Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Libra
Viewing all 80 articles
Browse latest View live

“Me zemër në vendlindje” libër me shumë vlera

$
0
0

LIBËR ME  MJAFT  VLERA DHE NË SHUMË  PLANE…

-Prof. Murat Gecaj: “Me zemër në vendlindje” (Shënime nga Suedia)-

IBRAHIM  HAJDARMATAJ

                -arsimtar e publicist

1

Para disa ditëve u vu në qarkullim libri , “Me zëmër në vendlindje”, me autor prof. Murat Gecaj, publicist e studiues. Për nga renditja, ky është libri i tij i 11-të, pa përmendur botimet me bashkautorësi. Ato janë kryesisht nga fusha e historisë së arsimit e mendimit pedagogjik shqiptar, por edhe për figura të shquara atdhetare, nga udhëtimet e tij jashtë vendit etj.

Ky libër i ri është venë në qarkullim nga SHB&Shtypshkronja “Edlora”, në Tiranë, nën mbikqyrjen e ing.Vladimir Kallupit dhe me përkujdesjen grafike të Edlira Kames. Redaktor i tij është shkrimtari e publicisti i njohur, Viron Kona. Ai  ka bërë edhe një hyrje të shkurtër, me vlerësime tw merituara.  Në mbyllje është publikuar një recension nga arsimtari e publiciti durrsak, Kadri Tarelli. Ai, me të drejtë, ka shkruar se, me këtë libër, “një tjetër koleg i yni, është dashuruar me bukurinë e shpirtit suedez”. Është kënëaqësi për mua, që edhe unë jam recensent i këtij libri mbresëlënës.

Që në fillim, autori është shprehur me fjalë nderimi dhe falënderimi për bashkatdhetarin, me banim në Suedi, Sadulla Zendelin (Daja). Më tej, të bie në sy pajisja e librit në fjalë me shumë fotografi shprehëse, të cilat na fusin menjeherë në “botën” e njerëzve, për të cilët flitet e shkruhet. Ata janë kolegë e miq të autorit,  shqiptarë e suedezë, me banim në brigjet e Skandinavisë, pra në Mbretërinë e Suedisë. Këtë vend mik e dashamirë të Shqipërisë e Kosovës, ai pati rastin ta vizitonte, në prill të vitit të kaluar, bashkë me  kolegët nga Tirana, shkrimtarin e publicistin Viron Kona, gazetaren e moderatoren e Radio-Tiranës, Kozeta Hoxha dhe arsimtaren e publicisten Kadrije Gurmani. Ata ishin ftuar në vendin e vikingëve dhe pikërisht në qytetin Boras, për të marrë pjesë në festimet e 5-vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, të revistës dhe radios lokale në gjuhën shqipe, “Dituria”.

Libri është i ndarë në katër pjesë dhe në secilën prej tyre, sikur na “parakalojnë” ngjarje të atyre ditëve, por dhe të mëparshmet e të mëvonshmet; njihemi me  shkrimtarë e poetë dhe veprimtarë emigrantë shqiptarë, por dhe me miq të nderuar suedezë. Me një gjuhë të rrjedhëshme letrare, shoqëruar me mjaft fotografi, nga shënimet e skicat e bukura dhe mbresëlënëse, lexuesi mëson  për jetën e përditëshme të bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë gjetur përkrahje dhe mbështetje në atë shtet mik e demokratik europian, ndër më socialët në botë.

Në veprimtarinë festive, të zhvilluar në Boras, por edhe gjatë vizitave në këtë qytet e në portin e madh Goteborg, në shkollë e Universitet, në bibliotekë, në muzeun e natyrës dhe kudo, janë shpalosur mbresa të bukura, që na japin një pasqyrë të jetës së emigrantëve shqiptarë dhe të vendësve suedezë. Pra, një vlerë tjetër e këtij libri është, se ai i afron ose sikur i “binjakëzon” më tej vendet tona, që nga shkollat e institucionet kulturore etj. Por, mbi të gjitha, synon t’i bashkojë shpirtërisht banorët e këtyre dy vendeve mike europiane.  Një gjë e tillë bëhet e mundur edhe përmes një informacioni të bollshëm, shoqëruar me ngjarje, dëshmi, emra etj.

Si  recensionues i këtij botimi, pra njëri nga lexuesit e parë të tij, më kanë tërhequr jo vetëm portretizimi i mjaft njerëzve, mësues e publicistë, nxënës e pedagogë etj., si shqiptarë e suedezë, por edhe disa  biseda të zhvilluara. Të tilla janë ato me veprimtaren e njohur për  çështjen shqiptare, Qibrije Hoxhën; biznesmenin e suksesshëm dhe njeriun e mirë,  Halim Hoti dhe kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, Hysen Ibrahimi. Përmes tyre lexuesi mëson jo vetëm për përpjekjet e emigrantëve tanë për t’u përshtatur me jetën suedeze, por dhe për mikpritjen e ndihmën e pakursyer, që u kanë dhënë atyre vendësit. E, megjithëse ata jetojnë e punojnë qindra e mijëra kilometra larg vendlindjes së tyre, atë e kanë përherë në mendje e në zemër dhe mbajnë gjithnjë lidhje të vazhdueshme, me familjarët dhe të afërmit, me miq e dashamirë.

Gjatë leximit të librit, ndiejmë kënaqësi të veçantë, kur njihemi nga afër edhe me arsimtarin veteran, studiuesin e botuesin e palodhur, Sadulla Zendeli, të cilin të gjithë bashkatdhetarët atje e thërrasin me nderim e respekt, “Dajë”. Ai, tashmë, është edhe koleg e mik i afërt i autorit, gjë që dëshmohet mirë, si në shkrime dhe fotot e librit. Bashkë ata janë njohur, së pari, në Tiranë dhe pastaj takimet i kanë vijuar në Boras, Durrës etj.  Por janë edhe mjaft kolegë e miq të tjerë, që ai  përmendë, me nderim e shumë respekt në këtë libër, si: Sokol Demakun e Bahtir Latifin, Zyrafete Kryeziun-Manaj, Fetah Bahtirin, Hakif Jasharin, Remzi Bashën, Lale Shipolin, Bedri Pacin, Vjollca Haradinajn, Rizah Sheqirin, Hamit Gurgurin, Sanije Selmanin, Ismet e Mejreme Hasanin, Dinore Loshin-Qmaga, Murat Kocin etj.

Me këto ndjenja dashamirësie, autori prof. M.Gecaj ka shkruar edhe për albanologun e mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik; për  drejtorin e shkollës Fjërdingskolan, Per Ketissen dhe për mësueset  suedeze,_Sonja Persson e Anette Ekelund, të cilët kanë qenë disa herë në Shqipëri; por dhe për Lash Erikolson e Monika Rundgren; për kryetarin e Komunës së Borasit, Per-Olof Hëg; për drejtoreshën e bibliotekës aty, Ana-Karin Albertson: për mikun e shqiptarëve, Anders Vessman etj.

Vëmendjen e lexuesit, në këtë libër, e tërheqin edhe shumë mesazhe të shkëmbyera me miq e kolegë shqiptarë në Suedi. Se, disa pre tyre, ai i takoi me kënaqësi e dashamirësi edhe në festimet e 100-vjetorit të Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku, ata u pritën dhe biseduan me Kryeministrin, prof.dr. Sali Berisha.

Thënë me pak fjalë, ky libër i ri i prof. Murat Gecaj është një arritje tjetër e tij në fushën e krijimeve e botimeve. Njëkohësisht,  përmes tij, jepet një ndihmesë shumë e vlefshme për ata lexues, që dëshirojnë ta njohin nga afër Suedinë, ku jeton një popull mik i vendit tonë dhe ku emigrantët shqiptarë kanë gjetur mikpritje, dashamirësi e zemërgjerësi, duke u përshtatur me vendësit dhe duke ndërtuar një jetë të mirë e të begatshme. Prandaj dhe mirënjohja jonë për ata është e pakufishme, siç përcillet edhe si mesazh, përmes të gjitha faqeve të ketij libri të bukur.

Zogaj-Tropojë, mars 2013


Rrugë të mbarë “Zonja nga Borasi !”

$
0
0

Nga Bashkim SALIASI

1“Shkrimtarët falin pjesë nga shpirti i tyre”.

Mendim i dalë nga thellësia e shpirtit dhe shpreh ndjesinë që na jep kur falim ose na falin një libër, lë gjurmë në kujtesën tonë. Kështu më ndodhi dhe mua me mikun tim të shtrenjtë Viron Kona që ishte një rastësi të më dhuronte të parit librin e tij të mrekullueshëm “Zonja nga Borasi”.

Si çdo mëngjes të shtunave kafen e pi me nipin tim, mësuesin e matematikës Hajri Kapllani, por ai për fat gjendej në qytetin tim më të dashur Shkodrën,  në një seminar, ku unë kam kryer studimet e larta. Fati e solli që im vëlla  Izeti, atë ditë të ishte pushim dhe dolëm bashkë.

Morëm drejtimin për nga kafe “Selita”.

-Këtu do ta  pimë kafen? – më pyeti Izeti.

-Ku të duash, në daç eja shkojmë nga qendra..

Morëm autobusin dhe u ulëm te kafe Bar – Sahati.

-Hë, – foli vëllai,- nga do e marrim drejtimin?

-Prit një çast se kam një surprizë për ty, i thashë vëllait dhe nxora telefonin e formova numrin e mikut Viron Kona.

-Përshëndetje, Bashkim, erdhi zëri i ngrohtë në aparat nga ana tjetër e telefonit.

-Ku ndodhesh, se, dëshiroj me tim vëlla, të të ftojmë për një kafe.Si thua? E ke kohën?

Me zërin e tij që i del nga thellësia e shpirtit, që vetëm unë ia di, gjithë mirësjellje, ai  na ftoi te “Pazari i ri”, të pinim kafe dhe të prisnim që ai të merrte nga shtypshkronja kopjet e para të librit shumë të dashur për mua,por edhe për të gjithë dashamirësit që e lexojnë dhe e vlerësojnë për vlerat e larta njerëzore që shkruan, ku pasqyrohen urat lidhëse të miqësisë për të dy popujt që po t`i studiosh nga afër kanë shumë përafrime të përbashkëta.

-Eja, vëllai im, se miku do na bëjë një surprizë, që do jetë më e bukura e kësaj dite pranvere të ftohtë. Do të na fali kënaqësi shpirtërore nga shpirti i tij human dhe pasditen do e kalojmë shumë këndshëm, duke lexuar librin me tregime.

Përshkruam rrugën nga sheshi “Skënderbe” deri te “Pazari i ri”, ku Vironi ishte ulur në një kafe, në pritje të Edit, botuesit të WEST PRINT. Kishte  emocione, sepse po nxirrte brenda një periudhe prej dy vjetësh, librin e tretë për Suedinë dhe suedezët. Pas librave të suksesshëm “Bukuri suedeze”,”Për ju,miqtë e mi”, ja tani edhe “Zonja nga Borasi”, të titulluar  “Zonja nga Borasi”.

Pas përshëndetjes dhe prezantimit të vëllait tim me shkrimtarin Viron Kona, biseda rrodhi fare natyrshëm. Kështu është Vironi. Nis bisedën, si vazhdime të mëparshme, dhe, me zërin e tij, sikur ligjëron, të tërheqë butësisht në botën e mendimit dhe të fjalëve që të mbeten në mendje.

Nuk kaloi shumë kohë dhe libri më në fund doli në dritën e diellit. Na u duk se, koha u hap dhe qielli, që pak çaste më parë ishte i mbushur me re, u bë i kaltër, dielli na ngrohu me rrezet e tij të arta. Por, mua, më shumë më ngrohu libri që mbaja në duar e dalë nga shtypshkronja ashtu “taze”, si i thonë nga anët tona”, “e ngrohtë”, që ruan vlagën e shpirtit të autorit.

-Urime miku im, por, kjo Zonja nga Borasi, qenka si një zanë nga ato të malit, e ngjashme me ato që përshkruajnë historitë  e kreshnikëve të  Veriut të Shqipërisë.

-Bukur, bukur, – foli edhe vëllai im, që kishte mbetur disi i hutuar nga reagimi i autorit që vetëm buzëqeshte dhe nuk nxirrte asnjë fjalë. Atij i flet shpirti dhe, ne e kuptojmë njëri-tjetrin, pa thënë asnjë fjalë, – sqarova vëllain tim.

- Urime, veç urime ! – përsëriti disa herë Izeti.

                                                            x                      x                      x

E përcollëm mikun tim Viron Kona deri te pesëmbëdhjetë katëshi, për të marr rrugën për në Durrës te miku ku ai do të shkonte te miku ynë tjetër i përbashkët Kadri Tarelli. Edhe ai e priste librin e sapodalë.

-Rrugë e mbarë miku im, Viron ! Thuaj Kadriut, se sot unë pata fatin të marr i pari sihariqin për botimin e librit të tretë për Suedinë, “Zonja nga Borasi”.

U ndamë. Pasi ecëm disa hapa, Izeti, më pa në sy dhe më tha:

-E ke vërtet një mik të mirë. Mbaje dhe respektoje, sepse miq të tillë, rrallë takohen në jetë.

Më erdhi mirë nga fjalët e vëllait. Dhe, pa i thënë asnjë fjalë, i shtrëngova krahun.

-Do të kemi raste të tjera të rrimë bashkë, – i thashë, – Atëherë ke për të njohur cilësi të një njeriu human, erudit dhe akademik.

Morëm autobusin e linjës së Porcelanit.

Gjatë  rrugës, i lexova  tregimet e para. Isha përhumbur tërësisht te tregimi i dytë “Çudibërësi”, kur dëgjova vëllain të më shkund nga “honi” i humnerës për të mësuar se, ku fshihej sekreti i termometrit.

Nuk di pse jetova disa çaste meditimi, që më çuan shumë vite më parë (1964 -1968), kohë në të cilën dhe unë kam vuajtur nga sëmundje, të cilat pas kurimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të babait dhe nënës kaluan pa lënë gjurmë.

Lotët rrëshqitën natyrshëm jo vetëm te tregimi “Çudibërësi”, “Promeksi” suedez, na shpëtoi…nga “pushkatimi” politik…..”Bukuria e shpirtit njerëzor”, “Tregtari i bronztë”, “Inga e Cezarina”, “Vogëlushët s’kishin ku të luanin”, etj.

Më interesantët dhe ku shpirti im u mbush dhe kërkonte të shpërthente me zë të lartë ishin  tregimet e shkruara bukur dhe me një mjeshtëri artistike, duke sjell të gjallë jetën ashtu sikundër rrjedhë çdo ditë, pa e kuptuar, por, që, “Refreni që përsëritet çdo ditë”, si te “Lisi pranë shtëpisë sime” , “Lulet dhe fëmija”, “Laku” etj, si në Boras në Suedinë e largët, ku jeton miku ynë i përbashkët Sokol Demaku, nga Drenica, Kosova martire. Sokoli kaloi një pjesë nga jeta e tij, dhe, në vendlindjen time të shtrenjtë, në Dobrushë të Skraparit në rrëzë të Tomorit shekullor fshehin mistere nga historia që në kohë dhe moment të caktuara miq si Sokoli, Xheladini, Vironi etj, na e sjellin të gjallë para syve tërë jetën, ashtu sikundër ka qenë dhe është realiteti i jetuar..

Një përgëzim nga shpirti im vjen dhe për mikun tim Petrit Xhaja, që me një origjinalitet, nuk ka shtuar asnjë presje më shumë se sa i takon meritë, misionarit, ambasadorit dhe eruditit Viron Kona, që vetëm shpirti dhe zëmra e tij, dinë të falin, për shtëpinë e përbashkët të banorëve të të gjithë planetit,rruzullin tokësor.

Bashkohem me mendimin e Viron Konës se, ne të gjithë banorët e rruzullit tokësor banojmë në një shtëpi, pavarësisht pse flasim gjuhë të ndryshme, kur vjen puna te zakonet dhe ritet që bashkojnë njerëzit i kemi të përbashkëta:evropianë, indianë, amerikanë, kinezë…

Urime miku im Viron Kona ! Nëpërmjet teje, i urojë rrugë të mbarë “Zonjës nga Borasi’…

Shumë të fala mikut suedez Ullmar Kvik, Dajës (Sadullah Zendelit), Sokolit, Batirit, Hamit Gurgurit, Per Kettisen, Sonja Persson dhe Anette Ekelund.

Shënimet e mia po i mbyll me një citim të mikut tim Sejdo Harka, i cili në recensionin e librit, shkruan:

-“Nëse qenia e njeriut merr jetë nga ujëvarat e gjakut që lëvron në deje, shpirti ngrohet e ringjallet nga bukuria dhe forca e mesazheve”.                                                                                       Lutem, mos nguroni ! Merreni librin në dorë dhe lexojeni se do kaloni çaste të bukura dhe mbresëlënëse, e, pastaj,  keni se ç‘farë t’u tregoni fëmijëve, shokëve dhe miqve.

Urime dhe rrugë të mbarë “Zonja nga Borasi”!

Tiranë, më 17.03.2013

Libri me përralla “E bukura e Dheut”

$
0
0

Autor: Kasam Shaqirvela

PARATHËNIE

*Përalla, në rrafshin artistik, do të thotë, në atë të përcjelljes së mesazhit, përmes shenjës siç është për shembull peshku i artë tek një përrallë apo molla e artë tek përralla tjetër, e cila është ndërlidhje e botës reale me jorealen, e botës së vërtetë me atë të pavërtetë, qëndron mes errësirës dhe dritës, duke pasur funksionin e kundërvënies; aktiv dhe pasiv, paraqet të renë dhe të vjetrën, të mirën dhe të keqen, realen dhe jorealen etj.

Në kuptimin përshkrues të ngjarjes, përralla, paraqet përshtypjen që i kanë lënë njeriut të parë ndodhitë, kur ai sëpari herë është ndeshur me dukuritë natyrore, me botën bimore e posaçërisht me atë shtazore; veçanërisht me kafshët, me krijesat tjera si: përbindshat, divat, kuçedrat, zanat, hëzrin etj., që për atë ishin fenomene akoma të panjohura. Kjo është periudha kohore kur ky protonjeri fillon ta krijojë gjuhën primitive për komunikim; si një grumbull klithmash, pasthirmash lidhëzash,…., me fjalë tjera, fjalët njërrokëshe. Kjo, mbase ka të bëjë me kohën kur ai kalon nga forma e strehim-banimit në pyll; ndejtja nëpër drunjë, si dhe të ushqyerit e tij me lëndë druri, deri tek koha kur ai, fillimisht, zbret nga drunjët dhe strehohet nëpër shpella për ta mbrojtur qenien e tij fizke, e në kohën e mëpasshme edhe për të banuar në to. Këto janë përshtypjet e para nga krijohen imazhet në trurin e tij, nga ngjarjet reale që ndodhin në jetën e përditshme të tij, pra, në jetën e hominoidit.

Në rrafshin semiotik, në kuptim të studimit të saj, kjo gjini e prozës gojore, pra përralla, sipas Vladimir Propit, njërit nga studiuesit e përrallës mitike, duhet të zbërthehet në shenja strukturore, respektivisht morfologjike. Përralla si krijim tekstor duhet, paraprakisht, të ndahet në njësi primare. Ta zëmë, si rën-dom fillimi i përrallës nis me: Ka qenë çka ka qenë, ka qenë një herë një bej, ai ka pasur një djal dhe një vajzë i përrallës “ËNDRrA E BEUT” është një nga aksionet nistore pothuaj se në fillim të çdo përralle shqiptare. Këtu, njësitë gjuhësore siç janë beu, djali, vajza,….,janë të ndryshueshme, sepse mund të zëvendë-sohen në përrallat e tjera me personazhe tjera, kurse njësia gjuhësore ka qenë është e përhershme; do të thotë e pandryshu-eshme. Pra, na del e qartë se mund të ndryshojnë personazhet e përrallës, përkundër situatës, gjendjes, veprimit, ndërmarrjes-aksionit, të cilat janë njësi të pandryshueshme.

Përrallat që e bëjnë këtë libër janë të njëjtat, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë, vetëmse, ndryshojnë në mënyrë që, pjesa e parë paraqet variantin letrar, kurse pjesa e dytë i paraqet përrallat në variantin e rrëfyer origjinal, të shkruara në gjuhën e folur lokale, pra, të dialektit gegë, gjuhë kjo që flitet në katundin Gajre të Tetovës. Janë dy arsyet që, autorin e kësaj përmbledhje të përrallave, e shtynë t’i botojë në këtë formë, pra, në variantin e letrarishtes dhe variantin e popullorçes. E para është që të ruhet varianti i të folurit lokal për arsye vlerash gjuhësore e historike dhe mundësia e krahasimit mes tyre. Kurse arsyeja e dytë është, sipas mendimit tim, më e forta, pra, origjinalja, e cila si e folme e gjallë akoma edhe sot ruan në vete trajtat e vjetra gjuhësore. Këto trajta pasqyrojnë dukshëm lashtësinë e gjuhës së sotme shqipe në rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt vazhdimësisë me gjuhën e vjetër protoshqipe(gjuha shqipe nistore apo pellazgjishte) që nuk është gjë tjetër veçse gjuha e të parëve tanë e ata s’do mend se janë “Pellazgët Hyjnorë” siç i quanin shkrimtarët e antikitetit.Kjo e folme, sot, ruan fjalë dhe forma të të shprehurit, të atilla, shikuar nga aspekti kohor, që janë  më afër  ngjarjeve dhe ndodhive reale të së kaluarës e që përshkruhen në përrallat shqipe. Ne nuk kemi ndërmend, në këtë parathënie  të shkurtër, të bëjmë  analizë të përrallës, vetëm se duam të bëjmë një parapërgatitje të lexuesit që ai më lehtë të hyjë në brendinë e përrallave të cilat rrëfehen në këtë libër. Pra i lehet lexuesit që, ai vetë, duke e lexuar përrallën në këtë përmbledhje, ta përjetojë atë duke e ndjerë veten se gjendet në një botë tjetër, ku përmes përjetimit ai doemos që futet në brendinë e ndodhisë me përmbajtje mitike, qoftshin ato momenet aktive apo pasive, në kohë e hapësirë, qoftë si protagonoist apo si vëzhgues. Dhe si rjedhim pra, njeriu primitiv nuk i ka sajuar përrallat, por vetëm se në kujtesën tij ai ka mbajtur kujtimin për ngjarjet në të kaluarën e largët, me një mbamendje të shëndoshë, ashtu si i ka gjykuar ai vetë ato.

Përrallat që përmblidhen në këtë libër mbajnë tema të ndryshme. Në to rrëfehen ndodhira e ngjarje që kryhen në kohëra të ndryshme. Por gjithashtu ato zhvillohen edhe nëpër hapësira të ndryshme gjeografike, madje madje edhe nën tokë, në sipërfaqen e tokës dhe detit, si dhe mbi tokë atje lart në etër,  Si për shembull përralla e “MIHIRIT “, ku dalin në sipërfaqe shumë karaktere, vëhen në spikamë tiparet njerëzore të disa kategorive të njerëzve; tradhëtia bashkëshortore, mendjemadhësia, naiviteti por edhe vetëbesimi, shpirtmirësia, ndjenja për ta ndihmuar të pambroj-turin, shpirtgjerësia; për sa i përket kavalierizmit etj.

Apo ajo e kapjes së filit(elefantit) te përralla “Një GRUShT Një LUAN, Një ShPULlË  Një MIJ ShPIRTRA”, ku dhëndri i tre hajdutve në mënyrë të pavetëdijshme u futet avanturave të rrezik-shme por në fund do fati e ai del fitimtar madje dhe ndikon në aspektin edukativ.Në të shumtën e rasteve, gjatë zhvillimit të ngjarjes, ndodhin ngritje dhe zbritje të situatave, Bashkë me këtë moment ngritet apo bie suksesi i protagonistit kryesor; korr fitore ai, apo përjeton humbje në luftën e tij të rreptë, luftë kjo, për ta menjanuar të keqen që i kanoset populltates së pambrojtur, ose të paktën familjes së tij apo edhe personalisht, vetë heroit të përrallës. në ngjarjet kur duhet patjetër t’i përmirësojë ose më mire të themi t’i vë në vend padrejtësitë(gabimet e qëllimta) që i bëhen, qoftë nga brenda, nga familja e vet siç është babai, njerka, vëllau, kunata ose nga rrethi më i largët, nga të huajt që i ka arrmiq. Si për shembull, tek përrallat, “E BUKURA E DhEUT, ËNDRrA E BEUT, SI  KËM KËËN, SI JËM BË, SI DË BËHEM”, apo në përrallat tjera si për shembull  P E K M E Z I M B R e t i , apo ndonjë tjetër ku përshkruhen dialogjet mes kafshëve, por edhe dialogje dhe ndihmesa të ndërsjella ndërmjet njerëzve, shpendëve dhe kafshëve.

Jo rrallëherë nxirret në pah vyrtyti pozitiv i njeriut me karakter të fortë,si që është fjala e dhënë, besnikëria, amaneti, tradhëtia, te për-rallat “Sh E I S M A I L I, TRINGAXhEL FATIKOL DIMISLIM “. Madje në disa përralla zhvillohen ndodhira dramatike, e më rallë- herë tragjike. Mirëpo, në shumë përralla, në fund kthehet energjia pozitive edhe tek njerëzit që fillimisht bëhen shkaktarë të vuaj-tjeve të të tjerëve si brenda anëtarëve të familjes së vet, si jashta rrethit familjar. Vetëm me një akt, siç është akti i pendimit të tyre, ata e kthejnë ngjarjen drejt lartësimit apo zhvillimit pozitiv dhe, si rëndom, kështu triumfon e drejta mbi rrenën, e vërteta mbi të pavërtetën, e mira mbi të keqen. Me një fjalë, drejtësia që ishte spostuar nga veprimet e padrejta pra, nga padrejtësia, në fund të zhvillimit dramatik, i cili karakterizohet me plot frymëmarrje e frymëndalje, ajo vëhet sërish në vend!Shpeshherë ngjarjet rrjedhin vetvetiu, ashtu që, skenat ndërrohen papritmas, sikurse në film?! Ngjajnë veprime mitike, ndërmerren aksione mbinjerëzore madje kalohet edhe në botën imagjinare, Dhe, papritmas del skena e atillë, që shërben si një parapërgatije të gjendjes shpirtërore të dëgjuesit respektivisht përjetuesit të përrallës, i cili shpeshherë futet thellë në karakterin e heroit pozitiv, dhe për tu kthyer sërish mëpastaj në botën reale të tij.

Ky vështrim, ndonëse i shkurtër, ka prekur e theksuar gjërat thelbësore të një pjesë të vogël të një punimi, që në kuptimin e plotë të fjalës, do të thirrej “analizë e përrallës”. Një gjë e tillë vendin e vet të vërtetë, s’do mend se do ta kishte në një libër të veçantë; tek një antologji e përrallës.

Shumë shkrimtarë, kanë patur fatin e mirë t’i dëgjojnë përrallat, që në moshën e hershme të fëmijërisë së tyre, edhe atë djetpërsë-drejtë nga gjyshi apo gjyshja e tyre. Aftësia e interpretimit kallëzimor apo rrëfimit të gjallë; mimikës së fëtyrës, gjestulacionit dhe lëvizjes së gjymtyrëve, ngritjes dhe uljes së zërit bashkë me ngjyrën natyrore të tij, që  në vete paraqet një interpretim skenik të tipit të mbyllur, kanë lënë vragë të pashlyeshme në kujtesën e dëgjuesit duke ndihmuar e zhvilluar imagjinatën krijuese të tyre, njashtu siç lanë edhe tek unë rrëfimet magjepëse të nënës sime për përrallat që i kishte trashëguar edhe ajo nga gjyshja e saj, e ajo nga gjyshi i saj e kështu me radhë deri në burimin nismëtar, të cilat unë pas kaq vitesh i përmblodha në këtë libër modest, me një qëllim të vetëm, tua lë trashëgim të shkruar letrar e kulturor nga brezat që ishin, brezave që janë dhe breznive që do të vinë për të qenë!

                                                            Kasam Shaqirvela

M B R e t i

Ka qenë çka  ka qenë, ka qenë një djalë me nënën, ato kishin qenë shumë fukara. Një ditë djali i thot nënës së vet: -oj nënë, un do të shkojë në kurbet të fitojë para. Nëna i thot, –ani be bir, shko! Edhe ky djali niset për në kurbet. E merr udhën hajt, e hajt nëpër fuësh e nëpër mal, udha e gjatë duke ecur udhës e zu nata mirpo atyi rreth udhe e sheh një mulli, edhe ky kthen te mulliri. Mbledh dru edhe e kallën një zjarrm t’madh. Ngrohet sa ngrohet, kalon një kohë e bëhet vonë. Thot vet me vete, hajt se u bë vonë, ma mirë t’hy brenda në mulli. Pasi që dera e mullinit ishte e mshelët, ky hyn brenda për hatullat e mullirit edhe bie e shtrihet në tavan të  mullirit. Duke ndenjur aty,kur te vona mbas një kohe, vjen arusha. Kur e sheh arusha zarrmin, –thot, me at zërin e trrashur, –paskan kall një zjarrm të madh! Paska kapërcyer ndonjë udhëtar këtu pari. Arusha unlet për tu ngrohur. Mbas pak kohe ia mbërrin dhelpra. E sheh zjarrin edhe arushën afër zjarrit e i afrohet dhe i thot –mirmbrëma ari, po çka bën ty ktëu? Ai i thot, –ja po ngrohem! E pyetën dhelpra i thot, –pse e paske kallur gjithë këtë zjarm të madh? Arusha ia kthen, –thot, –jo unë po udhëtarët e kanë kallur për tu ngrohur. Duke bërë muhabet këto, kur mbas pak ia mbërrijti edhe ujku. –Mirmbrëma ari, tha ujku. –Çka bëni këtu? –Po rrimë e po ngrohemi! U ul edhe ujku e po ngrohen. Duke u ngrohur e duke u kujtuar, ujku i thot arushës, –çka ke ari që kujtohesh? –Kujtohem, –thot ariu, –dovleti ka një saraj t’vjetër. Te themeli i sarajit ka një man t’vjetër e n’rrënjë  të tij ka një kazan me florinj. Shkoj e shoh secilën herë a e kanë nxjerrur a jo.Edhe dhelpra thot:    Unë e kam gjetur një janxhik[1] ndër udhë, e tërheq ta shtijë në shpellë por është shumë i rëndë e s’e tërheq dot se është i mbushur plot me lira. Po ti ujk, pse kujtohesh? –Un kujtohem se dovleti ka dhen shumë, por e ka një qen të keq sa që asnjë dele s’ia marr. Mirëpo dovleti është i sëmurë. T’ketë dikush t’ia vrasë qenin e me gjakun e qenit t’ia lyejë sytë, atëherë do t’i shërohen sytë dovletit.

Ky djali e dëgjoi muhabetin që e treguan arausha, ujku e dhelpra. Kur u bë mëngjes e filloi të agojë, këto shkuan. Djali priti deri sa  doli drita mirë, dhe zbriti nga hatllat e mullirit dhe doli përjashta. Sa doli nën udhë e gjet janxhikun me lira. E mori, e vu n’krah dhe u nis për udhë.Duke ecur e takoi bariun me dhentë.Qeni zu të lehë. Ky i bërtiti bariut, –ej mbaje qenin se do t’më hajë. Jo,jo nuk t’ha! –Po ec teposhtë, i tha ky djali bariut. Ene ai erdhi rreth udhe, e ky i tha, –sa ma shesësh qenin. –Jo bre, nuk e shes, se po mos ta kem këtë qen, unë nuk kam dhen! Uku mi ha krejt dhentë Hë bre, se do  t’japë sa të duash lira, veç ma shit qenin. Jo, nuk e shes! Hë se do ta jap një janxhik me lira. Kur e pa janxhikun bariu, ja dha qenin, dhe e mori janxhikun me lira. Ky djali e merr qenin dhe sa del pak më tutje, sa largjon,e therr qenin dhe me një shishe futën pak gjak. E mshelën shishen edhe e futën në strajcë. Shkon n’qytet e fillon t’bërtase,–doktor i ri,doktor i ri që shëron sy. E dëgjojnë rojet e mbretit. I trgojnë mbretit, ai u thot shpej t’ma sjellni këtu. Zbresin rojet e kapin djalin, i thuan, –dovleti t’kërkon! dhe ky shkon e hyn brenda n’hazne t’mbretit, ku, e sheh dovletin ulët n’fronin e vet. I thot,–mirdita baba mbret, për hair, çfarë ke?Ai i thot, –jam i smurë qe sa vjet nuk shoh!Më dhembin sytë.E ky e qet shishen prej straj-ce e ia lyen sytë mretit me gjakun e qenit. Kur ia lev njërin sy, ai iu çel, ia lev edhe tjetrin edhe ai iu çel, kështu ia shëroi të dy sytë. Edhe dovleti krejt qejf i tha:çka do ti prej meje që mi shërove sytë. Çfarë dhurate do të t’japë, se qe dhjetë vjet unë jam pa sy. Djali i tha:–s’dua kurgjë, po nëse mundet t’ma japësh atë sarajin e vjetër? Dovleti ia dha sarajin e vjetër. Ky djali e prishi murin, te rrënja e manit e gjet kazanin plot me flori. Edhe Mbreti ia dha një mushkë me flori e ky i bëri dy mushka;e ngarkoi floririn dhe shkoi në shtëpi t’vet.U bë pasanik, bollëk plot.Mairëpo n’kojshi një grua me burrin e vet ishin shumë fukara.Një ditë shkon kjo gruja dhe e pyetën nënën e këtij djalit.–Mori shoqe, ku u bë djali jot kaq zengjin aman të m’tregosh.Kjo i tregoi, i tha,–djali im  u bë zen-gjin te një mulli.Ka shkuar atje, çka ka dëgjuar aty ka punuar edhe a bë zengin.U çua nesrit burri i gruas së komshiut,e gjet mullirin,e kalli një zjarrm,u ngroh sa u ngroh dhe pastaj hyri n’mulli. Mairpo ki nuk hypi n’hatulla po hini n’sanduk t’miellit. Mbas një kohe erdh arusha, u afrua te zjarrmi. Duke u ngrohur erdhi edhe dhelpra e pas asaj erdhi ene ujku. Duke u ngrohur e duke u kujtur. Dhelpra e pyeti arushën,çka ke ari që po kujtohesh?Si mos kujtohem,–thot, ka kisha shpresë te saraji i vjetër ma kishin prishur edhe kazanin me lira ma kishin marrë.Dhelpra tha po edhe mua janxhikun me lira ma kishin maarrë,andej ujku tha:unë u kënaqa, përditë ha dhen.Ia kanë vrarë qenin dovletit e s’ka kush t’më ndalë.Arusha u zemë-rua e tha: ah, na ka dëgjuar neve ndokush këtu!Dhe si u ngrijtën e si t’i hyrën derës së mullirit, e bënë copë me copë. Kërko andej kërko këndej, nuk gjejnë gjë.Mirëpo arushës i kujto-het dhe shkon drjt te sanduki i drithit, një t’rrame sandukut me shputë, e then kapakun. Atij njeriut prej frike i shkuan pordhët varg.Edhe një herë i rra sandukut dhe e theu. E morrën njeriun dhe thanë: –ky na paska dëgjuar, e si ta zunë, e bënë copë me copë, mbasi e mbytën shkuën në mal. Këto në shtëpi, prit një ditë prit dy ditë s’ka.U bënë një javë  burri nuk erdhi. Kjo gruaja e komshiut shkoi te djali dhe e pyeti, i tha, –burri i im nuk ka ardhur qe një javë si ka shkuar te mulliri. Djalit iu kujtua se atje ka egërsira, dhe atë e kanë hëngër ato. Ky djali mblodhi disa shokë dhe shkuan te mulliri. Kur mbërrijtën aty, ia panë teshat krejt gjak, dhe ia gjetën copat e u erdhi shumë keq, po s’patën çka të bëjnë e u kthyen n’shtëpi. I treguan gruas  me keqardhje se burrin ia kanë ngrënë egërsirat. Masalla n’shkaall shëndeti n’baall!

 

 

 

 

 

 

 

M A S A Ll A

(varianti origjinal i përrallave të kallëzuara dhe

shkruara në gjuhën popullore, në dialektin gegë,

e folmja e fshatit Gajre, rrethi i Tetovës)

proz  popullore

e kallxaume

 

 

NI  RrAIPE  MISh  NI  KOËK  LAKËN

Ka kën xhi ka këën, kain kën ni buurr e ni grue. Ki burri i thot grues, –oj grue, këm ni qip n’hambaar me elb, –mo ja apësh, thot dëkuj! –Nauk, thot, be buur, –nuk ja ap kërkuj! Ni dit vain ni vorbazhi t’shese vorba ene t’shese shtëma. Hajde vorba hajde shtë-ma!Fkatën vorbaxhia.Ene kjo gruja duël te dera ene e paiti,i tha,–o shtëmaxhi !–sa i kie shtëmat?Ki i tha,–ni plot ni mbrazët be haall. –Po me xhi t’i mbushim, me grun, kollomboç a elb ? –Po xhi t’kesësh, ndash grun,ndash kollomboç, ndash elb.Kjo gruja vet me viti tha:–dë shkoj e dë ja ap çat qipin me elb, e dë marr shtëma, dë blij. Kur ja prau qipin me elb vorbaxhis,aj e moër ene i dha ksaj di shtëma, ene vet u thkae ta mbraze elbin n’thes. Kur e mbrazi qipin, xhi me pa, qipi kishte kën i mbushët kit me lira?!Ene ki shtëma-xhia i fkati ksaj grues. –Oj haall prait tha, se dë ta ap kit magjarin me shtëma! –jo jo tha gruja, xhi ‘mduhet kit magjari me shtëma? Dë ta ap tha dë ta ap! Ene shkoj ndërjahat t’shpajës, ene i shkarkoj shtëmat, ene e moër magjarin e fraik e fraik hiki mo e zateke dëkush.Kjo gruja i moër shtëmat ene vorbat e i rendaiti n’shpaij. Mairpo për ni shtëëm nuk ka vend.Ene kjo po folën me shtëmat u thot, –hëni mori shtëma, lironi ni vend ene ksaj ! Ato ku marrën vesht? Kjo prap u thot, –lironi vend se dë marr ni shkop e du thij kitve me rend! Hakati ta fajte midis atine ene kët shtëmën. Tu i shtëëjt, tu ishtëëjt i thi nja di, ene si tu kësdis e t’shkoj ta muër ni shkop, ene si tu hini me rend kitve shtëmave e i bëni trrosha.I thi kit me rend. Kur erdh burri n’akshaum, kur e pa, xhi me pa? Shtëmat i ka bë cop me coëp. –Po xhi ke bë mi grue kshtau ? Po shtëmaxhia, thot, mi dha kit shtëmat xhi i kishte t’ngarkaume n’magjar, ene une hakata t’i rendaiti po njënës nuk i lirojshin vend, ene une u këzdisa e i theva tu t’kitat pi këzdiis. –Po me xhi i blive e paijti buri? –I bliva me çat elbin xhi e kishe fait tai n’hambar, mbrenda n’qip. –O bre! Njeri-un i shkreti xhi m’paske bë? –Po ja paske dhën kit lirat shtëmaxhiis bre? Si ma zen at gruen, “e dëng e dëng”, i hek ni qutek t’maiër. Nesrit n’sabak ki shkon n’puun e kjo del n’çardak ene hunxhet n’shkaall ene si ja nisën t’kaje, e kaan e kaan hiç pa ndal. Tu kajt kur i shkojn saajt te direki i jahatit. Atai ka kën lidhët ni muzat. Muzati e ka hap gjojën ene e ka çit gjuhën përjashta e po e mba t’varët. Kjo kur e shef bikin se e ka çit gjuhën përjashta, kiton se biki e përçeshën ket ene i thot, –hë more virën, –ene taj m’përçeshish si m’ka rref burri a! Ene zdripën ndërjahat, e merr sopatën, ene si ti be n’baall e jaçaan ballin, ene ja pret kraen bikit. Kur erdh burri n’shpaij, kur e pa, biki i preëm?! –Po xhi ke bë kshtau be grue? –be tu bëft halli tu bëft! –Po pse e preve bikin bre? –Po si mos e pres be njeër, mbasi m’rrefe tai, ene halli ktij të m’përçeshe a? Une kaj n’krae t’shkallve, ki çit gjuhën përjashta e përçesh mu, përçashtau e preva! –Of, of xhi paske bë? –Po nise, da kapërcim diçish! –Ni rraipe mish ni koëk lakën, çashtau da kapërcim dimnin! Ene si t’i hiin kavit, e rrepin e bëjn rraipe-rraipe mishin ene e faitin n’thes. Nesër  burri shkon n’puun, kurse gruja e merr thesin e mishit ene del ndër shpaaj. Atai e kishin ni aar t’mbaillme me lakna.Ni ograde. Ene sicallës lakën ja ve ka ni rraipe mish njen te e sosi kit thesin. Ene u thkae e hini mbrenda n’shpai. Mairpo çent e kataundit si e ndaën erën e mishit e tu mblodhën te ogradja mbas mishit.Po nat koh erdh burri pi pune ene kur i pa çent nëpër lakna i fkati grues, –oj grue mi, po xhi kërkojn kto çent nëpër lakna? Kur u afraue ma ngat,xhi me pa, sicalla lakën kishte ka ni coëp mish?! –Po xhi ke bë mi grue mi?  –Po tai m’tha be burr, ni rraipe mish ni koëk lakën! Ja thkij gruja. –Po nuk t’thash un ta çesësh mishin napër aar, –po t’thash se dimnit da haam; ni rraipe mish ni koëk lakën! Ta kapërcim dimnin sivet. Ene fraik e fraik e moër ni soh ene ngarendi e doël te çent. E menxaij se i puditi e, e shpëtoj ni pakic mishi xhi kishte mbet. E moër mishin ene e çoj n’shpaij. Nesrit kur u ngrëjt i tha grues, –oj grue! –pa hajde meri stelat tauja ene ka t’dush shko! –Shko te baba jot ene te vllaznit tauj se s’paske pas ni fajlle mend! –Se, m’ke bë shaum dëme! Ene e puditi gruen, e ajo shkoj ene e la vetën-çiçe. Çëkshtau ene masalla u sos. Masalla n’shkaall shëndeti n’baall!



[1] strajcë lëkure

Intervistë me profesor Alberto G. Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë”.

$
0
0

Nga: Brunilda Ternova

Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.

LeOriginiAlbanesi

Brunilda Ternova: Para së gjithash Profesor Areddu ju falenderoj për mundësnë që na ofruat për t’ju bërë këtë intervistë, duke i mundësuar lexuesit shqiptar (në Shqipëri dhe në diasporë) që të njoh Juve dhe veprën tuaj shkencore.

Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve që më mundësuat të flas mbi punën time.

Brunilda Ternova: Meqënëse vepra është e vështirë të konceptohet e shkëputur nga krijuesi i saj, më lejoni t’ju pyes diçka mbi personin tuaj. Kush është Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku është rritur?

Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur në Xhenova nga prindër sardenjas ku dhe jam diplomuar, e më pas jam transferuar në Sardenjë, ku aktualisht punoj si profesor në një shkollë publike të profilit të mesëm ku dhe jap mësim.

Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” është publikuar në 2007 dhe është një libër që trajton argumente shumë interesante në fushën gjuhësore, etnografike dhe historike. Mund të na shpjegoni çfarë do të thotë ky libër për ju? Çfarë ju ka shtyrë të ndërmerrni përsipër një studim të tille, si kanë lindur këto studime dhe si janë zhvilluar gjatë kohës?

Prof. Alberto G. Areddu: Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qënë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qënë banorë të një ishulli patjetër që duhet të jenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur, thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën. Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materjaleve të mjaftueshëme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja.

Brunilda Ternova: Cilat janë pikat e forta që sipas jush argumentojnë teornë tuaj mbi origjinën ilire të qytetërimit në Sardenjë? Si shpjegohet që studjuesit e tjerë kanë druajtje, për të mos thëne frikë, ti trajtojnë këto pika takimi historike në antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir?

Prof. Alberto G. Areddu: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Duhet të dihet dhe mund ta themi pa frikë fare, se argumenti i antikuareve dhe veçanërisht ai i toponomastikës rindërtuese në Sardenjë është i kontraktuar vetëm për pak studjues, të cilët nuk kanë asnjë interes që një jo-akademik të shprehë opinione në kundërshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kështu ndodhi që i vetmi recension (pozitiv në pjesën më të madhe) që ka dalë deri më sot, i përket ballkanologut Emanuele Banfi të Universitetit të Milanos i cili nuk është sardenjas.
Ka edhe një arësye të përgjithëshme që e bën më pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston një rrymë e shtëpive botuese sardenjase, që është e interesuar më shumë të manifestojë (sesa të dëshmojë) se Paleosardët ishin Semitë antikë, rastësisht krijues të një qytetërimi të jashtëzakonshëm të lindur gati abiogjenetikisht¹ …Gjithashtu edhe baronët universitarë janë të tërhequr nga këto hipoteza dhe shkruajnë libra easy reading (të lehtë për tu lexuar) për publikun e pashkolluar. Për këtë arsye shumë njerëz në Sardenjë mendojnë se sardët rrjedhin nga Lidët imagjinarë (mbi të cilët nuk dimë praktikisht asgjë), dhe se sardenjasit nuk janë gjë tjetër veçse unaza lidhëse me Etruskët.

Pra ështe e thjeshtë të kuptohet, pasi në të vërtet nuk ka asnjë Babilonez ose Lidian të gjallë e në jetë që të mund të replikojë në lidhje me pasaktësitë e këtyre studjuesve.
Kuptohet qartë se ideja është shitja e flakonave të shpresës për njerëz që mendojnë se kanë nevojë, dhe e gjitha kjo bëhet në dëm të kërkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj për lehtësi, dëshirojnë të kalërojnë (dhe të kalërohen) nga hipoteza të Forta që lartësojnë një farë sensi të vjeter infeririteti që kanë (i krijuar nga fakti se nuk janë dhe nuk ndihen italianë), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk është tërheqëse duke qënë se është bijë e një populli të pakicës.

Megjithatë kohët e fundit duke lexuar artikujt nëpër revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos më përmendur si burim fare – një farë lidhje e botës së hershme sardenjase me atë thrake, e parë në të njëjtën formë ashtu si ajo imagjinarja e zonës Lidiane.
Elementët e fortë që argumentojnë tezën time janë: lokalizimi i disa leksemave në zonat më konservuese të Sardenjës, të cilat nuk janë të shpjegueshme me anë të latinishtes por mund të shpjegohen me anë të shqipes, rumanishtes, me anë të disa elementëve arkaik të balto-sllavishtes ose me ato pak që njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh të ruajtura nga glosa dhe fjalët greke.
Egzistojnë të dhëna të burimeve historiografike greke që tentojnë të kualifikojnë ardhjen e elementëve ilirik në Sardenjë, (jo si pushtim popujsh), sëbashku me njerëz të Beotisë (që flisnin gjuhën Eolite) duke shënuar një moment të rëndësishëm të qytetërimit, të ushtruar nga njerëz me një kulturë më të lartë në krahasim me ishullorët sidomos në bujqësi dhe kultivim.

Brunilda Ternova: Ky libër është publikimi juaj i tretë i vet-financuar. Mendoni se është e natyrshme dhe e “drejtë” që studime të tilla shkencore të hasin kaq shumë vështirësi për tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtëpitë botuese?

Prof. Alberto G. Areddu: Për fat të keq më duhet të them se kjo është një praktikë shumë më e përhapur sesa mendohet. Sot, ose ke përkrahjen e një shtëpie botuese të fuqishme që mendon të botojë tremijë kopje, ose në të kundërt duhet ti apelohesh industrisë së librit on demand e cila maskohet nën petkun e industrisë zyrtare. Prandaj dikush edhe mund të punoj mbi një hipotezë e cila mund të jetë komplet e gabuar, duke investuar kohë dhe kapitale e duke vet rrezikuar.
Ajo që është e papranueshme është fakti se botimin nuk ta lejojnë pikërisht ata që ndajnë të njëjtat interesa me ty, kjo ështe e tmerrëshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim të ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kësaj heshtjeje, pasi akademikët janë të auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nëse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh në studimet e tua atëhere per ty ka marre fund gjithshka.

Brunilda Ternova: Teoritë tuaja janë shumë revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetë tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore?

Prof. Alberto G. Areddu: Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re. Studjuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur këte ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Për fat të keq, kjo ide, më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtëquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoeuropjan në zonën e mesdheut, me më pak elementë indoeuropjanë.
Megjithatë unë e përsëris, se do më pëlqente që studimet e mia të kritikoheshin pasi do të thotë se “egzistojnë. Prandaj, duke marrë parasysh faktin se prej dy vjetësh në Sardenjë nuk është publikuar asnjë recension nëpër gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, për të nxjerr në pah punën time kam krijuar një web sit personal dhe shkruaj në ndonjë blog.
Gazetarët (90% e të cilëve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo më të njohin shqipen), degjojnë me veshore ato që u thuhet nga referuesit universitarë, që shpesh janë të ndërlidhur me shtëpitë botuese, me ato shpërndarëse, dhe me ato dy gazeta që publikohen (të cilat nuk është se shkëlqejnë).
Mund të shtohet ndonjë gjë tjetër më tepër se kaq?

Brunilda Ternova: Çfarë përfaqson për Ju Sardenja dhe çfarë do të thotë të jesh sardenjas sot nën dritën e kësaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)?

Prof. Alberto G. Areddu: Do të thotë të ravijëzosh një drejtim të largët, i cili në epokën e Bronxit, i ka sjellë elementë qytetërimi atyre popullsive të cilat kishin ngelur në fazat e prapambetura të Neolitit.
Është e mundur që në zonën Nuoreze (hetimet gjenetike janë akoma në fazat fillestare), të zbulohen bërthama të lidhura gjenetikisht me popullsitë e sotëme të ballkanit; është kjo arsyeja për të cilën njërin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kërkimin e babait antik”.

Brunilda Ternova: Prania e diasporës Shqiptare në Itali është ndër më të shumtat dhe më konstantet që njihen historikisht, duke nisur që nga antikiteti e duke vazhduar deri më sot në ditët tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotëme shqiptare në territorin italian, mund të ndihmojnë në krijimin e një klime vëllazërore reciproke midis popujve tanë dhe gjithashtu shkembimeve të ardhëshme midis studjuesve e shkencëtarëve?

Prof. Alberto G. Areddu: Unë uroj që kjo gjë të ndodhë. Fatkeqësisht ndodhemi në një moment që ashtu si në Itali edhe në Sardenjë ka patur një farë reagimi ndaj emigrantëve në vetvete (tout court), që nuk merr parasysh cilësitë personale të individëve, dhe e gjitha kjo për arsye të rendit publik dhe të krizës aktuale ekonomike.
Duke arsyetuar në aspektin antik, egzistencën e një diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis të cilëve përfshihen Shardanat. Populli i Shardanëve, që sipas interpretimeve të studjuesëve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerëz me origjinë ilire, të shtyrë nga nevoja u spostuan drejt deltës së lumit Nil, për tu drejtuar më vonë drejt Palestinës. Janë të shumta të dhënat që na sigurojnë se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotëm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj.

Brunilda Ternova: Mendoni se mund të organizohen edhe sipërmarrje të tjera – jo vetëm publikime studimesh por edhe sipërmarrje akademike – për të hedhur më shumë dritë mbi këto argumente që zbulojnë misteret e të kalurës së popujve tanë?

Prof. Alberto G. Areddu: Patjetër. Është e nevojshme që studjuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë – qofshim ose jo akademikë por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e llogjikës – të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studjuar në menyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.

Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di sesa do të ishim të gatëshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.

Brunilda Ternova: Cili ështe mesazhi juaj për lexuesin shqiptar dhe cili do të jetë argumenti i veprës suaj të ardhëshme?

Prof. Alberto G. Areddu: Njëra nga dëshirat e mia kulturore do të ishte zhvillimi i një rryme edhe jashtë Shqipërisë, që të rivlerësojë antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur për popullsitë e tjera antike indoeuropjane gati të harruara si psh. rasti i sagave kelte.
Dëshira ime shkencore është që në studimin e ardhëshëm të thelloj disa aspekte të rindërtimit historik dhe kulturor të lëna në harresë gjatë studimit “Origjina Shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”, pra të sjell jo vetëm fjalë por edhe objekte, tradita, ndërlidhje reciproke dhe simbole.

Më lejoni të ndahem nga ju duke përdorur një fjalë përshëndetëse tipike shqiptare: falem, që sipas të madhit Eqrem Çabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot në gjuhët Sarde dhe Korse në vlerën origjinale “zbres” (falare). Faleminderit të gjithë juve!

Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu për këtë intervistë shumë të këndëshme!

Shënime
1)abiogjenetikisht: Teori që hipotizon krijimin e organizmave të gjalla nga lënda pa jetë.

Për informacione të mëtejshme ju ftojmë të konsultoni blogun e autorit:
http://web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica/ARCHIVIO%20ILLIRICO.htm

Intervistoi dhe përktheu nga italishtja: Brunilda Ternova

ENERGJIA KRIJUESE E SHPIRTIT SHQIPTAR

$
0
0
(Dedë Preqi, Lotë atdheu, Meditime mërgimtare, Kushtrime nga mërgimi,
Amanda Edit, Bukuresht, 2013)
Ballina e librit Lotë atdheu
 
Baki Ymeri
 
Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Misioni i shkrimtarit është rimarrja e flamujve të humbur nga njerëzit e politikës, si dhe përfitimi i betejave të humbura nga të tjerët. Ky është misioni i tij i shenjtë, një detyrim që e obligon dhe nderon në trojet e bekuara të historisë. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë. Fillimi i mençurisë është frika ndaj Zotit dhe frika ndaj fjalës. Kështu thekson Bibla, ndërsa familja, atdheu dhe kombi qëndrojnë mbi të gjitha, së bashku me nderin dhe dinjitetin. Fjalët e poetit janë diamante shkëlqimtare që mund të ndriçojnë shpirtërat dhe jetën e njerëzve me mendime të kristalta. Para nesh kemi njërin nga mërgimtarët tanë që digjet për atdheun dhe fatin e tij. Ky është fati i atyre që e braktisin vendlindjen. Kur u reken shtigjeve të mërgimit, ata marrin me vete edhe atë ishull magjik që quhet Kosovë apo Shqipëri. Autori vjen para nesh me tri antologji publicistike që s’kanë të bëjë me poezinë, por me një turmë subjektesh morale, meditative, fetare, historike dhe politike. Politika është arti kompromisit, ndërsa Dedë Preqi e përshkruan politikën shqiptare nga këndvështrime të ndryshme, duke i hymnizuar vlerat e demokracisë parlamentare europiane mënjanë, dhe duke i fshikulluar ata që e frenojnë historinë dhe demokracinë tonë, në anën tjetër.
Dedë Preqi është një zë i veçantë në poezinë e sotme të diasporës shqiptare. Krijimtaria e tij letrare dhe publicistike, poezitë, analizat, komentet, opinionet, esetë dhe reportazahet, janë një dëshmi e gjallë e punës së tij, thekson Ramiz Dërmaku në kuadrin e një komenti. Optimizmi dhe dashuria ndaj njeriut janë parimet elementare të këtij krijuesi të palodhur. Mënjanë kemi grandomaninë e atyre që nuk i besojnë Zotit, ndërsa në anën tjetër vlerat morale dhe krijuesit e projekteve magjike që dinë të mbëltojnë energji pozitive në shpirtin tonë: “Me filozofinë e saj të bamirësisë, Nënë Tereza dha një shembull të lartë të humanizmit, duke fituar një respekt të plotë ndaj secilit, me një shembull të përsosur të harmonisë mes indianëve, myslimanëve dhe të krishterëve. Ilaçin më shërues dhe më të përshtatshëm, Nënë Tereza e kishte dashurinë, ngrohtësinë dhe shpresën. Ajo gjithnjë i lutej Zotit, për këta njerëz të lënë pas dore.” Apo bombardimet e NATO-s (1999), kur “Ishte dita më e shenjtë, kur shkëlqeu qielli dhe nëpër atë shkëlqim u duk liria e Kosovës.“ Zemra troket derisa shuhet, sepse ajo është si kandili, dhe nëse ti i beson Zotit, ai ta ndez kandilin përsëri në Qiell.
Sipas Biblës së Shenjtë, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës. Bota pa libra është si një shtëpi pa nuse, apo si livadhi pa lule. Ja, pra, edhe një spektër të ri vlerash interesante, që vjen në bibliotekat e sentimenteve tona nga gjiri i diasporës shqiptare. Deda është jo vetëm një poet i mirë, por edhe një publicist artikujsh të panumërt me subjekte esenciale. Nëna Tereze, 100 vjetori i Pavarësisë, Kosova, Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, respekti ndaj Amerikës dhe Bill Clintonit (Engjëlli shpëtimtar i Kosovës), bombardimet e NATO-s kundër kuçedrës militariste serbe, Pavarësia e Kosovës, korupcioni, fanatizmi fetar, roli destruktiv i kishës ortodokse serbe, diaspora dhe bashkimi kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe nëntorët e lavdisë sonë, liberalizimi i vizave, integrimet europiane, meditime mbi jetën, janë disa nga subjektet preliminare që defilojnë në faqet e këtyre tre librave. Veprat respektive kanë karakter publistik. Subjektet janë të rradhitura në bazë të parimit kronologjik e me kritere dhe interpretime e sqarime të përshtatshme që reflektohen në kuadrin e titujve dhe përmbajtjes.
Nga veprat e Dedë Preqit kemi shansin të mësojmë se ç’është patriotizmi. Subjektet janë të rëndomta, disa të njohura nga lexuesit tanë, por duke i shfletuar ato me kujdes, konstatojmë se patriot është ai që e do atdheun, që përkujdeset për të, që din të respektojë rendin publik, që nuk i hedh mbeturinat në rrugë, që din të ndihmojë të varfërit, që din të respektojë ligjet dhe gjuhën amtare, që din ta mbrojë atdheun, familjen dhe kombin. Për fat të keq, ideja e patriotizmit është konfiskuar ekskluzivisht nga diskursi i liderëve të demagogjisë sonë politike, apo nga disa butakë të gazetarisë që s’i njohin normat elementare të shqipes letrare. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por vetëm për ata që shkelin interesat nacionale për interesa personale, familiare, nepotiste dhe karieriste. Shqiptarët kanë nevojë për vepra konkrete e jo për maskaradë politike sa për të përfituar votat e elektoratit. Atdhetarizmi nuk ndërlidhet me gazetari neurotike e patologjike, me vetëlavdërime apo me beneficione e majmëri personale, por me shembujt e rilindësve tanë, me sakrificën e martirëve të kombit, me ndjenja qytetare, dinjitet, integritet dhe moralitet.
       Autori shkruan me durim e koshiencë, dhe nuk e hedh fjalën pa e matur mirë. Gjatë analizës së artikujve, konstatojmë se ai nxjerr në pah ide fisnike dhe origjinale, duke i kundruar dukuritë, fenomenet, evenimentet, me syrin kritik, duke thyer kornizat e përshkrimit të rëndomtë. Autori i këtyre veprave shquhet për një gamë subjektesh historike dhe aktuale që i trajton duke i dhënë prioritet ndërgjegjes kombëtare, Kosovës shqiptare dhe tendencave të huaja për shkombëtarizimin e kombit tonë, dhe jo vetëm kaq. “Ka kaluar koha e luftave, Kosova ka nevojë të bashkohet në paqë”, thekson autori duke na vënë në kontakt me trashëgiminë tonë historike, kulturore dhe konfesionale. Librat e Dedë Preqit paraqesin një impuls të ri për freskimin e memorjes sonë, për përhapjen e diturisë dhe forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.
BOX
Dedë Preqi u lind më 1955, në fshatin Doblibare (BallëDrini) komuna e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Klinë. Mbaroi studimet në SHLP, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Gjakovë. Vjershat e para i botoi në revistën “Shëndeti”, në vitin 1975, dhe pastaj në “Zëri i Rinisë”, „Pionieri”, „Rilindja për fëmijë”, „Gazeta e Pionierëve”, „Drita“ (Shkup), “Republika” (me pseudonim), si dhe në gazetën “Bota sot”. Prej vitit 1981 jeton dhe krijon në Zvicër. Shkruan prozë dhe poezi. Në ndërkohë, në letërsinë shqipe, në krijimtarinë letrare dhe në kujtesën e lexuesit ka hyrë duke prurë dymbëdhjetë libra me krijimtari për fëmijë e për të rritur, përkushtime për Nënë Terezën, krijime për vendlindjen e tij dhe për çdo pëllëmbë të Kosovës sonë. Bibliografi letrare: “Jeta frymon përsëri” (botim i autorit, Gjakovë 2004), “Kur zgjohet dielli” (poezi për të vegjël, Gjakovë 2004), “Jam unë” (poezi, Gjakovë 2007), “Jeta është agimi” (poezi, Gjakovë 2007), “Ti ishe një porosi, poezi” (përkushtim për Nënën Tereze, Botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë, 2008), “Fshatit tim Ballëdrin” (Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë 2011), „Gjyshi dhe Adinisi“ (poezi për fëmijë, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2011), „Etje e ngjyrave“ (poezi, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2011), „Binecuvantarea lacrimilor/Bekimi i lotëve” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012). “Lot Atdheu”, “Meditime mërgimtare” dhe “Kushtrime nga mërgimi” janë tre antologji vlerash publicistike që e panë  dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë (2013).

MESAZHE TË FUQISHME POETIKE QË MAGJEPSIN LEXUESIT

$
0
0

Shkruan:Shaban Cakolli

 1

Në botën e fjalës së shkruar,sidomos me atë të poezisë shqipe të këtij njëzetvjeçari të fundit,kanë hyrë   mjaft të rinjë shqiptarë të talentuar,të palodhur,me dashuri shpirtërore,në këtë sferë vërtetë magjepsetë kësaj pjese të letërsisë.Frymëzimi i tyre poetik ka gjetur  vend të veçantë në brendësinë shpirtërore,nga burojnë vargje të cilat janë të lidhura ngusht me çdo gjë që ndjenë shpirti i krijuesit,që e  përjeton,  vlerat e të cilës i skalitë në art ,vlera këto që barten nëpër kohë dhe  mbesin të qëndrueshme,i qëndrojnë kohërave.Para gjashtë vitesh mërgimtarët shqiptarë  në Gjermani themeluan  Lidhjen  e  Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptar(LSHAKSH),nga e cila  na u dha mundësia të njohim krijues të talentuar të të gjitha arteve.Me një veprimtari të fuqishme e të pandalur,shpirtërat e trazuar të krijuesve tanë në  mërgim,shpalosën krijimtarinë e tyre  të begatshme e cila përveq që gjeti vend në mes mërgimtarësh,u bë e njohur në gjitha viset ku jetojnë shqiptarët.Padyshim se  këtë LSHAKSH,në mërgim e themeluan krijues tonë të cilët për shumë shkaqe  u detyruan të  lënë atdheun e vet dhe të strehoheshin në mërgim,por  kjo LSHAKSH,kishte një mision të shenjët kombëtarë:Qëllimi i tyre nuk ishte thjesht që krijuesit që rrugën e tyre të krijimtarisë së tyre e kishin nisur në atdhe,të e vazhdonin në mërgim,por qëllim më i shenjët ishte,që fëmijët tanë që kishin lindur në dhena të huaja,të i pregadisnin jo vetëm për të folur shqip, por për të njohur  me gjithçka nga atdheu i tyre,për të i frymëzuar ata të shkruajnë e ushtrojnë krijimtarinë e tyre larg atdheut të tyre.Kjo nëpër kohë u dëshmua,nëpër veprimtaritë e LSHAKSH,të gjithë  jemi dëshmitarë, kemi pa,dëgjuar,kemi ndier gëzimin tonë,kur njomakët tanë kanë  thurur vargje,për atdheun,kombin,gjuhën,Flamurin,dëshmorët,u kanë shkruar,kënduar,recituar e pikturuar dashurive të atdheut.

Kjo duhet të jetë një e arritur   e kombit,e cila fëmijët tanë të cilët pa fajin e tyre u detyruan të bënin jetë në dhena të huaja,të i veshë me dashuri kombëtare,të ua ndezë zjarrin e dashurisë kombëtare në shpirtin e tyre,të mësojnë,ruajnë e pasurojnë gjuhë,kulturë,art,e traditë kombëtare dhe kudo që ata jetojnë të ndihen shqiptarë,e të i shpëtojnë asimilimit.Pra krijuesi ynë  në mërgatë kishte dy qëllime kuptimplote:

Të ushtroj krijimtarinë e vet si për krijues të rritur,ashtu edhe me krijimtarinë e tij për fëmijë në të gjitha fushat e krijimtarisë,ngase kështu do i frymëzonte të rinjët tanë të mërguar,do të u jipte dashuri shpirtërore, nxitëje dhe guxim që ata të njohin e ushtrojnë gjithçka kombëtare,edhe larg atdheut të tyre.Në aktivitetet e  LSHAKSH në Gjermani, kemi njohur  shumë krijues tanë të cilët kanë bërë shumë  në fushën e letërsisë.

Aty njohëm krijuesen tanë Gonxhe Letmi Begisholli,e lindur me 1 maj ne Diber. Shkollen fillore dhe te mesme e mbaroj në vendlindje ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e Pejë.  Prej vitit 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg te Gjermanisë.Gonxhja është një aktiviste e pashoqe,e pandashme nga aktivitetet,është anëtare e kryesisë të LSHAKSH,si dhe një poete e talentuar,e cila shkruan për fëmijë dhe për të rritur.Gonxhe  Letmi Begisholli,me shkrimet e saja është e njohur edhe nëpër gazeta dhe revistat tona.

Ka botuar:”PASION ËNDRRE”,”LUTJE NËNËS”,si dhe është prezantuar në antologjitë poetike të botuara nga LSHAKSH”TRINOMI I LIRISË ” dhe”"NJË SHEKULL DRITË”.Gonxhja me punimet e saj poetike është shpërblyar: Me çmimin e tretë në Koblenz të Gjermanisë,me poezinë kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka,në maj të vitit 2012.Me çmimin e dytë në manifestimin letrarë”HOMAZH PËR POETIN ALI PODRIMJA”,në Ausburg të Gjermanisë,në tetor 2012.Gonxhe Letmi Begisholli,është poete e mesazheve të fuqishme,e cila magjeps lexuesit,qoftë në krijimtarinë e saj për të rritur,qoftë ate për fëmijë.

Derisa te libri i saj”PASION ËNDRRE”doli një libër shumë i fuqishëm para lexuesit të vemendshëm,si libër me vlera të shquara ideoartistike,të cilën kritikët tanë e cilësuan si krijimtari me dhunti artistike,ku poetja me një mjeshtri të hollë ngriti në lartësi mendimin e saj letrarë,mendimet e të cilës kur lexuesi i shqyrton mbetet tërësisht i emocionuar,ku në shumë momente secili lexues i vemendshëm mund të e gjejë vetën aty,në ato poezi të mbështjellura me një vello melankolike,e cila ia rritë edhe më tepër kuptimësinë çdo vargu të saj,elemente këto që i hasim rregullisht tek vargjet e librit”PASION ËNDRRE”,të poetës sonë Gonxhe  Letmi Begisholli.Përkundër asaj që vëllimi “Pasion Ëndrre”,është libri i parë i saj,tek ky vëllim ndihet një shpërthim i fuqishëm i mesazheve,e cila tek dashamirët e fjalës së shkruar lë përshtypjen e një autorje me përvojë të gjatë në botën e letrave poetike .Natyra e disa poezive të saja nëpër kaptinat e këtij libri,ndërlidhet ngusht me mallin dhe dashurinë e pashuar të vendlindjes,nga e cila autorja u largua para shumë vitesh.Tërësisht nga thellësia e këtij malli,poetja nxjerr edhe atomin e fuqisë së fundit,për të arritur përshkrimin e kristalizuar të mallëngjimit,por edhe krenarisë për dritën e atdheut.

Në çdo varg të saj lexuesi has në ndjenjat,shpresën,dëshprimin,zhgënjimin,harenë,të cilat përbirohen në damarët e këtyre vargjeve,të cilat vazhdimisht e tërheqin lexuesin për shfletim të ngadaltë të  çdo faqeje poetike.

Tani poetja jonë Gonxhe  Letmi Begisholli,para lexuesëve tanë vjen me një natyrë tjetër poetike,kësaj radhe u përkushtohet botës fëmijërore,para të cilëve vjen me një titull shumë ngrohës”LUTJE NËNËS”. Ky libër fillimisht ka rëndësinë në vete nga se është libër edukativ,në të cilin pëlcet një këmbanë e fuqishme e mesazheve,në shpirtin poetik të të rinjëve,ku thërret dashuria për  vendlindjen e tyre,rrespekti për dijën,shkollën,mësuesin,gjuhën,kombin,flamurin.Ky libër për fëmijë i poetës sonë Gonxhe  Letmi Begisholli,është si libër ku bërthama e saj është ëmblemë Mëmëdheu,e cila  është ndier dhuratë e çmuar për fëmijët,të cilën poetja ua dhuroi të vegjëlve tanë në këtë njëqind vjetor të pavarësisë shqiptare.Poetja me shpirt të hapur për voglushët,kjo dhuratë më e çmuara e kombit,zhytet në botën fëmijërore,ku rezulton me vlera shpirtërore artistike,talenti i saj e bënë të veçantë krijimtarinë e saj për fëmijë,ku lexuesi i ri gjenë në këto vargje dashurinë e vendlindjes,të luleve,stinëve,frytave,kopshtijeve,ylberit,prindërve,gjyshërve.

Një libër me tematikë të zgjedhur,gjuhë të pastër,e ilustruar me fotografi përkatëse,me mesazhe poetike të qëndrueshme,tema të larmishme e mbreslënëse,e përshtatur për moshat,e cila lexohet e kuptohet lehtë,sikur ia vlenë të jetë në dorën jo vetëm të lexuesëve të vegjël,por edhe e atyre të rritur.Gonxhe  Letmi  Begisholli,është njëra nga poetet e cila shquhet me ndjeshmërinë emocionale përmes vargjet si tek të rriturit,ashtu edhe tek fëmijët.Gonxhen unë e njoha përmes  Lidhjes së Shkrimtarëve,ajo është një mike,mjaft e kujdesshme për gjuhen,ajo në tubimet tona dëgjon me kujdes,mbanë shënime,por kur hedh vargjet e saja në letër,shqipja e saj tingëllon bukur.Ajo i qëndron besnike gjuhës shqipe,ka talent dhe mjeshtri për të shkruar në poezi dhe prozë,pasuron me fjalë  të bukura të unisuara krijimtarinë e saj.

Unë në këtë vështrim të shkurtër të këtij libri Lutje Nënës,po ju jap vetëm pak vargje të një poezie,ku poetja jonë Gonxhe  Letmi Begisholli,me dashurinë e saj dhe kujdesin për gjuhën,më duket sikur gjason në Kristoforidhin:

S´dua të mbetem si hutini

në këtë dhe të huaj,o Nënë

po sé fola gjuhën e gjakut

do të më marrin nëpër këmbë

Më përkëdhel nënë

me shqipen tonë

të ruaj në zemër

përgjithmonë…….!

Ne e përgëzojmë poetën për punën e saj të pa epur,me kënaqësi shpirtërore presim prurëjet e saj të reja.e cila jo larg do të na befasoj përseri me ndonjë përmbledhje poetike,e cila do të tërheq vemendjen e çdo dashamiri të fjalës së shkruar.

Refleksione për një libër të rrallë, me autor Agron Shehun

$
0
0

“TOKËSORËT NË HAPËSIRË, KOHË…Ç’TRONDITJE”

 

- Refleksione për një libër të rrallë, me autor Agron Shehun-

 

Nga: Dr. Arqile Pipa

Cleveland, OH-Kanada

1

Me mendimin që rrethet letrare, kur punoja për të ushqyer disa gazeta dhe revista me recensa dhe mendime, më klasifikonin si një lexues “rrebel”, me përkulshmëri të ulët, si dhe me dyshimin se a do të më japë kënaqësi dhe çlodhje, si dhe a do të përligjë kohën, që do të marrë, e nisa leximin e librit “Tokësoret në hapësirë-kohë… Ç’tronditje!”, shkruar nga njëri prej shokëve të mi të zgjedhur, Agronit.

Titulli me joshi, se ishte një zgjedhje e goditur… Por, të shkojmë më tej. Që në tri faqet e para, fillova të përjetoja një ndjenjë, që ishte shumë, shumë e veçantë dhe që nuk e kisha përjetuar më parë. Vazhdimi më kërrusi, të ndenjurat m’u  “salduan” në karriken rrotulluese. I befasuar dhe njëkohësisht “i ngulur” aty, harrova gjithçka. Në një: “Oh, Oh, ç’po ndodh?”,- u bë aktive mendimi me kërkesën: “Agron, me fal, të paskam njohur pak në këtë fushë, me fal, me fal!”. Këtë falje do të përpiqem ta kthej në reflektim, për të përsosur më tej të përsosurën, detyrë mjaft e vështirë kjo.

Në çast, mendova t’ia dërgoja një e-mail, si refleksion kënaqësie, të bashkuar me përgëzimin, për punën e bërë. Dhe kështu veprova.

Vepra “Tokësoret, në hapësirë-kohë … Ç’tronditje!” e autorit Agron Shehu, nuk është thjesht një roman, sepse më e përgjithshmja, që lexuesit mendojnë për një roman, është një skemë disi klasike e tij, një hyrje me përshkrime dhe njohje personazhesh, lindje zhvillimesh, periudha jo shumë të gjata të lundrimit në ngjarjet, klimaks dhe një rrugë drejtë mbylljes. Pak a shumë, kështu konturohen veprat e këtij lloji.

Por, kjo do të ishte pak për këtë libër, sepse ai udhëton në një histori të 4 milionë viteve. Personazhet dhe meditacioni, përzierjet fantazi-realitet-shkencë janë të jashtëzakonshme, jo të nxjerra nga arkiva, por të ideuar me njohje dhe saktësi të rreptë shkencore. Pronësi të tilla i kanë pak individë.

Analiza dhe gjetje të tilla, si ajo e luftës ndaj gravitetit ose e Zotit në mendjen njerëzore, ideja dhe organizimi i udhëtimit të njëkohshëm në të shkuarën dhe në të ardhmen, “debatet” e personazheve për probleme të rëndësishme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, mënyra e kompozimit dhe fantazia e përdorur , në karakteret pjesëtare të këtij udhëtimi, përfundimet për tokësorët dhe problematikën e tyre, përshkrimet e zhvillimeve dhe nyjet gordiane, që ata duhet të zgjidhin në të ardhmen për vazhdimësinë dhe sigurinë e saj,-përbëjnë një kurore letrare, të një lloji shumë të veçantë, mjaft të lakmuar dhe të arritur nga pak pena të fuqishme të romanit, si vepra letrare më e përhapur dhe më e lexueshme nga njerëzit.

Vepra është shumëplanëshe dhe, të ndërmarrurit e një punë të tillë, kërkon një edukim të tërë jetësor, parë këto si procese, që marrin kohë shumë të gjatë, ndoshta, një jetë nuk do të mjaftonte për t’i arritur ato.

Tjetër, gërshetimi ndërmjet reales dhe imagjinares, të cilat udhëtojnë në hapësirë-kohë; ndërthurjet me energjinë, gravitetin, shpejtësitë dhe shndërrimet, janë ngjizur jashtëzakonisht harmonishëm me personazhet.

Tepër e rrokur është ideja e personazhit të dyzuar në dy qenie, trup-shpirt dhe tjetra mendim, që nuk pranon të bashkëjetojë me shpirtin, në një kafkë. Po kështu,  e jashtëzakonshme  është gjetja Kuark, Ardi, pasardhësi Glouni dhe anija DreamLiner,  si mjeti udhëtues i hapësirave të pafundme.

Personazhet në udhëtim: Higgsi, Kuarku, Ardi janë një kompozim tepër i përsosur, sepse kështu dhe vetëm kështu, autorit i jepet mundësia të ekspozojë ide dhe zhvillime për historinë e jetës në Planetin Tokë.

Abstraksioni i hedhur në vepër, është një tjetër risi, gati e paarritshme, në qoftë se nuk je njohës i mirë i subjekteve dhe disiplinave të shumta, që ndërthuren në vepër. Përshkrimet, gjuha e përdorur nga personazhet me nivele të ndryshme qytetërimesh, dhe gjuha e tretë, e përdorur nga ju si autor, të detyrojnë përjetim, të ngacmojnë dhe eksitojnë fantazinë, të korrigjojnë vetëpërmbajtjen, të detyrojnë që të kthehesh në faqe për t’u freskuar me të shkuarën.

Tjetër e veçantë, në këtë vepër, është klimaksi. Në roman, zakonisht, gjendet vetëm një i tillë. Te libri juaj unë ndesha disa të tillë, pothuaj katër, por e veçanta e tij është se këtu rroken personazhe që përfaqësojnë kohë-hapësirë dhe shpejtësi të ndryshme. Analiza, duke përdorur debatin midis personazheve, është një tjetër risi, që preket bollshëm, në këtë libër. Të tillë, atë e kam gjetur në shkrimtarë të shquar, si te Kadareja, Kafka, Hygo. Por, kjo e gjetur në këtë libër, është e një lloji të veçantë, si mjalti i bletëve të Çajupit, që të tillë e gjen vetëm atje.

Përshkrimet për fillimet e jetës së njeriut në tokë dhe evolucionin e saj, edhe Darvini vetë do ta kishte të vështirë ta stiste kështu. Sepse, informacioni dhe edukimi që ai kishte, vështirë se do ja mundësonin atë.

 Një tjetër çast, sa atraktiv dhe çlodhës në lexim, është udhëtimi i Higgsit në planetin Kuark, thellë në Galaksi, ku ai gjen të përsosurën dhe jo luftë për të skllavëruar dhe zhdukur njëri-tjetrin, ku ka vetëm gjelbërim, vetëm ditë dhe njerëz të lumtur. Ajo ç’ka alieni Kuark, në udhëtimin drejt Tokës, u afron bashkëudhtarëve të tij, jep rrugën e zhvillimit të njeriut, duke filluar me mjedisin, veglat dhe mjetet e para të punës, përdorimin e kalit si mjet transporti dhe energjie; përmirësimet e mëtejshme të mjeteve të prodhimit, si makinat me avull etj., si dhe futja në shtjellim e parasë, e konturojnë veprën. Kurse të rejat rreth energjisë dhe gjenizimit i japin asaj lartësi, produkti i së cilës afron një volum të rendit , ndjerë ky shumë fuqishëm në mbylljen e saj.

Një tjetër gjetje e krijuar është udhëtimi me DreamLiner, ku raporte tokësore dhe jotokësorë zbulojnë zhvillime dhe përpjekje të vazhdueshme të njerëzimit për të progresuar dhe zbuluar misteret e hapësirës së pafundme.

Ballafaqimet Kuark-Higgs, Kuark-Ardi dhe futja në “debat” e Glounit, kanë një zhvillim, ku autori ka investuar shumë dhe ka ekspozuar me bollëk njohjen e tij, për arritjet në kërkim të hapësirës. Në këtë investim, autori ka ndërthurur njohuri nga shkenca, si: fizika, biologja dhe filozofia, të shoqëruara këto me një saktësi të admirueshme.

Ballafaqimet, mbështetur në ngjarje reale të ofruara si imazhe në DreamLiner dhe të veshura me fakte shkencore, rrisin dukshëm thellësinë e analizës dhe të përfundimeve, që autori ka projektuar të arrijë. Jashtëzakonisht bukur, janë futur zhvillime si: Luftërat Botërore  ose djegia e bibliotekës së Aleksandrisë, veprimet e Hittit (personazh famëkeq i historisë së gjysmës së parë të shek. XX), zhvillimet HBomB etj.

Pra, forca e vënë në lëvizje nga shpirti pa mendim brenda, afron dhe e bënë të pranishme kataklizmonë, që shkatërron çdo arritje të tokësorëve, për t’u bërë njerëz.  

Alternimet e ofruara gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Tokë, midis asaj çka ngjet në planetin Kuark, çka ngjet në të shkuarën në  të, të veshur dhe me shembuj të shumtë nga shumë zhvillime të pakëndshme në Tokë, si luftërat botërore, hedhja e bombës atomike, rrëzimi i kullave binjake, gara e armatimeve, si dhe ekspozimi së bashku me to dhe i individëve, që i prodhuan ose u ndihmuan atyre, brilantojnë, jo një ndërtesë të vogël, por një “KALA”, ku tokësorët sot, dhe aq më shumë nesër, mund dhe do të gjejnë një çelës për të programuar dhe investuar për të ardhmen e tyre të sigurt, arritjen dhe vazhdimësinë e jetës në Tokë.

Mesazhi, i gjendur me bollëk në planetin Kuark dhe i evidencuar fuqishëm për mbrojtjen e tokësorëve dhe ruajtjen e planetit të tyre “Blu”, të arritura këto me një rend shoqëror,  ku të gjithë të ndihen të lirë, të barabartë, të mirëushqyer dhe të shëndetshëm, e projekton njerëzimin të sigurt, jo vetëm në planetin e tij, por dhe në “hapësira e vendbanime” të reja në hapësirë, parë këto, jo si pushtime, por si një prirje e kërkesës për bashkëjetesë, shkëmbim e mirëkuptim.

Gjuha e përdorur në këtë libër, në kombinim me figurat letrare, përbejnë një tjetër element, ku lexuesi gjen dhe ndjen atë që i nevojitet. Po kështu, vepra, duke kërkuar të jetë në të njëjtin nivel dhe njëkohësisht të dali nga ”beteja” letrare, me ruajtje të ekuilibrave aq të nevojshëm, fiton lartësi të reja, me kulminacion në fundin e saj dhe me vazhdimin e “luftës” për të fituar lartësi, në hapësirat e pafundme.

Gjatë leximit të parë të librit, m’u krijua përshtypja, sikur ndesha në përsëritje të shumta. Për ta vërtetuar saktësinë e këtij përfundimi  dhe me dëshirën për t’u ndalur më mirë dhe përjetuar më gjatë disa përshkrime mbresëlënëse, të cilat më ofruan meditacion dhe me larguan gjumin, për disa ditë, iu riktheva dhe e rilexova përsëri. Për saktësi, nuk gjeta përsëritje, por paragrafë të kompletuar më mirë, e drejtë e plotë, kjo, e autorit. Po kështu dhe shumë zhvillime  ose fjalëformime të reja, të krijuara nga autori, i rivlerësova të nevojshme, që vepra të arrinte të përmbushte plotësisht qëllimin, objektivin e saj. Për më tepër, do të mendoja, që autori mund të kishte afruar të tjera, të përsosura në shpirt, si Nënë Tereza, që për fatin tonë të madh i përket gjakut tonë shqiptar. Një personazh i tillë, si mendim dhe shpirt së bashku, i kapur në imazhe nga Kuarku, do të ofronte këshilla me vlera të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, duke e respektuar plotësisht të drejtën e autorit, mendoj se zgjedhjet e tij janë shumë të gjetura dhe, për këtë arsye, i vlerësoj maksimalisht ato.

Në këto kushte, a nuk do të ishte pak, që ky libër të emërtohej roman?

Unë mendoj se po. Më e pakta, do të  këshilloja një tjetër emërtim, të ngjizur në procesin e leximit të veprës, “HYPER-ROMAN” fantastiko-shkencor, në shërbim të tokësorëve.

Në shenjë mirënjohje, kënaqësie, ndihmese dhe refleksioni, ndjehem i detyruar dhe, natyrshëm, jam duke dalë jashtë kornizave të dhënies së mendimit, sepse një thirrje ma ka pushtuar gjithë qenien time dhe nuk më lejon që të mos e bëhem pjesë e kësaj pune, që ndërmora:

Lexues të nderuar, kudo që ndodheni! Gjeni kohë dhe lexojeni këtë Hyper-Roman; aty ju do të gjeni të shkuarën, të tanishmen dhe të ardhmen e njerëzimit, në hapësirë-kohë. Ju siguroj që do të përjetoni vetëm kënaqësi dhe, mbas leximit të librit, natyrshëm do të ofroni diçka më shumë për t’i shërbyer më shumë jetës suaj dhe gjeneratave, që do të vijnë.

( E dërgoi për publikim, prof. Murat Gecaj-Tiranë ) 

POETI INJOHUR, FERIK FERRA, BOTOHET NË GREQI

$
0
0

1

Në përkthimin e Aris Kacalidhës dhe Niko Kacalidhës botohet në Greqi libri me titull”Perënditë e heshtjes”, të poetit Ferik Ferra, një libër me poezi të zgjedhura të autorit.Poeti i njohur Ferik Ferra i cili shquhet për vargun e ngjeshur dhe metaforën që zbërthen thellësi mendimi duke sjellë trazime të shpirtit njerëzor në kohë dhe dimensione të ndryshme në rrafsh mitik dhe estetik ,etnik, është botuar më parë Rumani  nga libraria Haemus në përkthimin e Kopi Kyçykut dhe Adrian Kristian Kyçykut.Gjithashtu poezitë e tij janë botuar edhe në frëngjisht, anglisht në përkthimin e Lluka Qafokut,si dhe italisht në përkthimin e Kadri Vokopolës.Botimi në greqisht shënon një sukses të radhës të këtij poeti i cili me vargun e tij modern, manifeston bukuritëdhe gjallërinë e një poezie bashkëkohore.Më poshtë po japim parathënien e librit shkruar nga Niko Kacalidha.

Qazim Shehu

PALIMPSESTI I POEZISË

Nga Niko Kacalidha

1

Teksa muzat rrinin majave të Olimpitduke luajtur me lirën në rrafshnaltën e tyre, me këtë akt ato mbase zbutnin dhe Zeusin vetë, që rrinte mjekrosh, i ndërkryer përmes rrufevedhe vetëtimave.Dhe ato, gjithësesi, secila në mënyrën e saj, nga ana e vet, aprovonin zërin dhe melodinë e luftës brenda korales së zemërgjërësisë së tyre.Muzat këngëzojnë meloditë e tyre në të gjitha gjuhët e botës.Poezia është një palimpsest universal që nuk ka atdhe.

Ferik Ferra, një fisnik ballkanas, që nuk u është nënshtruar rrebesheve të kohrave, njëri ndër përfaqësuesit bashkëkohorë të poezisë shqipe,ka vite përkushtuar, rrëzë malit hyjnor,qepur drejt lartësive, drejt Rrafshnaltës së Muzave, pa bërë lëshime gjatë kacavjerrjes për hir të poezisë.

Ai shfleton drejt përdrejt modelet e lashta shekullore të poezisë botërore, frymëzuar prej gjenezës së botës, me fillesën e rrënjëve greke, me perënditë, me Olimbin,dhe Parnasin ,me durimin e Prometeut, me perëndeshën Athina dhe Afërditë,me varrin e Agamemnonit dhe Mikenën,me Helenën dhe Akilin, me Salaminën dhe Trojën,duke i shtjelluar poetikisht, sikur të jenë motivet e tij, duke u falur diçka prej frymës dhe shpirtit të tij.Dhe, atje, përmes rrebesheve,që janë vetëm individuale,shpështillet dhe detaji tjetër madhështor, origjinal, karizmatik, kulturor,kushtuar intelektualit bashkëkombas të tij ,Gjon Shllakut, që përktheu në qelitë e tmerrshme të burgut shqiptar Iliadën e Homerit.

Dhe krahas këtyre motiveve, thuajse të frymëzuara prej burimit grek,janë ato lirike,është lirizmi, që si një puhizë ledhton dhe mbulon poezinë e ndjeshme të një optike lirike universale, ku bota e tij e brendshme rron dhe rreh me aromën e një luleje.Befasohet nga vegimi i një shtërngate dëbore.Përkulet për prehje në një ranishte anëdetit.Nxiton të arrijë iluzionet optike të maleve përmbysur në liqene.Kthehet për të mbartur mbi vete si hamall ndjenjash, refleksionet,lulet fluturat,lulëkuqet,agimet e mbuluar me borë, koncertet e natyrës dhe statujat e saj.Të gjitha këto prurje, jo si prej një piktori të ftohtë të pasqyrimit indiferent,po i transfigurimit të peisazheve të purpurta, sa herë edhe abstrakte, që burojnë nga një përflakje e brendshme, një art mjeshtëror, mbartur me denduri brenda tij, që i takon atij dhe vetëm atij.Prej një arti të tillë origjinal të transfigurimit të botës së brendshme, duke ecur në hullinë e motiveve të brishta,vetjake, pa tamtame, të bëhet se figurat metaforike që të shoqërojnë dhe shfaqen gjithmonë para teje, janë gjurmët e një palimpsesti, që herë duken e herë zhduken,të qëmtuara nga pasuria e botës së tij poetike.

Niko Kacalidha, Athinë, Dhjetor, 2012


VIZIONI I LIRISË DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

$
0
0
Prof. Dr. Isak Shema
  Universiteti  “Iliria”
         Prishtinë
VIZIONI I LIRISË
 DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
          Veprimtaria patriotike, kulturore, politike dhe publicistike  e  autorit Azgan Haklaj, president  i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar,  në kuadër të të cilit zhvillojnë aktivitete të rregullta dhe të rëndësishme  shumë shoqata, ansamble dhe grupe të ndryshme artistike në Shqipëri dhe jashtë saj, është e njohur mirë nga  opinion publik shqiptar dhe më gjerë. Sofra Dardane, realizon në Tropojë programe të pasura  kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë shumë artisë dhe krijues të tjerë.                                                             
        Mbas botimit të shumë artikujve, të shkrimeve publicistikë, të fjalimeve në tribuna të ndryshme kulturore, artistike, shoqërore dhe politike në Shqipëri, në Kosovë, në viset e tjera etnike shqiptare, si edhe në diasporën shqiptare, Haklaj botoi librat: Dardanët presin Dodonën (Tiranë, 2010) dhe Për kombin dhe demokracinë (Tiranë, 2011). Në shkurt të vitit 2013, në kuadër të pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, botoi librin me titullin simbolik “Edhe Zoti po flet Shqip…”, të cilin e përurojmë sot në ditët e Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut” në Viti. Këto botime janë promovuar në shumë qendra kulturore, lokalitete shqiptare anë e mbanë Shqipërisë dhe  sidomos në Tropojë, në qytetin Bajram Curri, dhe janë pritur mirë nga publiku i gjerë. Lidhur me veprimtarinë  e tij janë shkruar dhe botuar recensione, artikuj dhe tekste prezantimesh të ndryshme. Kontributi i këtij veprimtari të shquar, të angazhuar shumë vite me radhë në jetën kulturore dhe politike, është vlerësuar pozitivisht në shumë aspekte, por edhe është refuzuar nga kundërshtarët politikë.
                                                            
        Gjatë aktiviteteve të organizuara  në vitin jubilar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë janë trajtuar tema interesante dhe janë paraqitur pikëpamje lidhur me synim kryesor të realizimit të bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Misioni dhe vizioni i Unionit  Artistik të Kombit Shqiptar e forcon gjithnjë e më shumë këtë ideal të të gjithë brave, për të jetësuar lirinë, pavarësinë kombëtare dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë në tërë hapësirën kombëtare. Në fillim të shekullit të ri të mijëvjeçarit të tretë kërkohet angazhim edhe më i madh për arritjen e nivelizimit të ri historik të kombit, që në rrethana më të favorshme të kohës moderne,  të bëhet realitet ëndrra shekullore e bashkimit kombëtar.                     

Struktura e librit të tretë të shkrimtarit Azgan Haklaj “Edhe Zoti po flet Shqip…” për kah përmbajtja është mjaft e pasur por edhe heterogjene. Megjithatë, tema madhore e bashkimit kombëtar i lidh së bashku të gjitha nën temat dhe njësitë e tjera kompozicionale. Autori është i bindur se më shumë se gjithçka tjetër, ka rëndësi transmetimi në një formë  adekuate programore dhe me forcë emocionale të transmetohen natyrshëm te publiku më i gjerë njohuritë historike dhe ato bashkëkohore, konceptet, mënyrat e veprimit kulturor, artistik, politik dhe shoqëror lidhur me zhvillimet aktuale dhe të ardhshme të popullit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Motoja e angazhime të tij është: “Një komb një qëndrim”.

Libri hapet me parathënien “Azgan Haklaj po ecën në këmbë…” që është vështrimi sintezë i autorit Ramiz Lushaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, lidhur me veprimtarinë dhe me veçoritë e veprave e Azgan  Haklajt.                      
Përmbajtja e këtij libri është mbarështruar në pesë kapituj: Edhe Zoti po flet shqip…, Vizion, Parlamenti shpirtëror i shqiptarëve, Debat politik dhe Rrugëtim.

Ideja themelore e tekstit të kapitullit të parë  shprehet me qartësi dhe me bindje të thellë, pa dilema  konceptuale të autorit dhe të bashkëmendimtarëve të tjerë: “Shqiptarët janë futur në mënyrë simetrike në udhën e bashkimit dhe integrimit kombëtar…”. Refleksionet e tij atdhetare dhe politike janë interesante jo vetëm në rrafshin e vetëdijes së formuar dhe stabile kombëtare, por edhe në planin e artikulimit të përmbajtjes së teksteve dhe të planit të veprimit. “I besoj besoj bashkimit kombëtar, aq sa i besoj jetës sime”, shprehet autori .                               
Në punimin “ Nuk do të ketë zgjidhje të cunguar të çështjes kombëtare shqiptare”, duke asimiluar përvojën dhe njohuritë nga historia kombëtare shqiptare dhe botërore gjatë shekujve të kaluar, të mitologjisë, të qytetërimit shqiptar në tërësi,  të politikës dhe të diplomacisë, të kulturës dhe të arteve, shpreh pikëpamje dhe iniciativa koherente praktike në funksion të zgjidhjes së çështjeve kombëtare, si pjesë komplementare të angazhimeve kulturore dhe shoqërore- politike. Historia e Shqipërisë në të kaluarën, gjendja dhe zhvillimet aktuale të saj, veçanërisht problemet e emancipim dhe të zhvillimit demokratik, lufta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, synimi për zgjidhjen e çështjeve politike dhe kombëtare të Luginës së Preshevës, aspektet e realizimit të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, problemet historike dhe aktuale të realizimit të barazisë së shqiptarëve në Malin e Zi, realizimi i të drejtave kombëtare të popullsisë çame  në Çamëri dhe shumë tema të tjera,  janë në fokusin e trajtimit shumëdimensional në shkrimet e këtij autori.                               
Në punimin “Çamëria: djepi i burrave të mëdhenj” aktualizohet posaçërisht çështja çame dhe prezantohet në  kuadër të njohurive, të refleksioneve dhe të mbarështrimit të përmbajtjes sa më të gjerë historiografike, kombëtare, politike, kulturologjike dhe diplomatike. Me vargjet e poezisë  së Naim Frashërit “Dallëndyshe”: Eni vjen prej Çamërie/ Me ato milra( mijëra) fjalë/ me atë gjuhë (gjuhë) perëndie”, dhe të zgjedhjes së teksteve të tjera poetike, përfshihet edhe refleksioni artistik në ndriçimin e çështjes çame.                                                       
Në intervistat e autorit Haklaj shpaloset veprimtaria e tij e gjithanshme dhe i paraqitet lexuesve dhe pjesëmarrësve  në manifestime kulturore artistike. Për manifestimet kulturore të  Sofrës Dardane  shkruhet me admirim, sepse në të  marrin pjesë shumë artistë dhe personalitet të shquara të kulturës, të arsimit dhe të jetës publike shqiptare.                                                              
Në intervistën “10 vjet :Sofra Dardane”  shkruan: “Ky manifestim kombëtar që zhvillohet në Tropojë natyrisht që është ideuar nga unë për arsye esenciale jo vetëm të karakterit artistik që në vijim të bashkëbisedimit tonë do të nënvizoj: Por iniciativën time sa profesionale aq dhe idealiste në sofrën  dardane dhe në të gjitha aktivitetet e mia për më se një dekadë në këtë lami janë bashkangjitur personalitetet më eminente të çdo breznie artistësh  në Shqipëri, Kosovë si dhe në krejt trevat etnike shqiptare…”                                                   
Në artikujt, vështrimet dhe vlerësimet e autorëve të tjerë kushtuar botimeve dhe veprimtarisë së tij, paraqiten aspekte të ndryshme  të veprimtarisë së gjerë të Haklajt. Përveç parathënies dhe shkrimeve origjinale të autorit,  të gjitha këto shkrime  dhe poezi të  autorëve të tjerë kushtuar këtij shkrimtari, si edhe ilustrimet e tjera të publikimeve dhe të manifestimeve  artistike,  është dashur të përfshihen në një pjesë plotësuese,  si shtesë e këtij botimi.
Në kapitullin e fundit Rrugëtim janë përmbledhur tekste të përmbajtjeve të shkurtra të prezantimeve të autorit të këtij botimi të rëndësishëm dhe me vlerë në manifestime të rëndësishme anë e mbanë viseve shqiptare.                                                                         
Përurimin e kësaj vepre me vlerë edhe në qendrën komunale të Vitisë, e cila është e njohur me traditën e hershme dhe mjaft të pasur të zhvillimit të arsimit dhe të kulturës shqiptare, si edhe me kontributin e madh të luftës për liri dhe pavarësi,  e vlerësojmë ngjarje të rëndësishme kulturore, prandaj autorit i urojmë sukses në veprimtarinë e tij të , për botimin edhe të veprave të tjera me misionin e avancimit të çështjes madhore të bashkimit kombëtar.

FJALË TË PATHËNA, PËR PILOTIN DËSHMOR, AZBI SERANAJ

$
0
0

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1

1.

Jeta është shumë e çuditëshme! Po të më kishte thënë dikush, këtu e mbi 60 vjet më parë, se tani do të ulesha e të shkruaja për një bashkëmoshatar timin, me emrin e nderuar dhe titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”, Azbi Ramadan Seranaj, sigurisht që do të më dukej e pabesueshme. Por ja, që jeta është e tillë, me shumë të paparitura, me dhimbje e brenga, por dhe me fatkeqësi.

Në këto mendime të trishtuara më futi këto ditë kolegu e miku shkrimtar, sidomos për aviacionin shqiptar, Riza Lahi. Ishim takuar bashkë që të pinim kafe dhe të shkëmbenim dy libra me njëri-tjetrin. Sigurisht, tema e bisedës sonë ishte edhe për jetën e pilotëve tanë. Mirëpo, miku im nuk e dinte, se diçka e shkuar nga jeta ime më lidhte me këtë armë të Ushtrisë Shqiptare. Ndër të tjera, i tregova atij se kisha qenë skenderbegas që në moshën 12-vjeçare, pra në klasën e 7-të. Pasi mbaruam klasën e tretë gjimnaz, maturën na dërguan ta kryenim në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në verën e vitit 1957, ndodhi e paparitura për disa nga ne kursantët. Na përzgjodhën për të na dërguar të studionim për aviatorë, në ish-Bashkimin Sovjetik. Kishte nga ne, që ishim kursantë në degën e artilerisë së rëndë kundërajrore. Pra, nga planifikimi që të përgatiteshim për të gjuajtur avionët “armiq” nga toka, ishte menduar që të aftësoheshim për të dyluftuar në ajër me ata.

Që mos ta lodhi lexuesin, po citoj pak radhë nga libri i autorit aviator, Qirjako Dhima:

“Oficeri i rojës, pasi mori forcën nga kujdestarët dhe oficerët e ditës të nënreparteve, komunikoi:

-Vini re! Kursantët, që do të dëgjojnë emrat, mbas ngrënies së drekës, do të paraqiten në komandën e shkollës! Dhe filloi të lexonte: Servet Dani, Petrit Nuraj, Qirjako Dhima, Azbi Seranaj, Murat Gecaj, Meko Elmazi…Lista ishte me 14-15 veta…”.

Siç tregon autori i librit në fjalë, ne na njoftuan se, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes Popullore, ishim caktuar për t’u dërguar në Shkollën e Aviacionit, jashtë shtetit, pra në ish-Bashkimin Sovjetik, për t’u bërë pilotë gjuajtës reaktivë. Ndërsa  nuk ishte e thënë që unë të shkoja për studime jashtë vendit për aviator. Nga një ftohje e fortë dhe e paparitur, u shtrova në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në vijim më liruan me paaftësi për shërbimin ushtarak. Kështu, mora udhë të tjera, në jetën civile. Ndërsa shumica e atyre  bashkëmoshatarëve të mi, me përjashtim të Servet Danit, me probleme nga sytë e ndonjë tjetër, ata studiuan dhe u bënë pilotë të zotë, në Aviacionin Luftarak Shqiptar. Ndër ta, ishte edhe shoku im i dashur dhe i paharruar, Azbi Seranaj.

2.

E kishte nisur jetën ushtarake në vitin 1950, pra në moshën 10-vjeçare, ndërsa unë dy vite më vonë. Vërtet ishim nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, unë nga Tropoja e ai nga Mallakastra, por megjithatë jeta jonë ushtarake, që në atë moshë të vogël, na afroi e na bëri si vëllezër. Kjo vinte  edhe sepse Azbiu ishte djalosh i urtë, i qetë e i afrueshëm dhe i respektueshmë me të gjithë ne. Gjithashtu, me mësime ishte ndër më të dalluarit e klasës dhe tërë shkollës sonë. Sigurisht, këto cilësi ai i ruajti të pandryshuara, deri në fundin e jetës së tij.

Siç tregova më lart, Azbiu shërbeu në armën e aviacionit dhe bëri emër me profesionalizmin e tij të spikatur. Ndërsa unë, pas studimeve të larta, në Tiranë e në ish-Leningrad (sot Petërburg), shërbeva pothuajse gjithnjë në shtyp. Por në vitet 1966-1973, më dërguan të punoja me rininë e kulturën në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), pra në rrethin e vendlindjes. Në ato vite bëheshin shumë stërvitje ushtarake, jo vetëm me oficërë e ushtarë efektivë, por dhe me rezervistë. Mbaj mend se një lajm shumë i hidhur u përhap përmes medias, pra se aviatori i guximshëm dhe trim, Azbi Seranaj, në moshën 32-vjeçare, gjatë një fluturimi me avionin e tij gjuajtës-bombardues, kishte humbur jetën tragjikisht dhe kishte mbetur përgjithnjë i paharruar, në kaltërsitë e Atdheut tonë!

Shumë vite më pas, pikërisht në vitin 2005, e takova pranë Komitetit Kombëtar të Veteranëve, në Tiranë, bashkëmoshtarin tonë, oficerin e njohur të aviacionit shqiptar, Qirjako Dhimën. Ai më tregoi se kishte përfunduar një libër, kushtuar pikërisht jetës dhe aktit heroik të pilotit Azbi Seranaj. Shkëmbyem mendime, se edhe unë mund të shkruaja diçka, në nderim të kujtimit të tij. Mirëpo, siç doli më pas, isha i vonuar dhe libri ishte dërguar në shtyp. Pra, nuk u realizua dëshira që aty të botoja pak radhë!

3.

Duke u kthyer te takimi me Riza  Lahin, që përmenda në fillim të këtij shkrimi, shënoj këtu se ai, kur u njoh me lidhjet e kahershme të mijat me Azbiun, e hapi celularin dhe formoi një numër. Sakaq, më tha t’i flisja vëllait të tij, pra Kujtim Seranajt, i cili jeton dhe punon në Tiranë. Sigurisht, përjetova emocionet e rastit dhe e lamë që të takoheshim bashkë, në ditët vijuese. Kështu ndodhi që të nesërmen dhe ai më tha se kopjet e librit, kushtuar Azbiut, ishin mbaruar me kohë. Ndërsa unë gjeta një rrugëzgjidhje tjetër, pra e mora atë në fondin e Bibliotekës Kombëtare.

Nuk do të ndalem këtu, që të bëj recensionin e këtij libri, në 175 faqe, shoqëruar me mjaft fotografi shprehëse. Por theksoj se autori, që nga fillimi e deri në  fund, ka dëshmuar jetën e thjeshtë, por heroike të në djaloshi nga një familje atdhetare mallkastriote. Kështu, pas kaq e kaq vitesh, e solla në vëmendje me dashuri, nderim dhe respekt të veçantë, shokun tim të rinisë, Azbi Seranaj, kujtimi i të cilit do të ruhet gjatë nga brezat.

Me këto radhë të thjeshta, sadopak, tani ndjehem  “i çliruar” nga një detyrim moral, që pak vite më parë, nuk munda të isha edhe unë pjesë e librit jetëshkrimor të Qirjako Dhimës, kushtuar këtij “Dëshmori të Atdheut”, me titullin: “Azbi Seranaj, përjetësisht në kaltërsi-Monografi” (Tiranë, 2005).

Janë thurur këngë e vjersha dhe janë publikuar kujtime e shkrime për pilotin Azbi Seranaj, disa nga të cilët janë edhe në këtë libër. Përmbledhurazi, mund të shpreheshim, me fjalët e autorit të  tij: “502-shi”, ashtu mbeti përjetë në sulm, në pikjatë!” Ndërsa unë po shkëpus vetëm pak vargje, prekës e domethenës, hartur nga shokët, që në ato ditë të rënjes së tij heroike , në tetor 1972:

Për ty nëna nuk derdhë lotë,

Bijtë e saj janë gjithë pilotë;

Vijnë nga Jugu e nga Veriu,

Nëna thotë: Po më vjen Azbiu!

Në aerodrome shokët kur zbresin,

Me parashutë e përshëndesin,

Që s’pranoi kurrë për ta hapë,

Kur avioni i tij mori flakë!…

Tiranë, 3 prill 2013

MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR

$
0
0

(Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj,

në Belgjikë)

 

Nga: Prof.  KOLE  TAHIRI

                       etno-psikolog

 1

 

K.Tahiri (foto nr.1)

                   

Paraqitje e “Dorelës” dhe “Babushit”, në Bruksel

Nje dite pranevere , “Dorela-liber”, dora-doras me “babushin-autor”, u shfaqen ne Brukselin qiellgri dhe na “zbuluan” misteret e tyre te kendshme, sollen mesazhet e veta miqesore.

Sapo merr ne dore librin “Dorela”, emer i personazhi kryesor, qe ne kopertine te befason fotoja e kesaj mbese vogelushe, me veshtrimin e saj te ngrohte, miqesor, te sinqerte, por edhe kureshtar e lozanjar, me syte e saj te zinje, vetullat e bukura, hunden e drejte dhe buzet e kuqe, “veper” e gjyshes;  portreti i harkuar, nga kurora e flokeve me rrethimbajtesen dhe me tufen e luleve mbi te. Portreti simpatik i Doreles eshte i zhytur ne “detin”e ngyres vishnje e me nuancat e shumta, te ngoheta e terheqese te kapertines.

Me poshte, shenohet titulli “Dorela”,Tirane, 2012. Ne krye spikate emri i autorit, prof. Murat Gecaj. Ne fillim, bie ne sy edhe perkushtimi, plot ngrohtesi i gjysherve: Katerina dhe Murati, qe u bejne niperve e mbesave te veta, veçanarisht, Dorela Agollit-, me rastin e 9-te vjetorit te lindjes.

Ne kapertinen e fundi, paraqiten ne foto te perqafuar, babushi-gjysh, me Dorelen-“mjalti i mjaltit” te buzeqeshur, me syte, qe shprehin lumturine  e tyre te brendeshme. Babushi-profesor, me pamje rinore, nuk ka harruar te sjelle me vete, edhe “koshin” me plot 10 libra te botuara, vetem pas permbylljes se shekullit XX.

Portreti i Doreles, ngjyrat e perdorura me shije ne kapertine, perkushtimi emocionues, pershendetja e shkrimtarit te njohur per femije, percjellin emocione te ngohta, dashuri e perzemersi. Ato te paralajmerojne, se do te ballafaqohesh me permbajtje e personazhe interesante, argetuese dhe njeherit mesimlenese, jo vetem per te vegjelit, por edhe per prinderit, gjysherit e gjyshet.

 

Foto nr.2 :Kopertinat e librit « Dorela », me autor prof. Murat Gecaj

“Dorela”, libër interesant dhe i dobishëm

Libri me “Skica e rrefenja”, hapet me “Pershendetje, Dorela!” te shkrimtarit te njohur Viron Kona, i cili jo vetem pergezon miqesisht voglushen Dorele, por ben edhe vleresimin aristik te librit “Do-re-la”. Kemi ketu gershetimin e vogludhes Dorele-reale, me personazhin kryesor te librit, me po kete emer.

Ne kete paraqitje te thjeshte i ftoj femijet qe ta lexojne “Dorelen”, sepse aty do te gjejne nje shembull me vlere, nje model te paraqitur artistikisht dhe te ilustruar me mjaft fotografi e shembuj, qe ia vlen per t’u lexuar dhe ndjekur ne jeten e perditeshme.

Ndersa te rriturve ua propozoj ate, si model te tjeshte e praktik, lehtesisht te perdoreshem per trajtimin psikologjik e pedagogjik te femijeve te tyre dhe forcimin e lidhjeve te perzemerta ndermjet brezave.

Ne librin “Dorela”, personazhi real e ka kaluar “shkollen “ e nenes ne mjedisin e ngrohte familjar, ne çerdhe e kopesht; ka ndjekur emisionet e perrallave me kukulla ne TV. Njohurite e saj per mjedisin natyror e shoqeror jane zgjeruar e pasuruar me tej etj. Por, Dorela, tashme deshron te vrapoje ne “terrene” te reja, “hapsira jetesore” te gjera; ajo ka nisur t’i ngjese shkallet e arsimimit me abetaren, armen çudiberese ne jeten e njeriut. Tahme, ka trokitur koha, qe Dorela te hedhe hapa te reja, ne rrugen e njohjes me misteret e kesaj bote, e cila i jepet njeriut vetem nje here.

 

Babushi-Murat dhe Nënë-Katerina, misionarë të vërtetë

Per sa me siper, ne kohen e duhur, asaj i vijne ne ndihme gjyshi dhe gjyshja, te cilet e gjejne kohen per ta udhehequr ate ne rrugen e kontakteve empirike, ne rrugen e pasurimit dhe zhvillimit mendor e intelektual te saj. Duke qene te arsimuar dhe te pajisur me pervojen e rritjes dhe edukimit te femijeve te tyre, gjysherit kane qellime e synime te qarta per rritjen e zhvillimin mendore e shpirterore te mbeses se tyre, Doreles. Gjysherit kane zgjedhur rrugen e futjes se mbeses ne “pyllin” e informacionit, qe bart e percjell bota rrethuese; rrugen e venies se Doreles ne rolin e veteformimit, te njohjes direkte, ne “ndeshje” me mjedisin rrethues dhe faktoret e tij. Ne kete“beteje”, roli i gjysherve eshte orientues, ndihmes e bashkepunues, larg moralizimeve, keshillave e porosive frenuse e te thata, te cilat e bezdisin aq shume femijen, ne çdo moshe, duke nxitur tek ata, sidomos negativizem e ftoftesi te marredhenieve ndermjet brezave.

Le t’i ndjekim ata ne rrugen e bashkepunimit, te ecjes perpara, nepermes “Ngjarjeve te dites”,  te cilat synojne ne zgjerimin e horizontit mendor te Doreles.

Bota rrethuese-interesante, e mistershme, “ajo duhet zbuluar”

Mjafton, qe vogelushes t’i propozohet per te dalur shetitje, per te vizituar parkun zoologjik, per te vajtur ne cirk ose ne teatrin e kukullave, qe ajo te ngazellehet e gjallerohet. Dorela kerkon te “pushtoje” hapesira te reja, te “shpertheje” muret e ngushta te apartamentit, kerkon “drite”, boten e madhe te natyres dhe njerezve.

Babushi me Dorelen, sapo dalin nga shtepia ne rrugice, dora-doras shetisin ne rruge e bulevarde, duke perseritur e zbatuar rregullat e qarkullimi, tregohen te kujdesshem e te vemendshem  ne cdo levizje e veprim, por dhe  te sjellshem me te tjeret, si gjate ecjes ne bulevard, ashtu edhe ne autobus. Ata vezhgojne gjithçka u paraqet mjedisi rrethues, njerezit, sjelljet e veprimet, punet e qendrimet e tyre; u hedhin veshtrimet ndertesave te ministrive, hoteleve, muzeve ose galerive te arteve pamore dhe pemeve dekorative te bulevardit. Ndalen prane permendoreve te Skenderbeut, Nene-Terezes, Adem Jasharit etj. Babushi i tregon Doreles, se kush kane qene ata dhe çfare kane bere per Shqiperine.

Ne Parkun e Tiranes Dorela ftohet te veshtroje pemet me gjethet e tyre jeshile, te preke e te nuhase aromen e luleve, ngjyrat e tyre mahnitese, te sodise siperfaqen e liqenit, te kenaqet me perendimin e diellit, ngjyrat e ylberit etj. Babushi i drejton vemendjen  Doreles te njerezit qe kalojne, me femijet e tyre perdore ose ne karroca, ne muziken qe transmetohet, zhurmen e burive te automjeteve, ngjyrat e semaforeve e vijat e bardha, te cilat duhen respektuar etj. Nderkohe, ajo merr nje akullore me çokollate, te cilen e shijon dhe ndjen kenaqesi. Njeheri,t Dorela e “bombardon”  Babushin e saj me pyetje pambarim, sigurisht  per ato, qe e terheqin me shume. Ja, keshtu ata te dy shetisin ne ajrin e paster dhe perhere “zbulojne” gjera te reja, me te cilat eshte mbushur mjedisi rrethues.

Nje dite tjeter, Nene-Katerina e shpie mbesen e saj ne kopshtin zoologjik, ku njihet me kafshet e egra, me shpendet e plote gjera te panjohura me pare. Dorela, e mrekulluar, veshtron gjithcka, pyet pa mbarim: si quhet kjo ose ajo,  me çfare ushqehen kafshet, perse i kane kthetrat etj. Nene-Katerina i terheq vemendjen asaj per kujdesin, qe duhet pasur, si duhet te sillet me kafshet e shpendet etj. Keshtu, Dorela, natyrshem vihet ne kontakt direk me mjedisin rrethues, njihet me te, bashkevepron, leviz, vrapon, luan kenaqet e befasohet.

Gjate kesaj kohe, asaj i qarkullon ne mire gjaku, gjallerohet aparati levizor muskular-motor, frymemarrja behet me e thelle, aktivizohen mekanizmat neuro-foziologjike. Pra, pa e ndjere, dita-dites Dorela rritet e zbukurohet fizikisht, zhvillohet menderisht, pasurohet shpirterisht.

 

Në shtjellën e njohëse të mjedisit rrethues

Natyra me dukurite e saj, njerezit, kafshet e gjithecka kthehet ne informacin per vogelushen Dorele, ne njohuri, ne ndjenja, perjetime dhe shnderrohet ne pasuri te brendeshme te saj.

Ne rrjedhen e ketij procesi njohes, intensiv e te panderprere, persoset funkionimi i organeve te shqisave: syri, veshi, hunda, lekura, goja, aparati levizor etj. Ato, ne menyre intensive, kerkojne, zbulojne, kapin, thithin informacion mbreselenes, zbulojne misteret e kesaj bote.

Mbi kete baze, linde shumellojshmeria e ndijimeve pamore: (drites, erresires, rrezeve te ylberit, ngjyrave, formave, madhesive, legesive, te gjitheçkaje, qe rroke syri i njeriut. Ndijimet degjimore kapin:tingujt, zerat, jehonen, notat muzikore, zhurmen etj.; ndijimet e te prekurit e te lekures, te temperatures, te shijeve (si te embles, te hidhures, te kripures, te thartes etj.), ndijimet e nuhatjes, te levizjes, ekuilibrit etj.) etj. Natyra. me shumellojshmerine saj, e nxisin, e joshin, i transmetojne, I zbulojne sekrete te panumerta, te dhena per gjitheçka.

Te gjitha keto, natyrshem, e nxisin dhe i pasurojne dijet e Doreles per mjedisin. Ketu merr rendesi fakti, i cili shpesh nenvleftesohet: Eshte e domosdoshme qe fëmija-Dorele gjithecka, qe ka mundesi ta veshtroje, ta preki, te degjoj dhe, kur ekziston mundesia, ta nuhse, ta shijoje e ta provoje; te veproje vete e direkt, d.m.th., tere keto veprime te behen, kurdohere, nga ajo drejtpersedrejti.

E, gjyshi me gjyshen, e drejtojne, e udhezojne pa i nderhyre, pa i diktuar, pa moralizime te thata.

Po, sa gjera te reja e interesante meson Dorela nga shfaqjet e cirkut dhe teatrit kombetar, nga pjesemarrja ne festimet e Pavarsise se Atdheut te dashur, nga jeta ne shkolle, ndermjet shoqeve e shokeve etj.

Mbi bazen e shumellojshmerise se ndijimeve e mbresave, vetevetiu e pa u ndjere Dorela kalon ne stade te reja te njohjes psikologjike, siç jane perceptimet etj. Ne kete stad te njohjes, kemi te bejme, jo me me cilesi te vecanta, po me objektet, me sendet, me dukurite e me njerezit ne teresine e tyre, ne kompleksitetin e shfaqies se tyre te natyreshme. E kjo arrihet mbi bazen e te gjitha organeve te shqisave, te marra ne harmoni e unitet, ne bashkeveprim. Ne kete nivel njohjeje, implikohen edhe perceptimet e hapesires, kohes, largesive etj.

Ne procesin e perceptimit perfshihet edhe pervoja e kaluar, pra, kujtesa me llojet dhe  tipat e saj. Dorela i ruan te fresketa kujtimet nga kopshti “Nene-Tereza”, nga Festa e Abetares, nga  takimet e miqesia me shoket e shoqet e klases.Te gjitha i perfytyrohen, i sjellin kujtime e mbresa te kendshme, ndjesi te ngrohta, nga e kaluara.

Dihet, se keto procese psikike veprojne, kurdohere, ne fushen e vemendjes. Per te pare shohin edhe kafshet, po njeriu duhet te veshtroje, te vezhgoje, d.m.th., te perqendroje vemendjen ne objektet dhe dukurite, ta ndriçoje ate, te dije te dalloje cilesite e tyre dhe te kape ato gjera, qe jane thelbesore etj. Kujtojme ketu rastin, kur Dorela e veshtron me kureshtje kalendarin, qe i dhurojne shoket e Babushit. Ate e pelqen, e vlereson, si dhe shquan, se atij i mungonte varsja per t’u vendosur ne mur.Vetem ai object, qe bie ne fushen e vemendjes, mund te themi,se njihet nga njeriu.

Por, as kjo nuk eshte e mjaftueshme, vemendja, jo vetem drejtohet ndaj diçkaje, por eshte e domosdoshme qe aty te perqendrohet, te pushoje, te kape detajet dhe jo te kaloje shikimin mbi sendet, qe bien ne fushen e te parit, ashtu siç mund t’i sperkase rrezja e drites, qe kalon shpejt, pa u ndalur dhe pa lene asnje gjurme.

Ne tere kete veprimtari psikike, detyrimisht e kurdohere, implikohet procesi me i larte psikik, te menduarit, veprimet kryesore mendore: analiza, krahasimi, sinteza dhe formate te te menduarit logjik: koncepti, gjykimi e arsyetimi. Dhe, pa dyshim, te gjitha keto te shprehura me ane te te folurit gojor e me shkrim. Dorela komunikon lirshem e bukur, jo vetem me bashkemoshataret, por edhe me prinderit, te afermit, madje edhe me shkrimtaret, shoke e miq te Babushit; dialogon, shkemben batuta dhe din plot gjere te reja, madje edhe se “ .. kush e çoi Bubulinon ne Suedi” e te tjera.

Ato gershetohen me perfytyrimet e imagjinates, me boten e brendeshme te saj, te gjitha, perhere ne zhvillim e persosje, duke i dhene asaj formim te mire, per moshen e saj.

                                        

“ Uaaa! Sa bukur..!”  Bota, pa emocione e ndjenja, vallë, si do te ishte?!

 Dorela, e drejtuar dhe ndihmuar nga gjysherit, zhytet ne “ detin” e emocioneve dhe ndjenjave. Kjo pasuri intelektuale e mendjes se Doreles, ky formim mendor, nuk mund te arrihet jashte dhe i shkeputur nga bota shpirterore e saj: emocionet, ndjenjat, perjetimet e brendeshme, pasionet, streset, te cilat ia trondisin shpirtin e vogel, zemren e vet te ndjeshme. Kjo veprimtari intelektuale, formimi i saj realizohet ne bashkeveprim me funksionimin e zemres, me emocionet e befasishme dhe ndjenjat, relativisht te thella e te sinqerta. Asaj i bejne pershtypje gjerat e bukura: Natyra, qielli blu, deti i kalter me dallge, dielli me rrezet jetedhenese, hena melankolike, ylberi me ngjyrat e veta, “mbytja” e diellit ne detin e paane, lulet me ngjyrat e tyre, shiu, shkepetima e bubullima, bora etj. Sa perjetime te brendeshme, emocione te bukura, i ngjallin ato Doreles sone. “Uaaa! Sa bukur!”-shpreh habine dhe gezimin ajo. Po ashtu, njerezit me veshjet, qendrimet e sjelljet e tyre ndikojne, e gezojne, enthusizmojne, ose e merzisin, e hidherojne, duke lene gjurme, mbresa etj.

Dorela e ka ne zemer “Lalin” e vet, Deivisin dhe, padyshim mamin e babin; e ka shume xhan Mattine, djalin e daje Arianit,  i cili  jeton larg, diku-ne Itali; zemra e saj e vogel ka mall te madh per daje Altinin, edhe ai, po ashtu larg. Me “syrin” e imagjinates, ajo i “sheh” te afermit e saj, si Sokolin ne Londer etj.

Ne liber u eshte dhene vend i merituar botes se kafsheve (qeneve, maceve, zogjeve etj.), ne fillim lodra, pastaj kukulla ne teater dhe, se fundi, reale ne kopshtin zoologjik, por edhe ne rruge e ne shtepi. Ajo u gezohet fort atyre, i preke, i ledhaton, bisedon me to, i ushqen, i mban ne preher, luan e kenaqet me to. Kafshet e pasurojne boten e saj shpirterore, i krijojne komoditet, e relaksojne, i bejne shoqeri, i largojne stresin, ndjenjen e frikes, i ngjllin dashuri per kete bote te çuditeshme, si edhe keqardhje, kur ato braktisen e keqtrajtohen nga njerezit, nuk ushqehen etj.  Dorela eshte kureshtare, e pyet Babushin per ato, per marredheniet e tyre etj.  Ndersa ai ia ploteson kerkesat, ajo i preke e shton kersheri te ndryshme.

Por Dorelës i tërheqin vëmendjen dhe ndikojnë në shpirtin e saj edhe elementet e thjeshta e fillestare  të besimeve fetare. Kujtojmë këtu bisedën me Lalin e saj, pasi ai është kthyer nga një vizitë, me nëna Katarinën e teze Lenën, në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit.

Kete njohje, bashkeveprimi e marredheniet e Doreles me boten e kafsheve e shpendeve,  organizohen, udhehiqen e drejtohen nga Babushi e Nene-Katerina, ashtu, pa zhurme e as buje, qetesisht e natyrshem, pa u vene re e pa reklame. Ndjenjat, dashuria, miqesia, emocionet rrenjosen ne menyre te pershkallezuar e praktikisht. Dorela ka mjaft shoqe, kusherinj e kushurira, bile, edhe te shperndare neper bote. Ajo ka shoqe, Enolen e teta Manjoles,  Renin e Akelin e xhaxhi Maxhunit, Sofianen e Antoninit e Xhulit dhe kusherirat e tjera, madje edhe fqinjen, Estin etj. Ajo eshte e lumtur, kur u ben vizita atyre, kur lidhet e komunikon me mjetet e sotme bashkekohore, si me Internet etj. Ruajtja dhe forcimi i lidhjeve me nje rrjete te gjere te farefisit, por edhe shoqeror, dashuria per ta, tregon se, ne fakt, keto jane tipare te Babushit e nene-Katerines, te cilat ia kane edukuar edhe mbeses Dorele. Te femijet eshte e veshtire qe te rrenjoset ndonje tipar karakteri, te cilen nuk e zoteron vete edukatori.

Kënaqësi, me xhaxhi shkrimtarët dhe në kërcim me gjyshërit!

Interesante dhe bindese paraqiten ne liber edhe lidhjet komunikimet, shokeria e miqesia e Doreles me te rriturit, te afermit e gjyshit e gjyshes, por edhe me shkrimtaret, shoke te Babushit etj. Si te ishte e rritur, ajo merr pjese ne perurimin e ndonje libri dhe, ne nje rast, beri fotografi me shkrimtaret, si Bardhyl Xhama, Alketa Dervishaj etj. Bile, kjo e fundit i dhuroi nje liber te saj, me perkushtimin: “Doreles, me dashuri dhe me urimin qe te rritet si princeshe e perrallave”. Ajo takohet e bisedon, si e “barabarte’ me ta, madje, pa komplekse. Gezim e kenaqesi ndien ajo, kur vijne per vizite tek ata shoket e Babushit dhe shoqet e nene-Katerines. Keshtu, ne nje rast, ne mjedisin miqesor te krijuar, Dorela i drejtohet vizitorit te moshuar dhe te dashur: “Gjyshi Fiqiri, a te kercejme pak bashke?” Kur ai e kuptoi se ajo e kishte me gjithe mend, u ngrit dhe kercyen se bashku, te shoqeruar nga duartrokitjet e pjesmarresve. Po keshtu, kur na erdhi per vizite gjyshi Kole Mark–Ndoci, afer 80 vjecar, pasi ne televizor po jepej muzike popullore, Dorela nisi te kerceje vete, pastaj iu lut gjyshit-vizitor te kercenin se bashku, ne mjedisin e guzhines. Kur perfunduan, ajo iu drejtua atij: “Gjyshi, faleminderit, qe me shoqerove mua!” Fotografia e bera, mbeten kujtim i bukur, ne te dyja rastet.

“Veprimtare” aktive, në këtë jetë plot mistere

Dorela, ne kete vorbull jetesor, nuk eshte vezhguese pasive dhe as indiferente. Perkundrazi, tregohet aktive, e gjalle, me guxim, bashkepunuese, kureshtare dhe e zgjuar; shfaqe interesa te ndryshme, tregon aftesite e veta, te trasheguara per vallen popullore e kengen; tregon vullnet, kur gjerat e veprimtarite i ngjallin interes, i pelqejne. Por ajo edhe premton se, ndoshta, neser do te behet poete. Deshmi per kete eshte edhe nje vjershe modeste, qe ajo thuri per Babushin e Nenen, me rastin e festes se Vitit te Ri. Dorela e shpalose veten, ashtu siç eshte ne te vertete, me temperamentin e gjalle dhe karakterin, krenare.

Kesisoji, perveç faktoreve te tjere,  Babushi dhe nene-Katerina ndihmojne direkt ne brumosjen e personalitetit te Doreles sone çamarroke e te zgjuar, qe transmeton dashuri dhe energji pozitive te te tjeret. Por, ky trajtim i behet asaj,  me dashamiresi e ngrohtesi, por  pa rene ne sentimentalizma as ne indiferentizem per sjelljen, qendrimet e veprimet dhe jeten e perditeshme te saj.

Ne mbyllje te ketyre radheve, me del urimi nga zemra: Te lumte, Dorela! Te na rritesh plot shendet, bukuri dhe valltare e talenuar ose çfare te deshirosh ne jete, ashtu siç duan Mami, Babi e Lali dhe, pa dyshim, Babushi e Nene-Katerina!

Urime edhe autorit, i cili na ka dhene fragmente, ne nje periudhe katervjeçare, nga jeta e mbeses se vet, Doreles, qe e ka projektuar kete liber mbreselenes dhe te dobishem, per femijet dhe te rriturit!

Me kete botim, autori ngre dy çeshtje te mprehta dhe aktuale: a) Punen psikologjike dhe pedagogjike me prinderit; b)Raportin dhe bashkeveprimin ndermjet brezave, sidomos atyre me te rinj, me ata te larget, ne kohe e moshe.

Ky liber, mendoj, se perben nje model praktik, ne keto dy drejtime dhe eshte plotesisht i zbatueshem e si  nje udhezues i thjeshte, ne jeten dhe veprimtarine e perditeshme me te vegjelit.

  Bruksel, maj, 2013

MAGJIA, QË I BËN KAFSHËT TË “FLASIN” ME GJUHËN E NJERËZVE

$
0
0

           (Shënime për librin e ri, “Dëgjoni se ç’ thotë ky papagall !”,

                               i shkrimtarit Viron Kona)

Nga: Sejdo  HARKA

1

Animizimi  është magjia, nëpërmjet  së cilës  letërsia dhe arti, qënjet pa shpirt i bën me shpirt, ndërsa qënjet  me shpirt i bën me ndërgjegje, pra sillen e mendojnë, flasin e  gjykojnë, ashtu si  dhe njerëzit. Kjo magji, qëndron në themel të trillit krijues të të gjitha gjinive dhe llojeve të krijimtarisë letrare, por veçanërisht në ato me brendi e naracion fabulik. Është e vërtet që animizimi ka lindur nga naiviteti dhe padija e njeriut të lashtë, por  në trillin krijues të shkrimtarit merr vlerat e një magjie, që shpalos  thelbin e së vërtetës, për ta bërë atë pjesë të  shpirtit  dhe mendjes së lexuesit.

Kur “maskat “ flasin me gjuhën fabulike të Ezopit, shfaqin lakuriqësinë e tyre të vërtetë. Kjo lakuriqësi, në mendjen dhe shpirtin e lexuesit, bëhet frymë për  sfidën e së mirës ndaj së keqes dhe të bukurës ndaj të shëmtuarës. Këtë gjuhë ka zgjedhur të përdorë, në librin e tij të fundit,  me titull ”Dëgjoni se ç’ thotë ky papagall!” edhe shkrimtari i mirënjohur Viron Kona. Në këtë  botim, me narracion fabulik, kafshët dhe shpendët “flasin” me gjuhën e njerëzve për t’u çjerrë atyre maskën; ndërsa njerëzit flasin me gjuhën e “banorëve të pyllit”, për ta bërë më transparente lakuriqësinë e tyre.

Edhe pse libri është shkruar posaçërisht për fëmijë, lexohet me kënaqësi edhe  nga të rriturit, si mësues e prindër etj.. Arsyeja është se, në themel të brendisë së tij ideo-artitike, qëndron  një problematikë   me vlera gjithëkohore e për çdo moshë. Raporti ndërmjet të mirës dhe së keqes, midis të bukurës dhe të shëmtuarës, të vërtetës dhe gënjeshtrës, lirisë dhe skllavërisë, barazisë dhe pabarazisë, besës dhe pabesisë, i japin  narracionit fabulik të librit dinamikën e konflikteve dhe ngjarjeve të vrullshme. Ato zgjojë te lexuesit kureshtjen dhe vigjilencën, si dhe ndjesinë e guximin për  ta vënë të keqen në “prangat” e së mirës.

Autori, në mënyrë që mesazhet t’i përçojë  sa më të ngrohta te lexuesit e vegjël, ngrehinën e narracionit të këtij libri e ndërton në “ kullën e mbretërisë së  banorëve të pyllit”. Viron Kona, si njohës i mirë i botës, interesave  dhe psikologjisë së fëmijëve, tashmë autor i shumë librave të tillë, nëpërmjet trillit krijues fabulik, hyn e del natyrshëm,  herë në “kështjellat e botës njerëzore e herë në ato  të “banorëve të mbretërisë së pyllit”. Synimi është për të bërë analogjinë  dhe krahasimin ndërmjet shfaqjes së jashtme dhe thelbit  të brendshëm  të karaktereve, që herë shfaqen  si kafshë e herë si njerëz, por gjithnjë  emocionues. Lexuesit  e vegjël, me disa personazhe  – kafshë, bëhen miq e shokë dhe me disa të tjerë grinden e janë në konflikt. Disa i imitojnë, ndërsa të tjerët i përqeshin dhe i kritikojnë. Disave u japin besën, ndërsa  me të tjerë mprehin vigjilencën…

Një nga personazhet më interesantë të kësaj novele fabulike është papagalli Çate, një figurë e zgjedjur dhe e dashur për këtë autor. Pas tij fshihen verbëria dhe naiviteti i njerëzve, që duke  u besuar hileqarëve dhe mashtruesve, bëhen pre  ose vegla qorre të  “ustallarëve” të tyre. ”Çate-papagajtë” e sotshëm janë të shumtë. Ata shpesh bëhen ”urë e vig”, mbi të cilët kalojnë i mirë  e i lig. Me verbërinë, përulësinë dhe naivitetin e tyre, ata përjetësojnë pushtetin e “çakejve”, që me egërsi dhe pangopësi mbysin shpresën e lirinë dhe pjellin shtypjen e varfërinë. Fatkeqësisht, “Çate-papagajtë” e sotshëm, duke u bërë megafonë e vegla qorre të “ujqëve” e “derrave”, ”skifterëve” e  “dhelprave”, kanë bërë që “drerët” dhe “sorkadhet”, ”pëllumbat” dhe ”pulëbardhat”, ”lepujt”dhe “kunadhet,” të gëlltiten nga  “egërsirat” e moderuara.

Nëpërmjet fabulës së tregimit anekdotik ”Vallja e ujqërve”, V. Kona stigmatizon thelbin e  ligjit të seleksionimit natyror, që e ka orgjinën tek instiktet e banorëve  të “mbretërisë së pyllit”, por që në “mbretërinë “ e shoqërisë njerëzore, bëhet  më i egër. Nëpërmjet pyetjes retorike: ”Pse ju, ujqit, kur ndonjëri prej jush rrëzohet nga lodhja në valle, i suleni dhe e hani si të babëzitur?”(fq.33), që Gjysh Ariu iu drejton atyre, autori  ngacmon në vetdijen e lexuesit ndjesinë e vigjilencës dhe të urrejtjes ndaj pabesisë  dhe egërsisë. Ata bëhen të vetëdijshëm për raportet ndërmjet të fortëve e të dobëve dhe të vegjëlve e të mëdhenjve. Kuptojnë se,  të fortët dhe të mëdhenjtë e pakontrolluar, edhe kur hedhin valle, të shtypin me këmbë. Duket sikur kërcejnë e këndojnë dhe të mbysin me “jargë e thonj”. Ritregimi, në mënyrë krijuese, i historisë së lashtë të” Kalit të Trojës”, nëpërmjet gojës  së ”Gjysh Ariut”, zgjon te lexuesi , jo vetëm ndjenjën e vigjilencës, por edhe përbuzjen ndaj pabesisë. Kali i drunjtë, kjo ”dhuratë” e helmatisur e pabesisë, u solli trojanëve pushtimin, pas qëndresës 10 -vjeçare. Një dinakëri e tillë, tepër e sofistikuar, ia kalon edhe dinakërisë dhelpërake. Është kjo arsyeja që  troku i këtij kali  të mashtrimit, të trokasë përherë në kujtesën e brezit të ri, si një kambanë, që ndjell kobin e zi të pushtimit dhe të së keqes.

Narracioni fabulik i ngjarjeve dhe kontrasti ndërmjet shfaqjes  së karaktereve, të veshur me maskën e “banorëve” të ”mbretërisë së pyllit”, u japin shumë tregimeve kolorin e një humori të shëndetshëm. Lexuesi i vogël gajaset së qeshuri, duke kënduar e kërcyer bashkë me banorët e pyllit, në koncertin festiv për nder të gjysh Ariut. ”Gjeli“ e quan veten më të bukurin e botës, ndërsa “Bufi” vetëquhet ”Poet ëndërrimtar,/ që ndrin si yll polar”(fq.81). ”Kunadhja” e hedh vallen nën ritmin melodik të vargjeve: ”Jam e artë dhe e verdhë, / si dielli në pranverë”(fq.88). Ndërsa “Derri” e quan veten ”luftëtar me nam”. Për ta bërë ironinë sa më therëse, autori i bën “breshkat” të kërcejnë nën ritmin e vargjeve: ”Breshka pylli jemi ne, / më të shpejtat mbi këtë dhe”(fq.103).

V.Kona, për të  fshikulluar ashpër servilizmin dhe dinakërinë, mashtrimin dhe pangopësinë e njerëzve, u vesh atyre  gëzofin e dhelprave bishtëgjata, të cilat janë bërë simbol i mashtrimit, babëzisë dhe dinakërisë. Kur ”banorët e mbretërisë së pyllit”, përgatitjen e drekës ia besojnë ”Dhelprës”, ajo filloi t’i fshihte ushqimet. Prej këtej, lexuesi  i vogël merr mesazhin, se  t’i besosh  dhelprës përgatitjen e drekës, është njëlloj  sikur  t’i besosh ruajtjen e tufës së qengjave  një “çobani ujk”. Nëpërmjet gjuhës ezopike, autori i këtij libri fshikullon edhe shumë dukuri të tjera negative të shoqërisë njerëzore, si: egoizmi dhe mendjemadhësia, pangopësia dhe barbaria etj.

Ky libër i ri i Viron Konës,  jo vetëm përçon te lexuesit mesazhe të fuqishme  shoqërore, por dhe mbart vlera  gjithë – kohore dhe edukative. Gjuha e gjallë fabulike dhe densiteti i mendimit, bëjnë që libri të lexohet me kënaqësi. Prandaj, përmbeldhurazi, mund të themi se ai është i dobishmë për t’u lexuar jo vetëm nga fëmijët, por dhe nga prindërit e gjyshëtit, mësuesit dhe edukatorë të tjerë të brezit të ri.

Tiranë, 6 shtator 2013

SHENJTËRIA E ISOS

$
0
0

    DRITA LUSHI

 KOPERTINA

                      “ISO”-ja, kjo mbretëreshë pa kurorë.

 

                        “SHENJTËRIA E ISOS”

       -Një libër me vlera kombëtare, i Timo Mërkurit-

E kush s’ka dëgjuar të këndohet “me iso…”- siç i themi ne.

Ndonjëherë madje,edhe është munduar ta mbajë ashtu siç di atë, ndonëse

mund të stonojë, por të shkruash për ison, këtë këngë në dukje aq të thjeshtë s’të mjaftojnë veç fjalët e këngës, por mbi të gjitha, mendimi, pjekuria e studimi,e këtë nuk mund ta bënte më mirë se një bir i Labërisë, Timo Mërkuri.

“Kënga, gjithmonë ka qenë mbretëresha e shtëpisë dhe e jetës shqiptare”- thotë autori.
“Jo një mbretëreshë që ulej në fron, por ulej në sofrën e varfër të fshatarit, që kurrë s’rrinte pa këngë”- vazhdon ai.

Dhe vërtet, po të kemi parasysh historinë tonë të vërtete, dhe jo atë imagjinare, shqiptari dhe në lufte shkonte me këngë, e këngën se ka ndalur as para litarit.

Përshkrimi shpjegues i autorit, duke bërë paralelizëm mes isos, dhe mbretëreshës, jo vetëm që të bën ta lexosh me interes, por të “mban lidhur”- në lexim, se ç’do të mësojmë më tej.

Ja si e përshkruan autori, momentin kur fillohet kënga:

Askush, s’guxon të bëzajë.Secili vendoset në vendin e tij, pritësi, kthyesi, mbajtësit e isos, ashtu si vendosen baronët, kontët, viskontët e kalorësit, para mbretit….të gjitha këto në të dhjetën e sekondës.Mjerë kush vonon, apo gabon.Ca të tallura janë më e pakta, në mos përfundoftë në plevicë

Ai e përshkruan imtësisht,me një gjuhë kaq të thjeshtë, të kuptueshme e popullore, sa të duket se je ukur në kafé e bisedon me të.

 Shoqërimi i shpjegimit  edhe me nje tis humori té natyrshëm e bën më të lakmueshëm në sytë dhe vëmendjen tonë, gjithë ç’ka thuhet për iso polifoninë, sa ne, që s’jemi nga bregdeti, gati na vjen “zili” që s’e njohim mirë, e s’dimë ta këndojmë, këtë rit “mbretëror”, e se njohim nga afër këtë “mbretëreshë”.

Iso”-ja këndohet në grup apo vetëm, por gjithmonë respektohet si një mbretëreshë”- thotë autori.

Ai që këndon, nuk e ndërpret këngën të të kthejë përgjigje edhe nëse e pyet apo flet”

 

Por  mos mendoni që autori është kaq ”egoist” sa “t’ia marrë mendjen” veç mbretëresha, ai është “zemërgjerë” e përfshin në këtë libër dhe “princëra” me sy blu e shpirt deti: E pikërisht legjendarin e këngës “iso”; Neço Mukon, ose Neço Himarjaotin.

Neço-ja, në Francë, në kurbet, sillej si princ, sepse shkruante si tá,por shkruante këngë, e në vend të luleve të vërteta qe mbillnin princërit, ai mbillte vargje.

“Ai sjell ne Himarë një lloj të re kënge”,-siç thotë autori, “duke i dhënë një “rol” zërit të tretë, hedhësit e duke e bërë më të zhdërvjellët këngën himarjote.Novatorizmi ishte,edhe në shoqërimin e këngës me instrumente siç do ta çonte në ditet e sotme këngën pilurjote Lefter Çipa”

Autori na përshkruan historikun e këngës, lindjen dhe zhvillimin e saj, pjesët përbërës të zërave në “iso”, duke na sjellë shembuj konkretë të këngëve e mënyrën si këndohen.

Është vërtet interesant leximi i librit, e jo vetëm gjuha,por edhe intensiteti i rrëfimit dhe shpjegimit, përfshirë  dhe elementin historik,të bëjnë të kalosh me dëshirë në faqen dhe kapitullin pasardhës.

Origjina e këngës polifonike është ceremoniali i vajtimit, e dokumentin e parë për vajtimin në gjuhen shqipe e sjell Marin Barleti për vajtimet e Lek Dukagjinit mbi vdekjen e Skënderbeut.
Autori futet dhe në detajet e vajtimit , mënyra si bëhet, si respektohet, nga kush bëhet, e normalisht as të shkon mendja, dhe çuditesh nga trajtimi dinjitoz, i kësaj gjendje në dukje kaq e thjeshtë, që na ka ndodhur të gjithë në jetë  ta kalojmë të paktën një herë :

”Vajtimi bëhet me ligje sipas traditës Himarjote dhe në përgjithësi të zonës të Labërisë, duke renditur cilësi të veçanta të të vdekurit”

“Dita e parë, kur atmosfera emocionale është e ndezur, nuk dallohet rregullshmëria, radha dhe zërat e vajtorëve,nga ndërprejet e shpeshta që i bëjnë ligjërueset njëra-tjetrës.. Por në të tretat, në të nëntat e në ditët në vazhdim, rregullshmëria e vajtimit bie menjëherë në sy”

Isoja është në këngë kolektive, vërtet e nis një moment marrësi, edhe pritësi, ndonëse ngrihet nje çast mbi të tjerët, shumë shpejt bashkohet me grupin e tërë, duke humbur anonimitetin, e duke dalë në pah kolektiviteti i këngës.

E pikërisht, ndaj nuk njihen këngëtarë me emër, por kur përmenden, përmenden si grupe:”Grupi i Pilurit” “I Bënces”I Himarës” etj.

Kolektiviteti i isos, shfaqet dhe tek natyra e vetë këngës, në tekstin e saj ku shumica bëjnë fjalë për bashkim e solidarizim.

Ndodh që të ndodhesh diku vetëm dhe të ndjesh nevojën e këngës, at’herë personi bën vetë rolin e marrësit, të pritësit e deri tek imitimi i mbajtëseve të isos”- thotë autori.

Pra, në njëfarë mënyre, kjo është mënyra më e bukur për të mposhtur vetminë që është armiku më i madh i njeriut.

Ky libër, është një konglomerat dijesh, e të rejash që mund ti zbulosh rresht pas rreshti.Si mund të flasësh e të studjosh “ison”, të futesh ne botën e saj, e të mos flasësh për kërcimin që shoqëron këngën.

Vallja ashtu si dhe kënga,është pjesë e traditës jo vetëm labe, por dhe asaj shiptare në përgjithësi.

“Te heqësh vallen e rënde”-ështe një valle që, hiqet ngadalë pa të hedhura e spërdredhura, e pjesëtarët e grupit e hedhin hapin të avashtë, dy hapa para e një hap prapa, duke kënduar avash e duke mbajtur kokën pak ulur. Kjo valle kërkon një tekst kengë te rëndë epik.E në këto valle, burrat mbahen sup më sup, ndryshe nga gratë që mbahen krah për krahu”

Ja, kështu na e përshkruan Timo, “vallen e rëndë” duke na paraqitur çdo element të saj, që nga kënga që e shoqëron, përplasja e këmbës në tokë fort, thirrja “Houuuuu” uljen në gjunjë dhe duke vazhduar thirrjen, uljen në tokë.

Vallja e rëndë shoqërohet nga këngë të rënda që peshojnë çdo varg e fjalë.

 “Unë vallenë nuk e lë”, është një tjetër “histori”e treguar me vërtetësi, humor e realizëm, kur nusja që kërcente së bashku me shoqet, nuk ndal vallen e këngën as kur i shoqi bari, kishte tre muaj që s’e kish parë.

         “O burrë të keqenë,

           duro pak dhe per “atë”

           se une vallene s’e lë”

Kënga,ruhet e paprekur si rit, jo vetëm kur këndohet nga burrat, por dhe në rastin,kur vallja hiqet e këndohet lehtë nga gratë.

Vallja është e shenjtë si një ritual fetar, e askush s’guxon të pipëtije, e kështu dhe ajo, ka rregullat e saj.

Kercenin vajzat, djemte burrat dhe pleqte.Gratë zakonisht të veshura më të zeza, respektonin zinë të cilën mund ta mbanin gjithë jetën, e s’kish rëndësi se për kë mbahej, në ish i ri apo plak.Vetëm në raste të caktuara, kur martohej djali i madh, i vogli apo i vetmi, ato hiqnin nga koka shaminë e zezë e hidhnin ne kokë një të bardhë,aman rrobat e zeza nuk i hiqnin kurrë”

Evoluimi i isos e këngës labe ndër vite është një ndalesë tjetër e autorit, e cila  të bën të “mbash frymën”, të imagjinosh,e herë- herë të shohësh me sytë  e mëndjes, dhe “të vësh në punë” dhe zërin për të kënduar pak “iso”, sepse në çdo rast bëhet shpjegimi me vargje i këtyre këngëve .

Të zgjohet dëshira befas të dëgjosh nga fillimi në fund një këngë labe me “iso”

Më 25 Nëntor 2005, Iso-Polifonia kaloi nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një nga pasuritë e rralla të trashëgimisë kulturore botërore.

Iso-ja  mbetet një kryevepër e kulturës shpirtërore, shqiptarët që e kultivojmë atë e dinë dhe e ndiejnë më së miri,por e rëndësishme është që të tillë, tani e vlerëson edhe bota e qytetëruar nëpërmjet organizmave të saj ndërkombëtare, që e klasifikon ndër kryeveprat e njerëzimit dhe e merr nën mbrojtje nga dëmtimi, që në këtë rast është harresa.

Autori i mëshon dhe faktit, që “iso”-ja po këndohet gjithnjë e më pak nga brezat e rinj, por ajo ështe vërtet një thesar, e thesari ka vlerë në çdo kohë, periudhë  dhe etapë. Ai nuk ndryshket me kalimin jo të viteve, por edhe të shekujve.
Gjithashtu shqetësimi i tij i natyrshëm se mjaft vargje ndryshohen gjatë këndimit të këngëve të ndryshme duke humbur kuptimin e këngës,dhe lidhjen me të kaluarën e tyre, nuk mund të quhen novatorizëm, por shtrembërim të vargjeve, e jo të një poeti  çfarëdo por më të madhit :popullit.

E “meraku” i autorit, nuk shuhet kollaj.

Ai na shpjegon përsëri në shumë faqe ndryshimin mes polifonisë dhe isopolifonisë, e pas shumë arsyetimesh me bazë, na thotë se  kënga labe quhet “iso polifoni”, dhe jo thjesht  polifoni, se mé shumë zëra, mund të këndohen dhe mjaft këngë  të tjera, si marshe, hymne etj etj.

Ne iso, marrin pjesë të gjitha zanoret, që përdoren në gjuhën shqipe, duke i dhënë larmi, bukuri, bashkëngjitur tekstit që gjithmonë mbart  një mesazh te veçantë.

“Te kënduar “labçe”, do të thotë të këndosh me shpirt, më shumë se me zë.Sepse iso-ja del nga shpirti, e jo nga gryka”- shprehet autori duke i dhënë gjithë dashurinë, respektin dhe adhurimin e merituar, kësaj kënge e lloj të kënduari.

Libri i Mërkurit, vjen në vazhdën e mjaft librave të tjerë, qoftë poetikë, apo studimorë dhe është një paraqitje dinjitoze e autorit, dhe njëkohësisht me shumë vlerë , jo vetëm për shqiptarët e bregut, që këndojnë dhe njohin iso-polifoninë, por për çdo shqiptar që është i interesuar te dijë vlerat e kulturës kombëtare,lindjen dhe zhvillimin e saj.

Gjithashtu, duke qenë poet dhe eseist, studimet e tij nuk janë të ftohta e me një gjuhë të thatë e zyrtare,apo fjalë të “fryra” prej akademiku, por ato janë një diapazon i ngrohtë, ku hulumtimi i tij mbi isopolifoninë, të përfshin jo vetëm si shqiptaré, por mbi të  gjitha si lexuese.

“SHENJTËRIA E ISOS”, i sapodalë në qarkullim, është një libër me vlera kombëtare, sepse aty, gjejmë mjaft shkrime,hulumtime, studime e mendime të vlefshme të autorit, të cilat s’janë as më shumë e as më pak,por  jeta dhe kultura jonë në breza, të cilën duhet ta dimë  dhe të krenohemi  në mënyrë  të ligjëshme, të gjithë ne shqiptarët.

Unë jam veç nje zë, që s’mundem ta them, e të flas aq bukur për “ison”-të  cilën, autori ka vite që e e studjon,dashuron e servir vlerat dhe zërat e kësaj kënge që është një pasuri kombëtare endé e pahumbur dhe pa vjedhur.
Bashkë me leximin tuaj të këtij libri mbi historinë dhe lindjen  e isos, ne do të ndihemi krenarë për “madhërinë” e saj,e do dimë që të bashkojmë mendimet dhe zërat që Ajo, të mos humbë kurrë.

@ Drita Lushi.

Shtator 2013

Romani “Nuse në derën e hasmit” i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia

$
0
0

Rreth romanit “Nuse në derën e hasmit” të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia

Nga Prof. Bardhyl Xhama

 1

Ndjej kënaqësi të shkruaj, si redakror i romanit përzgjedhur nga Shtëpia Botuese TOENA, për romanin”Nuse në derën e hasmit” të shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Pierre-Pandeli Simsia.

Do të përqendrohem te zhvillimi i ngjarjeve të romanit, duke bërë një pasqyrë përmbledhëse, pa u futur në vlerat e tij artistike, të cilat do bënin një çështje më vete.

Romani “Nuse në derën e hasmit” e merr temën nga aktualiteti i ditëve të sotme dhe ngjarjet zhvillohen si në Amerikë dhe në Shqipëri.

Personazhet kryesore, mendoj unë, janë dy të rinj, Lea dhe Liridoni që jetojnë në Nju Jork dhe vazhdojnë të shkollohen. Njihen rastësisht, nisin shoqërimin dhe miqësinë, e cila, pas shumë vështirësish dhe pengesash që u dalin, kthehet në dashuri të vërtetë e në lidhje martesore.

Jeta e emigrantëve shqiptarë në Amerikë përshkruhet me një vërtetësi të admirueshme, falë njohjes së kësaj jete nga vetë emigranti Simsia për më shumë se 20 vjetë larguar nga mëmëdheu.

Janë dy familje kryesore që na paraqiten në roman me gjithë hallet e tyre, të kaluara në Shqipëri apo edhe në Amerikë: familja e Liridonit, babai – Fuati, nëna – Lavdia dhe motra – Xhilda. Në krahun tjetër janë të afërmit e Leas, e motra – Vjola me bashkëshortin – Igli, që, edhe pse në mëmëdhe kishin mbaruar shkollat e larta, detyrohen të bëjnë punë të rëndomta për mbijetesë, të përshtaten me jetën e vendit dhe të përballen me të papriturat që u ka servirur jeta.

Edhe pse jetojnë në Amerikë, mund të duket disi e çuditshme fillimisht, mendjen e këtyre familjeve e turbullon zakoni i vjetër i gjakmarrjes.

Ngjarjet zanafillëse janë të vjetra, por autori Pierre-Pandeli Simsia i ka shfrytëzuar ato me mjeshtërinë e artistit për të na dhënë dramën shekullore, që ekziston ende, atë të gjakmarrjes dhe të pasojave të saj në breza.

Kur marëdhëniet dashurore midis Leas dhe Liridonit janë në kulmin e tyre, zbulohet hataja: Familjet e tyre janë në gjak me njëra tjetrën. Pra, pak a shumë, Lea do të shkojë nuse në derën e hasmit (nga merr edhe titullin romani)

Fuati, në rininë e tij, ka vrarë pa dashje një bashkëmoshatar, të afërmin e nënës së Leas dhe, megjithatë, u dënua me 25 vite burg. Kur del nga burgu e martohet, e ndjekin për ta vrarë hasmit. Detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vjen në Amerikë, më vonë merr edhe familjen. Ndërron dhe emrin, nga Aleks në Fuat, sepse gjakmarrësit e ndjekin kudo që shkon.

Ngjarjet e romanit më pas janë edhe më dramatike. Nëna e Leas, Evelina, nuk vjen dot në dasëm, se nuk i japin vizë. Lea lind djalë. Shqetësimi shtohet. Aleksi – Fuat ka frikë nga hakmarrja, ka frikë për djalin e tij Liridonin, por edhe për nipin e sapolindur. E dinte se zakoni e kërkonte që nga meshkujt e familjes duhej të vritej. Dhe atëhere merr një vendim, gati të padëgjuar. Për të shpëtuar të rinjtë, niset fshehtas për në Shqipëri dhe vendos t’i shkojë hasmit t’e gryka e pushkës që të flijohet ai dhe të shpëtojnë pasardhësit. Kjo situatë përshkruhet me mjeshtëri dhe gjithë dramacitetin e saj nga Simsia.

Këtë krushqi e marrin vesh edhe në Shqipëri, nëna e Leas, por edhe Xhorxhi, kushëriri i saj, që Aleksi-Fuat i ka vrarë vëllanë dhe është betuar e betohet se do t’ia marrë gjakun, sepse, siç thotë, “Gjaku lahet me gjak”.

Xhorxhi tërbohet dhe nuk e mban vendi.

Ngjarjet zhvillohen përsëri dramatike, kur mirret vesh se Fuati ka arritur në Shqipëri, madje edhe në fshat. I luten dhe kërkojn ta bindin Xhorxhin të heqë dorë nga gjakmarrja; futet në valle Kisha, futet në valle Evelina e më në fund Komisioni i Pajtimit të Gjaqeve.

Që të mos zgjatem, romani ka një fund të gëzueshëm, të pranueshëm dhe realist. Xhorxhi, brenda në Kishë, në prani të bashkfshatarëve e të Komisionit të Pajtimit të Gjaqeve, e fal hasmin Aleks-Fuat.

Shkruajta më parë se personazhet kryesorë janë Lea dhe Liridoni, kjo sepse rreth tyre shtjellohen ngjarjet. Por në fakt, më duhet të pohoj se personazhet më interesantë që mbeten në mendjen e lexuesit dhe që janë skalitur mirë dhe mjeshtërisht nga autori, me gjithë dramacitetin e tyre, janë Fuati i pafajshëm dhe Xhorxhi hakmarrës deri në fund.

Në roman ka edhe plot ngjarje të tjera, sidomos me bashkatdhetarë emigrantë. Përmendim historinë e vajzës shqiptare që del nxënësja më e mirë e të gjitha shkollave të mesme të Nju Jorkut dhe si sportiste e taalentuar në një sport të tillë që në Shqipëri është i paushtruar, siç është sporti i Kajakut, përfaqësohet në kampionat e vetme me kostum dhe me flamurin tonë kombëtar, si edhe historinë e studentit shqiptar, i cili ka rezultate të shkëlqyera në mësime dhe, si i tillë, nga një orë mësimi del si student dhe hyn në klasën tjetër në orën tjetër të mësimit si pedagog.

Interesante është historia e Kostës, shok i Fuatit, i dënuar në Shqipëri për agjitacion e propagandë, por që në Amerikë djali i tij 20 vjeçar i ka dalë nga dora, gjoja në emër të jetës së lirë.

Atdhedashuria është një tjetër motiv që gjen vend të gjërë në roman. Fuati përsërit disa herë “Sa mirë është të jetosh në vendin tënd”

Përshkruhen dilemat e personazheve nëse duhen të kthehen në Shqipëri apo jo.

Megjithatë, tranzicioni shqiptar i këtyre njëzet e ca vjetëve fshikullohet fuqishëm nga autori, sa herë që i vjen rasti në shteg, sidomos gjyqësori kur është fjala për dënimin e hakmarrjes.

Romani “Nuse në derën e hasmit” i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia, që vë dorën e pajtimit në një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë është një prurje e re në letërsi dhe kam bindjen se do të pritet mirë nga lexuesi dhe kritika letrare, sepse në këtë libër do të gjejnë jo vetëm mesazhe edukuese, po redhe një stil dhe gjuhë të admirueshme.

Dua të përgëzoj Shtëpinë Botuese “TOENA” për botimin cilësor dhe kopertinën tërheqëse që i ka bërë këtij romani, por edhe për përkrahjen e përparësinë që u jep në botimet e saj shkrimtarëve emigrantë.

Si redaktor i romanit, dua të falenderoj zotin Simsia për këtë vepër letrare cilësore që na ka sjellë. E falenderoj dhe i uroj krijimtari cilësore edhe në të ardhmen.

“SI TË SHKRUAJMË SHQIP”, NJË LIBËR I DOMOSDOSHËM PËR SHKOLLAT SHQIPTARE

$
0
0

(Me autor,  prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as.)

 

Nga: Dr. Anila Kananaj,

në Qendrën e Studimeve Albanologjike-Tiranë

1

Gjuhëtarët shqiptarë nuk kanë rreshtur kurrë së shkruari e së foluri për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shkrimore të saj, si një element përbashkues identifikues, i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, veçanërisht në këtë kohë të tranzicionit të kulturës shqiptare. Me këtë qëllim parësor bashkohet edhe libri “Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj –akad. as. Ai u përurua më 15 mars 2013, në një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, organizuar nga  Zyra e Karrierës së këtij Fakulteti, në kuadër të përgatitjes sa më të mirë të studentëve për një punë të suksesshme.

Ky libër, në fakt, vjen në këtë botim të përmirësuar, si rrjedhojë e kërkesave për të, pas tërheqjes së shpejtë të dy botimeve të mëparshme, më 2008 dhe 2012. Autori e ka “latuar e lëmuar” librin, duke u mbështetur edhe në këshillat e mendimet e shprehura për të, nga lexuesit dhe kryesisht pedagogët, që zgjodhën të përdornin dy botimet e mëparshme të tij, si bazë për ligjëratat dhe seminaret me studentët, në universitetet shqiptare, publike ose jo.

“Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik) është hartuar me një penë tërheqëse dhe profesionale, nga profesor Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar i pasionuar e i palodhur për gjuhën shqipe. Libri ka në qendër të vëmendjes domosdoshmërinë e përvetësimit të bazave të shqipes, si nga studentët, dhe profesionistët e rinj shqiptarë të specialiteteve të ndryshme. Nevoja bëhet edhe më e ngutshme po të merret parasysh se këta të rinj ndjehen të papërgatitur për t’i qëndruar ndikimit dhe presionit të vazhdueshëm të gjuhëve të huaja, sidomos të anglishtes, italishtes e greqishtes. Në 310 faqe të tij, teksti  në fjalë jep njohuri themelore: për hartimin,  redaktimin, gatitjen e punimit shkencor, shkrimin e recensioneve, raporteve shkencore, rekomandimeve, cv-ve dhe shkrimeve të tjera profesionale. Por ai jep edhe njohuri bazë për drejtshkrimin e shqipes. Vlen të theksohet aspekti zbatues i këtij libri, që do të thotë se studentët mësohen si të shkruajnë sa më mirë shqip, nga përvoja e gjatë e një prej studiuesve dhe njohësve më të mirë të gjuhës shqipe.

Njohuritë teoriko-formuese, të dhëna në tetë kapituj të këtij libri, shoqërohen gjithandej me shembuj të shumtë të karakterit shkrimor, por edhe teknik. Shumë ndihmues në këtë drejtim është edhe treguesi i fjalëve të huaja, që mund të zëvendësohen plotësisht ose pjesërisht, si dhe shqipërimi i një sërë prapashtesash të huaja, të dhëna në fund të lëndës së trajtuar. Rëndësi i është kushtuar edhe zgjedhjes së fjalëve dhe termave të ligjërimeve specifike për profesione të ndryshme. Me këtë libër, autori synon të ndreqë dhe shumë pasaktësi e ngatërresa të panevojshme në përdorimin e termave të ndryshëm. Përmendim këtu vetëm një prej ilustrimeve të dhëna nga profesor Shkurtaj. Është fjala për përdorimin e termit shqipfolës, në vend të termit shqiptar. Me të drejtë, autori sqaron se, në rastin e bashkësive shqiptare në trojet kompakte ballkanike, ka “shqiptarë, universitete shqiptare dhe flitet shqip; pra, ka bashkësi shqiptare dhe jo shqipfolëse”.

Serioziteti i këtij botimi dëshmohet dhe nga gjuhëtarët e njohur, që kanë bërë recensimin e tij: prof. dr. Tefë Topalli e prof. prof. dr. Valter Memisha. Një recension të gjerë për këtë libër ka shkruar edhe prof. dr. Ali Jashari, dekan i Fakultetit të Mësuesisë, në Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”. Ndër të tjera, ai shprehet se “ky libër u vjen në ndihmë të gjithë atyre, që duan të rregullojnë penën për të shkruar “shqip, thjesht, bukur, qartë dhe lehtë, sepse vetëm kështu i bëjmë nder vetes dhe kombit tonë”. Më tej, prof. dr. Jashari vazhdon: “Madje, veç të mira do të kishte futja e një lënde mësimi, me titull “Si të shkruajmë shqip”. Ky libër është dhe një gjedhe për t’u ndjekur nga gjithë hartuesit e teksteve shkollore…”. Vlerësim të lartë, për librin e profesor Gjovalin Shkurtajt, jep edhe prof. dr. Avni Presheva, titullar i logjikës në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ky autor këshillon që “ai libër duhet të përfshihet në programin mësimor të të gjitha shkollave të larta të hapësirave shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë”.

Bashkohemi me këto e të tjera vlerësime, të shprehura për këtë libër, i cili ndryshon shumë nga përkthimet shabllon të bëra nga gjuhët e tjera, për nevojat e mësimdhënies së lëndës “Shkrim akademik”, në universitet. Vërtet lënda e shkrimit akademik mësohet në të gjitha universitetet botërore sot, por secili mëson të shkruajë në gjuhën e vet. Siç dihet, çdo gjuhë ka rregullat dhe specifikat e veta, të cilat nuk mund t’u montohen gjuhëve të tjera. Pikërisht këto lloj përkthimesh përbëjnë dhe një prej faktorëve dëmtues të gjuhës shqipe në kohën e tanishme. Këtu nuk është fjala thjesht për përdorimin e pikave ose të presjeve, a të ë-ve, siç tentohet të mendohet shpeshherë, në këto raste. Ajo që përbën vërtet shqetësim, është ruajtja e strukturës morfologjike e sintaksore të shqipes, gjë të cilës profesor Shkurtaj i kushton vëmendje të veçantë, në librin e tij.

Me pak fjalë, në radhë të parë, duhet të mendojmë shqip, të shkruajmë shqip dhe qartë. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të bëhemi profesionistë të vërtetë, pavarësisht se cilës fushë i përkasim. Nuk mund të kemi kurrë juristë, psikologë, mësues etj. të suksesshëm, nëse flitet një një gjuhë, e cila është gjysma shqip e gjysma në ndonjë gjuhë tjetër.

Veçanërisht në këtë kohë, kur shumë familje emigrantësh po kthehen në atdhe dhe po i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat dhe universitetet shqiptare, ndihet domosdoshmëria e një lënde me karakter të përgjithshëm formues, për shkrimin profesional shqip, në përputhje me strukturat morfologjike-sintaksore dhe rregullat drejtshkrimore të gjuhës së sotme shqipe. Dhe ato, botimi “Si të shkruajmë shqip” (Baza të shkrimit akademik), i  prof. dr. Gjovalin Shkurtaj-akad. as. i plotëson më së miri. Ai përbën një libër pune të përshtatshëm për mësimdhënien e lëndës së Shkrimit akademik dhe të Kulturës së gjuhës, por edhe për të gjithë korrektorët dhe redaktorët e rinj të gjuhës shqipe, për studentët universitarë e pasuniversitarë dhe për mësuesit e gjuhës shqipe, në të gjitha hapësirat, ku shqipja flitet dhe mësohet, gjuhë amtare.

Tiranë, 23 maj 2013


FILOZOFIJA E JETËS KA KUPTIMIN E PLOTË NË VARGUN E DHURATA LEZO

$
0
0

Sokol DEMAKU

 dhuarata 001

FILOZOFIJA E JETËS KA KUPTIMIN E PLOTË NË VARGUN E DHURATA LEZO

-këtë filozofi lexuesi do e gjejë në librin e saj met ë ri me peozi “Shiu i dashurisë”, botoj shtëpia botuese Milosao-Gjirokastër

 

         Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetës së re nga Kuçova, Dhurata Lezo, pas  librit të parë ”Dhimbja e mosqeshjes” dhe atij prozatik ”30 vjet lumturi”.

         Po të ndalemi në ditët e sotme intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret, sepse sipas Platonit ”E bukura është shkelqimi i së vërtetës”. Misioni i shkrimtarit është përshkrimi i relaitetit jetësor, atij realiteti në të cilin ne sot jetojmë. Ky është misioni i tij i shenjtë, një detyrim që e obligon dhe nderon jetën dhe vuajtjen, të arriturat dhe dëshirat. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë. Para nesh kemi njërën nga mërgimtaret tona që digjet për atdheun dhe fatin e tij, për familjen, të afërmit, farefisin, për dashurinë, baban e nënën. E në vargun e saj është fati i atyre që e braktisin vendlindjen, i atyre që u detyruan dhe ikën në kohë të pa kohë. Kur u reken shtigjeve të mërgimit, braktisën pragun e lindjes, braktisën çdo gjë që kishin krijua me vite. Kemi vargun e saj i cili paraqet dashurinë në format e saj me të buta por edhe me të ashpra kur është fjala tek dashuria dhe mërgimi. Autorja  Dhurata Lezo na vjen para nesh me një tufë poezishë në librin e sajt ë radhës ”Shiu i dashurisë” duke i hymnizuar vlerat e jetës, familjes, dashurisë dhe duke i kujtua ditët e lumturisë rinore, ditët e hares familjare, duke i vu në pahë edhe kohët moderne të cilat i jetojmë larg atdheut.

          Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se e reja Dhurata Lezo shkruan me ndjenjën e dinjitetit personal duke prezentua ate çka ajo ndjen dhe mabanë në shpirtin e saj dhe me një stil të veçantë bënë përshkrim të gjithanshëm të gjërave të thjeshta e të bukura që njeriu përjeton në jetën e tij, por nuk mungon as ana tjetër e medlajes pra edhe vujatja, hidhërimi, sepse autorja është vetë përsonazhi i poezisë që në shpirt përjetoj këto çaste edhe hareje edhe deshprimi. Të njohësh, të përjetosh, të përjetosh poezinë e Dhurata Lezo, duhet të jesh me trup e shpirt me poezinë e saj në librin ”Shiu i dashurisë”, por duhet ta them edhe këtë se edhe një poezi e vetme do të mjaftonte për këtë njohje dhe për përjetim  të poezisë së saj sikur poezia që i kushtohet (djaloshit të mrekullive) ”Shiu i dahsurise” nga e cila poezi edhe merre titullin  buqeta poetike. ”E bukura nuk vdes kurrë, por shndërrohet në bukuri të tjera” thotë Thomas Bailey Aldrich, e unë mendoj se edhe ajo çka lexuesi do përjetoj në këtë buqetë poetike, dashurie të poetës Dhuata Lezo do jetë e përjetshme dhe e bukurë.

        Para nesh kemi një autore që i jep rëndësi poetikës  moderne shqiptare duke patur si personazh qëndror ne poezinë bashkëkohore dashurinë, familjen, mërgimin si një plagë shekullore e kombit e që si duket autorja është kryeprotagonistja.

        Por përgjithëshmëria poetike e Dhurata Lezo, i tejkalon kufijtë e racionales dhe ka hyrë në zikzaket e një iracionalitetit, në nje vetecje të një ëndërre të kahmoçme, të një ëndërre që autorja mban në shpirtin e saj, të një ëndërre që ajo e  zbulon përmes vargut, dhe ndjenjave që ajo shprehë përmes vargut të saj magjik, sepse vargu i shprehurë nga autorja është përjetuar nga vetë ajo dhe thotë shumë, thotë shumë për jetën, dashurinë, mërgimin, sakrificën. E lidhur me këtë do ndalem në një thënje të Rilindasit tonë të njohur i cili thotë: ”Çdo e bukur që ndihet në rruzullin tokësor, është homogjene me bukurinë e shpirtit”. (De Rada)

        Folozofija e jetës ka kuptimin e  plotë në vargun e Dhuratës. Ate njeriu e ndjenë në komponim dhe me metaforën e përdorurë për mrekulli nga autorja. E hasim këtë pothuaj në shumicën e poezive të këtij vëllimi.

        Autorja i qaset jetës shpirt hapur, me entuziazëm të pashoq e këtë e vërejmë tek poezia “Jeta e vërtetë”. Qëndrimet janë kufizime, ashtu si autorja i pranon kufizimet në shijimin e jetës, në përvojën, në jetë dhe filozofin e jetës. Ku autorja thotë:

“Por një gjë është e sigurt;

Atëhere përqafimi më s`do ndërpritet

nga ankthi, pritja, rënkimi. Atëhere, për

herë të parë sytë do qeshin…”

        Kjo nuk do të thotë se këtë ka për ta vërtetuar jeta, por mendja  do të provojë të gjejë rrugëdalje e domethënie, argumente që e përmbajnë këtë, kjo është filozofija bashkëkohore e jetës dhe të jetuarit.

Kur ke qëndrim të caktuar ndaj jetës, atëherë edhe jetës i jep kuptimin . Jeta është e gjerë, e ka abticat dhye zbaticat e saj nga çfarëdo qëndrim që njeriu ka në kokë.

Këtë e shofim më së miri tek poezia:

Le të ketë

“Le të ketë ca diell

Pas shiut të ftohtë të fytyrës

Së lodhur nga pritja, monolgu, dimri i vetmisë

Le të ketë ca qeshje

Që fshijnë rudha mërzitjesh”.

        Vazhdojnë  ecjet e vargut, vazhdojnë, bezdisjet  e protagonistës së vargut, pra autorës në shëtitje pa e larguar asnjëherë shikimin nga kjo ngjarjet magjepse, në dashuri, famililje, mërgatë, sepse ka frikë se edhe për një çast ta largoj shikimin do të i ikë madhështia nga sytë, do e humbas ate cka ajo mban në shpirt, ate cka e ndjen se duhet ta ketë pran. Sepse me shumë adhurim i këndon në vargun e saj dashurisë, të dashurit që ndoshta nuk i dihet… Por si duket autorja është pakëz sa e ndrojtur dhe e prekur nga kjo, sepse na shpreh një pesimizëm në shumë vargje të saj kur ajo i këndon dashurisë. Në përshtypje të parë të duket kjo një gjendje përhumbjeje, por jo, zbrazëti assesi, por, përmbushje, sepse autorja është reale me vargun e saj. Në një moment mundohet ta kapë këtë madhështi me vargun e saj, dhe se ia arrinë ta paraqes ashtu si ajo e ndjenë në shpirt gjendjen e saj, dashurinë, ndjenjen e miqesisë dhe humanizmit të shpirtit. Por nuk është e lehtë jeta. Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu siç është në esencë!…

Arrati

“Një gur zemrës po i vë

Për të ikur tutje sherrit, thashethemeve provinciale

Llafazanërisë banale, idiotizmit të kot fanatik…”

        Qëndrimi optimist i autorës ndaj sfidave që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat nga këndvështrimi vetijak, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e vendosmëri, pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit të tij drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara është një veprim i dobishëm, në harmonizimin e balancës shpirtërore si burimi i vetëbesimit me efekte shumë pozitive dhe të dobishme, sepse e tham edhe më herët filozoija e jetës teka autorja është në kulmim, është parësore, por na shprehete edhe përmes pesimizmit të saj nga frika se do e humbë gjenë më të dashurë, por prap në vargune  saj mbizotëron arsya dhe optimizmi është mbi të gjitha.

Nga perendia

“Nga perendia do bëhet kjo

Dhe është e tmershme në sytë tanë

Bashkon familje, përmallon çifte

prej kohësh ndarë. Vëllazëri dhe mirëkuptim

dhe brenga s`ka më vend”.

        Pra, autorja i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, u gëzohet sikur lulja rrezeve të para të diellit, i qaset ditës së re, jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore  dhuruar nga perendia dhe ajo  ndjehet e disponuar, e gëzuar, e lumtur.

        Kërkimi i lumturisë është po aq i vjetër sa njerëzimi. Poetë, filozofë dhe teologë kanë vrarë mendjen prej shekujsh për të përcaktuar çfarë është lumturia. Pra edhe e reja Dhurata Lezo në këtë buqetë poetike është në kërkim të lumturisë, të një lumturia të përbashkët, sepse vetmija e ka mudnur çdo ke deri më sot.

“Rrugëtoj natës. Vetëm s`jam

po t`i shtosh kësaj ore

edhe

një tok gjërash të harruara, që,

në mall të çmendur  të shtien”…

        Por malli nuk është një dukuri që njeriu e ndrynë në vbetne e tij, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishëm në botën njerëzore, malli është ndjenjë, ndjenjë e thellë shpirtërore, dhembje dhe dashuri. Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpërthen në brendi me fuqinë e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij është përvëluese.  Atë e ndjen, e përjeton secili në botën e unit të tij, pavarësisht asaja se dikush dikush mundohet ta feshë! E autorja e shprehë në vargun e saj në menyrë të qartë mallin, sepse edhe ajo e ndjen në shpirt, e mundon edhe këtë dhe thotë:

“Tmershëm po gjëmojnë këmbanat e mallit.

Si e zura veten vetëm, qava dhe ika”…

        Në kuadër të kësaj vepre ballafaqohemi me vargje të një ndjeshmërie të ëmbël për nënat tona si krijesat më të shtrenjta në botë, për baballarët tanë. Për prindërit tanë që na krijuan dhe rritën me vuajtje e mundime, me sakrificë dhe sot jemi larg naga ata, në momentet kur ndoshta më së shumti u duhemi atyre. Këtu defilojnë vargje kushtuar dashurisë ndaj prindërve, si një ndjenjë e bukur që e përlind botën dhe aurtorja shton:

“Sa kohë pa ndier gëzimin e jetës.

sa kohë, sa kohë…

sa kohë kish kalua pa qeshjen nën mjegull kur

lozje e fshiheshe gërzueshëm, nën prehrin e nënës.

                     &                       &

“Babai është pensionist

Flokët i ka ngjyer në dritën e hënës

Ecjen e shkujdesur të viteve të sjkuara

Koha ia ka shndërruar në tkurrje të këmbës”

        Në këtë kontekst nuk mungojnë as vargjet për Shqipërinë tonë dhe shqiptar e shqiptare që ka kohë kanë lenë bjerrë tokën e atit dhe memës dhe bredhinë rrugëve të botës.

“Si u shpërngulen keshtu

Nëpër toka të huaja dhe njerëz të huaj

Si ikëm kështu

Prej zemrës dhe qiellit shqiptar

U shpërngulëm kaq larg…

        Nga leximi i këtij libri mund të konstatojmë me plotë kuptimine e  fjalës se kemi të bëjmë me një buqetë peotike të poetës Dhurata Lezo e cila me magjin e shpirtit të saj dhe ndjenjës që del  dhe shpërthenë nga brendia e këtij shpirti nuk është thjeshtë një ndjenjë filozofike por një realitet në të cilin  ka jetua dhe jeton edhe sot autorja. Ajo synon për të  spikatur drejt një filozofie sociale të kohës e mbarsur me brengat dhe problemet e saj në kohën bashkohore, në kohën moderne. Ndaj dhe autorja e kësaj përmbledhjeje bazohet në përjetimet, pesimet, vuajtjet dhe që pasohet shpesh nga një meditim i thellë për hallet e te rinjëve sot e ku personazh i këtyre peripetive është vetë autorja e buqetës poetike.

Recension i librit “Bazat e Menaxhimit – Menaxhimi i institucioneve të Arsimit” të autorit Isuf Zenelit

$
0
0

MA. sci. Ferdi KAMBERI

Sociolog

1

Këto ditë bibliotekës shqiptare iu shtua edhe një libër mjaftë domethënës, i cili i ka munguar lexuesit shqiptar dhe edukimit në përgjithësi. Është fjala për librin e z. Isuf Zenelit me titull “Bazat e Menaxhimit – Menaxhimi i Institucioneve të Arsimit”, ku konsulentë shkencorë janë: Prof. Dr. Nazmi Mustafa (Kolegji Universitar Internacional i Prishtinës) dhe Prof. Dr. Valon Murtezaj (IESEG School of Menagement, Paris). Libri në fjalë, përmban 15 kapituj, ku trajtohen temat si: Nocione të përgjithshme për menaxhim; Mjedisi shkollor dhe menaxhimi; Planifikimi; Vendimmarrja; Struktura organizative e institucioneve arsimore; Udhëheqja e institucioneve arsimore; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Menaxhimi i buxhetit; Sjellja organizative; Komunikimi dhe menaxhimi efektiv; Menaxhimi i ndryshimeve në institucionet arsimore; Menaxhimi i kohës; Kontrollimi dhe vlerësimi; Menaxhimi i sistemit informativ; si dhe shumë tema tjera të cilat lexuesi mund të familjarizohet më to. Andaj, edhe ideja për një recension të tillë, ishte që shihet nga dioptria sociologjike menaxhimi i institucioneve të arsimit në shoqërinë tonë, pasi që vet edukimi dhe menaxhimi në këto institucione paraqet një “data bazë”, të llojit të saj. Duke folur në këtë libër, autori niset nga shpjegimet ontologjike dhe holistike të menaxhimit, gjithnjë duke i ikur përkufizimeve shkollore dhe e elaboron menaxhimin si “shkencë në vete”, por edhe art. Po ashtu, në vazhdën e këtij elaborimi, shihet se autori flet për mënyrën e menaxhimit të institucioneve sidomos atyre të arsimit nëpërmes studimeve të rastit (case study), shkathtësitë që duhet t’i ketë një menaxher i mirë, të cilat i veçon si: “konceptuale, njerëzore dhe teknike”, ku citon edhe autorin e njohur Fajol që thekson se: “një drejtues i suksesshëm duhet të posedojë këto cilësi apo karakteristika personale: cilësitë fizike, shëndeti, forca; cilësitë mendore, aftësia për të menduar dhe për të kuptuar; cilësitë morale, energjia, qëndrueshmëria, iniciativa, gatishmëria për të pranuar përgjegjësinë, etj”. Në analizën e gjerë, këto elemente kanë rëndësi dhe efekt të lartë psikologjik, sepse jo vetëm që ndikojnë në punën kualitative, por kanë ndikim tek dinamika e punës, rezultati dhe efektiviteti i punës, në koordinimet e grupit si kolektiv (puna ekipore), në parimet dhe teknikat, gjë që shumë institucioneve iu mungojnë këto fakte.

Ndikimi i mjedisit, kohës dhe i socializimit në menaxhimin e institucioneve të arsimit

Sociologët qysh herët janë marr me studimet e ndikimit të ambientit, mjedisit, pastaj menaxhimit të kohës, e të tjera, të cilat i kanë parë si elemente të një kohezioni social, si elemente të socializimit me punën. Sot, jemi dëshmitarë të asaj që bota është duke u globalizuar, është duke u ndërvepruar, ka një sërë kulturash dhe menaxhimi në këtë hallakam kulturash është bukur shumë i vështirë. Në këtë drejtim, autori elaboron në mënyrë brilante dualizmin e menaxhimit, ku sipas tij: “…Menaxhimi apo drejtimi si koncept, tani edhe pse natyra e punës së institucionit arsimor nuk është e njëjtë e atë biznesor, e ka një qëllim arritjen sa më të lartë të rezultateve të të nxënit, ndërsa institucioni biznesor; rritjen e produktit, respektivisht fitimin…”. Pra, sipas autorit menaxhimi na del si proces i arritjes, synimeve, ambicieve, ndërsa, menaxhimi biznesor dallon sidomos më rritjen e produktit, fitimit. Kurse, sa i përket raportit në mes të institucioneve arsimore dhe shoqërisë, autori niset nga teoritë e shumta filozofike të Rusos, Lokut, Dejvisit, e të tjerëve dhe potencon faktin se shoqëria ka rol të rëndësishëm sidomos në: “përfshirjen në punën e institucionit arsimor, me këtë ndahet përgjegjësia, përmirësohet dukshëm mjedisi i punës… pastaj, duke marrë përgjegjësi, shoqëria ndikon në parandalimin e disa problemeve me natyrë shoqërore, etj”. Përveç, tjerash autori shpjegon edhe ndikimet mendimit shoqëror në epistemologjinë e arsimit, duke gërshetuar trajtimet multidimensionale, teorike filozofike dhe shkencore, sidomos metafizikën, epistemologjinë, aksiologjinë, logjikën, esencializmin, pastaj pragmatizmin, ekzistencializmin, bihejviorizmin, etj, teori këto kanë ndikimin jo vetëm në menaxhimin e arsimit, por edhe në sjelljen, mënyrën e të kuptuarit, kodet morale- etike, menaxhimin, delegimin, e shumë tipare tjera në ambientin e punës dhe socializimin e punës. Kjo madje korrelon edhe më teorinë e sociologut të njohur Dyrkem, i cili thekson se me ndarjen e punës kemi funksionalizimin e punës, socializimin dhe integrimin shoqëror të kolektivit/grupit. Libri më tej, shtjellon edhe mënyrën e planifikimit si njësi në vete, pastaj kronologjitë e shumta të shembujve mbi SWOT analizën, analizë e cila përdoret edhe në shkenca shoqërore, por edhe në ekonomi, planet e veprimit dhe planet strategjike që apriori lidhen me menaxhimin në institucionet e arsimit.

Vendimmarrja si proces i lehtë apo i vështirë?

Vendimmarrja si proces, padyshim se është një ndër elementet kryesore të menaxhimit dhe menaxherit në përgjithësi. Studimet e shumta kanë theksuar se jo rrallë herë vendimmarrja ka qenë e lehtë, sepse në disa procese ndikimi i grupit dhe vendimmarrja ka bërë që gjërat në terren edhe të marrin kthesë tjetër. Mu për këtë fakt edhe z. Isuf Zeneli në librin e tij të ri, flet për vendimmarrjen si proces i ndërlikuar me probleme dhe sfida të shumta. Sipas tij kemi dy lloj vendimmarrje: Vendimmarrja e programuar dhe vendimmarrja e paprogramuar. Me të parën kuptojmë se: “…ajo përdoret për zgjidhjen e atyre problemeve të cilat janë mirë të njohura, që kanë ndërtim të thjeshtë, që janë të zakonshme…”. Vendimmarrja e paprogramuar përdoret për zgjidhjen e atyre problemeve të cilat nuk janë mirë të njohura, që janë të ndërlikuara, që nuk janë të zakonshme”. Më tej, autori flet edhe për nivelet e vendimmarrjes, stilet që kanë rëndësi të madhe në zgjidhjet e problemeve, metodat, si dhe faktorët që ndikojnë në procesin e vendimmarrjes (faktorët e brendshëm dhe ato të jashtëm).

Përfundim – Autori Isuf Zeneli në librin “Bazat e Menaxhimit – Menaxhimi i Institucioneve të Arsimit”, përveç asaj që thurëm më lartë, flet edhe për strukturën organizative në institucionet e arsimit, duke shpjeguar kështu edhe funksionet e mundshme, pastaj sistemin e arsimit dhe të institucioneve arsimore, gjithnjë duke bërë një komparacion me vendet tjera. Rëndësi të madhe në këtë libër kanë edhe temat si: Udhëheqja e institucioneve arsimore duke gërshetuar këtë element edhe me teoritë psikologjike të personalitetit, pastaj rolin e dijes si fuqi e postmodernizmit e deri tek menaxhimi i burimeve njerëzore si një art në vete. Tema tjera të prekura në këtë libër janë edhe sjellja, kultura organizative, informacionet, menaxhimi i kohës, si dhe shumë tema tjera të rëndësishme të cilat përbëjnë këtë libër meritor për zgjerimin e mëtejmë të diapazonit të diturisë. Konsiderojmë se lexuesi, por edhe institucionet e arsimit duhet patjetër ta kenë këtë libër në bibliotekat e tyre, sepse përveç zgjerimit të “hartës kognitive”, libri ofron edhe shembuj të shumtë të studimeve dhe lirisht mund të themi se është një vlerë e madhe në librarinë shqiptare. Në fund libri përfundon edhe me disa të dhëna rreth numrit të fëmijëve në botë, përfaqësimit të tyre dhe vlerave të cilat janë të lidhura me ta si pasardhës të shoqërisë, sepse vetë menaxhimi efikas në institucionet e arsimit është primare për brezat e rinj, për celulën e shoqërisë, e cila promovon kombin, shtetin dhe në përgjithësi shoqërinë shqiptare para botës…!

TIRANË: PËRUROHEN LIBRA (SHQIP-ANGLISHT), PËR KRIMET SERBE NË KOSOVË

$
0
0

( Me autor prof.dr. Jusuf Osmanin )

Nga: Prof.MURAT GECAJ

             publicist e studiues

Autori, prof.dr.J.Osmani, duke folur…

Autori, prof.dr.J.Osmani, duke folur…

Në sallën kryesore “Aleks Buda”, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u bë përurimi i librave (shqip-anlisht) të autorit nga Prishtina, prof.dr.Jusuf Osmani, drejtor i Arkivave të Kosovës. Ishin të pranishëm profesorë e akademikë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Kishin ardhur edhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe studiues nga Prishtina etj.

Tubimin për përurimin e librave: “Krimet e Serbisë në Kosovë”,1998-1999 (nr.1 e nr.2) dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve, në Kosovë”(1998-1999), me mbi 1.300 faqe, në format të madh dhe shkruar nga prof.dr. Jusuf Osmani, për një kohë të gjatë drejtor i Arkivave në Kosovë, e hapi drejtori I Institutit të Historisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, prof.dr. Beqir Meta. Ai u ndal posaçërisht në përmbajtjen kryesore të këtyre veprave voluminoze,e dokumentare e cilësore dhe nënvizoi se ato e pasqyrojnë mjaft mirë historinë më të re dhe tragjike të Kosovës. Në to, ka dokumente e fakte të panumërt dhe të pakundërshtueshëm, marrë nga arkivat dhe organizatat e ndryshme shoqërore e organet shtetërore, sidomos ndërkombëtare, si nga Kryqi i Kuq, OSBE e NATO, nga institucione fetare dhe shtypi shqiptar, por dhe ai serb etj. Dokumentet e paraqitura janë klasifikuar sipas kritereve të rrepta shkencore. Ndër to, bien në sy krimet e bëra ndaj fëmijëve, që nga helmimet masive dhe deri te vrasjet e pamëshirshme e çnjerëzore.  Po kështu, janë dokumentuar mirë shkatërrimet në qytete e fshatra etj. E gjithë kjo dëshmon se organeve gjyqësore përgjegjëse ndërkombetare u vihen në dorë fakte të shumta e bindëse, për ta vënë në bankën e të akuzuarëve regjimin gjakatar serb, me krimet e shkaktuara në Kosovën martire.

Me interes u ndoq edhe parashtrimi i paraqitur, rreth këtyre librave, nga studiuesi, prof.dr. Marenglen Verli. Ndër të tjera, ai theksoi punën e përkushtuar në drejtimin e arkivave të Kosovës, nga autori i këtyre librave, prof. J.Osmani, sidomos për përgatitjen dhe kualifikimin e arkivistëve sa më të aftë nga ana profesionale.  Ndërsa, duke u ndalur në librat e përuruar, tha se ata përmbajnë dokumente nga burime të sigurta dhe interpretimet e tyre janë bërë me profesionalizëm të lartë, shkencor e metodik etj. Kështu, jepet edhe paraqitja teorike e çështjeve, për 100 vjet krime në Kosovë, pra si për ato të vjetrat, por dhe të rejat, në vitet 1998 e 1999. Pushtuesit serbë ndoqën politikën e kolonizimit dhe të shpërnguljeve masive të shqiptaravë nga trojet amtare stërgjyshore, por dhe të shfarosjes masive të tyre. Kështu, nga 30 komuna shqiptare të kësaj krahine, janë shpërngulkur më shumë se 300 mijë shqiparë, janë djegur e shkatërruar 100 mijë shtëpi banimi e institucione të ndryshme etj.

Në vazhdim, prof.d. Përparim Kaba trajtoi, posaçërisht, se si janë dokumetuar në librin e përuruar krimet ndaj fëmijëve, të cilët përbëjnë 20 përqind të të gjitha krimeve serbe në Kosovë, të dëshmuara më tepër në krahinat e Skënderajt, Drenasit, Gjakovës etj. Gjithashtu, ai u ndal në keqtrajtimet ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, si nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe. Ata bënë keqtrajtime të pamëshirshme dhe organizuan dëbime masive të popullsisë civile të pafajshme,  burgosje dhe vrasje nga më çnjerëzoret. Në fund edhe ai theksoi se mesazhi nga këta libra është: Asnjëherë mos të harrohen dhe as mos të zvogëlohën e anashkalohen krimet serbe në Kosovë, sidomos në vitet 1998 e 1999, gjë që i takon t’i gjykojë me drejtësi dhe paanësi edhe Tribunali i Hagës.

Po në këto linja, diskutoi edhe studiuesiiI njohur Uran Butka, I cili e përgëzoi autorin për punën  e madhe studimore dhe për sistemimin e dokumentacionit të shumtë, nga të gjitha burimet e mundshme. Kështu, ato janë bërë një pasuri e paçmuar në duart e lexuesve të sotëm, por dhe atyre, që do të vijnë.

“Mësuesi i Popullit” Gani Demiri, i afërm i autorit të këtyre librave, solli dëshmi për traditat atdhetare të familjes së tij dhe nënvizoi përkushtimin, në këtë udhë, të J.Osmanit, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Kjo gjë është pasqyruar më së miri edhe në këto botime të reja të tij, me dokumente e dëshmi të panumërta, për krimet serbe në Kosovë, gjë që u theksua gjerësisht edhe nga parafolësit.

Në fund, prof.dr. Jusuf Osmani i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në përurimin e këtyre librave. Ai përmendi edhe synimin kryesor të tij, me këto botime, që krimet serbe në Kosovë t’i bëjë sa më të njohura, jo vetëm në botën shqiptare, por edhe para opinionit publik ndërkombëtar. Prandaj dhe këta libra janë përkthyer në gjuhën angleze. Ne e urojmë nga zemra autorin e tyre, për tërë këtë punë të madhe e frytdhënëse dhe i dëshirojmë shëndet të mirë, jetëgjatësi dhe lumturi familjare!

Tiranë, 15 maj 2013

KUJTIME, QË MBETEN KURDOHERË TË PASHLYERA

$
0
0

(Libri “Përjetë me Shefikun”, nga Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”)

Nga: Prof. MURAT GECAJ

publicist e studiues-Tiranë

1

1.

Nuk është hera e parë, që marr në dorë libër me kujtime e mbresa, nga një bashkëshort. Tani, p.sh., më kujtohet se, një botim i tillë, ishte edhe libri me poezi, që shkroi e publikoi, afër dy vjet më parë, kolegu e miku i paharruar, i ndjeri Skënder Hasko.  I njohur nga lexuesit tanë për shumë botime të gjinive të ndryshme, pas ndarjes përgjithnjë nga jeta të bashkëshortes, ai thuri disa poezi. Në kujtim të saj, ato i tuboi në librin “Më iku Shanja, gjysma ime”…

Ndërsa në këto pak radhë dëshiroj të flas diçka për një libër të ri, me autore Urti Osmanin-“Mësuese e Popullit”.  Sigurisht, lexuesit e njohin emrin e saj përmes mjaft botimeve të ndryshme pedagogjike, pra për arsimin dhe edukimin. Një vend të merituar ato kanë zënë edhe në ndihmë të fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë, në diasporën shqiptare. Ndërsa kësaj here, ajo u ul e shkroi libër të një natyre tjetër. Atë e hartoi me dashuri, dhimbje e mall të pashuar, me disa kujtime të zgjedhura, për bashkëshortin dhe bashkëpunëtorin e jetës, prof. Shefik Osmanin, i cili u nda përgjithnjë nga jeta, më tepër se një vit më parë. Rasti e solli që unë, ashtu si dhe kolegë e miq të saj, të bisedonim me të gjatë kohës, kur vendosi t’i hidhte në letër kujtimet e saj. Ajo shprehej e mallëngjyer dhe e merakosur: “Vallë, a do të mundem unë, që t’i shkruaj të sakta dhe ashtu si duhet e si e meriton, kujtimet e mia të një jete, me Shefikun e shtrenjtë?”.

2.

Pas një pune disamujore, këmbëngulëse e të pasionuar,  mësuesja veterane e arsimit tonë kombëtar, Urti Osmani, arriti ta mbaronte librin e saj, të cilit i vuri titullin domethënës, “Përjetë me Shefikun”. Në kushtimin e saj, ajo shkruan: “Shefikut, bashkëshortit tim të paharruar, me mirënjohje të thellë, për kujdesin e jashtëzakonshëm, që ka treguar dhe për dashurinë e pakufishme, që më ka dhuruar”.

Libri në fjalë u përgatit për botim nga Shtëpia Botuese “Filara”, Tiranë dhe u shtyp, me një teknikë të lartë, nga Shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, po në kryeqytet. Ai është ndërtuar sipas një strukture të menduar me kujdes të posaçëm. Hyrjen e librit e ka shkruar prof.dr. Tomor Osmani-“Mjeshtër i Madh”, pedagog në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”. Ndërsa në parathënie  ka shkruar pak radhë, vetë autorja, Urti Osmani. Më tej, vijojnë 7 kapituj të librit, secili më i bukur e domethënës, se tjetri.

Një vend parësor i ka kushtuar autorja njohjes dhe mbresave nga jeta bashkëshortore, duke dëshmuar për lexuesit edhe fakte të prejardhjes së tyre, mbresa nga jeta arsimore e pedagogjike, në Shkodër e Tiranë etj. Po, për këto të fundit, ka shkruar më hollësisht në pjesën “Ngjarje të shënuara”. Veprimtaria e gjerë, arsimore dhe pedagogjike,  e prof. Shefik Osmanit ishte e mbushur me veprimtari të shumta e të paharruara, si brenda dhe jashtë vendit. Dëshmitare e tyre ishte kudo vetë Urtia, si në udhëtimet e bëra në Zvicër, Kosovë ose Suedi. Ndërsa më hollësisht flitet për këto në pjesën “Shënime dhe mbresa nga udhëtimet” jashtë Shqipërisë, si në Itali, Gjermani, Holandë, Iran, Dubai dhe Arabi Saudite.

Për punën e përkushtuar atdhetare, arsimore e pedagogjike dhe për botimet e shumanshme, prof. Shefik Osmani  është çmuar, vlerësuar e nderuar. Për këto, autorja shkruan e dëshmon edhe me  mjaft fotografi, se ai mori “Çmimin e Republikës”, të shkallës së tretë, për “Fjalorin Pedagogjik Shqiptar” (1984); titullin “Mësues i merituar”(1989) dhe titullin “Drejtues kërkimesh”(1995), i barabartë me “Profesor”.

Një pasuri e çmuar, për të ndriçuar jetën dhe veprimtarinë e prof.Shefik Osmanit, janë edhe kushtimet e vlerësimet e sa e sa personaliteteve, kolegëve e miqëve të tij, të cilat autorja i ka vendosur në pjesën e pestë të këtij libri. Ndërsa në pjesën e shtatë janë pasqyruar, përmes fotografive, pjesëmarrjet dhe ligjëratat e mbajtura nga ai, si brenda e jashtë vendit. Mendoj se ky “mikroalbum” përbën një libër më vete, domethenës e kuptimplotë.

Vëmendjen e lexuesit e tërheq edhe pjesa “Heshtja, dhimbja që nuk durohet”, përmes radhëve të dhimshme të së cilës Urti Osmani e kujton plot dashuri e mall të pashuar, bashkëshortin dhe bashkëpunëtorin e një jete të tërë, prof.Shefik Osmanin. Plot sinqeritet, me mendimin e një lexuesi, ajo i përgjigjet edhe pyetjes së kureshtarëve,  nëse ai kishte patur ndonjë të metë: “Urtia e ka përshkruar Shefikun ashtu siç ka qenë. Ndërsa, nga marrëdhëniet e tyre bashkëshortore, ne kemi marrë shembull”.

3.

Në tërësi, këtë botim e bëjnë më të lexueshëm pjesët e shkurtëra nga autorja, të cilat lidhen natyrshëm e organikisht me njera-tjetrën. Veçori tjetër dalluese është përdorimi i sa e sa fotografive, shprehëse e domethenëse. Ato i japin kuptim tërë përmbajtjes së një jete, ndërmjet dy bashkëshortëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë, në punë, studime e botime në fushën e arsimit kombëtar shqiptar.

Mund të shkruaja e të flisja edhe më gjatë për vlerat e domethënien e këtij botimi. Ndërsa, po përfundoj me mendimin e shprehur nga një mësuese dhe edukatore, Katerina Zhuri. Ndoshta,  ishte e para që e lexoi librin “Përjetë me Shefikun” dhe, përmbledhurazi, ajo u shpreh  me këto fjalë: “Është shëmbulli më i mirë e më i bukur, përkushtimi më bindës dhe emocionues, që mund t’i bënte ajo bashkëshortit të saj të dashur, të nderuar dhe përgjithnjë në mendjen dhe zemrën e vet. E përgëzoj, e uroj dhe shprehi mirënjohjen time ndaj saj, për këtë “lapidar prej floriri”, që i ngriti atij. Pra, i lumshin mendja e duart!”

Tira

Krijimtaria poetike e Mevlude Abdullahit

$
0
0
Shkrimtarja nga Konçuli i Bujanocit, Mevlude Abdullahi, e do tokën e saj me gjithçka të saj, i këndon Mëmëdheut, njerëzve, qytetit, zogjve, trëndafilave; do që vendi i saj të përjetojë lulëzimin… Kjo vjen nga një botë e madhe e njerëzore…, e konceptuar me larmishmëri dhe jetë plot vitalitet…Ajo po shfaqet dhe në trajtë universale për të hapëruar ne artin e bukur poetik.
Prurjet poetike të poetes Mevlude Abdullahi, japin sinjal për një rrugëtim poetik, në kahje të drejtimit psikomoral me forcë mendimi, forcë meditative me kërkime ëngjëllore të një moduli rrokës dhe afrues të temperamentit të saj, për bashkëshoqërim jetësor plot koordinim me udhëtuesin, i cili herë shfaqet si ëngjëll, duke sjellë stinë – verën në botën shpirtërore, e herë shfanitet shpejtësisht drejt një mjegullnaje dhe rejezimi të pashoq, sa merr vendime të tejskajshme, jashtë dëshirës së zemrës.
Në këtë kontekst, shprehet dallgëzimi i mendimit jetësor dhe dashuror, qëndrimet, prerjet, lidhësitë, lëkundjet, mos harresa, trilli, hedhja në skenë e aktorëve: buzëqeshja, hidhëresa, mallimi, ndjesia, kundërtia, vendimi, besa, të cilat e përafrojnë apo e distancojnë prerë të distancuarin…
399875_326564747472096_502881637_n
Është një diagramë e tërë, e cila ngjason me një “kardiogramë” e pozicionim rrjedhës të rrahjes “tik-tak” dhe pulsimit të orës dashurore… një jetësi me prezencë agmie, rrezatim diellor në shpirt, duke u kontrastuar me sinoptikën e sotme shoqërore plot mjegull, rejezime… Kjo është një panoramikë lirike e krijimtarisë së saj, në këtë aspekt, por krijuesja rrok dhe temën tjetër atë epike, si dhe stacionohet dinamike në problemet dhe fenomenet sociale, një tipikë, e cila vjen me këndvështrimin e saj: Mevludeja e do tokën e saj me gjithçka të saj, i këndon Mëmëdheut, njerëzve, qytetit, zogjve, trëndafilave; do që vendi i saj të përjetojë lulëzimin… Kjo vjen nga një botë e madhe e njerëzore…, e konceptuar me larmishmëri dhe jetë plot vitalitet…Ajo po shfaqet dhe në trajtë universale për të hapëruar ne artin e bukur poetik.
Poetizmi i lirë në një kodrushkë poetike dhe mandej ngjitje në një rrafshnaltë, duke precipituar me fjalëzim urtie…, karakteristikë kjo e Abdullahit. Kjo lirshmëri e bën më tërheqës leximin dhe ndjesinë e poezisë së saj …
Përmundimi për gjetje të idesë dhe të fjalëve simbol që do të vendosen në arkitekturë dhe përfundimi poetik i poezisë me një kujdes të tepëruar, e nxit lexuesin të shfletojë këtë libër “universal”, i cili flet në disa gjuhë … Gjirokaster, Albania 2013 – Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM,
574562_509698019089251_423940283_n
Biografia:
Mevlude Abdullahi, lindi në Vrajë, Konçul, Komuna e Bujanocit, më 1974. Gjatë viteve 1976-1997, jetoi me prindërit e saj në Beograd. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Rakovicë të Beogradit, për të vazhduar më pas me nivelin e specializimit në lëmin e informatikës. Në vitin 1997, kthehet me prindërit e saj nëKosovë.
Mevludja, ka kryer mjaft kurse siç janë: ai për informatikë, gjuhë angleze, modulet bazë administrim biznes, vetëpunësim.
Falë njohjes së mirë të gjuhës serbe ka shërbyer edhe si përkthyese.
Në vitin 2010, ka përkthyer një libër nga shqipja në atë serbe si dhe ka punuar në organizata të ndryshme.
Mevludja, gjithemonë ka qenë anëtare e rretheve letrare në shkollat ku ka mësuar dhe studiuar. Që prej vitit 2012, Mevlude Abdullahi është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
Botimet: Mevlude Abdullahi, ka arritur të botojë këto tituj: “Kur të digjem”; “Endrra ime e zgjuar”-libër i përkthyer në tri gjuhë të huaja dhe  “I lutem çastit”.
Në proces janë dhe katër vëllime poezi, tregime , thënie personale.
Libri 1
936400_326582017470369_1576446328_nLibri 2
Viewing all 80 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>