Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Libra
Viewing all 80 articles
Browse latest View live

NJË DHURATË E PA PRITUR

$
0
0

ANGJELINA  KRASNIQI

 1

NJË DHURATË E PA PRITUR

- rreth librit “Të duash Ty” të poetit Ndue Lazri –

Kisha dy ditë që qëndroja në Paris. Do të qëndroja dhe pesë ditë të tjera për tu shlodhur nga puna e pa ndërprerë e me orar të zgjatur. Si rezultat, zgjodha nga miqtë e punës që kishin qënë në Paris hotelin “Henri IV”.Ky hotel ndodhet në formën e një ishulli të madh në mesin e lumit të Senës.Ngjet si një anije e stërmadhe me primin e saj të dale përpara dhe me gjërësinë e gjatësine tepër gjigande dhe, me kiçin që shikon në drejtim të derdhjes së lumit.Që nga hoteli ku qëndroja shikoja lumin si vinte i rrëmbyer këto ditë i mbushur nga reshjet e shirave dhe, ndahej më dysh para syve të mi nga varka e madhe gjigante që ishte ishulli brenda tij.Ndonse hotelin nuk e kishte dhe aq pranë ku përplasej dhe ndahej, por zhurma e tij dëgjohej dhe në ballkonin tim.

Për të mos qëndruar krejt e vetmuar, një miku im më kishte premtuar dhe më kishte nisur, si me thoshte në nje mesazh, një pako me libra nga kryeqyteti Anglez, Londra.Sipas fjalës pakua duhet të vinte që diten e pare, apo të dytën, por dhe mund të vinte përpara se unë të mbërrija në hotel.Por si për inat dhe, si për të me shtuar ankthin e pritjes ende nuk kishte ardhur.Kisha mbetur me mendja nga dera, ose nga telefoni kur të me thërrisnin për të me dhuruar pakon, e cila, mes të tjerave kishte brenda dhe librin e mikut tonë Ndue Lazri, i cili, e kishte përcjellur te miku im në Londër që prej shumë muajsh edhe një kopje për mua.Libri në fjalë do kalonte katër shtete, i pa paisur me pashaportë ndërkombëtare, nga Italia në Londër, nga Londra në Paris, dhe nga Parisi bashkë me mua në Gjermani.Në këto përhumbje e sipër, me veshtrimin nga dritarja përtej urës së madhe mbi Senë trokiti dera.U ktheva rrëmbimthi dhe thirra, “ Urdhëroni”! Dera u hap dhe, në katrorin e saj pashë një djalë të gjate e të bukur të veshur me kostum të zi, frak në ngjyrë të kuqe, dhe një si kokore, si flokë të dendur e shumë ngjyrshme.

-Gazetat zonjë! Fjalët i kishte të prera, salutimin të këndshëm dhe lëvizjet shumë estetike.Fliste një anglishte të pastër dhe me fjalë që i shkonin për shtat fytyrës së tij vezake dhe syve të qetë dhe shumë shprehës.I thashë një “ faleminderit” dhe pasi i vendosi mbi tryezë u largua ne shënjë respekti.

Ende nuk e kisha mbaruar artikullin e pare e përseri trokiti dera. “Erdhi dhe pakua” mendova dhe u ngrita pa kuptuar në këmbë. “Hyni” I fola atij që trokiste dhe do me binte pakon që prisja, kisha pergatitur dhe nje dhuratë të vogël.Në hapësirën e derës u shfaq po i njëjti djalë i cili mbante në dorë pultin e televizorit.

“U rregullua, më tha, thjesht i nderruam baterinë.E la mbi komedinën që ishte pranë dhe u largua përsëri me një salutim.

Me kishte mërzitur kjo pritje dhe mendova të mërrja në telefon mikun tim në Angli, por pastaj e lashë dhe mora përsëri gazetën.E hoqa mendjen dhe vështrimin e hodha diku larg për të harruar pakon dhe, për të menduar për diçka tjetër.Ende pa parë qartë jashtë dera trokiti përsëri. “Hyrë”, fola pa lëvizur nga vëndi, e bindur se dikush tjetër luante pa e kuptuar me durimin tim, dhe, bente punën që i kishin caktuar.Pas fjalës time mbretërojë heshtja, kjo më nervozojë me shumë. “Udhëroni” fola jo me ton të zakonshëm, por përsëri askush nuk po e hapte derën.U ngrita dhe vajta vetë, ula dorezën dhe e tërhoqa disi e nervozuar.Fytyra më mori një pamje tjetër nga e pa pritura që pashë.Përpara meje qëndronte vetë miku im, me nje tufe me lule dhe një pako të vogël në duar.

-Ti këtu, i thashë?

-Si e shikon, më tha, dhe qeshi!

Hapa derën dhe e ftova brënda, ndërkohë i rashë ziles dhe porosita një lëng frutash të freskët, pasi Ai e di që i pëlqen shume, sepse në Greqi ku ka jetuar ka qënë mes frutave të freskëta.

-Ti më the që do ti postoje, çështë kjo e pa pritur?

-Nuk kisha ndonjë punë të bëja në fundjavë, më tha, dhe erdha vetë, pastaj nuk jemi dhe shumë larg, 6 orë janë.Jam në kalim e sipër, dua të shkoj për të takuar një mik në Lion, nuk kam qënë kurrë, ndonse në atë vend para luftes së dytë gjyshi im ka punuar 12 vjet.Më pas hapa pakon e vogël dhe pashë në të shumë miq tanët që Ai i kishte bërë bashkë, i pari ishte Nduja, më pas Zhaneta e shoqja, dhe me radhe Mimoza,Lumturia,Begisholli,Dëshira,Sadete Zhitia, Visar Zhiti, Koci Petriti, Neruda, Jani Rico etj.

-Tani të siguroj se nuk do jesh vetëm dhe nuk do mërzitesh, më tha.Librat do kthehem ti marr një ditë para se të ikësh, kur të kthehem dhe unë për në Londër.Si mbaroi lëngun e frutave u ngrit ashtu si e ka zakon, me shaka dhe lëvizje të zhdërvjellta, u përul pak, më shumë për të qeshur, më puthi dorën dhe u nis të largohej.

-Lëri shakatë, i thashë, për ku je nisur?…

Ai buzëqeshi për të më these se,”të thashë ku do shkoj” dhe iku si të mos kishte ardhur kurrë.Në fillim u ndjeva disi vetëm por më pas e kuptova se nuk kishte bërë nga ato shakatë e tij të zakonshme, por kishte ikur vërtet.

Si mora frymë thellë, kapa në duart e mia të vogla e të brishta librin e Ndue Lazrit, ndjeva dhe kuptova se ai ishte me i brishte nga duart e mia, i lehtë, faqepakët dhe kapaktrashë.Në faqen e parë kishte një autograf që më dhuronte librin, dhe ndjeva se në atë moment takova Nduen vetë, ndonse e njoh prej kohësh nga vepra dhe emri, nuk e kam takuar kurrë.Por dhe ky në mes të Parisit ishte një takim poetësh, në mungese të prezences fizike, por një takim me vlerat artistike të tij.

Nduja, një gazetar i njohur, por dhe një poet fjalëpakë, por punë shumë ishte tashmë me mua në këtë dhomë hoteli në një nga hotelet e shumtë të Parisit të zhurmshëm.Mora telefonin dhe porosita një kafe të forte, si i themi ne nga Kosova.

Çfletimi i librit ishte i kujdesshem, sikur unë vetë nuk doja të trazoja fjalët e hedhura në letër, por vetëm kaloja mbi to vështrimin, sikur kërkoja të bëja një bashkëbisedim miqësor.Libri me ngjiste si një shishe e vogël parfumi në krahasim me librat e tjerë, që më kishte prurë miku im.Si duket autori nga përvoja i kushtonte më shumë rëndësi cilësisë dhe jo sasisë, jo si shumë herë rëndom ndodh me autorët që mundohet ta bëjnë voluminoz krijimtarinë e tyre, pa kuptuar që kalojnë në monotoni dhe vargëzime e faqe qe e mërzisin kosën e korrjes së vështrimeve të lexuesve.

Që në poezinë e parë “Apokalips” autori e ndërton artin e tij ndërmjet gjetjes dhe të fshehtës artistike, me krahasimin e bukur të një apokalipsi hënor e diellor, në të cilin të ndodhin që të shprehen dëshirat në ato çaste që nuk i shikon askush dhe që i përjetojnë vetëm të dashuruarit…

Te poezia që vjen më pas,”Dehje” Ndueja me nje delikatese artistike, me një fjalë të skalitur, me nje thjeshtësi në shprehje, përballë bisedueses shprehet:

Unë dehem,

Te gota e përplasur me tënden përsëri,

S’më deh alkoli,

Ajo që më mjegullon trurin sigurisht je ti.

Në këtë libërth të vogël, por me vlera në art, në shprehje dhe në gjetje flet një ndjenjë e hollë artistike, e cila, bashkë me filigramin e fjalës së zgjedhur dhe gjergjefin e mendimit të pastër artistik e bëjnë me të pasur, më të pastër, më tingëlluse dhe shumëngjyrshe artin që autori përdor.

Poeti Ndue, me shijen e hollë artistike e shtrydh shpesh herë aq shumë mendimin, sa poezia mbetet vetëm në katër vargje, që i ngjan me shumë një proverbi apo një këshille artistike, e veshur dhe me tylin e bukur të nusërisë artistike, por dhe me mendimin dhe vlerat poetike të saj…janë disa nga këto poezi, ose më mirë mund të them se, kjo është mënyra e formës së krijuar nga autori në fjalë…ja si shprehet ai te poezia “shija e vuajtjes”:

Ti qan e vuan, s’gjen të ngushëlluar,

Pas humbjs se dashurisë që pate për një burrë,

Më mire shija e humbjes, pas dashurisë së provuar,

Se shija e fitores pa dashruar kurrë…

Autori në këtë poezi të shkurtër bën lojën e bukur të të kundërtave, të ëmbëlsisë dhe të hidhur të ndjenjës, dhe bashkë me këtë gdhëndje dhe sitje të mendimit në një strofë të vetme, gjen çelsin e artë të së vërtetës, sepse ndjenja dhe dashuria kanë dhe lumturinë dhe dhimbjen e tyre, por gjithsesi, sipas autorit, por dhe të vërtetës, pa humbjen nuk mund të ketë as lumturi, pasi në ndjenja dashuria dhe dhimbja janë të përziera si deti me kripën, dhe shumë herë na duhet ti shijojmë të dyja.

Një gjë që bie lehtë në sy në artin potik të Ndue Lazrit është se, poezitë e tij janë dhe si rezultat e shijeve, vizitave, vështrimeve të botës së gjërë, dhe pastaj hedhja në telajon e pikturës poezi, me ndimen e ngjyrave poeike, por dhe të vërtetësisë se mbresave që ai ka marrë nga ato që ka parë, ndjerë apo shijuar.Bie në sy se poezitë janë të krijuara për Luvrin, Parisin, për Vjenën Barcelonën etj, të cilat poeti i ka vizituar, i ka parë, ka marrë mbresa, dhe më pas i bën pjesë të artit të tij të bukur poetik.

Nga poezia në poezi, sipas tematikës ndryshon dhe mënyra e shprehur, por dhe forma e saj.Diku me varg të rregullt, ose në formën e kataraktit, autori i përshtat bukur për të nxjerrë vlerat artistike të qëllimit të tij poetik, por dhe atij lirik.Një nga këto poezi që përshtatet në mënyrë të veçante, sipas mendimit tim është dhe poezia “Drenusha”.Kjo poezi ka varg që tingëllon më larg poezive të tjera, por më afër brishtësisë,vargut dhe stilit popullor, me tingëllime dhe muzikalitet, por dhe me një mori ngjyrash dhe krahasimesh që derdhen këndshëm duke gurgulluar për të nxjerrë në pah bukurinë femërore, brishtësinë, muzikalitetin…rimën e gjetur dhe një ritëm që ngjet me këngën.Ngjet me fëshfërimën e bukur të frymëmarrjes së saj, të fustanit e flokëve të saj, pa përjashtuar gjithmonë gjetjen, që autori e ka si gur të pasur në të gjitha unazat poetike në poezitë e tij.

Veçori e krijimtarisë së autorit në këtë libër është edhe diçka që më pëlqen në mënyrë të veçantë.Nduja nuk kërkon dhe as lodhet në mënyrë për të prurë apstrakten në poezitë e tij.Ai tematikën, gjetjen e mërr nga jeta, nga një mike që behet petagoge, nga një vajzë e vogël të cilën e përmënd me emër, nga Zhani, gruaja e tij e cila është dhe mbetet dhe pjesë përbërese e krijimtarisë,muzës, por dhe jetës së përditëshme.Të gjitha këto autori nuk i zbret me pompozitet, nuk i fryn për ti bërë balona e për ti hedhur në ajër ti shikojnë të tjerët, për ti bërë kurioz ose për të lënë mbresa, por i hedh lehtë në faqet e librit për të fluturuar në vatrat e ngrohta të lexuesve ashtu, të thjeshta e të bukura, të veshura lehtë artistikisht, por me shijen etij personale, që është një nga mënyrat që të bën ta lexosh me endje dhe ta shijosh ashtu si ai e ka shprehur, pasi,autori nuk e ngarkon artin e tij për ta bërë të pa kuptushem dhe të rëndë, por të thjeshtë, të lehtë, si një pëllumb karhëhapur, që të qëndrojë lehtë në çdo dritare dhe të gugasë me mënyrën e tij që dallon nga të tjerat, dhe që i jep individualitet dhe emër të vecantë mes krijuesve të shumtë në kohën që jetojmë, por me një ndryshim,që kënga e tij dallon nga të tjerat për cilësitë dhe veçoritë që thamë.

Autorit nuk i ka shpëtuar as përkujdesja për shoqërimin e poezive me fotot e pikores Zafina Vasa, të cilën e ka ftuar me zëmërgjërësi për bashkë autore të artit të tij.Po kështu dhe në bashkëpunim me redaktorin Demir Gjergji që dallon për finesën dhe kërkesen cilësore në art, pasi dhe ai vetë është i njohur në fushën e poezisë.Dhe kështu së bashku Autor e piktor, redaktor dhe botues si Roland Lushi, ku kam botuar vjet dhe tre librat e mi, shkojnë më të plotë, më krenarë te lexuesi .

Nuk më mbetet gje tjeter veçse ta urojmë autorin për punën e tij cilësore bashkë me miqtë e tij, por edhe Pilon që ma pruri ndonse me “vonesë”.

Ndërsa për atë, që miku im do kthehet dhe do ti marri para se unë të iki për në Gjermani,Ai gabon, sepse unë datën e largimit e ndryshova dhe librat do ti marr me vete, dhe te Ai do shkojnë mbas 6 muajsh, ashtu si dhe ai mi vonojë mua…


NË NJË ODË DIBRANE, ME AZIS NDREUN

$
0
0

(Nëpër faqet e librit, kushtuar këtij artisti të shquar popullor)

Nga:  Viron KONA

1

Këto ditë, në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë u përurua libri i Xhezair Abazit, kushtuar artistit të shquar popullor dibran, Azis Ndreut-”Mjeështër i Madh”. Më poshtë është recensioni i paraqitur para pjesëmarrësve, nga shkrimtari i njohur, Viron Kona.

                                                x    x   x

1.

Faleminderit, autori i këtij libri, Xhezair Abazi, si dhe juve përfaqësues të shtëpisë botuese “Onufri”,  familjarë e miq  të Haziz Ndreut, që sot na keni ftuar në këtë “odë të  madhe dibrane”, këtu, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, për të bashkëbiseduar vëllazërisht për veprën kushtuar  njeriut  simbol të kulturës dhe artit shqiptar, dibranit të  mençur dhe të ditur, folkloristit dhe rapsodit, valltarit, recituesit dhe poetit popullor, për  të cilin, gjithkujt ia ka ënda t`i thotë sot dy fjalë.

Është meritë e vetë Hazis Ndreut, e veprës së tij të madhe, që ne jemi mbledhur, por është edhe meritë e padiskutueshme e autorit të librit, personalitetit të kulturës dibrane dhe shqiptare, Xhezair Abazi.

Kemi përpara një libër të titulluar “Ezopi i Dibrës”. Krye-personazhi i këtij botimi kaq origjinal, është jo vetëm figurativisht “Ezopi i Dibrës”, por ai është “Azisi i Dibrës”, njeriu që do ta krahasoja me shumë mendje të shquara dhe, më shumë, me veten e Tij.

Azisi kishte zërin e tij në recitim, në bisedë dhe në poezitë e tij. Ai ishte vazhdues i denjë i traditave më të mira të artit, kompozimit, kulturës, valles dhe koreografisë  dibrane, ashtu siç është vazhdues i lumit të kristaltë, përroi që vërshon i pastër dhe i rrëmbyeshëm nga malet e,  pastaj, duke “kënduar” zë-ëmbë,l zbret në lugina. Ai ka gurgullimën, freskinë, dallgët dhe  jehonat e tij.

Art,i që ka bërë Hazis Ndreu, ka qenë vazhdimisht i ngjashëm me freskinë e flladeve të pyjeve dibrane. Vallja  dhe rapsodia e tij, kanë  edhe jehonën e krismave dhe gjëmimeve  për mëmëdheun; kanë krismën e daulleve, muzikës dhe ritmit dibran, që  ka tingëlluar e jehuar fort, bukur dhe ndjeshëm, që në kohërat e lashta të Iliriadës, në kohën e lavdishme të Skënderbeut, në kohërat e ekzistencës dhe mbijetesës, betejave të pandërprera për liri e pavarësi.

2.

Shfletojmë faqet e këtij libri dhe na bëhet se e shohim Hazis Ndreun në skenat e Dibrës dhe të Shqipërisë, në sheshet e fshatrave dhe qyteteve, në festivalet e Gjirokastrës,  në skenat e kulturës ballkanike dhe europiane e, deri me bashkëkombësit, vëllezërit tanë, në Kontinentin Amerikan.

Xhezair Abazi e ka njohur për shumë vite nga afër njeriun, të cilit ia thuri me dashuri dhe respekt këtë libër, duke na treguar sesi Hazisi ka vozitur me ekuilibër dhe trimërisht, që 8 vjeç, në odën e burrave, që 16 vjeç partizan dhe, më pas, duke përballuar dallgët e turbullta të kohës, që kaloi.

Xhezair Abazi, ka ditur ta paraqes me shumë vërtetësi këtë njeri fjalëbukur dhe zemërbardhë dhe ne sikur e kemi sot  fare pranë, i dëgjojmë zërin rapsodik, ndjejmë tempo-ritmin e valleve dhe të recitimeve poetike, ku shfaqeshin ndritshëm  epitete, krahasime, metafora dhe deti i thellë i alegorisë dibrane.

Fjala poetike, kënga dhe vallja ngrenë peshë zemra, ndezin flakë atdhedashurie, transmetojnë ndjenja të fuqishme dhe të ngrohta  për jetën. Prandaj ato ruhen përherë si vlerat më të çmuara, në arkivin e kujtesës popullore. E, mes tyre, ndriçon edhe vepra poetike dhe artistike e Haziz Ndreut, i cili është gjithnjë me më të mirët, gjithnjë me më të mëdhenjtë, sepse vepra e tij është e krahasueshme dhe e ngjashme vetëm me më të mirët, vetëm me më të mëdhenjtë. Ajo është krenari e Dibrës dhe e  Shqipërisë.

Kam lexuar edhe libra të tjerë biografikë, por jo një të tillë, si ky që na dhuron sot Xhezair Abazi. Me libra të tillë, Shqipëria artistike, jep sinjale dhe mesazhe të një letërsie, që do ta kishin zili edhe penat e shquara.

Haziz Ndreu e ka ngritur monumentin e vet me veprimtarinë e tij krijuese, tërësisht origjinale. Kurse, Xhezair Abazi, me këtë libër,  i ka ngritur atij një monument  të mrekullueshëm shkrimor, dokumentar dhe artistik. Urime Xhezair Abazi!

3.

Edhe si vlonjat, që jam, më vjen mirë që në këtë libër del se Azis Ndreu ka pasur pika të fuqishme lidhjeje me vlonjatë, me komandant Vehbi Hoxhën, me artistin e shquar të skenës Myqerem Fera dhe të tjerë.  I kam njohur ata burra të urtë, mendjendritur dhe zemërmëdhenj, por sot më bëhet se  i shoh tek nderojnë  dhe respektojnë veprën, që flet për vëllain e tyre, dibranin e shkëlqyer, Haziz Ndreu.

Emri i Hazisit e meriton një nderim të tillë, kurse ne ndihemi të privilegjuar, sepse,  me veprën e Xhezair Abazit, e kemi sot atë dhe veprën e tij fare pranë, ndjejmë rrahjet e zemrave tona; heqim së bashku vallen dibrane, kuvendojmë e bashkëbisedojmë, kujtojmë  dhe respektojmë bashkërisht veprën e Tij, e, njëherazi, edhe kolegët, kulturën dhe artin e Dibrës. Në një shtëpi dibrane ku shkonte Hazizi, oda ishte plot. Edhe tani, kur kuvendojmë për Azisin, salla  është plot.

Populli ynë nuk i lë të kalojnë në heshtje figurat e tij të ndritura, ai  i pasqyron ato në biseda dhe tregime gojore, në tradita dhe zakone, në këngë dhe valle, i ruan të vyera në arkivin e kujtesës së tij. Teksa, sot, gjerdanit të artë të kulturës, folklorit dhe letërsisë shqiptare, i bashkohet edhe kjo vepër e rrallë, e shkruar mjeshtërisht dhe me zemër, nga  Xhezair Abazi.

Tiranë, më 9 dhjetor 2013

Vështrim mbi poezinë e Diasporës Traboini/Marinaj/Terziu

$
0
0

Nga Mimoza Rexhvelaj

1Vështrim mbi poezinë e Diasporës: Me poetët Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu (Overview of the Poetry of Diaspora: On Works by Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu), had been presented by Mimoza Rexhvelaj to the faculty of The University of Shkodra “Luigj Gurakuqi,” as part of the requirements of the master of science degree in Albanian ethno-culture and literature, successfully defended in June 2012.

Sapo është publikuar nga Fiorentia Press në vitin 2013 libri , “Vështrim mbi poezinë e Diasporës: me poetët Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu” (Përmbledhje e poezisë së diasporës: me krijime nga Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu), paraqitur nga Mimoza Rexhvelaj në fakultetin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si pjesë e punes se saj studimore per titullin Master  ne kuader te etno-kulturës dhe letërsisë shqipe, te cilen e mbrojti  me sukses në qershor 2012.

Zëri i Kryepotit Agim Shehu Eshtë si Zëri i Një Perëndie

$
0
0

Nga Keze Kozeta Zylo

Në prag të 80 vjetorit të lindjes së Tij

 1

Ti gjak virgjin i racës sonë/ në duel me çdo mbretëri/ sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ Ringjalleshe në Çamëri.    Nga libri “Mëngjez Kosove”  A.Shehu

            Në portën e një poeti kombëtar mund të shkohet dhe pa trokitur siç ndodh rëndom, ta vizitosh, të bësh foto me poetin, t’i publikosh, të marrësh vetëm energji pozitive prej tij, se kjo racë poeti veç këtë lloj energjie njeh, por të shkosh realisht në portën e Labërisë, apo në Zvicër ku jeton azilanti politik poeti tepelenas Agim Shehu ka ca kode të shenjta, që jo kushdo mund t’i zbërthejë.

            Perëndia i dha bekimin e parë në Progonat të Tepelenës, në zemër të Labërisë, ai erdhi si një kalorës magjik, si Pegasi i Poezisë me flatra mbi malet kryelartë që bisdojnë vetëm me Zotat.  U rrit me ninullat e nënës labe, me këngën e burrave trima, nën Hënën që i varej si llambë e florinjtë, ku shkrepëtinin vetëtimthi poezitë e përkryera të djaloshit që merrte natyrshëm udhën e dritës.  E në këtë udhë shterëzonin metaforat që kishin fole të argjendtë vetëm në shpirtin e një poeti si Agim Shehu dhe lindnin Zotat e rinj.  Rritej poeti, ecte labirintheve të kohës, herë vraponte si kalë i hazdisur, herë heshtëte si një Sokrat i urtë, herë takohej me Bajronin në ëndrra, e herë ngjitej në kala me Ali Pashanë.  Nga kalaja kundronte pamjen madhështore të Tepelenës me ujërat e mëndafshta të Vjoses, dhe si vegim i vinte përshkrimi mahnitës i Bajronit, poetit botëror i cili u magjeps nga pamja tepelenase kur e vizitoi.

            Lirika e hollë dhe fine e poetit ka rrëmbyer zemrat e mijëra lexuesve të vërtetë, por jo të pushtetarëve çmimdhënës, dhe kjo është meritë e krijimtarisë së tij që s’ka tërhequr vëmendjen e pushtetarëve, pasi çmimet e tyre janë kthyer në tinguj funebre për atë lloj art që ata publikojnë me së shumti.  Por çuditërisht apo diçka hyjnore është se poetët e gjejnë ngushëllimin tek poezia dhe ja si shkruan:

“Shpërblim për këngët s’mora, as nuk prita/ kolegët në pushtet i kisha prita/ Një vjershë e dashur m’u bë kupëz vere/ ku piva një gëzim që s’e arrita.  Nga poema: (Bisedë me rubairat). 

            Librat e tij janë bashkimi i trevave shqiptare paçka se Europa plakë dhe fuqitë e mëdha famëkeqe e ndanë dhe e copëtuan si zemrën e poetit që e hodhën në moshën e bardhë të pleqërisë tutje dhe larg Atdheut.  Arti i poetit Shehu është një shkollë e nivelit të lartë, është një Harvard shpirtëror aty ku Baladat e Lirisë së Kosoves dhe Shqipërisë trondisin kontinentet me aktet e tragjedive që janë luajtur mbi popullin shqiptar.  Foshnjat e Kosovës të lidhura në djep mbahen mbi shpinë të poetit ndaj dhe ai përvajshem ligjëron me kuje labi:  Dhe sot i vranë në prag shtëpie/ nga tym i predhës u thinj Zoti/ Te syr’ i nxjerrë i një fëmije/ përmbys po rrotullohet globi.  Kushdo që e lexon Baladën për Kosovën, me siguri Zoti i shfaqet thinjur, meket përballë kanibalëve serbë që hanë sy fëmijësh.  Metaforat e poetit janë gjerdanë në gushën e bukur të Atdheut, janë hymn për trojet tona ndaj dhe i këndon: Ti gjak virgjin i racës sonë/ në duel me çdo mbretëri/ sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ Ringjalleshe në Çamëri.

Poeti është një patriot i madh, e do demokracinë nuk e kupton atë pa Kombin dhe ja si thotë në librin me 1000 proverba që ka krijuar në mërgim:  “Demokracia pa kombin është si lule në kostumin e të vdekurit; nëse kombi është treni, demokracia janë shinat mbi të cilat ecën treni; i pari është mjet i udhës; i dyti, ‘kombi’ është qëllimi”.

            Hapat e poetit prekja e tokës së Kosovës i bëhet drithërimë, ka hyrë në gjirin e saj dhe aty mbeti përgjithmonë.  është poeti që i ra pashë më pashë Atdheut me penë për më shumë se gjysmë shekulli dhe për këtë ndihemi me fat që të jetojmë brenda kësaj kohe së bashku me Poetin.  Shkëlqimi i penës së poetit bën që  edhe gurit t’i jap jete, edhe guri të rrahe si zemër fëmije.  E ndjejmë këtë në librin “Argjendi i Gurit”, nje libër që i kushtohet Gjirokastrës, ngase poeti erdhi aty për studime qysh në moshën 13 vjeçar.  Sot poeti i ngre përmendore të artë qytetit të bukur të Gjirokastrës ashtu sic di vetëm një kryepoet.       Poeti Shehu ka vuajtur rëndë në kohën e diktaturës, jo vetëm si dhëndër në derën e njohur të Kokoshajve të Vlorës nga ka origjinën Zana e tij fisnike si bijë në këtë derë të madhe të persekutuar, por njëkohësisht dhe për qëndrimet e tij aq të vendosura dhe të prera karshi diktaturës, ndaj ai dhimbshem kujton dhe proteston në mërgimin e tij duke ikur larg, larg, por është aq brenda në bërthamë të Atdheut:  Mirupafshim Shqipëri/ Ika se të dua shumë/ se desha të jem gjallë/ dhe ca kohe për ty/… Natën e mirë tokë shqipërie/ Sot jam një meteor i djegur/ që këputet e s’di ku bie/… Aty lashë lopatën time të punëtorit/ në vitet me dënim të zi/ Lashë pa bërë vizitën e fundit/ në varret e prindërve të mi/…Poeti Shehu është një intelektual erudit, që duhet të vihet atje ku e kanë vendin Elita dhe Burrat e Kombit.

            Ai është një publicist i jashtëzakonshëm që nëpërmjet opinioneve dhe qëndrimeve të tij karshi bishës serbe dhe fashistëve grekë, lexuesit kanë njohur më nga afër problemet, kalvarin e vuajtjeve, dredhitë e politikanëve të huaj dhe dallkaukeve ballkanas që duan si e si ta rënojnë kulturën e Kombit shqiptar dhe ta shkatërrojnë Shqipërinë.  Pena e tij në këto raste kthehet shpatë e Skënderbeut dhe bëhet mburojë, kala e patundur për Shqipërinë, bëhet nagant i Isa Buletinit dhe shark legjende i Selam Musait, sy shqiponjë e akademikut ushtarak Asim Zenelit që vëzhgon nga mali lirik i Trebeshinës së Mezhgoranit dhe flamur kuq e zi i Ismail Vlorës:

Bënë udhë të gjatë/ te ingilizi vinin/ Ismail Qemali Isa Buletini/ Hynin dy shqiptarë/ brenda në pallat/ njeri luftëtar/ tjetri diplomat.  “Marre nga Naganti i Isa Boletinit”.

Qëndrimet e shkrimtarit karshi realitetit të hidhur janë të një kryepoeti patriot që zgjon dhe civilizon lexuesin, ndërkohë të sjellë aq pranë mendimin e shkrimtarit disident botëror Salman Rushdie i cili thotë: “Puna e nje poeti është të përmendë të papërmendurit, të verë gishtin mbi mashtrimet, të qendrojë në anë të përparimit, të fillojë argumente, të ndryshojë botën dhe ta ndalojë atë nga gjumi letargjik”.

Ndonëse është e pamundur të permblidhen në një esse të vetme krijitmaria, librat poetik, publicistika, reflektimet tona karshi veprës së autorit përsëri mbi flokët e argjendta të një 80 vjeçari reflekton mahnitshëm dritëza e hënës së Progonatit, edhe pse ajo është larg, larg Zvicrës ku jeton Poeti vitet e Tij.  Poezitë e tij sjellin të gjallë heroizmin e popullit, luftën e Tij që s’iu nda kurrë.  Selam Musai ngeli Lugjesh në ato vite si Veri, furtune ndaj dhe e fryemëzon poetin në çdo qelizë poetike të shpirtit të tij aq të pasur:

Buzët ti te kënga/ ballin te liria/ Lule Selam Labi, Selam Salaria/ Çdo tufan zbërthyer/ gjoksin ty ta gjeti/ sharku si legjendë/ telave të mbeti.  I lexoj dhe i them përmendsh dhe prapë emocionohem, se jane vargje që të japin Atdheun, historinë në pëllëmbë të dorës, janë vargje që i bëjnë sfidë historisë së deformuar të zhvirgjëruar nga pseudot e ndryshëm, çka më kujton Platonin i cili thotë se poezia është më afër të vërtetës vitale se historia.

            Në nderimin që organizoi Bashkia e qytetit të Tepelenës dhe populli i saj duke i dhënë titullin “Qyetar Nderi i Tepelenës”, shkrimtari Shehu nëpërmjet një letre falënderimi ndërmjet të tjerash iu kujton bashkatdhetarëve historinë e famshme të këtij qyteti nga e ka dhe origjinën:   ”Nuk është e rastit që Tepelena “e vogël” me densitet aq të madh trimërish e atdhedashurie nxori një vigan të tillë si Ali Pashë Tepelena.

Burri që si askush tjetër nga fqinjët guxoi e brenda Perandorisë së madhe e të frikshme osmane krijoi shtetin e vet me qendër kryeqytetin shqiptar të kohës, Janinën. Me veprën e tij të madhe Rilindësve u dha në duar idenë e fjetur se: “ne jemi Shqipëri më vete” e u vlerësua aq lart në botë sa Hygoi e quajti “Bonaparti Muhamedan”.

            Agim Shehu është një krye lirik që me vargjet e tij herë të përkëdhel si fijëza Hëne Progonati e herë të qeras si një amvisë e bukur me mjaltë taze nga hojëzat e nje shpirti poetik.  Qysh në rininë e hershme të befason me figuracionin e dendur metaforik apo dhe paralelizmin figurativ që përdor midis dy lëndëve ekstreme letërsi dhe matematikë, por dhe aq të lidhura pazgjidhmërisht me njera tjetrën.  Le ta ndjekim në poezinë: “Të dashurohesh nga nje matematikan” poezi që ndihet dhe duket sikur skuq honet dhe lëshon bisqe nën trungje të vjetra:  Ty po të drejtohem, vajze moj syzesë/ më do a po s’më do kjo është hipotezë/ Pamja jote e ëmbël, posi teoremë/ kur të shoh përpara sikur zgjidh problem/ Ti je elegante si ekuacion/ mesi yt i hollë posi ypsilon…

Poeti tretet dhe shkrihet si nje copë akulli përballë dashurisë hyjnore:  Më trete formulë më shkrive të gjallë/ si një copez akull në plus njëqind gradë/ Folëm shpirti im, shpirt me maksimum/ se pa ty s’kam gjum as në minimum… 

Kontrastet dhe antitezat e përdorura e bëjnë dhe më të bukur dhe dashuria fshihet si yjet nën gjirin e poetit.

            Krijimtaria e tij eshte nje Diell që ndriçon botën e errët, shkrin akullnajat cinike që varren si degë të plakura gati në pëgërje, dhe me majën e penës së artë ngjyer në qerpik të syrit shkruan historinë.  Librat e Shehut jane si malet hijerendë të Shqipërise që s’tronditen kurrë nga tërmetet, por ato vetëm dëshmojnë dhe mbrojnë çka të kujton shkrimtarin e famshëm amerikan Walt Whitman i cili thotë: Unë veproj si gjuha që është e lidhur në gojën tuaj, nje minierë që fillon të jetë e lirë…

            Ja pse Agim Shehu është një kryepoet dhe duhet t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”.

Në intervistën që kemi pasur në New York me poetin dhe bashkëshorten e tij fisnike Zana, ende në memorje më rri zëri i tij, si zëri i një Perëndie, apo i nje mësuesi të urtë dhe të mençur që fjala i rrjedh ende si ujëvarë mahnitëse edhe në këtë 80 vjetor të bukur Kryepoeti.

Janar, 2014

Staten Island, New York

POETI HAMIT ALIAJ I KAPËRCEN TË MARTAT SHQIPTARE

$
0
0
 Nga: Ramiz LUSHAJ
HAMIT ALIAJ 1
            1.
            Një vend po u braktis nga poetët e lartësive poetike rrgallet disi nëpër shkretani jo të vogla. Kjo ka fektue kaherë edhe në qytetin tim alpin, në krahina të rrethit tim në brigje të Valbonës e të Drinit. Eksodi i poetëve të lindur në truallin e Eposit të Kreshnikëve, në Eposin sa epik dhe lirik të Malësisë së Gjakovës (Tropojës) nisi herët. U ba masiv dekadat e fundit. Një qytet pa poetë është si një shtëpi që nuk përkund djepe.
Brezi i poetëve të viteve ’70 ishin e mbeten një brez i madhërishëm Ishin e mbeten vargmale poetike. Asokohe banë atë që ndodh rrallë: Tropoja – sa për luftërat e mëdha e bukuritë e rralla përmendej edhe për poetët e saj të mirë, të cilët themeluan, promovuan e lartësuan “Shkollën poetike tropojane”. Shqipëria asokohe kishte vetëm dy shembuj të tillë të përngjashëm: Lezhën dhe Tepelenën.
Ma i pari me botime poetike dritnoi Mehmet Elezi me vëllimin poetik “Zhurmojnë ujvarat” (1970). Mbas tij, Ndoc (Anton) Papleka me “Zëri im” (1971), “Ecim” (1974) e “Njatjeta, diell” (1976). Skënder Buçpapaj me “Zogu i bjeshkës” (1973). Avni R. Mulaj me “Valbona e kaltër”(1974), “Orët e mia”(1976) e “Currila”(1977). Hamit Aliaj me “Bjeshkët janë mbiemri im” (1974). Halil Buçpapaj me “Gurrat e rudinave” (1974). Feride (Mahmudaj) Papleka me “Ëndrra dhe fishekzjarre” (1974). Selim Aliaj me “Njerëzit e dritës” (1977). Besnik Mustafaj me “Motive të gëzuara” (1978). Katër poetë: Ndoc Papleka, Xhevahir Spahiu nga Skrapari, Hamit Aliaj e Skënder Buçpapaj me përmbledhjen poetike “Epikë” (Rilindja, Prishtinë-Kosovë, 1979).
Këto yje poetike të viteve ’70, ndër kohna, ikën te-tanë nga Tropoja. Selim Aliaj nga Kasajt, “poeti i dritës”, mbeti i parafundit, të cilit kur ishte “Lufta e Kosovës” (1999) s’di se kah plumba vrastarë aksidental ia këputën jetën e fjalën në mes, po mbeti flakadan i ndezur emri dhe poetika e tij. Në një vend ku vriten poetët nuk mund të jetojnë as ujqërit.
Ma i fundit qëndrestar i mos ikjes, nga poetët e Brezit ’70, ishte poeti emblematik, Hamit Aliaj. Nuk e di se cila/t e martë ia dha rrugën e ikjes nga bjeshkët e veta, nga qyteti alpin, nga bajraku i Kasajt. Po të tilla të marta kemi secili prej nesh. Vektorë, motive e aktorë të të martave të mëdha e të vogla, disa sish, që e shtynë në kapërcyell të shekullit të ri edhe poetin Hamit Aliaj me u çvendos nga Lugu i Malësisë me qytetërime antike e mesjetare dhe me ra në metropolin e çakorduar të Tiranës kanë nxanë vend edhe tek ma i fundit vëllim i tij poetik “Njëqind vjet e Martë” me plot 90 poezi, botue tek “Kristalina KH” e Kadri Hykajt në Tiranë. Shpeshtas. ritualisht, Hamit Aliaj rikthehet në vendlindjen e vet si tek poezia “Mall” (fq. 9): Në këtë qytet prej të cilit ika / (Po ai s’po ikën kurrë prej meje) / I mallkuar endet të ritë tim / Si lis i harruar vrarëreje / Në këtë qytet ku shkrova lirika / Të cilat s’i shkruaj kurrë më, dot / Kurrkush s’më njeh dhe nëpër këngë / Në vend të rimave dalin lotë /.
2.
Hamit Aliaj, magji e madhështi e fjalës poetike, kurrë/sesi nuk e deshti ikjen nga vendlindja e vet. Përkundrazi: edhe në vitin e egër ’97 rrugëtoi paqësor nga Alpet ku edhe Orët e Malit kishin marrë arrati, eci mbi gëzhojat e plumbave e erën e minave drejt metropolit busullhumbur të Tiranës për me e botue të pestin vëllim poetik “Mungon Viti Një” tek enti botues “Albin” i mikut të tij e të Tropojës, Spiro Dede. Asokohe kur edhe buka gatuhej me lotë e barut, shumkush shprehte habi e entuziazëm të shumëfishtë për misionin fisnik e optimist të poetit Hamit Aliaj, teksa me veprimin e vargjet e tij jepte mesazhe engjëllore paqeje për t’iu ul grykat armëve të dreqnive, marrive e kotësive.
Në mesnatën e 31 tetorit 2001 të qytetit alpin, lugatë vampir të politikës çikllope të hakmarrjes bio-politike, me 5 kg tritol C4, e hodhën në erë pallatin ku shënjestrohej deputeti e kryetari i degës PD të Tropojës, Azgan Haklaj, e nga ky eksplozivim politik terrorist e humbi jetën aksidentalisht gazetarja e re, martirja Shotë Haklaj. Aty, ndër 19 familjet që iu shkatërruan shtëpitë ishte edhe ajo e poetit qëndrestar Hamit Aliaj (Azgan Haklaj. Vepra “Për Kombin, Për Demokracinë”. Tiranë, 2011, fq. 168). Ai pallat, përndryshe, ishte edhe “pallat i njerëzve të letrave”, ku pesha e librave të bibliotekave vetjake në shtëpiat e tyre ishte ma e madhe se e tullave të tij. Vetëm pesë librat margaritar poetik të Hamit Aliaj ishin pesë milionë herë ma të randë në vlera visarore, në tokaqiell e breza, sesa ky pallat pesëkatësh. Një pyetje i pati shtrue në vitin 2001 poeti e analisti Preç Zogaj kohës e politikës: “Sa kushton mospërkulja?”. As vetë nuk po di çka me iu thanë: ndoshta ka çmimin e vdekjes së parakohshme e të pafajshme si gazetarja Shotë Haklaj; ndoshta ka çmimin e burgosjes politike si politikanin e analistin Azgan Haklaj, tashti edhe me katër libra suksesor; ndoshta ka çmimin e çojes çvendostare engjëlltare nga vendlindja si poeti epik e lirik, Hamit Aliaj.
Dhe erdhi një ditë, jo si gjithë të tjerat, dhe emblema e gjallë e qytetit e rrethit tim/tonë të mrekullive alpine e njerëzore, dhe “Homeri malësor”, Hamit Aliaj, iku andej ku s’ndejt as në të ritë e vet: erdhi, si edhe ne të tjerët, në Tiranë. Poetë të lartësive poetike si Hamit Aliaj janë “qytetar të botës”, piedestale të gjalla të kohës, lartësi të së ardhmes, edhe kur ka pasë “Mur Berlini” apo “Mur Lane”. Poeti Hamit Aliaj, si të gjithë poetët që jetojnë me poezinë e për poezinë, është jashtë politikës së ditës, brenda kohës, në genet e së djeshmes, në farën e së ardhmes, ndaj kërkon t’i kapërcejnë të martat, me i lanë në plakaninë e vet, në ferrin e vet, ashtu sikurse tek poezia “Njëqind vjet e martë”(fq. 50): “M’u plak e marta, njëqint vjeçe m’u bë / Një e djelë më duhet / Për meshë a për dasma…”.
Poetin Hamit Aliaj, tashma i larguar nga vendlindja, e merr malli për Itakën e tij, Kasajt, ndaj në poezinë “Porosi në ikje” amaneton: “Shtëpinë e vjetër ua lashë /Veç një dritare mos ma mbyllni kurrë / Se vjen ndonjë natë shpirti i babës / Dhe këqyr a ka hi në votër / Manin mos ma prisni, as qershinë / Janë drurët më fisnikë të jetës: / Prej manit bëhet çiftelia / Prej lëvores së qershisë, tezgjahu i saj / Kthehet ndonjë ditë një këngëtar i gjakut tim, bre!”/(fq. 27).
3.
Hamit Aliaj ka kodet e veta poetike. Është poet i mesazheve të mëdha. Priti 12 vite mos me i djeg poezitë e tij në furrën e kohës, nga “të martat” e kohës. Më 1986 doli me vëllimin e dytë poetik “E ruaj një fjalë për ty”. Kisha me thanë se si rrallkush, bash në kryetitull më duket se e kishte parandjerë vrelltë të nesërmen ngadhnjuese të Demokracisë në Shqipërinë Londineze, të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës euro-atlantike, etj.
Vite ma vonë, më 1991, dukej se me kryetitull të librit të tretë: “Lotin nuk ta fal” i paralajmëronte të gjithë: intelektualët, trimat e batakçinjtë e Demokracisë së re e të brishtë. I donte, këta të gjithë, pa të “Marta” ndaj kombit, të ardhmes së tij.
E sëvonit, ndoshta, disi i pakënaqun e i papajtueshëm me “të martat” e Çështjes Kombëtare Shqiptare, me “të martat” e Tranzicionit të vështirë e të tejzgjatur në Shqipëri etj., do të vinte me vëllimin e pestë poetik, emblematik, domethanës: “Njëqind vjet e Martë”.
Në jetën e poetit misionar, në jetën e kombit, ka edhe ditë pa të marte, të cilat ka njëqind vjet që i pret siç është Pavarësia e Kosovës,, që e ban të lumtur për njëmijë vjet, si tek poezia “Nata e parë në Gjakovë”: Njëqind vjet për të mbërritur tek ti… / Jam më i pasuri mbi dhe: / Kam timen këtë natë / Që ndan mijëvjeçarë. / (1999, Gjakovë).
Sot kanë ndryshue kohnat. Njerëzit kërkojnë mbiemra në kohë e prej kohës, etj. Kjo shprehimohet me art e simbolikë nga poeti Hamit Aliaj tek poezia “Gjergj Elez Alia i ri” (fq. 81):
Gjergji shkon të dielave në kishë,
Elezi – të premteve në xhami,
Alia – në diskotekë.
E secili kërkon të bëhet mbiemër.
Gjergji im i ndarë në tre pjesë…
4.
Athina u ngrit lart në antikitetin e saj helen, pasi i deshi poetët e vet, filozofët e saj poetë. Ndoshta, Tropojës time i keq erdhi viti i mbrapshtë ’97 edhe për faktin se i ikën poetët, lisnaja poetike. I ikën poetët e Brezit ’70 e, pas tyre, edhe ata të Brezit ’80, të Brezit ‘90, të cilët ia çuan emrin Tropojës në kupë të qiellit edhe në ndonjë rast kur vendlindja iu dha kupa mërzitije e malli. Ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte:
Tropoja, kjo Malësi e Gjakovës, mbeti pa lisnajën e vet poetike dhe vendin e rendin e fjalëve e kangëve poetike e mori pushka e mbrapshtive gjithfarësh.  Pushka e zezë me flakë të kuqe. Pushka vrastare e vitit të zi ’97 që solli gjakderdhje e gjakmarrje. Poeti i lartësive poetike Hamit Aliaj tek vepra ma e fundit “Njëqind vjet e Martë” kushtimon një poezi për 150 “të vrarët e Hiçit” të vitit ’97 në Tropojë, të cilët e prekin deri n’atë cak saqë  edhe “fjalën e harroj” tek poezia e arrirë “Ditëlindjet e të Vdekurëve” (fq. 53-54), të cilën po ua përcjell nji cope pa i hjek astenji germë dhimbjeje të pamatë, tragjedi të thellë:
Në qytetin ku u vura emrat fëmijëve
Në çdo pëllëmbë ka një përmendore të pabërë:
150 janë të vrarët e Hiçit.
Tash kur shkoj një herë në stinë,
Njëherë në stinë se kështu më thotë”Pse”-ja,
Të 150 i shoh me sy
Në qytetin e vogël dalin si dikur,
Kanë vrarë njëri-tjetrin, po bashkë rrijnë
Dhe mua ma ruajnë një gotë në tavolinë,
Qyteti bën festë dhe dritat si shkimë,
Ata, si dikur, qeshin me shoshojnë
Dhe njëri-tjetrit i japin dhuratë
Plagët e veta për ditëlindjet që zezojnë
Ditëlindje
Të vdekurish a keni parë?
Dhe unë fjalën harroj,
Duke parë vajzat që ata patën dashur,
Që falin lulezeza e kërkojnë lulehëne.
Dhe ikin të tmerruar se tuten prej fantazmash…
E gjithçka mbaron sa këndon gjeli i parë…
Vendlindja ime, Malësi e Gjakovës, ruaj ma shumë e ma mirë se deri më sot, poetët e tu të lartësive kombëtare të viteve ’70. Ose, të paktën, ata poetë të kahershëm e të rinj që kanë mbetë  trojenik në Tropojën tonë, si Lulzim Logu, Gjon Neçaj, Haki Zllami, Asllan Osmani, Gjon Markokaj, Jonida Osmanaj – Saka, Hasan Buçpapaj, e dhjetra të tjerë. Mirënjohje ndaj tyre që po botojnë libra poetik, antologji poetike (si kjo e fundit me poetë nga Malësia e Gjakovës dhe nga Gjakova), kanë një klub të shkrimtarëve aktiv si rrallëkund në Shqipëri me disa veprimtari në Tropojë, Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik, etj.
Duhen poetët e poeteshat të këndojnë qoftë edhe për ditët e zeza, për të vrarët e varret. Mbi të gjitha duhen me t’i hyjnue tokat, njerëzit, malet, se kështu preken lartësitë, ujëvaron jeta, tuten dreqnitë e shekullit të vjetër e të ri.
Tropoja (Malësia e Gjakovës, Malësia e Mirë) nga “prodhimet” ma të mira ndër shekuj i ka veprat e poetëve të saj të të gjithë brezave, të publicistëve e historianëve të saj. Autorët, në çdo vepër, në CV e tyre shënojnë: vendlindja Tropojë. Pra, ata kudo që ndodhen, në vendlindje e kudo në Shqipëri e në diasporat shqiptare në botë, krijimtaria e tyre ka emërtesën “Tropoja” dhe mbijeton në dekada e shekuj ma shumë se çdo prodhimtari tjetër nga duart e mendja e njerëzve të saj të mrekullueshëm.
5.
Shpesh bijtë e shpërngulur me çoje e harrojnë tokën e vet. Po ata që e kryejnë një akt të tillë nuk janë poetët tropojas të Brezit ’70. Nuk është Hamit Aliaj. Nuk janë as Mehmet Elezi, as Ndoc Papleka, as Skënder Buçpapaj, as Avni Mulaj, as Halil Buçpapaj, as Besnik Mustafaj.
Nuk janë as poetët e tjerë tropojas të lartësive të ndryshme, të cilët janë larguar nga vendlindja përgjatë dekadave poetike të mapasme, që po i rendis si më vijnë në mbajamendje të çastit: Jahë Margjeka, Mujë Buçpapaj, Skënder Sherifi, Shkëlzen Zalli, Ukzenel Buçpapaj, Arbër e Bislim Ahmetaj, Alfons Zeneli, Zeqir Lushaj, Zef Mulaj, Fran Ukcama, Sami Neza, Jak Përpali, Marash Mëhilli, Guxim Alimani, Elona Zhana, Zog Hysenaj, Azem Baliaj, Manjola Brahaj, Almona Bajrami, Nikollë Ulndreu, Dritan Niklekaj, Gjin Gjonpali, Mehmet Berisha, Skënder Haklaj, Gjin Progni, Osmanie Çakraj, Valbona Hykaj, Riza Haklaj, Hydajet Bajri, e dhjetra të tjerë.
Java ka shtatë ditë. Poetët , në një kuptim të caktuar, janë dita e tetë e javës.
Poetët kujtohen në vendlindje në çdo ditë të javës, kanë minutat e orët e veta në kujtesën e bashkëvendasve, me vargjet e tyre poetike. Njejtësisht e njëherash edhe poetët e kujtojnë në memorie e vargje vendlindjen e tyre. Me i mbledhë te-tana këto minutazhe vargevijë e fjongojnë tufalajkë një “ditë të poetëve”, ditën e tetë të javës. Është një ditë shpirtërore, jetësore.
Tek “Njëqind vjet e Martë” poeti Hamit Aliaj e ka “ditën e tetë të javës” për vendlindjen e vet të bekuar, aty “ku bëjnë be në qiell edhe në gurë / E thonë: na lind djalin shqipja në flamur”/(fq. 74).
Diku tjetër (fq. 87) Hamit Aliaj  artnon me vargjet: “Kulla breg Shën Drinit / Kush ua ngatërroi emrin e ndërtimtarit? / Babiloni udhëton…/ Prej manushaqes së Drinit / Lindet njeriu / Edhe pse qielli ende mbahet / Në brirët e dhisë së egër: / Shën Drini…/”.
Si rrallkund tek poetët jeton vendlindja me gjithçka të sajën. Si rrallkush poetët i ngrejnë vendlindjes “malet e dyta” me poezi e kangë nga ma të bukurat. Në mes tyre, me ta, edhe poeti Hamit Aliaj.
Në poetiken e tij Hamit Aliaj kushtimon poezi për vendlindjen e tij, Tropojën (fq. 69): “…/ (Qiteni pëllembën e dorës t’u a gjej në hartë) / Sipas Kalendarit të Noes, prapë shkoj atje / Kam lënë hijen time…/”.
Poeti bohemik Hamit Aliaj është qytetar i Malësisë së Gjakovës, i Shqipërisë Londineze, i Kosovës euro-atlantike, i Maqedonisë që po e dështon Marrëveshjen e lindur e të lidhur të Ohrit, të trevave shqiptare nën Mal të Zi që po kthehen në një “Çamëri të dytë”, të Luginës së Preshevës që Serbia po e kthen në një gollo-nacionale raciste për shqiptarët trojenik, i Çamërisë me rrethina që ndahet në Qafë Botë, etj. Njëherash është edhe qytetar i Ballkanit dhe i Europës, qytetar i botës. Bohema e tij poetike, njerëzore, kombëtare dritëron reale e shumëdimensionale tek poezia e bukur e mjaft domethanëse, tek poezia “Udhëtim” (fq. 6);
Nisem për në Krujë, mbërrij 500 vjeç,
Nisem tek e dashura, arrij 20 vjeç,
Në shtëpinë ku linda, mbërrij njëvjeçar.
Poeti Hamit Aliaj, ashtu sikurse edhe Skënder Buçpapaj, Anton (Ndoc) Papleka,  Avni R. Mulaj, Mehmet Elezi, Besnik Mustafaj,  është një mal poetik në vendlindjen e tij, në “Shën Tropojë”, një nga vargmalet poetike të saj, dhe pa mëdyshje: është një lartësi poetike e viteve ’70 dhe një lartësi poetike në rritje në shekullin e ri, është një nga lartësitë e poezisë së sotme shqipe.
Tiranë, dhjetor 2013

Skënder Luarasi në tempullin shekspirian

$
0
0

Petro Luarasi

1

Së shpejti  do të përkujtohet 450-vjetori i lindjes së Shekspirit (26 prill 1564 – 23 prill 1616) dhe  
Shtëpia Botuese “Onufri”  ka botuar  gjashtë përkthime prej Skënder Luarasit: Mbreti Lir (King Lear), Rikardi II (Richard II ), Rikardi III (Richard III), Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice) , Komedia e keqkuptimeve (Comedy of Errors), Si ta doni (As You Like It).
Bota e qytetëruar  do të nderojë së shpejti  kujtimin e  Uilian Shekspirit dhe tempullin e tij vezullues ku prehen  dhe shpërthejnë  ndër  shekuj  dije e   mesazhe universale.
Edhe populli shqiptar ka  patur mundësi  ta njohë e vlerësojnë  tempullin shekspirian  përmes  librave e shfaqjeve  në gjuhën shqipe,  në aktivitete  akademike apo  programe shkollore,  të cilat vazhdimisht  ndiqen me interesim dhe  japin rezultate të dobishme në arsim e kulturë.
Historiku i përkthimit të veprave të Shekspirit në gjuhën shqipe  nis nga  vitet ‘20 të shekullit të kaluar në SHBA, kur Fan Noli përktheu “Otellon“ (1918) dhe Skënder Luarasi veprën “Jul Cesari“ (1919)  të cilat i pasuan me shqipërime të tjera,  respektivisht edhe me  tre (“Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Qezari”) e gjashtë vepra (“Tregtari i Venedikut”, “Mbreti Lir”, “Rikardi  II”,  “Rikardi  III”,  “Komedia e Keqkuptimeve” dhe “Si ta doni”) .
Amerika e idealeve demokratike, qe vendi ku u  farkëtua edhe miqësia e Fan Nolit me të  birin e  Petro Nini Luarasit, mikut e bashkëpunëtorit për çështjen kombëtare e kishën autoqefale.
Përgjatë  një shekulli fondi i mësipërm    është dyfishuar  me  shqipërime  nga Vedat Kokona, Alqi Kristo, Napoleon Tasi, Perikli Jorgoni,  Kristaq Traja, etj
Duke nisur me Shekspirin, Skënder Luarasi ka arritur rezultate shembullore  në veprimtarinë e tij 60-vjeçare duke shqipëruar mbi 40  vepra të  autorëve: Kalidasa, Schiller, O.Wilde, A. Tennyson, Pushkin, Whitman, De Vega, Dickens, Byron, Goethe, A.Ostrovski, Longfellow, Lessing, Winkop, Gribojedov, Milton, Eden, Rodrigues, S. Skëndi,  si dhe  disa të humbura me autorë: Persi Shelli, Li Taj Pe,  etj.)
Është një ngjarje e lumtur për kulturën shqiptare që ai u njoh me veprën e Shekspirit  dhe programoi përkthimin e saj që në rini.     E tërhoqi më fort  natyra e mesazheve universale me të cilën ai u drejtohej brezave. Me “Jul Cesarin” e ”Tregtarin e Venedikut”, Skënder Luarasi nisi përkthimin e kolanës së veprave të Shekspirit  duke përmbushur edhe dëshirën e Fan Nolit dhe orientimin e tij letrar e politik me të cilat bashkohej inteligjenca progresive shqiptare.
Ndonëse nuk është kryer ndonjë studim i thelluar  mbi kontributin  e Luarasit në lëmin  e përkthimit,  analiza të pjesshme vënë në dukje  disa  arritje cilësore si:  kontributi i hershëm, përzgjedhja e autorëve e  titujve, qëllimi dhe mesazhet që përcillte përmes veprës, shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e lëndës (prozë, poezi, tragjedi, dramë, komedi, romane, materiale historike, politike, pedagogjike, etj), bagazhi i njohurive,  vlerësime për stilin, ritmin, pasurimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e thellë të gjuhëve. Rëndësi ka edhe përhapja e mesazheve për qëllime të caktuara në auditore, në hartime, grupe, në teatër e publik.
 Skënder Luarasi nisi të përkthejë prozë e poezi që në vitin 1918. Më 1919  përfundoi dhe përgatiti  për botim  shqipërimin e  veprës së Shekspirit “Jul Cesari` me 120 faqe. Ky informacion  gjendet në revistën “Studenti“ dhe ku  kërkohej ndihmë për botimin e librave.
Paratë që do të mblidheshin nga shitja e librit do të përdoreshin për të ndihmuar studentët në nevojë si dhe  për të shtypur edhe veprat: ”Tregëtari i Venedikut” dhe ”Skënderbeu ose Liri dhe Dashuri” të Uinkopit. (1) (S.P. Nini Luarasi, Jul Cesari, Studenti, janar 1920 , f. 30.)
Skënder Luarasi mendohej shumë për veprën që do të përkthente dhe e përjetonte gjatë analizën e saj duke shqyrtuar autorin, veprat e tjera të tij, situatën, epokën, mjedisin kur qe krijuar dhe ndikimin mbi lexuesin. “Po ky vazhdues i denjë i rrugës shqipëruese të Fan Nolit rronte dhe preokupohej si ai për mënyrën si duhej ta thithte veprën lexuesi shqiptar. Një dashuri sublime për këtë lexues dhe për gjuhën amtare. Fjalën shqipe, që ai e desh si ai, bëri të mundur që gjenitë e njerëzimit të jenë më të intimtë, të kuptueshëm dhe thellësisht ndikues.” (2)
(A. Kallulli, Shqipërimet e Skënder Luarasit janë Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.)
Ai përmbushi një dëshirë të Fan Nolit dhe orientimin e tij letrar e politik,  idealeve demokratike, kombëtare e shoqërore me të cilat bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare.
 “ Në qoftë se përkthimet e Fan Nolit kanë qenë abetare nga e cila brezat e mëvonshëm të përkthyesve kanë mundur të nxjerrin mësime të dobishme se si duhen përkthyer tragjeditë e mëdha, atëherë mund të thuhet lirisht se përkthimet e Luarasit , janë një lloj teorie, e cila mëson se si të përkthehet drama historike. Ai është një përkthyes i madh në llojin e vet.”(3)
(Sh.Shaqiri Skënder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Rilindja, 1 nëntor,1980, f.14.)
Për këtë kontribut madhor studjuesi Jup Kastrati deklaron ”me përgjegjësi shkencore se prof. Skënder Luarasi qëndron përkrah Nolit dhe Konicës”(4)
(J. Kastrati. Skënder Luarasi përkrah F.S.Nolit e F.Konicës, Artikull i cit., f. 2)
Skënder Luarasi në përkthimet e tij u frymëzua jo vetëm nga dëshira për njohjen e lexuesit shqiptar me veprën e plotë të Shekspirit dhe nga përvoja, qëllimet dhe kriteret që kishte përzgjedhur paraardhësi i tij, por dhe ta paraqiste veprën në kuadër të zhvillimeve më të reja historike. Ai ishte i bindur se vepra e Shekspirit do t’i shërbente lexuesit shqiptar që të kuptonte edhe personazhe e ngjarje të kohëve moderne. Veprat e Shekspirit e shprehin me vërtetësi artistike frymën e kohës por janë edhe universale, japin vlera mbihistorike, që sintetizojnë përvojën botërore të historisë njerëzore. Ndaj në veprat e tij mund të shihen edhe pjesëza të historisë së hershme, edhe mund të gjykohet mbi kohë, ngjarje e vende të tjera.
Kur diskutohet për vlerat e Skënder Luarasit si përkthyes duhet patur parasysh vështirësia e origjinalit, pasuria e madhe e aforizmave, fjalëve të urta, sentencave, metaforave, simboleve që përmbajnë veprat. Atje Skënder Luarasi ka dhënë tensionin e brendshëm dramatik që përshkon skenat e gjalla e plot larmi, skalitjen e karaktereve me fjalë dhe shprehje të një gjuhe tjetër. “Veprat, pavarësisht nga zhanri që i përkasin, nuk janë zbehur e s’janë rrafshuar e rrumbullakosur, por kanë ruajtur atë jetë dhe gjallëri që kanë dhe në origjinal. Diku të ashpra e të murrëtyera, diku me ngarkesa të mëdha psikologjike e filozofike, diku të brishta e fluide, diku plot dritë e tinguj, diku si të kallkanosura e me një ngurosje të llahtarshme e mjaft domethënëse.”(5) (P. Jorgoni. Me forcë e guxim Prometeu, Drita, 16 janar, 2000, f.6)
Studjuesi Adriatik  Kallulli analizon të tjera vler: “Merrni cilëndo vepër që Skënder Luarasi ka përkthyer në shqipe. Do të vini re menjëherë koherencën e stilit, pasurinë dhe begatinë e shqipëruesit, natyrshmërinë e konteksteve dhe frymën e lartë të komunikimit. Po do të pikasni menjëherë vrullin e ritmit, qoftë në prozë, qoftë në poezi, gjallërinë dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologëve dramatikë, peshën dhe saktësinë e fjalës, bukurinë e shprehjes dhe buisjen e përfytyrimeve te cilido lexues.” (6) (A. Kallulli: Artikull i cituar, f.7.)
Studjues të tjerë  venë në pah objektivat politike të Skënder Luarasit për demaskimin e sistemeve jodemokratike
Refik Kadia: “Kur u përkthye “Tregtari i Venedikut” nga Skënder Luarasi ai i dha rëndësinë e duhur përcaktimit të Heines: “O Shylock, ti je i padrejtë! “Skënder Luarasi një pedagog i njohur për këndvështrimin e tij disident, përktheu “Rikardin II” dhe“Mbretin Lir” me synimin për të denoncuar tiraninë e diktatorit komunist.” (7)
(R. Kadia. William Shakespeare në Shqipëri, LCPJ, Volume 2 / 1, nr.37, 2009, f.8)
Ndërsa Akad.Alfred Uçi  e shtrin analizën vlerësuese  në ndërthurjen tematike dhe konceptin e tragjikes: “Veprat që përzgjodhi e përktheu Skënder Luarasi nga Shekspiri dhe komentet që u bënte, tregojnë qartë qëllimin e tij për të demaskuar, dënuar dhe satirizuar realitetin që po kalonte Shqipëria. Ai përktheu tragjeditë “Mbreti Lir”, “Rikardi II” e “Rikardi III” meqë “ mendonte se kuadri shekspirian në shqip do të bëhej më i plotë dhe zëri i tij do të tingëllonte më bashkëkohor në qoftë se tragjeditë e përkthyera nga Noli do të ndërsuazoheshin midis kronikave historike me subjekte tragjike. Në këtë mënyrë do të kuptohej më mirë thelbi i konceptit shekspirian të tragjikes” (8)
(A.Uçi. Shekspiri në botën shqiptare. Koncepti shekspirian i tragjikes. Libër i cituar, f.18)
Veçori karakteristike e përkthimeve të Skënder Luarasit është se ai i është përmbajtur tekstit dhe kontekstit të origjinalit duke ruajtur vlerën artistike të veprës. Kjo është arritur në sajë të kulturës së gjerë, njohjes së shkëlqyer të gjuhës së huaj dhe të gjuhës shqipe, afinitet ndaj veprave të shkrimtarëve të mëdhenj, njohjes së shkëlqyer të letërsive e të kulturave të kombeve të ndryshme, njohjes së shpirtit e sjelljes së njerëzve në situata të ndryshme. Ai i ka kushtuar vëmendjen konstrukioneve ideomatike, aforizmave e proverbave, metaforave dhe shprehjeve metaforike nën një gjuhë të pasur e fleksibile, përdorimit të fjalëve e shprehjeve të rralla të tabanit popullor, proverbave e aforizmave. “Mund të thuhet se, në qoftë se aforizmat e Shekspirit janë quajtur margaritarë të veprave të tij, atëherë, lirisht mund t’i quajmë përkthimet e tyre në gjuhën shqipe nga S.Luarasi margaritarë të mjeshtërisë së përkthyesit tonë…Përkthimet e veprave të Shekspirit nga Prof.Skënder Luarasi pa mëdyshje i takojnë fondit elitar botëror të përkthimeve’’ (9)  (Sh. Shaqiri: Artikull i cituar, f.14.)
Vlerë të posaçme në përkthimet e Luarasit paraqet thesari i pasur gjuhësor, në të cilin gjejmë mjaft shprehje ”popullorçe”. Frazeologjia popullore dhe proverbi popullor ka pasur gjithmonë ndikim të madh në gjuhën e shkruar shqipe. Ato kanë ndihmuar për njohjen më të mirë të letërsisë botërore, për zhvillimin e shijes letrare ndër lexuesit shqiptarë, për ngritjen e kritereve të tyre artistike , për zgjerimin e diapazonit estetik e kulturor në përgjithësi por edhe për të kritikuar e demaskuar grupimet e privilegjuara e vetë kreun e diktaturës
Skënder Luarasi i jepte rëndësi të madhe komenteve, diskutimit në auditor, improvizimit të skenave në auditor dhe  shfaqjes në skenë të veprave të Shekspirit. Përveç temave në hartime e referate, improvizimit të auditorit në miniteatro, një pjesë e përkthimeve të tij u dhanë me sukses  në teater. Veprat e Shekspirit janë shfaqur  me sukses nga  Teatri Kombëtar e teatrot e rretheve.  Efektin e mesazheve  shekspiriane  na e ka saktësuar  i përndjekuri politik Spartak Ngjela, i cili kujton se kur Teatri Kombëtar  shfaqi dramën  Rikardi II, diktatori i zemëruar  e la shfaqjen përgjysëm. Ndaj edhe i paharruari Agim Qirjaqi përgatiti shfaqjen e parë si regjisor me “Rikardi III” të Shekspirit ne vitin 1992 dhe korri  suksesin e merituar.
Se si interpretoheshin  mesazhet  shekspirine sipas realitetit e dëshmon edhe kjo
bisedë e lirë me studentët  mbi dramën e Shekspirit ”Komedia e keqkuptimeve”.
Një studente e ngacmuar nga tema, pyeti Skënder Luarasin:
- A mund të na thoni, profesor, se me kë duhet të martohemi?
- Nuk mund të them se me kë duhet të martoheni, por me kë nuk duhet të martoheni!
- Sigurisht, jo me budallain, profesor .
- Jo, budallai nuk është rasti më i keq, por frikacaku!
- Po pse?
- Sepse një ditë të bukur, tek dilni për shëtitje në pyll, befas, ju del ujku. Gjëja e parë që do të bënte budallai, po ta dojë gruan, do t’i turrej ujkut, ndërsa frikacaku do të fshihej prapa saj dhe do të lutej të mos e hante atë por: “Haje gruan!”
Në vitin 1964, me rastin e 400-vjetorit të lindjes së Shekspirit, ai botoi disa artikuj, diskutoi në konferencën jubilare dhe  organizoi  me studentët e degës së anglishtes teatrin  studentor ku u luajtën drama ‘’Shtrëngata‘’  dhe   komedia ‘’Si ta doni‘’. (10)
(S. Luarasi, Shekspiri i madh, Drita, 19 prill 1964, f.3)  
Skënder Luarasi dhuronte   shumë libra ndër miq e institucione ndërkombëtare. Në këtë përvjetor  ua dërgoi përkthimet e tij  edhe  Muzeut Britanik, Departamentit të Librave në Londër, Qendrës “Shekspir“, Biblioteka e vendlindjes, e riorganizuar  me rastin e organizimit të  festivalin përkujtimor.
Muzeu Britanik
Muzeu i librave të shtypur
Londër
16 Prill 1964
Z. Skënder Luarasi
Universiteti i Tiranës
Shqipëri
Sër,
Unë kam nderin tju bëj të njohur me falenderime marrjen e veprave të përmendura më poshtë që ju keni patur mirësinë  tia dhuroni Fondit të Muzeut Britanik
Unë jam Sër,
Shërbëtori juaj i bindur
Ali Hudd
Librat e dhuruara:
Longfello H. : Kënga e Hajavathës
Shekspir U. : Mbreti Lir
Luarasi S. The Kyrias sisters
Festivali i Përvjetorit të të Shekspirit 1964
Zyra e Festivalit
Henley Street
Stratford-upon-Avon
Angli
7 Qershor 1964
Z.Skënder Luarasi
Universiteti Tirana
Shqipëri
I dashur z. Luarasi,
Më vjen keq që nuk ju kam shkruar më parë  për tju falenderuar për dhuratën  e këndshme të tre veprave të Shekspirit në shqip të përkthyera prej jush.
Unë do të dëshiroja të përcjell urimet më të mira të Fondit të Vendlindjes së Shekspirit  për këto botime shumë interesante për Bibliotekën e Vendlindjes, e cila si mund të keni dijeni  është vendosur  në qendrën e re të Shekspirit, e cila është hapur zyrtarisht  më 23 Prill të këtij  viti për të shënuar 400-vjetorin e Lindjes së Shekspirit
I juaji sinqerisht
Peter Meseser
Ndihmës  Drejtor i Festivalit

Në këtë mënyrë Skënder Luarasi   ia bënte të njohur botës së qytetëruar se edhe gjuha shqipe është e aftë të përkthejë me dinjitet Shekspirin, edhe populli shqiptar është pjesë e qytetërimit botëror.Nuk mund të bënte më shumë në kushtet e një sistemi diktatorial që ia pengonte përfaqësimin e vlerave në arenën ndërkombëtare.

AKADEMIKU ALFRED UÇI BOTON NJË VEPËR TË RE, PËR MIGJENIN

$
0
0

(“Estetika migjeniane-Fryma moderne në letërsinë shqipe”)

Nga: Murat Gecaj

1

Në këto ditë të fundvitit 2013, prof. Alfred Uçi-Akademik sjell një dhuratë të re për lexuesit tanë. Është vepra “Estetika migjeniane-Fryma moderne në letërsinë shqipe”, kushtuar Poetit tonë Kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni. Libri është nën siglën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe e ka shtypur Shtëpia Botuese “Kristalina-KH”, Tiranë.

Autori  na  e bën të  qartë, në “Hyrjen” e librit, se përse e ka shkruar atë: “Jam kthyer tani te Migjeni jo vetëm se ka qenë një peng i imi jete, por edhe se konturet e botimeve të mëparshme të miat, kushtuar Migjenit, nuk ishin të plota. Prandaj,  me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij dhe 75-vjetorit të vdekjes e të kthimit të eshtrave të tij në Shkodër, shpresoj të paraqes  një varg përfundimesh, pas rileximit të fundit të veprës së tij”.

Libri në fjalë i prof. Alfred Uçit është voluminoz, pra përmban gjithësej 610 faqe. Autori e ka ndarë atë në 12 kapituj, me disa pjesë, secilin. Hapja është me kapitullin, “Jeta dhe vepra e Migjenit” dhe mbyllja me “Etyde estetiko-filozofike”. Për këtë libër, në fund, është botuar edhe një shënim i shkurtër, në gjuhën frënge.

Në kopertinën e fundit të librit janë shënuar mendimet e përmbledhura të disa shkrimtarëve e studiuesve. Ndër këta, Anastas Kapurani shprehet: “E vërteta migjeniane është pasuri e pashterur, tërë mençuri, pa të dytë në letrat shqipe, që na tregon qenien e njeriut shqiptar në një nga udhëkryqet më të shënuar të historisë së tij”.

Kjo vepër tjetër e prof. Alfred Uçit-Akademik, në vargun e 22 botimeve të mëparshme të tij, mbushë një boshllek në studimet për Poetin tonë të madh Kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni. Ajo u shërben jo vetëm shkrimtarëve e poetëve dhe studiuesve tanë të kësaj fushe, por sidomos pedagogëve e studentëve të degëve të letersisë, si dhe një mase në të gjerë lexuesish të interesuar. Prandaj e urojmë përzemërsisht autorin për këtë botim të ri, duke i dëshiruar: Shëndet të plotë e begati, krijimtari të mëtejshme sa më të frytshme dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 25 dhjetor 2013

SHPEND TOPOLLAJ MJESHTËR I SIMBOLIKËS Romani “Unë isha në Mat’hauzen”

$
0
0

1

“Unë isha në Mat’hauzen”, ëshë libri i publikuar kohët e fundit, nga shkrimtari i njohur durrsak, Shpend Topollaj, të cilin ai e quan roman biografik. Libri i kushtohet Ahmet Zenel Çekaj, i cili nuk është personazh letrar i sajuar, por një njeri i thjeshtë dhe i njohur në Malësinë e Tropojës, të cilin dallgët e jetës ku s’e përplasën. Ai mundi të veprojë e mbijetojë dhe që ka mirësinë të na lerë trashëgim atë çka pa, provoi dhe pësoi vetë dhe shokët e tij.

            Titulli mbase nuk bën shumë përshtypje, pasi janë thënë e shkruar shumë për këtë kamp famkeq të nazizmit, gjatë luftë së dytë botërore. Dikush edhe mund të thotë: “hë se të njëtjat ndodhi, tortura dhe tmerr ka në këto vende, ku jeta s’ka vlerë dhe jetohej në një shtrat me vdekjen. Ja që lexuesi edhe gabon pa dashje, pasi heroi ynë Ahmeti, rrëfen ndodhi tragjike, njerëzore dhe heroike, aq sa duken si të pabesueshme. Kushdo nga ne shtanget, tmerrohet dhe njëherazi krenohet e lumturohet, aq sa pyet veten: Çudi!? Vërtet kështu ka ndodhur? Ç’forcë e shtyn shqiptarin të bëjë vepër që të rrenqeth, duke falur jetën për një polak bashkqvuajtës dhe të panjohur, vetëm e vetëm se ai kishte fëmijë? Vallë, si do ta modelonte një artist, monumentin kushtuar sakrifikimit të jetës për jetën!?

Libri lëçitet lehtë dhe me ëndje, falë gjuhës dhe penës së shkathët të autorit, por më së shumti për strukturën e thjeshtë të romanit, ku heroi ynë rrëfen jetën e tij. Është një zgjedhje mjaft e goditur, që lexuesi duke u kthyer në traditën e herëshme, ulur këmbëkryq pranë zjarrit bubulak, aty në odën e burrave, e ndjen veten pjestar e bashkëbisedues. Qëllimisht “Romani” nuk ka as ndarje e as kapituj, ku fjala rrjedh qetë e as të lodh e as të bezdis. Mjafton pak fantazi dhe secili mund ta përfytyrojë veten në një natë dimri pranë vatrës, duke pjekur gështenja dhe së bashku me Ahmetin të humbasë në ato vite të shkuara, ku fati i njeriut është i lidhur me fatin e atdheut, në atë histori të trazuar, ku pleksen lufta për liri me përpjekjet për mbijetesë, ku besimi te fjala e thën dhe besa te fjala e dhënë, ndeshen me zhgënjim, padrejtësi e deri në marrëzi.

            Në librin e Shpendit, “Unë isha në Mat’hauzen”, duhet thënë se jeta e Ahmetit, këtij malësori nga Tropoja, është plot të papritura, me kthes të forta, me pak çaste të lumtura, por me shumë vuajtje, me shumë guxim e durim për të mos vdekur e turpëruar. Me ato pak fjalë të thëna aq sinqerisht dhe pa zbukurime, futemi në të kuptuarit e historisë, të jetës dhe psikollogjisë së shqiptarëve si individ dhe si komb. Autori e quan roman biografik, ndërsa unë, ndoshta edhe të tjerë mund të mendojnë kështu, do ta quaja libër historik, pasi të gjithë personazhet, duke filluar që nga Ahmeti ynë, Sadri Din Lushaj, Beqir Sulo Agalliu, Beqir Ndou, Kudret Kokshi, apo Jahelezët e Dragobisë, e plot të tjerë, të cilët janë njerëz me emër dhe mbiemër, që lëvizin, punojnë, luftojnë dhe rrugëtojnë në udhën e fatit, bashkarisht me të mirat dhe dobësitë e tyre dhe përfshihen në vorbullat e historisë, ku jo të gjithë ja dolën mbanë.

            Dikush do të pyesë se cilët janë personazhet. Më kot do të lodhet t’i gjejë e t’i ndajë, pasi aty janë të gjithë, duke filluar që me pjestarët e familjes, e më tej shokët, miqtë, bashkëvuajtësit. Po konflikti i brendëshëm që i jep lezet dhe lëngun jetësor veprës letrare. Është dhe nuk duket, ndjehet dhe nuk kapet, endet në hapsirë dhe ulet këmbëkryq në tokë, pasi është lufta dhe kundërshtimi i individit që vepron i ndërthurrur me historinë dhe përballjen e shoqërisë shqiptare ndaj pushtuesit, si fillim Italianët, më pas gjeramanët dhe në fund me pushtetarët tanë të dalë nga lufta, të cilët vendosën diktaturën, sherrnajën që na ngatërohet si ferra nëpër këmbë.

            Në shumicën e herëve, kur japim vlerësimin për një libër themi se, është i mirë për brendinë dhe mesazhet që përcjell, i këndshëm për mënyrën e ndërtimit të subjektit, dialogut dhe artit të të shprehurit, dhe i bukur për gjetjet e veçanta që bën autori, si në rastin e këtij romani, të simbolikës së qëmtuar e të qëlluar mësëmiri. Për dy të parat i takon vetë këndonjësit të zgjedhë e të japë mendim, ndërsa për simbolikën duhet ndalur, pasi është tipike për këtë libër dhe e përdorur heshturazi dhe mjeshtërisht, aq sa në fund, gjithkush mund të pyesë dhe të diskutojë me veten dhe me të tjerët.

Gjykojeni këtë ndodhi: “Beqir Ndou, deputet, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe zëvendësministër i brendshëm, kishte tradhëtuar! Tani paska dalë kundër vijës së Partisë. Më parë, gjatë luftës fashistët e kishin arestuar plot dymbëdhjetë herë, por po kaq herë e kishin lëshuar”. Kjo sipas komunistëve në pushtet e “bënte Beqirin të dyshimtë. Pra, ai duhej të pushkatohej, që të mbetej i besueshëm”. Dhe më në fund, shokët e luftës dhe partia e tij e burgosin për të trembëdhjetën herë. Vallë kë kishte tradhëtuar ai luftëtar i vijës së parë? Rasti i Beqirit, se mos është i vetëm. Gjatë pesëdhjetë viteve diktaturë, kështu si Beqiri e pësuan me dhjetra, në mos me qindra kuadro të dalë nga lufta, madje me poste e detyra edhe më të larta.

Ç’përgjigje do t’i jepni dhe ç’qëndrim do të mbani kur të ndesheni me një ngjarjeje të hidhur të ndodhur në kufi, ku me pak rreshta përcillet te lexuesi përçarja dhe armiqësimi i shoqërisë shqiptare, e shumëpërfolura lufta e klasave. Çuditërisht këtu autori i kursen fjalët: “Azem Neza nga njëri krah, shahesh me një djalë nga familja Shyti, në krahun tjetër. Njëri i thoshte tradhëtar e tjetri komunist dhe që të dy mbetën të vrarë nga plumbat e shoqi-shoqit”. E çuditëshme kjo që ndodhi në hapsirën shqiptare, pasi kurdoherë pas lufte njerëzit lenë armët dhe i kthehen punës, ndërsa ne, për gjysëm shekulli mbetëm të ngujuar në llogore dhe i vumë dyfekun, fitimtari të mundurit. Është pak të thuash se është vetëvrasja e kombit, pasi kjo plagë është një fatkeqësi, të cilën heshturazi nuk po lemë mbrapa edhe sot e kësaj dite, në njëzët e kusur vite demokracie.

            Në faqet e fundit të librit, skena më e bukur që na drithëron të gjithëve. “Në përmendoren “Fitore mbi fashizmin”, vendosur nga shqiptarët në kampin gjerman në Mat’hauzen, në 9 maj të çdo viti, një qytetar polak vendos një karafil i kuq në grykën e pushkës”. Ngjarje e vërtetë që na bën krenar ne racën shqiptare. Një veprim me simbolikë të fuqishme e të magjishme, ujdisur mjeshtërisht nga autori, duke na lënë në përfytyrimet tona të hamendësojmë lloj-lloj skenash heroike, trimërore, dashurore dhe njerëzore së bashku. Unë mendoj dhe, kështu kisha dëshirë, që në ballinë të librit, të vendosej një kompozim artistik i tillë: “Karafil mbi pushkë”. Kështu së bashku me portretin e Ahmetit, heroit të librit, do të fliste shumë më shumë, pasi është simboli i jetës që triumfon mbi vdekejn, është e mira që e mund të keqen, është hyjnizim i jetës që vazhdon, ku edhe ne shqiptarët kemi lënë gjurmë dhe shpirt, por që  edhe kemi hisen tonë.

            Falënderime Shpendit, për këtë libër të bukur dhe me vlera letrare, njohëse, edukative dhe krenarie, sidomos për të rinjtë.

            Kadri Tarelli

    Durrës       


Përurimi i librit “Kthimi i pamundur, Lady” në Prishtinë

$
0
0
1
Skulptor i fjalës Adem Gashi- shprehësi ndjenjash për artikulimin e së brendshmës
Para se të fillonte përurimi i librit, në foajeun e Bibliotekës kombëtare dhe universitare të Kosovës në Prishtinë , atë mesditë, takova poetin tek përshëndetej me miqët e librit dhe sëbashku me ata/ ato hapëronte drejt amfiteatrit të njohur botërisht.Takova edhe gjeneratën e aktorëve të rinjë, të sapodiplomuar në Universitetin e Kosovës, vendasen time etj.
” Përshëndetje zonja, zotrinjë, miq, shokë, dashamirë të artit. Ju falënderoj shumë, për nderin që na e keni bërë dhe keni ardhë këtu që të promovojmë së bashku librin me poezi të shkrimtarit tonë Adem Gashi ” Këthimi i pamundur, Lady”.
” Ka ardhur dikush sonte/ ftuar, pa ftuar/ dikush sonte ka ardhë në odën e padukshme. Padukshëm, paprekëshem si vet mrekullia/ gjezdisë, trazon rrathët e ajrit/ pikërisht si ëndrrat e mija. Se shoh, se prekë, e ndjejë/ E, ku preket pa forma prej shpirtit/ që ndritë sa 100 ndjejë/ koneve, mistereve prej labirintit/ Me rëndësi është/ ka ardhur, këtu, tani/ Unë i jep ngejshëm formën përmbajtjes që dua”. ( Dardan Gashi- aktor, vargje të zgjedhura nga libri më i ri)
” Kthimi i pamundur, Lady” risjell të njëjtën “lady” të shfaqur shtatë vite më parë në ” Lady Mak(th)beth”, që, pavarësisht implikimeve nga jeta përsonale, për nga ana gjuhësore artikulohej si një homazh për shkollën françeskane. Në librin e dytë për ” lady”- n, Adem Gashi me të njëjtin pasion dhe me të njëjtën mjeshtri poetike, krijon vargje që përsosin frymën dhe formën e njeriut të dashuruar, i cili provon, siç thot poeti , ta kryej diademën e madhe, duke u shprehur herë në dialektin gegë, herë toskë, por edhe në gjuhën standarde dhe duke aktivizuar arkaizma, neologjizma dhe fjalë e shprehje nga bota rurale dhe urbane që i japin poezisë një kolorit stilistik.
Po ashtu, në rrjetin e motiveve, trajtohen dashuria, përditshmëria dhe shtatë ngjyrat e jetës, të cilat përbëjnë një tërësi simbolike më vete brenda librit. Ndërsa, luhet me forma të vargnimit tradicional, modern e postmodern, për t’i nxjerrë më mirë në shesh referencat nga kultura e përgjithshme, nga jeta, nga librat, por edhe nga rapsodët dhe reperët.
 Poezia e Adem Gashit shtrihet nga metafora më e ndërlikuar deri te parrhesia, ose ligjërimi i zhveshur. Në të dy rastet, shkalla e motivacionit është shumë e lartë. Një alternim i këtyre dy figurave ekstremisht të kundërta e japin vargjet; macja edhe po u rrëzua/ bie në këmbë/ dhe gërvisht/ ëndrrën e shpifur të miut.
 Ndërsa për të krijuar dramaticitetin brenda vargjeve, poeti preferon krijimin e dilemës si akt mendimi bipolar që ndan edhe shpirtin në dysh; jashtë ka një stuhi/ brenda bën furtunë/ brenda a jashtë jam unë/ xhami midis.
 Në gjithë këto dilema, poeti në një poezi që ironizon natyrën narcisoide të njeriut, shpreh dëshirën egoiste për vëmendje, mungesa e së cilës dihet që provokon vetvrasje te i shpërfilluri , që ndihet si një ” bosh me bisht”: do të doja/ të mos doja asgjë/ veç mua/ të më donin të gjithë.
 Ndryshe nga dëshira për ta njohur të tjerët, në poezinë Traktat për harakiri, ai nuk dëshiron as vetënjohjen që i vjen në trajtë kujtimesh: përfundimisht jam vrasës/ dhe pikë/dje masakrova një lirikë/ që më ngjallte kujtime fëmijërie.
 Adem Gashi është poet që ka provuar ngritje nga libri në libër. Mirëpo, me dy librat e fundit për “lady”- n, ai edhe pse i mbërthyer në rrjetën e ndjenjave, është kthyer në skulptor të fjalës. Prandaj, këta dy libra duhet ta gëzojnë sa letërsinë, aq edhe gjuhën shqipe”. ( Ag Apolloni- studjues dhe Profesor, fragmente nga vështrimi kritik, i titulluar ” Diadema”).
Lexuan poezi të huazuara na libri i sapobotuar dhe u duartrokiten gjatë aktorët e sapodiplomuar, të Universitetit të Kosovës: Dardan Gashi, Granit Ukaj, Agon Asllani dhe Edison Dervishaj.
“Nëse e keni parë filmin ” Rasti i rrallë- Benjamin Button ” ku flitet për një foshnjë që lindë plak dhe bëhet njeri? Një moment, ai ndodhet në një anije dhe rastisë të ndihmoi por edhe të dëgjoi pyetjen e detarit pijanec, që e vëren ndryshimin- përtrirjen e tij. Pyetjes: a unë po pijë shumë a ti po bahesh më i ri? Jo i thot Benjamini, ti po pin shumë! Pasi e lexova librin ” Këthimi i pamundur, Lady”, u binda se Adem Gashi nuk është plakë fare. Prej librit ” Lady Makbeth”, për të cilin gjithashtu kam pas shkruar, si duket unë po pij shumë”. (Ag Apolloni)
” Adem Gashi, tek një botues, ka rrespektin dhe pritjen e përhershme me Po- në e madhe.
Sepse njeriu krijon disa kode, çoftë duke ju referuar traditës, dëshmisë e cila vërtetohet në një fazë të caktuar kohe. Unë pata fatin që në vitet ’67-’68, të isha normalist, të njihesha për së afërmi me te, dhe më besoni se edhe atëher Adem Gashi ishte poet i formatit, poet që ka ditur të artikuloi vehtën,vlerën,mesazhin…Normalja e asaj kohe ka qenë vërtetë vatër e artit dhe për fat të mirë po reflekton dita ditës edhe sot duke kulmuar me librin që po përurohet sot. Ky libër dallon prej librave tjerë, vjen në një kohë kur kemi nevojë për art dhe poezi të mirfilltë, ndërsa vet prania e juaj e dëshmon këte. Një falënderim për librin që na e dhuroi Ademi i drejtohet familjes në përgjithësi ndërsa bashkshortes se tij në veçanti për krijimin e komoditetit që krijuesi të tregoi potencialin e tij”.(Abdullah Zeneli- shtëpia botuese “Buzuku”.
Në fund, poeti Adem Gashi, falënderoi të pranishmit, autorin e vështrimit kritik, shtëpinë botuese dhe aktorët e rinjë të cilët moderuan dhe recituan vargje të zgjedhura nga libri i përuruar sot.
Xhevat Muqaku- 18.12.2013 në Prishtinë

Libri i Skënderbeut

$
0
0

Nga Gjon KEKA

 1

Njohja e se kaluarës sonë si komb nuk është një kapital i vdekur,por tepër i gjallë ,i pranishëm ,sepse përmes njohjes të së kaluarës ne njohim rrënjët e pemës sonë dhe fitojm një pamje të qarte të saj.Vetëm duke hyrë në shpritin e së kaluarës sonë ne mund të shohim skenat e jetës ,gjurmët dhe karakterin ,parasëgjithash të fitojm një pamje të qartë të saj duke e sjell të pranishme në kohën tonë ,pra duke e njohur atë dhe personalitetet mbikohore që lanë gjurmë të pashlyera.

Ndërkaq , Libri i Skënderbeut , ose Libri i Mrekullive, është një format i madh dorëshkrimi , dhe tepër kurioz , i cili ruhej në bibliotekën e Dukës së Weimarit.

Ky dorshkërim që ka qëndruar në duar të liderit dhe mbretit të Shqipërisë Gjergj Kastriotit konisderohet si një dhurat që i kishte bërë atij Ferdinandi i Aragonit.

Ky dorëshkrim me vlera të mëdha historike dhe të përgjithshme thuhet se ishte në duar të Gjergj Kastriotit dhe ,pra ia e posedonte këtë libër ,por edhe nëse ky doreshkrim nuk do të ishte në duar të tij ,nuk është më pak interesant dhe i vlefshëm.Por duhet nënvizuar se jo rastësisht mbanë emrin libri i Skënderbeut ,apo libri i mrekullive ,që do të thotë se ai ishte në duar të tij dhe aq më mirë që ky libër u bë akoma më i njohur ,sepse përbënte një dhurat të dyfish për studiuesit e para për librin dhe karakterin e tij ,si dhe për personalitetin që e posedonte atë. Siç edhe kam shkruar në librin tim ,”Skënderbeu ,ideator i bashkimit europian” ,mbreti i pavdekshëm i Shqipërisë,vizionari dhe strategu i kombit tonë gjente kohë edhe të lexonte,ai kishte preferencat e tij të leximit dhe njihte në thelb artinë e më hershme dhe frymëzimet që kohërve që ai merrte nga njerëzit e urtë që lanë gjurmë, thjeshtë Gjergji i donte dhe i konsideronte librat si pjesë e lidhshmërisë së njeriut me njëri tjetërin,libri për të kishte rëndësi të madhe .

Megjithkëtë libri dorshkrim që kishte në duar Gjergj Kastrioti kishte 325 faqe pergamen ,i dekoruar në çdo anë ,shoqëruar me figura ,ajo ndahej në dy pjesë njëra thuhet se i përket shekullit XV ndërsa tjetëra atij të XVI.

Në pjesën e parë librin ka këtzë përmbajte dhe përfaqëson makina të panumërta dhe shpikje ,ndërsa më pas edhe përdorimi i luftës, rrethimeve dhe sulmeve : armëve të çdo lloji , armët , bomba , shkalle ngjitje ; instrumente e të ndryshme ,ura ,mullinj dore , skena të mundjes,marshime ,manovra ushtarake , subjektet tjera,pastaj të ingjinieringut të artit të përgjithshëm luftarak etj etj.
Ndërsa në pjesn e dytë e cila është posaqërisht e përbërë nga skena të kohës si të jetës publike ashtu edhe të asaj private, pra të karakterit të jetës dhe imazhit të përgjitshëm.Pra në këtë droshkrim të pjesës së dytë ka një veçanti ajo e përdorimit të kostumeve, të artizanateve ,tregëtisë, atributet tjera të kushteve jetësore,arti i kuzhinierisë, kovaçët, rrobaqepësit,prodhuesit e rripave,këpucëtar,cirku ,peshkatarët,fermerë,piktorë ,poetë,muzikantë astronomët,mjekë,etj, pastaj ato të jetës së brendshme shtëpiake,si mobilje, qelqi enë ,instrumente të ndryshme,harpa,,këmbanat,akrobajtë,portrete ,simbolika të ndryshme ,të gjitha kanë brenda tyre subjektet, por të gjitha këto të përfshira brenda këtij dorshkrimi i japin kuptim dhe rëndësin por edhe vlerën e madhe këtj dorshkrimi që ka poseduar mbreti i Shqipërisë ,i pamposhturi dhe lideri i urtë e vizionar Gjergj Kastrioti.
Poashtu siç shihet edhe në foto libri paraqet një struc me një patkua në sçepin e tij ,që qëndron pranë një tavoline ,të vendosura dy vezë të mëdha pranë ,ulur qëndron një filozof dhe e gjithë kjo në mënyrë magnetike tregon gjithë eksperimentin e përfshirë të magjisë dhe vlerës së këtij shpjegimi të madhe në këtë dorshkërim.Sidoqoftë, pavarësisht mungesës së teksteve të caktuara shpjeguese ky libër ,dorshkrim ,apo Libri i Skënderbeut është një nga koleksionet më origjinale të kohës dhe për ne si Shqiptarët një arsye më shumë ,sepse ky dorshkrim ishte në duar të Gjergj Kastriotit,heroit tonë kombëtar dhe mbrojtësit e ideatorit të unionit të familjes europiane.Duhet theksuar se libri i Skënderbeut,ka pas fatin të jetë i njohur edhe për botën shqiptare,por nga të pakët shkrimtarë dhe studiues tanë si p.sh. Aleks Buda dhe Moikom Zeqo.

Kështu që me pakë fjalë veprat dhe ngjarjet e të drejtës se kombeve dhe jetës së njeriut janë si këshilla të shkëlqyera të një ndërtese të mrekullueshme.Prandaj edhe ky droshkrim që quhet edhe Libri i Skënderbeut, ka një rëndësi të madhe sepse mbanë emrin dhe parasëgjithash ka qëndruar në duar të themeltarit dhe majës së lavdisë së kombit tonë arbënor europian.Pikërisht Gjergj Kastrioti rridhte nga pema e madhe e lashtësisë së kombit tonë për t’i dhënë emrin dhe renditur krahas lavdimtarëve si Aleksandri,Pirro duke qëndruar së bashku si shtylla të përjetshme të kombit tonë dhe civilizimit të përbashkët të familjes sonë europiane.

Fragment nga romani” TULIPANI I KORESE”

$
0
0

KAPITULLI  I  NJËZET  E  PESË

 Nga: Kristaq Turtulli

Kur rritet inati, mendo pasojat…

Konfuci

Vironi u përpoq ti shmangej shikimit të ngrirë, të errët si pellg me zift, të Çao Dao Bu-së. Eci përgjatë tezgave me barishte, spinaq, lëpjeta, radhiqe, rrepka, karota dhe qepë. Pak më tej ishin tezgat e shtrembra sikur do binin përdhe të mbushura me patate të vjetra me gunga. Të gjitha këto prodhime ishin të mbledhura prej fshatarëve nëpër skërkat e maleve, mezhdat e arave dhe në zgavrat e përrenjve. Ecte ngadalë për tu treguar i preokupuar në sy të saj, në blerjen e prodhimeve të stinës

Përgjimi dhe vështrimi i Çao Dao Bu-së ishte acarues. Ajo shoqërohej nga dashnori i përkushtuar, shitësi veshllapush i peshkut, Kim Kum Il. Ata ngriheshin në majë të këmbëve, zgjateshin majtas djathtas, bënin veprime të hallakatura. Të dy lëvrinin të paduruar, donin të fshiheshin e të përgjonin njëherësh, nxituan në anën tjetër, shtynë padashur me bërryla shitësit e nervozuar, rrëzuan spinaqin, e shkelën me këmbë. Kërkuan të falur me sy të trishtuar, duke bashkuar pëllëmbët dhe përkulur me përulje kokat.

Vironit përnjëherë iu krijua përfytyrimi se zhapiku dhe bretkosa ishin më simpatikë se këta dy njerëz që zvarriten nëpër baltovinën e pazarit. Spërkatin me zift dhe kacafyten me shitësit  fatkeq, të cilëve po u shpërdorohej dhe shkelej malli i mbledhur me aq mund e sakrifica.

Vironit nuk i bëhej të qeshte, qëndroi, u mbush me frymë dhe fshiu djersën. Brenda disa orësh mësoi nga jeta shumë gjera,të cilat si kishte menduar më parë. Njohu sa me vlerë dhe e gjithëpushtetshme është kur të do dikush. Sa e madhe është dashuria e May Lee-së, femrës së mrekullueshme që, për djemtë vendas por edhe për vetë atë, quhej ëndërr e purpurte e pakapshme, fluide që i afrohej dhe largohej si era. Nuk mund të prekej dhe të ledhatohej.

Vajza e ëndërrt, e magjishme May Lee i dhuroi  gjithçka me fisnikëri, si rrallë ndonjë femër, me gjithë pasionin dhe forcën e shpirtit. Atëhere e kuptoi se ndjenjat e brishta nuk janë lodra, ato janë shungulluese. Dashuria dhe ndjenja e një femre kur të do me pasion nuk ka pengesë ta ndalë. Ajo nuk ishte e akullt, enigmatike, me mjegull të hirtë e shi të imët mbuluar, si pikturat e rëndomta që shiten në pazarin e antikuarëve. May Lee ishte ajri dhe vlaga, ëndrra dhe realiteti, dashuria dhe jeta, vetë dhurata e bukurisë dhe zjarrit femëror. Ajo ishte gjithësia, të cilën ia dhuroi pa ngurrim. Ndjenja, brishtësia, dashuria, sinqeriteti  nuk kanë masë dhe peshë të peshohen. Burojnë prej zemrës dhe shpërthejnë si vullkan i zjarrtë.

Vironi nuk besonte se njerëzit aziatikë,të skajit të largët, të kenë ndenja aq të prekshme, të patjetërsueshme, të dallgëzuara si uragane, shpërthyese sa shkundin dhe thërrmojnë malet.

Për herë të parë në jetën e vet u ndje i lehtë, me flatra dhe me frymëmarrje të plotë. Se janë ca gjëra të pashfaqura, të nëndheshme, të cilat lëvizin me tërsëllëm dhe ngrihen me vërtik përpjetë. Të bëjnë ta shijosh jetën, të mbash në buzë mushtin më të papërsëritshëm. E magjishmja May Lee në momentet e mrekullueshme të dashurisë qe ajër i freskët, fllad, këngë, burim gurgullues  e përnjëherësh llavë e zjarrtë.

U largua i përhumbur prej saj, duke u kalamendur,  vetëm sa kishte hedhur këmbën dhe shkelur lehtë, butë në parkun e Edenit. Pastaj gjithçka rrodhi aq shpejt dhe furishëm, kapërceu i hutuar deriçkën e vogël dhe shtegun e ngushtë të përmbytur nga ferrat dhe drizat. U përkul, gati u zvarrit nëpër monopatin që i treguan, pa i kushtuar rëndësi ferrave dhe gjembave se mund të çirrej apo të shpohej. Vironit akoma nuk i besohej për bukurinë që preku dhe e shijoi aq shumë, kundërmimi i trupit të saj e drithëronte, ndjehej i mbushur aq sa i mbahej frymëmarrja, por i pa nginjur…

Vironit iu duk e neveritshme të bënte rolin e të tremburit, fajtorit, kur nuk kishte arsye. Gjendej si gjithë qytetarët e tjerë në mes të pazarit të madh, ku zallahia dhe rrëmuja ngrihej në kupë të qiellit. Bëri një hap të madh majtas u doli përpara, qëndroi dhe priti të afrohej drejt tij përzierja e shpifur midis zhabjakut dhe bretkosës.

Çao Dao Bu nuk e priste ngulmimin dhe afrimin e djalit, ndaloi disa hapa larg tij, u kapërdi me vështirësi dhe mbajti për krahu shitësin e peshkut. Ajo u pështjellua, nuk e mendonte se huaji do ta vështronte drejt ne sy pa i lëvizur bebja e syrit. I u tha pështyma në gojë, iu bë i hidhur farmak, bëri të kthehej, të ikte nga sytë këmbët në shtegun më të parë midis tezgave, por shitësit e ndiqnin me sy të egërsuar dhe i dilnin përpara. Ajo u shmang, donte të lëvizte në krahun tjetër, gjithsesi rrugina midis tezgave ishte e ngushtë dhe ata me patjetër do të piqeshin. Çao Dao Bu shtrëngoi nga krahu shitësin e peshkut Kim Kum Il dhe shpejtoi hapin me shikim të ulur përtokë.

-Sa mirë që u takuam Çao Dao Bu,- i foli Vironi me nënqeshje të lehtë dhe njëherësh e zhbiroi me sy.

Ajo u përtyp, tërhoqi e hutuar kryet prapa dhe mërmëriti me keqdashje të hapur:

-Nuk di ku ta shoh të mirën e këtij takimi!

 Luajti me nervozizëm kryet si kulaçi i lulediellit që lëkundej prej erës, ndërsa shitësi veshllapush i peshkut Kim Kum Il u kollit me ndërprerje.

Vironi u mërzit dhe për një moment mendoi ta zgjaste bisedën me Çao Dao Bu-në, ta ngacmonte dhe të shfryhej me shëmtimin e tjetërsimit të fytyrës së femrës, por ndërroi menjëherë mendje. Nuk duhej ta tendoste akoma më tepër gjendjen. Ajo ishte një bretkosë e keqe që nuk dinte vetëm të kuakte, por edhe të përlyente dhe fëlliqte me ndotje dheun e shkrifët dhe lulet e freskëta. Gjithashtu, nëse ai fshihej, do dredhonte, tërhiqej nëpër fëlliqësirat e pazarit, me siguri do shtohej oreksi dhe dyshimi i  përgjueses, shkollares shembullore Çao Dao Bu.

Ai e shoqëroi me bisht të syrit tjetërsimin e fytyrës së vajzës, si metal i ndryshkur,  pa larguar prej fytyrës së tij buzëqeshjen cinike.

Vironi përsëri ndjente mëshirë dhe përbuzje për këtë femër fatkeqe, të paditur, që hante veten e vet prej xhelozisë dhe marrëzisë. Ndërsa Çao Dao Bu e urrente thellësisht, përbindshëm, aq sa t’ja nxirrte sytë me thonj këtij studentit të huaj, bukurosh, i cili pabesisht dhe pa pikë turpi u hyri në mes May Lee-s dhe asaj.

Ata u larguan pa kthyer kokën nga njëri tjetrit, por përgjonin me bisht të syrit, ecën me hapa të shpejtuara në skaje të kundërta. Çao Dao Bu u fut sërish me hap nervoz dhe të ngutur në rrugët e ngushta të skajit lindor të qytetit. Vironi doli prej pazarit, me hapa të ngadalta, kapërceu rrugën ndarëse dhe u fut në rrugën kryesore. Duke pasur në krah të djathtë qytetin model, të mrekullueshëm por fatkeqësisht fantazmë, të magjisë socialiste.

Filloi të binte shi. Vironi ngriti jakën dhe shpejtoi hapin. Stacioni i autobusit për të shkuar në qytetin e studentit ishte larg. Dy blloqe më poshtë se monumenti njëzet metra i lartë i derdhur në bronc i udhëheqësit të lavdishëm Kim. Vironi la pas monumentin dhe kaloi me hap të nxituar në anën e kundërt të bulevardit, në trotuar, përballë bllokut të rrethuar me mure dhe hekura të udhëheqësve të lartë të partisë dhe të shtetit.

Shiu vazhdonte të binte, por ai nuk çante kryet, i shkrepi të vraponte. Magjia May Lee i kishte ngelur në mendje. Vajza  i dha kënaqësinë më të mrekullueshme. Autobusi i linjës së qytetit të studentit frenoi me zhurmë përpara këmbëve dhe ai kërceu brenda. Makina u mbush menjëherë plot. Shiu filloi të binte me furi, me erë, përplasej mbas xhamave të dritareve, fshirëset punonin me vështirësi.

Vironi vështronte rrëketë e shiut që përdridheshin, dredhonin, rrëshqisnin nëpër dritare dhe ndjeu menjëherë mall të madh për May Lee-në. Provoi pendesë të heshtur, si një pickim në zemër që nuk kishte ndenjur më shumë me të. Dikush e preku në shpatull, u kthye me bezdi, dalloi kaçurrelin dhe buzëqeshjen e gjerë te kubanezit Julio.

-Përskuqja e fytyrës sate më mahniti. Në cilat shtigje të pashkelura barite sot vëllaçko?- i foli Julio me zë të lartë, pa e ndarë buzëqeshjen.

Vironi e ndjeu veten bosh, u nervozua dhe e këqyri tjetrin me vëmendje. Nuk i pëlqeu kur tjetri i futi hundët, përnjëherësh e mbërtheu alarmi i zbulimit të sekretit të madh.

-Në shtigjet e sat ëme Julio,- ia ktheu me ton të thatë.

Julio u prish në fytyrë dhe tundi kokën ngadalë.

-Nuk bëj shaka,- foli me zë të lënduar dhe vazhdoi me ton të ngjirur. – Sa për dijeni, mos i përzje mamatë në biseda hidh dhe prit.

-As unë,- ia ktheu Vironi thatë dhe ktheu kokën mënjane.

Kubanezi Julio hodhi lart kaçurrelin dhe shfryu me inat.

-Ta kam thënë disa herë dreqi me brirë Viron don Zhuani,  mos u kruaj shumë me mua. Sa për dijeni nëna ime u vra prej Fidel Kastros katër vjet mbasi ai mori pushtetin. Ajo ka qenë ndër komunistet e para, por nuk ishte dakord me politikën dhe praktikën që ndiqte Fideli, i cili inkurajonte parazitizmin dhe varfërinë. Nëna e kundërshtoi ashpër në një mbledhje plenumi. Fideli shkuli qimet e mjekrës prej inatit dhe e quajti nënën antiparti, antipopull. E përjashtoi dhunshëm nga partia dhe e pushkatoi. Nëna ime ishte ndër femrat më të bukura të Kubës. Im atë, i frikësuar për jetën e vet mëshumë se sa për mua dhe për të rregulluar biografinë, shpëtuar persekutimit u martua me një kushërirë të afërt të mjekroshit, një lëneshë e shëmtuar me eksperiencë. Vunë kurorë, mjekroshi mori pjesë në dasmë, qeshte me zë të lartë. Mbaj mend më kishin veshur me një kostum të bardhë. Ai më mori pranë dhe pyeti babanë: ‘Ky është djali? Babai me vështrim të trembur luajti kryet me të shpejtë. Fideli ledhatoi mjekrën dhe vazhdoi : Ta edukojmë të bëhet komunist i devotshëm.’ Unë shkava prej gjurit të tij dhe ika tutje. Kupton Viron don Zhuani, ndryshe nuk do të isha këtu me ty në këtë skaj të largët aziatik,’ përfundoi me zë të grindur Julio.

Vironi e ndjeu veten keq:

-Më fal Julio,- i pëshpëriti.

Kubanezi shkundi kryet me bezdi, pastaj zbardhi dhembët dhe flaku në çast mërzinë.

-Sa për dijeni, edhe po të ishte ime më gjallë, ti nuk mund të bëje gjë sepse do të paloste me shikim, dreqi me brirë Viron don Zhuani.

Të dy qeshën dhe i rrahën shpatullat e shoqi-shoqit.

-Të dy jemi dreqër të këndshëm, more Julio kubanezi,- i ktheu Vironi.

-Jemi! Përse të mos jemi,- ia bëri Julio dhe zbardhi dhembët: – Ne mbartim mbi shpinë me ndershmëri proletare komunizmin eksperimental.

Shiu vazhdonte të binte, xhamat e makinës ishin veshur me avull. Autobusi bëri një rrotullim të fortë, ndaloi përpara kinoteatrit. Ata kërcyen dhe vrapuan drejt derës së hapur të kinoteatrit. Julios iu fut këmba e djathtë në një pellg me ujë, fytyra e tij u deformua nga ngërdheshja, pështyu në pellg por nuk shau. I trembej përgjimit:

-Këta aziatikë krijojnë pellgje për të njohur mëritë,- pëshpëriti Julio.

Tek kutia e postës, Vironi gjeti një zarf, dërguar nga i ati, zarfi ishte i portokalltë dhe pak më i trashë se herët e tjera. E grisi në cep, brenda gjeti letrën të shkruar me shkrim të madh në fletë fletoreje me kuti dhe dy fotografi të formatit të zakonshëm. Në të dyja fotografitë kishte dalë i ati i qeshur, i lumtur, kokë më kokë me Megi violinisten, mbas tyre dallohej sfondi i detit, me siguri ata duhej të kishin dalë në plazhin e qytetit të Durrësit. Me flokët e Megit luante era dhe ai dalloi ballin pak të kërcyer dhe të gjerë.

Mbrapa fotografive ishte shkruar me shkrim të kujdesshëm:

-Me mall të presim, babai(një hapësirë e vogël bosh, ku ndjehej mëdyshja,më pas)  nëna Megi.

‘Nëna Megi,’ mërmëriti me vete. Sikur nuk shkonte, ishte artificiale. Vështroi  shiun që binte përjashta. Iu kujtua nënë Vera, sa shpejt lihen mënjanë, sfumohen, derisa harrohen njerëzit e afërt, të dashur edhe pse me ta ke kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës. I tmerrshëm qenka harrimi. Nuk do ta harronte kurrë nënën Vera.Vironit nisi ti pihej ujë, fërkoi qafën mbas këmishës dhe hodhi përsëri vështrimin përjashta ku vazhdonte të derdhej shiu dhe rruga ishte e përmbytur nga përrenjtë.

 Nuk donte të mendonte gjëra të trishtuara. Ishte i mbushur me kujtime të këndshme, mezi priste të vinte dita e nesërme dhe të mendohej se si të gjente mundësinë të takohej me vajzën që dashuronte. Mbase dhe babai i tij Mirili e donte vërtet violinisten Megi. A mund të dashurojë njeriu dy herë me të njëjtin zjarr dhe pasion?  Dikur babai i tij Mirili ishte dashuruar, siç thuhej, çmendurisht me nënën e tij Vera.

Vironi hëngri disa biskota të thata, të zbutura në çaj të vakët, u zhvesh dhe u fut në rroba. Mbështeti kokën në jastëk dhe mbylli sytë, përnjëherësh i doli përpara May Lee e qeshur, e zhveshur, e mrekullueshme…

POEZI, ME NDJENJA KOMBËTARE SHQIPTARE

$
0
0

(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”)

 1

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.

Muaj më parë, kolegu e miku im, nga qyteti i Pejës (Kosovë), poeti Agim Desku, dërgoi një mesazh përmes Internetit. Në të, njoftonte se kishte dalë nga shtypi libri me poezi i Drita Nikoliqit-Binaj, “Si ta pagëzoj heshtjen”. Bile, këtë botim të ri e  dërgoi dhe me e-mail. Sigurisht, kjo ishte një ngjarje e gëzuar për autoren, por dhe për familjarë, miq  e kolegë të saj. Prandaj u interesova të mësoja diçka më shumë për të, gjë që ma mundësoi jetëshkrimi i saj, në botimin në fjalë, por dhe Facebook-u.

Drita rrjedh nga dy familje atdhetare: është nga qyteti i Gjakovës dhe nënën e ka nga Shkodra. Jeta e solli që të jetojë familjarisht, në Novi Sad të Vojvodinës. Megjithëse në një mjedis të huaj, mendjen dhe zemrën gjithnjë i mban të pashkëputura nga vendlindja, në Kosovë e Shqipëri dhe trojet tjera të stërlashta amtare. Këtë gjë, ajo e ka pasqyruar më së miri në krijimet e saj, të cilat mund të gjinden edhe në faqet e Internetit. Ndërsa poezitë më të zgjedhura i tuboi në vëllimin, “Si ta pagëzoj heshtjen”.

Dhe ja, përsëri një njoftim tjetër i këtyre ditëve, nga poetet   Genta Kaloçi      (Tiranë) dhe  Shefqete Gosalci (Prishtinë). Meqenëse ishte planifikuar përurimi i këtij libri edhe në kryeqytetin Tiranë, me dashamirësi, këtë lajm ua bëra të ditur disa shkrimtarëve e poetëve, si dhe personave të tjerë të interesuar.

2.

Përurimi i këtij vëllimi me poezi u organizua në sallën kryesore të Ministrisë së Kulturës. Kishin ardhur mjaft të ftuar, nga Shqipëria e Kosova, krijues të fushave të ndryshme, punonjës të artit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Modeatore e veprimtarisë ishte Marjola Kaloçi. I pari foli Stavri Trako, i cili e analizoi këtë botim të parë të Drita Nikoliqit-Binaj.  Poezitë, që ai përmban, pasqyrojnë përjetime të autores,  plot dashuri e dhimbje njerëzore, ëndrra të parealizuara etj. Por ato, gjithashtu, përshkohen  me ndjenja të larta atdhetare, kombëtare shqiptare.

“Drita për dritën”, kështu e nisi diskutimin e saj, poetja nga Prishtina, Shefqete Gosalci, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Autorja në fjalëe ka vite të tëra, që shkruan e shkruan poezi të frymëzuara për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë. Ndërsa vetëm tani, ajo i gëzohet vëllimit të parë të saj. Poezitë aty janë të mbushura plot me atdhedashuri, nderim e mall të pashuar për vëllezërit e motrat shqiptare, kudo që ndoshen. Me zërin e një poeteje dhe veprimtareje të papërtuar, nga Novi Sadi, ajo shpërndan “dritë” nëpër trojet tona shqiptare.

Me interes u ndoqën nga të pranishmit diskutimi i frymëzuar i  shkrimtarit e  poetit Namik Selmani dhe përshëndetja e  Besim Ndregjonit, mik i autores. Ndërsa u duartrokitën nxehtësisht recitimet e Margarita Xhepës-“Artiste e Popullit” dhe kënga “Thërret Prizreni: Mori Shkodër”, nga Sh.Gosalci.

3.

Dëshiroj të shënoj  këtu pak radhë të redaktorit të këtij libri, Agim Desku. Ndër të tjera, ai nënvizon: Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike, “Si ta pagëzoj heshtjen”, natyrshëm ndjen tek vlojnë brenda tyre vlerësimet krijuese për peshen e fjalës së thjeshtë, në dukje, por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar…Aty janë ndjeshmëritë poetike, forca dhe karakteri i saj, zemra e mbushur me guxim, dritë dhe besim në vetëvete… Përmes vargut të saj, ajo sikur të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e saj poetik, duke zbuluar para teje përftytyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të pastër fisnik….Të tri ciklet e këtij vëllimi shquhen për formësimin poetik dhe lirikat e bukura,  duke dëshmuar krenarinë e dashurinë për Kombin tonë dhe mëllefet e forta sociale të autores”.

Në mbyllje, po citojmë edhe vargje domethënëse, nga dy poezi të këtij vëllimi: “Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme,/ për të gjitha ulësitë!…”.Ndërsa te poezia “Unë jam dritë”: “Diçka e pangopur/ është në fund të shpirtit tim/ dhe do flas…/Etje e fuqishme për…/është mbledhur në mua/ dhe po flet me gjuhën e vet…”.

…Pasi morën dhuratë-libra, me shënimin e autores Drita Nikoliqi-Binaj, pjesëmarrësit në këtë veprimtari të bukur përuruese bënë fotografi dhe i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 14 dhjetor 2013

MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE

$
0
0

Sokol DEMAKU

 1

Recension mbi studimin e monografisë së Dr. Rovena VATA me temë:

                     MITI I MALIT I ROVENA VATËS NË LETËRSINË SHQIPE

 Shumë akademik, historian, gjuhëtar të huaj me kohë e vite kanë rrugëtuar në vendin tonë, dhe nga ato rrugëtime ata kanë lënë dorëshkrime, të cilat përshkruajnë dhe paraqesin në mënyrë të denjë ndjenjat e tyre për vendin dhe popullin tonë.

Akademiku anglez Henri Hollant i cili kaloi në vendin tonë i mahnitur nga natyra dhe bukuritë shënon tiparet dhe karakteristikat e banorëve te vendit tonë.

Liri gjatë udhëtimit të tij thotë: male me pamje të mrekullueshme, ngushtica dhe kalime të përkryera të një bote të mahnitshme, e peisazhe që asnjë shpirt artisti apo piktori nuk do mund ti paraqes apo krijoj. Këto mrekulli shtrihen njëra pas tjetrës, shfaqën mbas pyjeve larg e larg deri në pafundësinë e asaj që të kap syri. Pllaja dhe krahina të ndara nga përdredhja e lumenjëve, fushtat shtrihën nën një ngjyrë blu të ngrohtë e të qetë. Tomorri qëndron mes tyre  si një ishull blu i errët. Ai ndjek sytë e mendjes time duke më përzier të tashmen më të kaluarën…..
Malet e Shqipërisë jan
ë të mahnitshme e përrallore.

Camille Paganel thekson: Egërsisë së këtij vendi i imponohen shqiptarët që në pjesën dërrmuese të tyre i takojnë një brumi të ashpër e të çeliktë, me një fytyrë të rreshkur, me një vështrim tejshpues, luftëtar trima e me instikte të tmerrshme. Bukuria maleve shqiptare trondit burrat, ndërsa eleganca shtang femrat.

 

E reja Rovena VATA në studimin e saj monografik “Miti i malit në letërsinë shqipe” element dominant ka përfaqësimin e çdo cepi të Shqipërisë në aspektin gjeografiko- letrar që nga Veriu e gjerë në Jug me malet tona legjendare të cilat janë edhe themeli apo baza e këtij studimi e që edhe në të kaluarën këto male kanë qenë objekt studimi si u përmend më lartë nga shënimet e autorëve të huaj vite me parë.

Puna e kësaj studiueses të re të studimeve letrare dhe antropologjike në këtë fushë duhet përgëzuar dhe mendoj se kjo është një nismë e mirë e institucioneve tona që të përkrahen talentet e rinjë të cilët kanë mundësi ti japin shkencës sonë atë çka e meriton dhe ka nevojë për të.

Deri më sot nga shumë punime të autorëve të huaj që janë bërë në këtë drejtim, unë do ndalem dhe përmend në këtë aspekt dijetarin tonë të shquar profesor Eqrem Çabej (1908-1980), i cili që në vitin 1939 do na jap një pasqyrë të shkurtër, por duhet të them shumë të qartë, të mitologjisë sonë popullore shumë të pasur. E tani këtë me punën e saj madhore ka vazhduar e reja Rovena VATA, me punimin e saj shkencor “Miti i malit në letërsinë shqipe”.

 Doket, adet dhe zakonet e caktuara, këto veprime magjike lidhen në shumicën e rasteve më jetën e malësorit tonë më stinët e motit, më festat e ndryshme, më ditë të shënuara, më kohën apo pjesën e ditës, por çka është më e rëndësishme ato lidhe më objekte dhe vende të caktuara. Është e njohur se disa adete apo rite bëhen në pranverë e të tjerat në vjeshtë, disa bëhen të martave e të tjerat të premteve, disa para dreke e ca pas dreke, është interesant se disa zakone apo rite lidhen me një vendbanim, të tjerat me një kodër, me një mal, apo lis, me varre apo vende të shenjëta ose te respektuara e kjo është ajo magjikja e tyre.

 

 

At Gjergj Fishta

Randsija e Folklores komtare.
Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare.

«Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare.

Kjo vepër mongrafike është e ndarë në tetë kapituj, të cilët pothuajse autorja rrugëton në kohë dhe vite me temën të cilën ajo ka zgjedhur ta trajtoj në monografinë e saj.

Do marrë pikënisjen në kohën e Lekë Dukagjinit me mitin e malit në Kanunin e Lekës duke vazhduar me traditën e malit në letërsinë e vjetër në kohën e Buzukut, Budit e Bogdanit, e do e trajtoj këtë mit si ai është realizuar në kohën e letërsisë romantike tek ne shqiptarët, pa i mbetur borxh romantizmit të shek. 20 me malin, malësorin dhe mitet e Fishtës, për të bërë një retrospektivë mjaft të thuktë me Kodin, Malin dhe Kanunin e Ernest Koliqit, por duke vazhduar me kohën migjeniane dhe ikjen e mitit të malit dhe fundin e romantizmit, për të kaluar te “Mali pa kod” i Martin Camajt  me “Mali si dhimbje” dhe “Mali si fatalitet” dhe duke përfunduar me rikthimin e  mitit të malit në letërsi në kohën e realizmit socialist tek ne.

Por është me vlerë edhe literatura e shfrytëzuar nga autorja në punimin e kësaj monografie sa voluminoze po aq edhe me vlera. Figurat mitologjike, të cilat në trojet tona dhe në popullin tonë janë aq të shumta janë shfrytëzuar me mjaft mjeshtri nga pena e saj, duke u nisur nga gjithë krahinat tona gjeografike në kohë të ndryshme, të cilat secila në regjionin e  tyre ka specifikat e veta, por duhet parë këtë edhe në aspektin se edhe individi si qenie ka veçoritë e tij në botën e tij vetjake në sferën e mitologjisë.

 Kur lexuesi i hynë leximit të kësaj monografie ai do mishërohet me të dhe se nuk ka mundësi që për asnjë moment të ndahet nga leximi, sepse tematika e shtjelluar është ajo që atë e magjepsë dhe nuk e lejon të ndahet nga leximi dhe studimi i brendisë dhe përmbajtjes së monografisë. E këtu ai do bindet në atë se mitologjia është një minierë e pafund, në të cilën nuk ka të sosur xehja e cila hulumtohet, nxirret dhe përpunohet.

  Pra Rovena i ka hyrë një punë serioze për të dhënë një pasqyrë sa më të plotë të mitlogjisë sonë, por realiteti është se duhet kohë dhe punë voluminoze sistematike hulumtuese si kjo e saj në terren, sikur veproi e reja Rovena VATA me gjithëpërfshirjen e trevave tona në njërën anë dhe në anën tjetër duke u mbështetur edhe në literaturën ekzistuese nga lashtësia gjerë në ditët e sotme.

Ky është ndoshta një inspirim që në të ardhmen të bëhet edhe me në këtë drejtim e ndoshta duhet një punë konkrete për mbledhjen dhe përpunimin e botimin e botës sonë mitologjike e cila në bazë të të dhënave është mjaft e pasur dhe po të hulumtohet si duhet do shihet se në popull është e ruajtur me fanatizëm deri më sot. Por, pra po shihet se brezat e rinjë kanë forcë dhe guxim që ti hyjnë një pune të tillë me vlera kombëtare si Rovena VATA me materialet e punuara dhe të hulumtuara fragmentare, të cilat i ka sistemuar dhe botuar në monografinë e saj studimore “Miti i malit në letërsinë shqipe”, pra duhet të themi se edhe ne kemi njerëz të aftë në mbledhjen, hulumtimin, përpunimin, interpretimin dhe studimin e folklorit tonë dhe lëndës folklorike dhe aq më tepër të saj letrare në trojet tona.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

                                                                           Fjalë e urtë filozofike shqipe

TIRANË: PËRUROHET LIBRI I RI KUSHTUAR ARTISTIT POPULLOR, AZIS NDREU

$
0
0

Nga: Murat Gecaj

1

Në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, u organizua përurimi i librit, “Ezopi i Dibrës”, kushtuar artistit të njohur popullor Azis Ndreu-“Mjeshtër i Madh” e shkruar nga Xhezair Abazi. Pjesëmarrës ishin familjarë e bashkëkrahinas të A.Ndreut, punonjës të artit e kulturës , arsimit e shkencës, nga media  e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Veprimtarinë e drejtoi Bujar Kapexhiu. Në emër të ShB “Onufri” përshëndeti Afërdita Cesula. Ndërsa për jetën dhe krijimtarinë e artistit të shquar popullor Azis Ndreu, i pari foli koreografi Skënder Selimi-“Mjeshtër i Madh”.Ai e quajti atë supertalent, rapsod, valltar e artist popullor, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe laureat i Festivalit të Moskës. Rreth ndihmesës së A.Ndreut në studimin e trashëgimisë popullore, sidomos të Dibrës, u ndal dr.Gafurr Muka. Ndërsa prof.Vaso Tola e vlerësoi atë një figuraë mbarëkombëtare, që trashëgoi e transmetoi traditat më të mira të artit popullor shqiptar.

Për ndihmesën e A.Ndreut në historiografinë kombëtare shqiptare foli prof.Adem Bungu. Dibra i dha forca mendore, shpirtërore e fizike këtij artisti popullor, që të mbetet përherë në kujtesën e brazave, si të sotëm dhe atyre që do të vijnë, u shpreh Lumturi Çela.

Në këtë veprimtari ishin të ftuar e folën rreth këtij libri të ri dhe figurës së nderuar të Azis Ndreut edhe shkrimtarë e studiues, nga krahina të tjera të vendit, pra jo vetëm nga Dibra. Të tillë ishin ata nga Përmeti, Mallakastra e Kolonja. U ndoq me interes të veçantë dhe kumtimi i shkrimtarit të njohur, me origjinë nga Vlora, Viron Kona. Ai e vlerësoi lart punën e palodhur e profesionale të hartuesit të librit dhe evidentoi vlerat, që ai përmban për të njohur trashëgiminë e këtij artisti të veçantë popullor dhe terë krahinës së Dibrës, në përgjithësi.

Gjatë përurimit u lexua përshëndetja e dërguar, në pamundësi pjesëmarrjeje, nga kryetari i bashkisë në Dibrën e Madhe, Ruzhdi Lata.

Në vazhdimësi, secili sipas mënyrës së tij, me nderim e respekt folën edhe kolegë, miq e bashkëpunëtorë të Azis Ndreut, duke sjellë kujtime nga njohjet dhe puna e përbashkët me të. Të tillë ishin: regjisori Skënder Carja, artistët Veli Rada e Luftar Paja, valltari shumë i njohur Besim Zekthi etj. Ndërsa poeti Xhelal Luca recitoi një vjershë me vargje të A.Ndreut, shkruar 35 vjet më parë.

Ngohtësisht u duartrokit nga pjesëmarrësit edhe kënga e disa anëtarëve të ansamblit artistik “Valët e Drinit”, e cila i kushtohet rapsodit të mirënjohur popullor, Azis Ndreu.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie përuruese, Xhezair Abazi, autori i librit të ri, “Ezopi i Dibrës”(Azis Ndreu), i përshëndeti si folësit e pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët, që ndihmuan në hartimin dhe botimin e tij.

Pastaj, të gjithë së bashku, vazhduan bisedat e kujtimet e tyre për artistin e paharruar popullor, Azis Ndreu-“Mjeshtër I Madh”, në koktejtin ne shtruar me këtë rast.

Tiranë, 7 dhjetor 2013

Botohet “VETËVRASJA E NJË POETI”

$
0
0
Shpejtim Dervish Hana:
Këtyre ditëve është botuar drama e parë dhe e 14-ta vepër e përgjithshme e shkrimtarit Brahim AVDYLI.
Drama e vetme e tij, “VETËVRASJA E NJË POETI”, është botuar nga Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” nga GJAKOVA, në Nëntor të vitit 2013.
1
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, e cila e ka redaktuar veprën nga Muhamet Rogova, ka bërë një punë të madhe në botimin e veprës së shkrimtarit Brahim Ibish AVDYLIT, e cila është një dramë, por mjaft e gjërë me përmbajtjen e saj. Në këtë vepër kryqësohet në formë diakronike dhe sinkronike linja kryesore e idesë, cila fillon nga polemika e letërsisë dhe poezisë për lirikën në nivelin evropian e deri te vet jeta apo mosjeta e Kryepersonazhit të veprës- z. Florian META, që është i njohur mjaft mirë, por i kontestuar nga pala tjetër. Ai detyrohet më në fund të bëjë vetvrasje, pasi nuk ka gjasa të kuptohet drejtë nga njerëzit e tij dhe të bashkëkohësisë, të cilët nuk e përfillin.
Pas nëntë provave të atentateve mbi personin e tij, të cilave u ka shpetuar me mjeshtri. Si kundërgotitje i vjen ndarja nga familja, nga të njohurit, nga kombi i tij, etj., që të mos dalë në politikë e të zgjidhet. Prandaj, atij nuk i duhet më jeta dhe vendos që të bëjë vetvrasje, pasi nuk mund të shpie në realizim idetë e veta lidhur me ato që i përkrahin kundërshtarët e tij. Ai, me këtë vrasje të vetes dëshiron paraprakisht t`ua shkaktojë vrasjen në ndërgjegje dhe simbolikisht të gjithë serbofilëve, grekofilëve, sllavo-bullgaro-makedonofilëve, turkofilëve, etj. Poetit nuk i metet gjë tjetër, pos besimit në Zotin e madh dhe në drejtësisnë e tij për drejtësinë e përgjithshme. Drama vijon me bisedën e zjarrtë të Kryepersonazhit, të të Panjohurit apo Burrit; të Tregëtarit të Tregut të Zi, të Vajzës së Vogël apo Engjëllit, të Zotit të Madh pellazg, të Ndihmëszotit, të Profesorit, të Kundërshtarit, të Gazetarit, etj., jo rrallë polemikës serioze që përfundon me një Epilog, me nipin, Patriotin; mbesat Ganimeten dhe Pranverën, të cilët kanë lindur më vonë nga Zoti i Madh, si dëmëshpërblim i mosvrasjes së tij.
Drama ka një përmbajtje moderne dhe vie me idetë e mëdha të historisë dhe aktualitetit të një poeti të mirënjohur pikërisht në kohën më problematike. Ajo zë fill që në kohën e shtjellimit të etnitetit kombëtar të shqiptarëve, nga gjeneza e kombeve të hershme, e ilirëve të lashtë dhe pellazgëve hyjnorë të Epirit, që i ndjekë kurdoherë nëpër histori një pafatësi e rrebtë. Kombit të poetit përfaqësues, Florian Metës, i cili nuk ka mundur të krijojë një atdhe të mirëfilltë siç e banonin autoktonisht në historinë e rrudhur nga luftërat e rrebta të kundërshtarëve të tij rreth e rrotull, i pshtjellohen gjërat. Armiqtë më të rrebtë të këtij kombi janë ngritur të gjithë dhe në bazë të punës e fjalës së tyre e bëjnë pseudoshkencën, e cila vrapon kudo nëpër botë të pështjellojnë mendimin për kombin shqiptar. Këtu vijnë serbët, grekët, bullgarët, maqedono-bullgarët, malaziasit dhe në kokë të tyre turqit, të cilët i kanë sunduar 500 vite me luftëra kombëtare, krahas greko-serbëve, të cilët i kanë bërë mija vite luftë me dredhi, me gënjeshtra të paskrupullta e pseudoshkencë. Ata nuk kanë lënë gjë apo krim pa e përdorur nga rrjedhat e historisë, nga të dy anët- veri e jug, por nuk kanë mundur ta shlyejnë këtë komb asnjëherë tërësisht nga fytyra e globit. Së fundit, arrijnë t`ia marrin nga duart fenë e tyre ortodokse dhe të shpikin një gjuhë artificiale, gjuhën sllave, përmes së cilës e “gjëjnë” një arsye të vetme që ta “rrahin” për vdekje kombin shqiptar, sikur ata janë të vetmit “bijë të Zotit”. Kështu, kombin shqiptar e “grabisin” në formë moderne, të veshur me petka të demokracisë apo të feve. Kombi shqiptar mbetet një komb i ndarë padrejtësisht nën pesë shtete. Kjo është kulmi i padrejtësisë…
Kryepersonazhi, poeti dhe shkrimtari Florian Meta, vie në vlugun poliedrik të polemikës në fillim të dramës, që vjen përmes zërave që kundërshtohen pro e kontra, për zhdukjen apo mbijetesën e lirikës. Ai ka vendosur ta vrasë vetveten, natën, në një park larg qendrës. Në Pamjen e Parë na shpaloset një monolog i gjatë për fatin dhe fatkeqësinë e tij. Në Pamjen e Dytë vie e shtjellohet ngjarja në mes të të Panjohurit, i cili ia propozon disa forma të reja të shkrimit, të cilat do ti bënin pak para, në vend se të merrej me poezinë, ndërsa Tregëtari i Tregut të Zi, që është Djali i një oficeri të Rajhut të Tretë ia jep një hap të Cianidit për dëmshpërblimin e kërkuar prej tij duke e lënë pa asnjë rrobe dhe para, në mes të parkut, mu në mesnatë. Por, Zoti i Madh pellazg, në një bisedë të zjarrtë me Ndihmëszotin, në Intermeco, ia pamudëson vetvrasjen, sepse i ka të pakryera veprat. Pamja e Tretë dhe e Katërt janë në shërbim të idesë së veprës. Pamja e katërt është një dialog apo një polemikë e zjarrtë në Studion e Televizionit Qëndror dhe përbën shpërfilljen e dramës. Në këtë pjesë na vie edhe Florian Meta, i ftuar nga Gazetari i Studios, dhe dokumenton dramën. Në realitet nuk flet për vetvrasjen, por nënkuptohet vrasja simbolike. Në radhë të parë vetëvrasja e tij merr disa nuanca kuptimi dhe simbolizon së pari vrasjen e ndërgjegjes, sepse poezinë tij nuk dëshiron ta kuptojë njeri; simbolizon vrasjen e instancave policore të vendit nikoqir që e shantazhon pa ndërprerë; instancat ndërkombëtare që i vënë veshët në lesh para popullit të tij dhe “zgjedhin” çështjet siç ua dikton interesi; instancat mashtruese të armiqëve të shumtë; instancat mashtruese të popullit të vet; pseudoshkencën; etj.
Dialogjet e dramës janë dinamike, por të gjata. Të gjitha personazhet e dramës janë të dukshme, deri te Qeni, Macja, Sorrat e Zogjtë. Ata nuk kanë gjuhë, por bëhen sikur e ndjejnë poetin Florian Meta. Çdo pjesëmarrës në dramë ka rëndësi, qoftë i vogël apo i madh. Drama ka rreth 172 faqe. Ajo duhet të lexohet disa herë deri në fund. Në Epilogun e saj vjen një dozë shprese. Shpirti i madh i poetit është optimist. I Panjohuri apo Burri, Profesori, Gazetari apo Turma e Studios, etj. duan ta përkrahin poetin. Ata e përkrahin vetëm të vërtetën shkencore dhe e nxjerrin në pah edhe gazetarinë e Florian Metës.
Në ballë të dramës vijnë thëniet e dijetarëve të mëdhenj, si Homeri, Sami Frashëri, Dhimitër Pilika, të nxjerra nga veprat e lexuara me shtëpi botuese, me vend e vit të botimit dhe faqen ku janë marrë.
Unë i kam prekur idetë e veprës së shkrimtarit Brahim Avdyli vetëm sipërfaqësisht. Kur ta lexoni veprën do ti nxirrni vetë idetë e veprës në fjalë.
Odiseada e botimit të veprës “Vetëvrasja e një poeti” përfundon suksesshëm me daljen e saj nga botuesi. Por, askush prej kërkuesve nuk ishte i gatshëm të ndihmojë autorin e dramës, edhe pse jepnin për fillestarë apo mashtrues. Ajo e pa dritën e diellit më në fund, me ndihmën e autorit si shumë veprat e tij. Tani, këto fonde, duhet të kenë kujdes, sepse shkrimtari i kësaj vepre nuk do ti falë.
Kanë shpëtuar disa gabime të vogla grafike, teknike dhe gjuhësore, por që nuk luajnë rol të madh. Marrë në përgjithësi, vepra është e botuar shumë mirë.
Si e thotë redaktori i saj, Muhamet Rogova, drama e meriton leximin…

01.12.2013


KUR LEXON SHKRIMET E KADRI TARELLIT

$
0
0

-Koment rreth librit “Misionarë në udhën e dijes”, i publicistit të njohur durrsak-

 1

 Shkruar nga: Viron KONA

I kam lexuar ende pa u botuar një pjesë të konsiderueshme të shkrimeve, që z. Tarelli paraqet në këtë vëllim të tij publicistik. Atëherë, kur bëja punë e redaktorit në gazetën “ Mësuesi”, dhe ku Kadri Tarelli, ishte dhe është ndër zërat më të spikatur të gazetës, sot revistës ”Mësuesi”, ndër ata korrespondentë e bashkëpunëtorë që priten përherë me kënaqësi në redaksi.

Shkrimet e Kadriut kanë ardhur vazhdimisht si një rrjedhë e natyrshme dhe pa sforcime, profesionalisht të realizuar, pasi vet autori i tyre mbartë mbi vete përvojën e gjatë si mësues, drejtues shkollash në rrethin e Durrësit, por edhe si publicist, që ka formuar emrin ngadalë dhe saktësisht, ashtu siç skulptori gdhend mermerin, pa u ngutur dhe gjithnjë me një qëllim të lartë në mendje dhe në zemër, që shkrimet të transmetojnë vlera dhe mesazhe dhe lexuesit të gjejnë në to tema që u interesojnë, që prekin “telat” dhe i vënë në mendime, krijojnë vizione dhe japin rrugëzgjidhje të drejta.

Mbaj mend kohën kur ato shkrime vinin të shkruara me dorë ose me makinë shkrimi; më pas me disketa të thjeshta; me CD,  me flesh, e,  sot, e në vazhdim, në mënyrë elektronike me e-mail. Dhe, për çdo shkrim të Kadri Tarellit, redaksia e gazetës, ka qenë vazhdimisht e sigurt se, në numrin që po përgatitej, do të ishte edhe një tjetër shkrim, i mirë e cilësor, që do t`i jepte vlerë të veçantë dhe origjinalitet atij numri. Shkrim, që do të lexohej me dëshirë dhe do të shërbente edhe si një referim në biseda dhe bashkëbiseda mësuesish, drejtuesish, por edhe të tjerëve lexues të gazetës.

Redaksia, për shkrimet e z. Tarelli, ka përfituar përherë urime, përgëzime të merituara. Madje shpesh herë, ato kanë zënë vend të veçantë si rubrika origjinale, duke nxitur e ngacmuar ide e përfytyrime te lexuesi mësues. Duke vazhduar të përcjellë edhe sot në revistën emër-bukur ”Mësuesi”, përmbajtje dhe njohuri të sakta shkencore e pedagogjike, sociale e kulturore.

Siç kuptohet, nuk e njihja më parë Kadri Tarellin. E njoha nëpërmjet gazetës, nëpërmjet shkrimeve të tij që vinin në redaksi si ujëvara të freskëta, që sillnin jetë dhe i jepnin ngjyrime dhe emocion gazetës “Mësuesi”, të krijuar që në vitin 1961. Nëpërmjet shkrimeve, njoha portretin e tij, tipin dhe karakterin, kështu që kur u takuam, ishim si të njohur prej kohësh.

Na bëri miq gazeta “Mësuesi”, ajo që, më së shumti konsiderohet tribuna  e mësuesve, ku mësuesit shpalosnin ide dhe mendime, vlera dhe përvojë, ku i flasin  njëri-tjetrit me gjuhën e temave dhe modeleve mësimore, por edhe me zërat e tyre origjinalë, duke dhënë e duke marrë përmes shkrimeve, si dhe duke ndihmuar e pasuruar shpirtërisht dhe kulturalisht njëri-tjetrin. Nuk është pak, që të realizosh këtë lidhje shpirtërore e gjuhësore, kulturore e shkencore, sociale, gjeografike e historike. Shkrimet e Kadriut vijnë me radhë, me prurje të reja e cilësore: për matematikën dhe të pasionuarit e saj; për shkencat ekzakte; për tema të gjetura lidhur me ngjarje, episode dhe risi të jetës; vijnë radhë shkrimet dhe portretizimet e karaktereve dhe të tipave, format dhe risitë përmbajtësore pedagogjike të aplikuara dhe të përdorura në klasa  e në shkolla.

Shkrimet e përmbledhjes që kemi në duar janë të ndryshëm në vizion dhe ide, në formë dhe në përmbajtje, të larmishëm në llojshmëri. Edhe kur janë shkruar, edhe sot po të ribotohen ato, kanë shërbyer edhe shërbejnë si sinjale dhe kambana, që tërheqin vëmendjen për një problem, për një ngjarje, për forma dhe metoda bashkëkohore të të mësuarit, të të dhënit të njohurive në mënyrë efektive dhe plotësisht të përvetësueshme nga nxënësit.

Libri ndahet në disa kapituj që lexuesi vetë do t`i vlerësoj gjatë leximit. Por mjafton shkrimi “Nderimi për kolegët mësues dhe drejtues shkollash”, më pas një ndalesë te kapitulli i parë “Editorial” dhe lexuesi menjëherë do të marrë orientimin e duhur për të bërë vlerësimet dhe rivlerësimet për këtë autor të njohur të publicistikës arsimore, veçanërisht. Në Editorial gjejmë shkrime me tituj mjaft të bukur, si  “Dhurata më e bukur për mësuesin”, ku ndër të tjera gazetari e cilëson “7 Marsin”, ditë e ”Shenjtë” e arsimit shqiptar dhe që mbyllet me urimin e çiltër që buron nga zemra ”Ta gëzojmë 7 Marsin, Festën tonë të shenjtë!”

Kapitulli Editorial, vijon me shkrimin analitik për rolin e drejtorit në shkollë; me shkrimin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndalet një çast te shkrimi vëzhgues ”A do të gjendet ilaçi kundër dhunës?”, vijon më tej me “Maturën Shtetërore”, me “planin vjetor të shkollës”… Shkrimet me siglën Editorial, krahas respektit të thellë për mësuesit dhe drejtuesit, fokusojnë vëmendjen në problematika që përbëjnë boshtin e përmbajtjes dhe drejtimit të shkollës, ndërkohë që çelin horizonte dhe risi te lexuesi për këto probleme. Njëri shkrim me interesant se tjetri, një aureolë e pasur dhe e larmishme, ku zëri i gazetarit është dhe zëri i mësuesit, qytetar dhe intelektual, prijës i ideve dhe zhvillimeve bashkëkohore të vendit.

Ajo që është, nuk mund të tjetërsohet. Shkrimet e këtij vëllimi hapin horizonte, pasurojnë me ide dhe mesazhe, i japin më shumë jetë, gjallëri dhe ritëm një mendimi të ri, lindur në procesin e punës mësimore – edukative, por, edhe në ritmin dhe vrullin e jetës, sikurse i japin vlerë edhe vetë leximit të librit. Janë shkrime me sens realist, pa fryrje dhe pa lulka; janë shkrime që flasin dhe përcjellin mesazhe mbresëlënëse, që flasin vazhdimisht nëpërmjet gjuhës së risive dhe freskisë. Ndjenë në to, edhe fllade pranverore, edhe erën e ftohtë, edhe stinët e vitit të kristalizuara dhe të pikturuara me penelin e një mjeshtri të sprovuar, që transmeton qartësisht klas dhe ide, që përcjell mesazhe dhe shpërndanë ngjyrime dhe emocione. Ai lidhet kaq ngushtësisht me lexuesin, saqë të dy, bëhen shokë e miq, “kapen përdore” e shkojnë bashkë me kureshtje dhe kënaqësi gjer në fund të vëllimit.

Kadriu ta gjen ku e ke mendjen. Me shkrimin e tij, hedh dritë dhe e pasuron mendimin, duke krijuar vizione të reja, kënd vështrime origjinale, përdor gjuhë të thjeshtë, lehtësisht të kuptueshme, që nuk harrohet lehtë. Mjafton të kalosh me një vështrim titujt e kapitujve dhe shkrimeve të këtij libri dhe do të bindesh për aftësinë dhe kulturën e gjerë të të shkruarit të z. Tarelli, seriozitetin dhe peshën e fjalës shqipe, mendimit të shprehur bukur dhe tërheqës, fabulës që të bën kureshtar për të mësuar me padurim zhvillimin dhe përfundimin e shkrimit.

Mund të them se, të përmbledhura në një vëllim të veçantë, shkrimet publicistike të z. Tarelli, përbëjnë jo vetëm një buqetë të bukur, por edhe një metodë origjinale të të shkruarit. Pasqyrojnë mënyra interesante të paraqitjes së problematikës së gjerë që përfshin arsimi, por dhe hapjes së horizonteve për probleme të veçanta.

Tregues i cilësisë së këtyre shkrimeve është se, ato shpesh herë janë paraprijëse të ideve dhe ndodhive, ashtu sikurse mbështetin dhe argumentojnë fortë dhe sinqerisht reformat bashkëkohore dhe përpjekjet e vazhdueshme të mësuesve, drejtuesve dhe institucioneve të arsimit për ta modernizuar shkollën shqiptare dhe për ta afruar gjithnjë e më shumë në parametrat dhe standardet e shkollës evropiane dhe botërore.

Tabloja e shkrimeve të paraqitura në këtë libër, shërbejnë edhe si nxitje dhe metodologji për të ecur gazetarët e rinj, të cilët kanë ëndrra dhe pasione  për probleme të arsimit dhe që, me shkrimet e tyre do t`i çojnë edhe më përpara arritjet e derisotme.

Krijon emocione dhe ndjeshmëri të veçantë, vëmendje dhe ndjenjë respekti kapitulli i shkrimeve Portrete, ku stili  i zhdërvjelltë dhe tërheqës i të shkruarit, përshkruan dhe portretizon me origjinalitet tipat, karakteret dhe veprimtaritë profesionale e njerëzore në dobi të arsimit dhe shoqërisë. Ndërsa kapitulli reportazhe, me rrjedhshmërinë e fjalës së thjeshtë e të qëmtuar, me fjalinë e bukur dhe mendimin e gjetur, publicistik dhe artistik, të nxitin  dëshirën t`i lexosh dhe rilexosh, për të shijuar bukurinë e përshkrimit, origjinalitetin, frazën e pasur dhe plotë lëng jetësor e ngjyrime emocionale. Më tej vëllimi pasurohet me mozaikun e shkrimeve në kapitullin Opinione, ku gjetjet janë origjinale dhe të mbajnë në tension. Sikurse, janë interesante kapitujt Reçensa dhe Shkrime, Shkrime letrare dhe ato historike, etj.

Kam kënaqësi të shpreh në këtë hyrje modeste, vlerësimin që bën për origjinalitetin e z. Tarelli, albanologu i shquar suedez Ullmar Kvik, i cili, pas një shkrimi analitik të Kadri Tarellit, të titulluar“MË SHUMË HEROIZMA SE SA GRURË”. Romantizëm, krenari apo dhimbje?”, mes të tjerash i shkruan:  Z. Kadri! Gëzohem të kem kontakt me ju, përmes Faqebook-ut. Mora recensionin tuaj, në lidhje me botimin në revistën elektronike “Dituria” (Sokol Demaku). E lexova me kënaqësi të jashtëzakonshme: Ju keni kuptuar drejt synimin e librit tim, ju keni bërë një nga analizat më të mira në shkrimin tuaj, dhe vetëm ju keni vënë në dukje formën/konstrukcionin unik të librit tim dokumentar. Ju keni kuptuar se qëllimi im ka qenë jo vetëm të jap fakte por edhe të krijoj emocione!”

Kapitujt e librit që kemi në duar “detyrojnë” lexuesin të shfletojë, kurse shumë shkrime e “ulin” në tavolinë dhe e bëjnë që gjatë leximit, të mbajë shënime për mbarëvajtjen e punëve në shkollë dhe për shkollën.

Të falënderojmë Kadri Tarelli, për këtë buqetë shkrimesh që kanë tingëllima kambanash, që na  sjellin pranë jehonën e zileve të shkollave, tabelat dhe hartat, formulat dhe ekuacionet, ushtrimet e problemat; na tregojnë laboratorët, analizat pedagogjike, na rrethojnë me zhurmat e bukura të fëmijëve lozonjarë në oborret e shkollave, me veprimtaritë e shumëllojshme jashtëshkollore. Këto emocione dhe ndjesi kemi mall t`i risjellim në kujtesë, t`i komentojmë e bashkëbisedojmë. Këtë, ua dimë për nder juve z. Tarelli, penës suaj të artë, mendimit të kthjellët, aftësisë së mprehtë vëzhguese, qëllimit fisnik për t`i shërbyer shkollës, mësuesit, komunitetit…

Ka kaq shumë degëzime e kolor shkolla; hap kaq shumë “dyer e dritare”, formëson aq shumë ide dhe dije; përhap aq shumë bukuri e freski fëmijërore e rinore dhe nxit pasione pedagogjie. Për të gjitha, ta ka ënda të rrish e të bisedosh, të ndjesh e të interpretosh. Këtë gamë të jashtëzakonshme vlerash që bart shkolla, mund ta shijosh edhe duke lexuar shkrimet e këtij vëllimi, ideuar  mjeshtërisht dhe me mesazhe të forta nga gazetari  i sprovuar i “Mësuesit” dhe i shumë gazetave e revistave të tjera, Kadri Tarelli.

Tiranë, 19 nëntor 2013

“Në fund të fundit” nga Dëshira Haxhi

$
0
0

Nga: Pilo Zyba

1

DËSHIRA HAXHI vjen në tryezën e lexuesve me librin e saj poetikme titull “Në fund të fundit”.Redaktor, korrektor  dhe faqosjen elektronike i ka bërë  poeti dhe publicisti Pilo Zyba. Parathënia e librit nën një këndvështrim orgjinal është bërë nga z.Alexandër Liti.Kopertina është përgatitur nga z.Ismail Rexhepi.Libri përgatitet të dalë nga botimi në përkujdesjen e Drejtorit të shtëpisë botuese “ADA” z.Roland Lushi…

PUTHJA

Putha dje,akoma edhe sot,

Dhe përsëri të puth, nuk di .

Jam si erërat e vjetra,

enigme, që puth kaltërsi…

Ne strehezën time, në qiellin tim,

rrezohem përpara asgjë-së.

o Zot …

kam frikë të kalëroj mbi vetëtimë !

Ngelem me vetmine time!

Ku puthjen e lëshoj, në krismë shkrepëtime..

Harrohem,kam ftohtë.

Një ditë do ta nis puthjen në buzët e epshit,

Strehuar në lot !

Jam bija e rrebeshit…!

FRIKE E LAGESHT!

E tërhoqa

vizën me forcë

dhe  grisa hartën.

Plagë mbi leter.

Lot e dhimbje mbi det .

Me një levizje

mendimet e palosura

humbën pernjeherësh.

Ndjenja të përmbytura.

Dallgë të shkumëzuara.

Këmbet e zhytura

në thellesinë e akullt.

Dritë e errësuar,

përreth…

Sa frikë e lagësht !

I trëmbesh ngrirjes,

humbur asaj thellesie.

o Zot ,

sa frikë kam të thahem

më mire le të digjem …!

E lyer

me ngjyrën e zjarrit

ja nis numërimit…

Ujrash të panjohura

përmbytem…!

E di me pret ti ne breg !

THIRRJE E PAFAJESISE SHPIRTERORE!

U mbyllën dyqanet e mëdha

dhe për çdo ditë,

pazaresh të lejuara,shiten dashuritë.

Premtimet e stolisura

shkëlqejnë mbi stola

e turullosin zëmrat e të uriturve .

Endrra të varura

në kordelet shumëngjyrshe

tirren kalimtarësh,pafajesisë rraskapitëse.

Të dashura zonja, zoterinj,

në dy cope,e treta, dhurate për ty…

….

Fjalë të ngarkuara me gjysmë çmimesh !

Kështu papritmas

mengjeset pikojnë mbremjesh

e gjendesh shtrirë parqeve të lumturisë.

Jetë e dallgezuar,

lidhur varkash,nyjeve të hidhura te fatit,

brenda saj belbëzohet lutja e vetme e pafajshmërisë.

Bujë që zhurmon pasqyrash rreshqitëse !

Kjo Jetë

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lek,

s’mund të ndryshoje,por mund të jetë disi ndryshe…

..dhe kjo

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë,

ku me kilogram të shiten shpirtrat e gjallë .

PERMES DHIMBJES EGZISTOJME

U thava i dashuri im

dhe s’ka më gjurmë lagështie mbi mua.

Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!

Fustani i bardhë që të pëlqente aq shumë

nuk e di pse,kam vënë re, më është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdokujt

Dhe, që rezistent vazhdon të qëndroje,

është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato ëastet e paduruara

që presim të jemi afer njeri-tjetrit,

nuk i ngjajnë në të vertetë natës së pafund ?

Gjithsesi egzistojnë !

…dhe askush nuk plotëson

tragjedine “me dhëmb mungesa jote “.

Humbasim te zhytur shperthimeve te heshtjes .

________________se permes dhimbjes egzistojmë !

RRI ME MUA

Kur je me mua

bëhem melodia jote

që e pëshperitim puthjesh,

e me merr, e humbas ofshamave tua.

Kur nuk je askund,

me gjen akoma zgjuar

dhe bredh e endem orësh

simfonive magjepse te Moxartit.

Netëve të vona

në bishtin e kometës ulur,

përhumbur melodive të huaja,

rri e të pres, se marrezisht të dua.

Jam e dashuruar

dhe të të jap me shumë nga ç’kam, dua.

Ndaj me, mos më mungo!

Vetë erdhe të lulezosh petaleve të mia…

Rri me mua!

TE KAM PARE

Të kam parë që femijë

në përrallat që lexoja,

spirancash të anijeve ku rrugëtoja…

Të kam parë brënda vetes,

pikave çuditëse të fshehtësisë sime,

flladeve të ngrohta të energjisë shtytese.

Të kam parë,jam e sigurtë,

në pazhurmësinë tënde krijuese,

notave muzikore ku rri e fshihesh…

Të kam parë edhe errësirës,

atyre vështrimeve të çuditsheme,

kur frika ulej qepallave të pasigurisë.

Të kam parë më pare se ti,

kam lexuar murmuritjet e buzëve të tua,

fjalëve të pathena,këngëve të pakënduara.

Akoma edhe këtë çast i shoh

hijet e hapave të tua të lehta,

levizjet e matura të veshura me heshtje..

Të shikoj si me afrohesh,

…………dhe vazhdoj të hesht !!

EDHE TI  JE POET(E)

Flitet për psherëtima shpirtrash,

Tinguj dënesash mes gjelberimit,

akoma,zëra të mekura misteresh,

lotë dhimbjesh, që njomin agimet.

Dielli,Era dhe Qielli…

si poetët ëe të mëdhnj të botës,

nga fshehtësia e thellë e detit

godasin shkëmbinjsh melodinë e fundit.

Dhe këtë,Jo,jo…nuk e di kaq mirë,

fshehur aty sipërfaqes së lëngshme

të jetë këngë nga valët e dashurisë,

apo ankeset e një të gjalli të humbur?!

Por ti, o Njeri, që ke ëndrra të bukura,

përfito nga dobësia e vrarë e poetve,

që shohin zhgënjimet si ndjenja fisnike,

dhe mos rreshqit mjerueshëm parodive.

Nëse toka është e mbuluar me errësirë,

është mjegull për ëe trembur shikimin,

pak më tej luginave të përjetësisë

me peplo të trendafiltë mbulohen Agimet.

…se edhe Ti vetë je një i heshtur Poet,

ku dejesh rrjedh gjak i nxehtë fëmijesh !

E Ç’FARE TE TE THEM ME

Sa herë jam përpjekur

me gishtrinjtë e pergjakur

të gervishja fletëve të bardha

vërshimet e fjalëve të pathena?

Sa herë mendimet gerryese,

të etura qelive të çmendura

gërmadhash të lëna përgjysem,

pa kthim humbasin siluetave ..?

Sa herë pasqyrave të padukshme

kur heshtja me gëlltit fjalët

rri e fshehur hijesh

me çmendurinë time të pafajshme…?

E ç’far të të them më ?!

Mengjeseve të hirta

kur dielli ngroh shpirtrat

e zgjuara rrenjeve te mekatit,

fshij zëmërimin me penën e pafajësisë…

______________…ndaj mos më ki frikë !

KOLEGË E MIQ TË SHUMTË, PËR PROF. SHEFIK OSMANIN

$
0
0

(Kujtime dhe mbresa të pashlyera, në një libër)

Nga:  Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1

1.

Urti Osmani,”Mësuese e Popullit”, kaloi një jetë të tërë, bashkë me prof. Shefik Osmanin (Shkodër, 20 maj 1923-Tiranë, 21 korrik 2013), me didaktin, pedagogun, studiuesin, publicistin dhe botuesin e njohur, në fushën e arsimit tonë kombëtar. Por shpesh jeta është e pamëshirshme, pra ajo të godet me ashpërsinë e saj, duke të ndarë përgjithnjë nga njerëzit e tu të shtrenjtë. Kështu ndodhi edhe afër një vit më parë, kur bashkëshorti i dashur dhe i respektuar i Urtisë u nda përgjithnjë nga jeta. Duke mbetur aktivisht me kujtimin e tij, ajo ia nisi punës së përkushtuar për ta përjetësuar më tej atë, me librat e  saj. Kështu, shkroi e publikoi librin e bukur, emocionues dhe mbresëlënës, me kujtimet e saj, kushtuar prof. Shefikut, i cili dhe është i rrallë në llojin e vet (“Përjetë me Shefikun”, Tiranë, 2013).

Pas një Konference të veçantë, që u organizua në Akademinë e Shkencave (Tiranë, 4 mars 2013), në nderim të jetës dhe veprës së çmuar të prof.Shefik Osmanit-“Mësues i merituar” dhe laureat i “Çmimit të Republikës”, përsëri Urtia e vazhdoi punën e saj. Me një kujdes të veçantë,  ajo i bashkoi temat e mbajtura në atë Konferencë, por dhe shkrime e kujtime të ndyshme, që kanë shkruar e botuar për të, kolegë, miq e dashamirë dhe ish-nxënës të tij. Numri i tyre ishte i madh, pasi të tilla shkrime janë publikuar jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare e në diasporë.

Kështu, më në fund, pas një pune të pasionuar dhe këmbëngulëse  të Urti Osmanit, u arrit që të përgatitej dhe të dërgohej në shtyp libri i dytë prej saj, kushtuar bashkëshortit e bashkëpunëtorit të ngushtë. Kur bisedon me atë tani, ajo tregon se është në përfundim edhe të një libri të tretë, ku do të përfshihen disa shkrime  të publikuara nga vetë prof. Shefik Osmani.

2.

Para pak ditësh, Urtia më mori në telefon e ma dha lajmin e gëzuar, se doli nga shtypi libri i ri, “Vlerësime për prof.dr.Shefik Osmanin” (Tiranë, 2014). Sigurisht, e urova dhe e përgëzova atë dhe shpreha kanaqësinë time për këtë botim, ku janë dhe dy shkrime modestë, nga unë.

Librin në fjalë e kam tani ndër duar dhe vërej se është shtypur në SHB “Filara”, Tiranë. Mbledhja e shkrimeve dhe përgatitja për botiom u bë nga Urti Osmani,”Mësuese e Popullit”. Ndërsa recensentë janë prof.dr. Tomor Osmani-“Mjeshtër i Madh” e Ma. Fatmiroshe Xhemalaj (Shehu).

Libri është me 384 faqe dhe bashkautorë në të janë afër 70 veta: akademikë, profesorë e doktorë të shkencave, personalitete të njohura të arsimit, kulturës e shkencës shqiptare, ish-nxënës të prof. Sh.Osmanit etj. Ai është i ndarë në 6 kapituj dhe shoqërohet me bibliografinë përkatëse. Kapitujt janë: “Shkrime dhe kujtime për Shefik Osmanin”, “Vlerësime për Fjalorin e Pedagogjisë”, “Përgëzime”, “Shkrime për monografitë”, “Mesazhe dhe përkujtime” dhe “Kumtesat e mbajtura në Konferencën Shkencore, kushtuar prof.dr. Shefik Osmanit dhe shkrime të tjera”.

Në mbyllje të  këtij libri, Urtia ka bërë shënimin e shkurtër e domethënës, “Nuk do t’ ju përsëris”. Ndër të tjera, aty shkruan: “Dëshiroj që ky libër të mbyllet me këtë shkrim timin, si një kujtim modest nga unë, bashkëshortja e Shefikut dhe të vendoset afër atyre miqve, kolegëve dhe ish-nxënësve të tij, të cilët me sinqeritet e vërtetësi kanë venë në dukje cilësitë, krijimtarinë dhe veprimtarinë e çmuar të tij”.

Më lart, shënuam se janë mjaft autorë shkrimesh në këtë libër dhe nga shtete të ndryshme, sa është e pamundur t’i përmendësh emrat e tyre. Por të gjithë ata i bashkon një mendim e një arsyetim, se prof.dr. Shefik Osmani, gjatë jetës e punës së tij të palodhur, profesionale e krijuese, la gjurmë të pashlyera në pedagogjinë, kulturën dhe shkencën shqiptare bashkëkohore. Si i tillë, ai do të mbetet shembull i vullnetit për kërkime, studime e botime shumëplanëshe, sidomos në fushën e arsimit kombëtar shqiptar. Këto e të tjera vlerësime të merituara, kanë bërë me shkrimet e tyre të gjithë bashkautorët e këtij libri të ri. Por dëshiroj të përmend këtu vetëm pak fjalë, që për prof.Sh.Osmanin ka shkruar prof. Kolë Tahiri, pedagog e psikolog dhe hartues tekstesh shkollorë, tani me banim familjarisht në Bruksel të Belgjikës: “…më pëlqen ta quaj “gurkilometrik” në fushën e arsimit dhe shkollës shqipe kombëtare”.

Së fundi, e përgëzojmë mësuesen dhe metodisten e njohur Urti Osmani, si dhe botuese të mjaft librave të dobishëm arsimorë, për punën e lavdërueshme, që ka bërë në përgatitjen e këtij libri tjetër. Po kështu, falënderime e mirënjohje kanë edhe të gjithë autorët e shkrimeve, në të cilët i kanë shprehur aq bukur mendimet dhe mbresat e tyre, nga njohjet dhe puna e veprimtaritë e përbashkëta me prof.dr. Shefik Osmanin, të cilit i kushtohet tërë ky libër i ri shumëfaqesh dhe me shkrime interesante.

Me siguri, libri në fjalë do të zerë një vend të merituar në bibliotekat tona të kategorive të ndryshme dhe do t’u shërbejë mësuesve e nxënësve, pedagogëve e studentëve, por dhe prindërve, për të kuptuar e vlerësuar edhe përkushtimin e gjithanshëm e të përhershëm, deri në fundin e jetës së prof. Shefik Osmanit, mbushur me ndjenja të larta atdhetare e profesionale.

Tiranë, 15 janar 2014

PËRUROHET VEPRA E AKADEMIKUT ALFRED UÇI, “ESTETIKA MIGJENIANE”

$
0
0

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1

sallën  kryesore “Aleks Buda”, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  u organizua përurimi i veprës së re të Akademikut Alfred Uçi, “Estetika migjeniane”, botuar  me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe 75-vjetorit të ndarjes nga jeta të Poetit tonë Kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla, “Mësues i Popullit” e “Nderi i Kombit”. Ishin të pranishëm akademikë e profesorë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, shkrimtarë, studiues e botues, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Tubimin e rastit e hapi punonjësi i kësaj Akademie, prof.dr. Et’em Lika, i cili e përshëndeti dhe e përgazoi autorin e këtij botimi, që shënon një ngjarje të rendësishme për kulturën tonë kombëtare.  Përmbajtjen dhe tërë filozofinë e tij, sikur e ka përmbledhur vetë Migjeni ynë, me fjalët: “Mendimet e mia nuk janë mendimet e një njeriu, që është i kënaqun me jetën, por janë mendimet e një njeriu që vuan. Unë vuej për gjithë sëmundjet e kësaj bote”.

I pari e mori fjalën autori, prof.Alfred Uçi-Akademik, i cili e shpjegoi shkurt,  para të të ftuarëve, punën e bërë dhe kujdesin e treguar, që kjo vepër, me 12 kapituj e mbi 600 faqe, të vinte sa më shpejt në duart e lexuesve, gjë që e kishte patur kurdoherë një merak mjaft të madh. Ajo pason librat e tij, të botuar jo shumë kohë më parë, për “Mësuesin e Popullit” dhe “Nderin e Kombit”, Petro Nini Luarasi, të cilin e paraqiti edhe në qytetet Shkup, Prishtinë, Ulqin e Pogradec dhe librin panoramik, në gjuhën italiane, për udhën e Shqipërisë, gjatë historisë së saj 100-vjeçare.

Në fjalën e tij, prof. Josif  Papagjoni nënvizoi filozofinë migjeniane dhe, ashtu siç e analizon autori në këtë libër, Migjeni hodhi dritë mbi plagët e shoqërisë së kohës. Po kështu, në mjaft krijime të tij pasqyrohen mitifistifikimi e grotesku etj. Prof Zyhdi Dervishi theksoi dukurinë e analizuar të artit kompleks migjenian dhe të shkollës migjeniane në letërsinë shqipe, duke e cilësuar librin e prof. Uçit më të kompletuarin dhe më të thellin, deri më tani, në të gjitha studimet tona, për të. Në vazhdim të mendimeve të shprehura nga kolegët, prof.Bashkim Kuçuku foli për kalimin nga fusha e estetikës, në historiografinë letrare, për “çarjen” e mirëfilltë, që solli Migjeni në letërsinë shqipe. Autori ka bërë një analizë të plotë e bindëse historike-letrare të veprës së Migjenit, duke evidentuar identitetin e veçantë të saj. Prof.Përparim Kabo, sociolog, u ndal gjatë te mendimi i shprehur edhe në këtë vepër të prof. A.Uçit, e cila është një korpus enciklopedik, se Migjeni ishte një reformator i madh në letërsinë shqipe. Mendimet e tyre, rreth këtij libri, i shprehën para pjesëmarrësve edhe studiuesi Behar Gjoka e publicisti Erion Kristo.

Në mbyllje të këtij përurimi, Akademiku Alfred Uçi i falënderoi përzemërsisht, si folësit e gjithë të pranishmit dhe u shpreh se, me gjithë moshën e tij, përsëri do ta vazhdojë punën e përkushtuar për studime dhe botime të reja. Ai bëri fotografi të përbashkëta me ata dhe nënshkroi disa libra, që morën pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie të bukur e mbresëlënëse.

Tiranë, 17 janar 2014

Libër i rrallë dhe i rëndësishëm për Gjergj Kastriotin

$
0
0

1
Nga Gjon KEKA

Si duket nuk ka ndonje vend apo popull ne botën e civilizuar që nuk i ka kushtuar ndonjë vepër personalitetit mbikohor të kombit Arbnor Gjergj Kastrioti.Duke ditur se Gjergj Kastrioti ishte dhe është e njihet edhe sot si një personalitet jo vetëm kombëtar ,por edhe ndërkombëtare ,edhe veprat që janë shkruar për të përbëjn jo vetëm vlerën ,shpirtin e tij të madh, heroizmin ,patriotizmin e vërtetë dhe vizionin ,por edhe idealin, dhe mburojn për të cilën europa flet më admirmin si një nga mbrojtësit më të mëdhenjë të civilizimit të familjes europiane dhe kombeve të saj.

Gjatë hulumtimeve të mia që bëjë ende për personalitetin e Gjergj Kastriotit edhe pas botimit të librit mbi të, gjeta edhe këtë literatur në gjuhën hungareze të autorit dr.Lázár Gyula, libri mban titullin “Az Ozmán Birodalom fénykora és hanyatlása/Castriota György (Iszkenderbég) és az albán szabadságharcz története ,Kiadó: Franklin-Társulat A kiadás helye: Budapest ,A kiadás éve: viti 1881,

Ky libër i rrallë është i rëndësishëm sepse autor ka trajtuar një nga periudhat më të rëndësishme dhe vendimtar të europës e vecanërisht të popullit arbnor dhe fatit të tij pas pushtimit nga perandoria barbare osmane.

Gjergj Kastrioti shkruan autori,dhe pavarësia e vendit të tij,pastaj historia shqiptare e hekullit të pesëmbëdhjetë ka luajtur një rol të rëndëishëm dhe me famë të madhe ,por edhe ka fitura një respekt të madh në historinë e përgjithshme të popujve të Europës.

Autori flet që nga ardhja e barbarëve turq ,pastaj historikun e Ilirëve dhe arbenisë apo Shqipërisë sic shkruan autori dhe të bëmave të Kastriotit , betejave dhe politikës së tij të mencur. Autori i këtij libri shkruan se Skënderbeu u bë një emër i tmerrshëm në syt e Sulltanit për kulmin e fitoreve që ai arriti dhe sic thotë autori “goditja që mori Sulltani me t’u kthyer Skënderbeu në Krujë ishte ngritja e flamurit të tij dhe popullit të tij ,por edhe e flamurit të të fitores mbi tiranin e Sultanit .”

Sidoqoftë duhet nënvizuar se koha më e volitshme që do të mund t’i jepte fund në tërë vendin dhe më gjerë ishte koha e Skenderbeut ,me vdekjen e tij sikur iu hap rruga Sulltanit për të shtrirë tiraninë e tij edhe në vendet tejra që ai pushtoj egërsisht.

Ky libër gjerë më sot ishte i panjohur për studiuesit shqiptar ,tani e tutje ata mund ta kenë duke e porositur në njërën nga bibliotekat e Hungaruisë ,Austrisë dhe ato të vendeve tjera europiane.

Viewing all 80 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>