhe arome lirie që vinte sa nga Perëndimi aq i ëndërruar,por aq edhe nga një vend fqinj,Helladha e ngarkuar vërtetë plot gjurmë shovinizmi anti-shqiptar,por po aq edhe e banuar në shekuj…dhe e ndërtuar nga e para disa herë nga shqiptarë,gjaku arvanitas,çam ortodoks etj.

Një libër që flet për Marianën,personazhin padyshim kryesor të një romani të tërë,kujtimet e saj të gjata dhe të rrjedhshme,që nisin nga Tirana e vitit 90-të,që dalin më tej edhe në kryeqytetin shqiptar të zhytur ende nën regjimin e egër totalitar,për të riardhur më pas në Greqinë e këtyre mbi 20 viteve emigrim masiv shqiptar,duke kaluar nga Naousa në Selanik,Athinë,Pire e Patra,për t’u gjendur më andej papritmas në Stambollin madhështor,ku takohet pashmangshmërisht me të tjerë shqiptarë të harruar,të kërcënuar sërish nga asimilimi gjuhësor dhe kombëtar,në periferitë e pluhurosura dhe tërë baltë të qytetit simbol të shtetit turk.

Është një libër i ndjerë,realist dhe që synon të tregojë faqen e vërtetë të emigracionit shqiptar në fqinjin tonë jugor,të na njohi me të vërtetën e pranisë shqiptare vendase dhe autoktone jo vetëm në Greqi,por na njeh edhe me një kapitull,shpesh të lënë në cepin e interesit tonë kombëtar,siç janë shqiptarët e shumtë të Turqisë.

Një libër që rrjedh mes lidhjes së fortë ndër-shqiptare të emigrantëve të rinj dhe elementit shqiptar vendas,aq sa edhe tregon se Ballkani është shpesh shumë i vogël për t’i njohur vetëm anën konfliktuale.

Libri është i formatit elektronik , shkarkohet falas http://www.librariaelektronike.com/libri/89

Fahri Xharra

ZEQIR LUSHAJ, “LIS I SHKRUAR” I KOHËS

$
0
0

Ramiz LUSHAJ

1.

            “Lisi i shkruar”. Emën të bukur i ka gjet poeti librit të vet poetik. Po kisha me thanë ndryshe: Lis i shkruar është vet poeti ynë, njeriu i mirë,  Zeqir Lushaj. Në rrathët e tij njerëzit shkruajnë veç për mirë për kit’ djalosh flokëthinjur të fshatlindjes Gri, burrë i palctë i Malësisë së Gjakovës, zë i rinisë e i urtive pleqnare në letrashkrime të vyeshme, sportist i bjeshkëve e i bregdeteve.  Na ka marrë malli për kit lis me rrënjë e degë, i gjelbërt, i frutshëm. Ndaj sa herë ngjitemi e djergemi kujtimeve tona kena qejf me u ndal tek ky lis i kohës. Është lis i lexueshëm. Si gjithmonë. Jetë e mote.
“Lisi i shkruar” është mbajamendja jonë e lashtë dhe e re. Shpesh kena ndalë hapat në rrugë e kena fjalëshkrue emnin tonë apo të dikujt tjetër, lanë një urim…Shenjue vetveten në trupin e listë. Po me shkruejt për lisin tonë, Zeqir Lushaj, tek asht disi e vështirë. Dhe a e dini pse?! Janë të panumërt njerëzit që duan me folë për njeriun e mirë, poetin e brumtë, gazetarin e mjaltë, mërgimtarin e përmalltë, Zeqir Lushaj, që po “dimnon” në Nju Xhersi të Amerikës, në qytetin e kopshtijeve.
Në koft se flasim te tanë ata që e njohim dhe e duam, e fjalët tona i tufalakojmë buqeta me lule, atëhere do i kishim vargit lulefjalët tona nga brigjet e Valbonës, skej kullës së tij që ende loton për djalin e vet e dekteri në atë rrugëtim perëndim të diellit, në Planetin Amerikë, tek mërgimtari poet e gazetar që lindon me vepra. Dhe a e dini pse ndodh kjo? Për një fakt jo rastësor e krejt  jetësor:  Zeqir Lushaj hyn në atë rend burrash, rrinë në asi kryevendi, që na ban të duam jo vetëm kit njeri të mirë, po ta duam edhe vet kit botë të madhe e të vështirë që ka njerëz kaq të mirë, të cilët edhe kur ikin kaq larg na vijnë e rrijnë afër.
2.
“Lisi i shkruar” Zeqir Lushaj vrellon poezi me ndjenjë, ritëm, forcë, që në thjeshtësinë e vet të motiveve jetësore kanë madhështinë e shpirtit të tij poetik njerëzor.  Mjaftojnë titujt e gjashtë cikleve të këtij vëllimi poetik për me e kuptue tematikën e filozofinë e poetit në vendlindje, në i/emigrim, në udhëtimet e tij poetike: Flladi i Paqes (cikli i parë). Bashkekzistencë (cikli i dytë). Shpirti prej qelqi (cikli i tretë). Rrembat e gjakut (cikli i katërt). Njerëz që, (më duket se) i kam njohur (cikli i pestë). Shpresa më mban gjallë (cikli i gjashtë). Në vargjet e tij vijnë motive nga gjeo-poezia: lashtësia iliro-shqiptare, Amerika, Tropoja,Lozana në Zvicër, mali i Dajtit, Australia, Struga, lumi i Drinit, bjeshka e Dikçuerit në Gri, Shëngjini, Pogradeci, Prishtina, Alpet Shqiptare, Fierza, Shkodra, Maja Everest, Gjakova, Hasi, Rrashbulli i Durrësit, Gurra e Gjarpnit mbi Çerem, lumi “Mis Valbona”, lugina e Ohrit, Gjallica e Lumës, Qafa e Prushit, Komani, etj. Ky vëllim poetik “Lisi i shkruar” nuk është botim i shpejtë, po përmbledhje e përjetimeve poetike ndër vite, në kapërcyellin e dy shekujve, që nga viti 1976 deri më 2009. Autori në vargjet e tij është edhe epik, edhe lirik, përcjell edhe mesazhe, ban edhe sarkazmë, flet për politikën pa ba politizime dhe për historinë pa ba historizime, etj.
Poeti i dimensioneve e emocioneve, i mërzitur dhe i lumtur, i ambël e i sertë, i gjithanshëm e i përveçëm, në poezitë e tij ndihet sa familiarë edhe shoqëror, sa lokalist edhe kombëtar. Poeti nuk ban as pa njanen dhe as pa tjetrën, bashkjeton e udhëton me të dyja, brenda vetes e mes nesh. Ai ka poezi për kovaçin me ngjyrë, Aziz Vorfi, shtegtari i hidrocentraleve dhe për presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova; për motrën e tij, Bute Ramë Ymaj dhe për Pjetër Bogdanin e Fishtën, për Migjenin e Ali Podrimjen. Ai i kushton poezi gjyshit të tij Selman Hasani i Grisë, që e ngriti kullën në mes të kshtajave e për mbesën e tij në Lozana të Zvicrës, Neomin në 3-vjetorin e lindjes, sikurse edhe për Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë, për Ndre Mjedën e Ndoc Gjetjen e Lezhës. Ai i yllnon vargje babës së tij, të ditun e të shetitunit, mirëbërsit e mikpritësit, Sadik Selmani, ashtu sikurse edhe “korifeut të Lumës”, Myftar Zenel Spahisë. Ai ka kushtime poetike për Sheh Ademin e Grisë, po edhe për kangtarët Dervish Shaqa e Fatime Sokoli, për dy rapsodët e njohur të Hasit, Rrustem Çela e Hysen Dida, etj.
3.
“Lisi i shkruar” Zeqir Lushaj i përket një lisnaje në breza familjarë. Lis i madh me rrënjë të njoma e degë të pathara është edhe i ati i tij, Sadik Selmani i Grisë, që e kena në ballinën e parme të vëllimit poetik në foto vet i tretë, me nëntoger Mehmet Mulosmanin e Zenun Lamnicën, dalë në vitin 1935 në Iballe të Pukës, me uniformën e xhandarrit të kohës së Zogut. Diçka nga urtia filozofike e Sadik Selmanit: dikush, dikur, në kohën e komunizmit, teksa ia shfletoi biografinë, e pati dvet: Ju keni qënë xhandarr i Zogut? Ai iu përgjegj pa i lanë vend e kohë për pyetje të dytë: Asokohe nuk kishte ndërmarrje tjetër në Malësi! Sadik Selmani i pati edhe dy vllazën, Ademin e Ramën. Një lis tjetër i shkruar është edhe vllai i tij ma i madh, Nuredin Lushaj, një “arkiv i gjallë” i krijimtarisë popullore të Veriut të Shqipërisë, i cili ruan 600 blloqe të vegjël dhe fletore me shënime kangë të hershme, urti, doke e zakone, 400 pyetje etnografike të zbërthyera, etj.; ka botue librat “Këngë trimërie nga Tropoja” (2003), “Dervish Luzha – një yll drite” (2009), “Në zemrat besimtare” (2010), pritet të botojnë së shpejti edhe një tjetër “Mjaltë bjeshke” me 14 mijë fjalë të urta, etj.
Gria, vendlindja e poetit Zeqir Lushaj, ka plot lisa në truallin e vet: Tahir Sinani, Hero, gjeneral i tri luftrave: në Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni; prof. dr. Petrit Malaj, aktor, rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë;  poeti, dramaturgu, gazetari e pedagogu Skënder Sherifi, që ka botue disa vepra ku vëlimi poetik “Love” u cilësue një nga dhjetë botimet ma të mira në gjuhën frënge për vitin 2008; Ibrahim Kadri Malaj, autor i një korpusi botimesh të tij për vendlindjen si “Tropoja në breza”, “Tropoja ime”, “Bujqësia tropojane ndër vite”, “Tradita etno-kulturore e Tropojës”, “Besimet fetare në Tropojë”, etj;.  dr. Nuredin Malaj, që la emër të mirë në Malësinë e Gjakovës, në shëndetësinë shqiptare, etj.;  veprimtari Avdyl Matoshi – nënkryetar i Forumit Shqiptar të Kulturës, Edukimit e Shkencës;  publicisti e humoristi Xhevdet Malaj,  autor i librit “Kur flasin burrat e Malësisë: në rjedhat e urtësisë tropojane” (2003), etj. etj.
Në Gri të Krasniqes (Malësia e Gjakovës – Tropojë) ka disa lisa natyror që kanë emër të madh në botime shkollore, enciklopedike, etj. dhe në odat malësore në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, si “Gështenja e Bajram Currit”, e shpallun “Monument Natyre”, “Lisi i Grisë” (në bjeshkën e Dikçuerit), “Blini i Grisë” – në oborrin e kullës së Zeqir Lushajt.  Poeti ynë, herët, do të matej me të tillë lisa natyror të vendlindjes së vet dhe, për ma tepër, shumë shpejt e përgjithmonë, do të kthehej në një lis i madh, me rrënjë të thella e degë të larta, një lis i shumëfishtë.
            4.
            “Lisi i shkruar” Zeqir Lushaj është njeri i themeltë, i shoqërisë së madhe, të haptë dhe të qëndrueshme, një bajenderës me mirësi, një njeri me virtytin e mirënjohjes, një veprimtar i shumanshëm e i shumfishtë që ende duhet ta vlerësojnë drejtësisht, ma shumë, ma shpejt, edhe koha e sotme në nivele zyrtare duke i akorduar tituj apo dekorata meritore.
            Asokohe, në vitet ’70-‘80 Tirana dukej disi e vogël po të ktheheshim në vendlindje pa e takue patriotin tonë tropojas, Zeqir Lushaj, i cili gjente kohë për të gjithë me i ndrrue dy fjalë miqësisht, me e pi një kafe për qejf, me na ba ndonjë nder me botime në gazeta e revista apo tek puna e tij me rininw, me ndonjë autorizim për biletë autobuzi me u rikthye në Tropojë, etj. Asokohe, kryeqyteti shqiptar kishte pak tropojas, saqë ne i numëronim ata vetëm dy herë me gishtat e dy duarëve, ndaj Zeqir Lushaj ishte, si të thuash, “ambasadori ynë” në Tiranë, ndoshta ma aktivi e ma i miri, bashkë me gazetarin Sadri Rrahmani, etj.  Në vitet ’90  Zeqir Lushaj do të ishte një “ambasador i Paqes” në Shqipërinë Londineze, në trevat shqiptare në Ballkan, pasi ishte sekretar i Përgjithshëm i “Lëvizja Shqiptare për Mirëkuptim e Paqe” dhe bashkëbotues i gazetës “Paqja”, etj. Kjo frymë, si misionar i paqes, ndihet edhe në krijimtarinë e tij poetike tek “Lisi i shkruar” dhe në të pesë librat e tjerë të tij, të botueme në 60 vjetorin e lindjes (2009).
            Njeriu i mirë, gazetari i njohur, veprimtari shoqëror, poeti i heshtur, Zeqir Lushaj, kishte miqësi të virtytshme me djemtë e talentuar të Tropojës, si me poetët e mirënjohur Skënder Buçpapaj e Hamit Aliaj, me gazetarin e TVSH Ilir Buçpapaj, qyshse këta ishin studentë të Universitetit të Tiranës, me fotoreporterin ushtarak Agim Hajdar Doçi, me juristin Qazim Gjonaj, me poetin e veprimtarin Idriz Bajrami, me poetët  Selim Aliaj, Jaho Margjeka, Gjon Neçaj, etj. etj. Nga shoqëria ime (e jona) ndër vite me Zeqir Lushajn ruaj kujtimet ma të mira, kam pasë përkrahje të pakursyer prej tij, dhe, shpesh herë, njerëzit në Tiranë na thirrshin me emrat e njëri-tjetrit edhe në ndonjë rast që ishim të dy sëbashku. Këta na dinin se ishim vllazën apo kusherinj ndërveti, pamvarësisht se nuk kishim lidhje gjaku, ishim në dy fise të ndryshme e nga dy fshatra të ndryshme (Gri e Gegaj) të Malësisë së Gjakovës (Tropojë – Malësia e Mirë).
            “Lisi i shkruar” Zeqir Lushaj, prej nga Amerika apo kur vjen në vendlindjen e tij, në Gri, teksa pushon verave në Shëngjin, kur rrinë në metropolin shqiptar në Tiranë, në rrugëtimet në trevat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, punon për vepra të reja, të cilat i ka në laboratorin e tij krijues, i ka shfaq pjeswrisht në media elektronike etj. dhe presim të dalin së shpejti në dritë, në duart e lexuesve, në bohemën e letërsisë e të historisë.

Libri “Kush e vrau Lajmëtarin”

$
0
0

Kritika letrare

Shkruan:Ali Jasiqi

Vrasja e pandriçuar

1

Kush e vrau Lajmëtarin – është titulli i novelës së Avdi Ibrahimit,të kësaj vepre që qëndron në mes të novelës dhe romanit.Sipas përshkrimeve të personazhit,ngjarjeve që shtjellohen në vepër nuk është vështirë që të dëshmohet se Lajmëtar Çlirimi në të vërtetë është atdhetari,patrioti,poeti e muzikanti Jusuf Gërvalla,që u vra pabesisht bashkë më të vëllanë e një tjetër,vrasje që edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pandriçuar.Veprimtaria e tij e nxit autorin që të gjurmoj fakte,të imagjinojë ngjarje e personazhe në mënyrë që vepra e tij të hedhë një fije drite në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.Në të vërtetë në qendër të vëmendjes së lexuesit dhe të ngjarjeve të novelës nuk është Lajmëtari,por Hektori,një personazh ky i paepur që gjurmon fakte e të dhëna për të ndihmuar në zbulimin e nxitësve të kësaj vrasje dhe arsyet e shkaqet që e kanë nxitur kryerjen e saj.Hektori që ka pikësynim shembëlltyrën e Lajmëtarit për të shkuar gjurmëve të tij që do t’i mundësojë ta çojë në vend amanetin e tij në vend,vështirë mund të lirohet nga dilemat se kush në të vërtetë është nxitës i likuidimit fizik të idolit të tij.Mos,vallë këtu ka gisht sigurimi shtetëror i Shqipërisë apo edhe ai gjerman ? Megjithatë,në bazë të të dhënave dhe fakteve vjen në përfundim se vrasjen e ka nxitur dhe e ka organizuar Shërbimi Sekret Jugosllav,kundërshtari i të cilit ishte Jusuf Gërvalla.Dorasi gjithsesi vjen në plan të dytë në krahasim me nxitësit dhe organizatorët.Autori në fund të veprës shtron dilemma para lexuesit dhe para organizatorëve.

Autori, në fund të veprës,shtron dilemma para lexuesit se kush mund të ishin vrasësit e shumë figurave të shquara shqiptare,në mesin e të cilëve e numëron edhe këtë të fundit.

Avdi Ibrahimi në këtë vepër ka vijëzuar disa personazhe,që këtu janë dhënë sipas metodës”bardh e zi”.Në një anë kemi Hektorin,Lonin,Profesor Kalimashin,Vashën,Lulëborën e ndonjë tjetër që simbolizojnë njerëzit e mirë,idealë e patriotë,e në anën tjetër Brushën,Vejziun,Sabit,Dilinxhiunetj. përfaqësues, të së, keqës,imoralit, antinjerëzorës,që zhytën gjithnji e më shumë në ujëra të turbullta me veprimet e ndyra,e mbi të gjitha,çka është edhe më e keqe,janë antikombëtarë.Kjo mënyrë e trajtimit pasqyron vlerën e veprës,do të pritet mire nga lexuesi.

Fragment nga novella ”KUSH E VRAU LAJMËTARIN”në Revistën “Kosovarja” qershor 2000.faqe 36. veçoi këtë fragment Ali Jasiqi

Avdi Ibrahimi

Pjella e qoftëlargut

Lajmëtari vërejti gjestin jonjerëzor të tij. I tha:

Vini për të më vrarë ? Keni marrë urdhër nga ata të UDB-së për të kryer atentat ndaj meje ?

Po tha si i përhumbur Analfabeti.

Pse ?

Kështu më kanë urdhëruar !

Po kush të ka urdhëruar ?

Shefi im,zotëri…Ai më ka thenë se duhet ta vrasësh Lajmëtarin, se është spiun i Jugosllavisë !…

Keni argumente për një akuzë kaq të rendë kundër meje zotëri ?

Unë personalisht nuk d’i asgjë,por Shefi më ka thenë se për këtë ekzistojnë disa fakte ?!

E keni menduar e peshuar mire këtë fare pune,se mos ju ka future Shefi në lojëra dinake ? Mos është ky një gjykim tepër i gabuar për mua !…

Eh ! Sa jam lodhur nga këto thashetheme që fliten e përfliten kundër meje,pa kurrfarë argumenti.Kam bindjen time se këto thashetheme burojnë dhe gatuhen në kuzhinat e kryeqendrës jugosllave dhe ndoshta edhe t’i Analfabet je bërë njëra nga veglat qorre të tyre.Mos edhe t’i je nga ajo pjella e Qoftëlargut ?-mendoi Lajmëtari me vete dhe tha: “ I gjori,ndoshta vetëm d’i të zbatoj urdhëra të eprorëve të tij,pa i kuptuar fare”. Zotëri s’keni pse më ofendoni me fjalë të rënda.Nuk jamë vegël e shkaut, por jamë në luftë kundër tij andaj largoni nga koka juaj ato mendime të gabuara që i krijuat për mua,unë i takoj Lëvizjes…

Oh ! Jo zotëri.Sikur të ishit kështu si thoni nuk do ta merrje për sipër një detyrë kaq budallaqe.Ti je njeri i lëkundur,lum miku.Ju s’jeni më askë,pra ju nuk jeni një krushk lirie,sado që e mbani veten për të tillë.Mendova njëherë se mos u ndodhët rastësisht pranë banesës sime,,se thotë urtia popullore:”Rasti është mbret i botës”.Dhe,kështu mendova mos rastësia na bëri edhe miq…

Viewing all 80 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>