Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Libra
Viewing all articles
Browse latest Browse all 80

VIZIONI I LIRISË DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

$
0
0
Prof. Dr. Isak Shema
  Universiteti  “Iliria”
         Prishtinë
VIZIONI I LIRISË
 DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
          Veprimtaria patriotike, kulturore, politike dhe publicistike  e  autorit Azgan Haklaj, president  i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar,  në kuadër të të cilit zhvillojnë aktivitete të rregullta dhe të rëndësishme  shumë shoqata, ansamble dhe grupe të ndryshme artistike në Shqipëri dhe jashtë saj, është e njohur mirë nga  opinion publik shqiptar dhe më gjerë. Sofra Dardane, realizon në Tropojë programe të pasura  kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë shumë artisë dhe krijues të tjerë.                                                             
        Mbas botimit të shumë artikujve, të shkrimeve publicistikë, të fjalimeve në tribuna të ndryshme kulturore, artistike, shoqërore dhe politike në Shqipëri, në Kosovë, në viset e tjera etnike shqiptare, si edhe në diasporën shqiptare, Haklaj botoi librat: Dardanët presin Dodonën (Tiranë, 2010) dhe Për kombin dhe demokracinë (Tiranë, 2011). Në shkurt të vitit 2013, në kuadër të pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, botoi librin me titullin simbolik “Edhe Zoti po flet Shqip…”, të cilin e përurojmë sot në ditët e Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut” në Viti. Këto botime janë promovuar në shumë qendra kulturore, lokalitete shqiptare anë e mbanë Shqipërisë dhe  sidomos në Tropojë, në qytetin Bajram Curri, dhe janë pritur mirë nga publiku i gjerë. Lidhur me veprimtarinë  e tij janë shkruar dhe botuar recensione, artikuj dhe tekste prezantimesh të ndryshme. Kontributi i këtij veprimtari të shquar, të angazhuar shumë vite me radhë në jetën kulturore dhe politike, është vlerësuar pozitivisht në shumë aspekte, por edhe është refuzuar nga kundërshtarët politikë.
                                                            
        Gjatë aktiviteteve të organizuara  në vitin jubilar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë janë trajtuar tema interesante dhe janë paraqitur pikëpamje lidhur me synim kryesor të realizimit të bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Misioni dhe vizioni i Unionit  Artistik të Kombit Shqiptar e forcon gjithnjë e më shumë këtë ideal të të gjithë brave, për të jetësuar lirinë, pavarësinë kombëtare dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë në tërë hapësirën kombëtare. Në fillim të shekullit të ri të mijëvjeçarit të tretë kërkohet angazhim edhe më i madh për arritjen e nivelizimit të ri historik të kombit, që në rrethana më të favorshme të kohës moderne,  të bëhet realitet ëndrra shekullore e bashkimit kombëtar.                     

Struktura e librit të tretë të shkrimtarit Azgan Haklaj “Edhe Zoti po flet Shqip…” për kah përmbajtja është mjaft e pasur por edhe heterogjene. Megjithatë, tema madhore e bashkimit kombëtar i lidh së bashku të gjitha nën temat dhe njësitë e tjera kompozicionale. Autori është i bindur se më shumë se gjithçka tjetër, ka rëndësi transmetimi në një formë  adekuate programore dhe me forcë emocionale të transmetohen natyrshëm te publiku më i gjerë njohuritë historike dhe ato bashkëkohore, konceptet, mënyrat e veprimit kulturor, artistik, politik dhe shoqëror lidhur me zhvillimet aktuale dhe të ardhshme të popullit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Motoja e angazhime të tij është: “Një komb një qëndrim”.

Libri hapet me parathënien “Azgan Haklaj po ecën në këmbë…” që është vështrimi sintezë i autorit Ramiz Lushaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, lidhur me veprimtarinë dhe me veçoritë e veprave e Azgan  Haklajt.                      
Përmbajtja e këtij libri është mbarështruar në pesë kapituj: Edhe Zoti po flet shqip…, Vizion, Parlamenti shpirtëror i shqiptarëve, Debat politik dhe Rrugëtim.

Ideja themelore e tekstit të kapitullit të parë  shprehet me qartësi dhe me bindje të thellë, pa dilema  konceptuale të autorit dhe të bashkëmendimtarëve të tjerë: “Shqiptarët janë futur në mënyrë simetrike në udhën e bashkimit dhe integrimit kombëtar…”. Refleksionet e tij atdhetare dhe politike janë interesante jo vetëm në rrafshin e vetëdijes së formuar dhe stabile kombëtare, por edhe në planin e artikulimit të përmbajtjes së teksteve dhe të planit të veprimit. “I besoj besoj bashkimit kombëtar, aq sa i besoj jetës sime”, shprehet autori .                               
Në punimin “ Nuk do të ketë zgjidhje të cunguar të çështjes kombëtare shqiptare”, duke asimiluar përvojën dhe njohuritë nga historia kombëtare shqiptare dhe botërore gjatë shekujve të kaluar, të mitologjisë, të qytetërimit shqiptar në tërësi,  të politikës dhe të diplomacisë, të kulturës dhe të arteve, shpreh pikëpamje dhe iniciativa koherente praktike në funksion të zgjidhjes së çështjeve kombëtare, si pjesë komplementare të angazhimeve kulturore dhe shoqërore- politike. Historia e Shqipërisë në të kaluarën, gjendja dhe zhvillimet aktuale të saj, veçanërisht problemet e emancipim dhe të zhvillimit demokratik, lufta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, synimi për zgjidhjen e çështjeve politike dhe kombëtare të Luginës së Preshevës, aspektet e realizimit të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, problemet historike dhe aktuale të realizimit të barazisë së shqiptarëve në Malin e Zi, realizimi i të drejtave kombëtare të popullsisë çame  në Çamëri dhe shumë tema të tjera,  janë në fokusin e trajtimit shumëdimensional në shkrimet e këtij autori.                               
Në punimin “Çamëria: djepi i burrave të mëdhenj” aktualizohet posaçërisht çështja çame dhe prezantohet në  kuadër të njohurive, të refleksioneve dhe të mbarështrimit të përmbajtjes sa më të gjerë historiografike, kombëtare, politike, kulturologjike dhe diplomatike. Me vargjet e poezisë  së Naim Frashërit “Dallëndyshe”: Eni vjen prej Çamërie/ Me ato milra( mijëra) fjalë/ me atë gjuhë (gjuhë) perëndie”, dhe të zgjedhjes së teksteve të tjera poetike, përfshihet edhe refleksioni artistik në ndriçimin e çështjes çame.                                                       
Në intervistat e autorit Haklaj shpaloset veprimtaria e tij e gjithanshme dhe i paraqitet lexuesve dhe pjesëmarrësve  në manifestime kulturore artistike. Për manifestimet kulturore të  Sofrës Dardane  shkruhet me admirim, sepse në të  marrin pjesë shumë artistë dhe personalitet të shquara të kulturës, të arsimit dhe të jetës publike shqiptare.                                                              
Në intervistën “10 vjet :Sofra Dardane”  shkruan: “Ky manifestim kombëtar që zhvillohet në Tropojë natyrisht që është ideuar nga unë për arsye esenciale jo vetëm të karakterit artistik që në vijim të bashkëbisedimit tonë do të nënvizoj: Por iniciativën time sa profesionale aq dhe idealiste në sofrën  dardane dhe në të gjitha aktivitetet e mia për më se një dekadë në këtë lami janë bashkangjitur personalitetet më eminente të çdo breznie artistësh  në Shqipëri, Kosovë si dhe në krejt trevat etnike shqiptare…”                                                   
Në artikujt, vështrimet dhe vlerësimet e autorëve të tjerë kushtuar botimeve dhe veprimtarisë së tij, paraqiten aspekte të ndryshme  të veprimtarisë së gjerë të Haklajt. Përveç parathënies dhe shkrimeve origjinale të autorit,  të gjitha këto shkrime  dhe poezi të  autorëve të tjerë kushtuar këtij shkrimtari, si edhe ilustrimet e tjera të publikimeve dhe të manifestimeve  artistike,  është dashur të përfshihen në një pjesë plotësuese,  si shtesë e këtij botimi.
Në kapitullin e fundit Rrugëtim janë përmbledhur tekste të përmbajtjeve të shkurtra të prezantimeve të autorit të këtij botimi të rëndësishëm dhe me vlerë në manifestime të rëndësishme anë e mbanë viseve shqiptare.                                                                         
Përurimin e kësaj vepre me vlerë edhe në qendrën komunale të Vitisë, e cila është e njohur me traditën e hershme dhe mjaft të pasur të zhvillimit të arsimit dhe të kulturës shqiptare, si edhe me kontributin e madh të luftës për liri dhe pavarësi,  e vlerësojmë ngjarje të rëndësishme kulturore, prandaj autorit i urojmë sukses në veprimtarinë e tij të , për botimin edhe të veprave të tjera me misionin e avancimit të çështjes madhore të bashkimit kombëtar.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 80

Trending Articles


Sa kushtojnë defatoret nëpër dasma e ahengje?! (VIDEO)


Prishtina Reisen


Te dergoj urime


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Thënie nga Hasan Prishtina


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Alket Islami kush Fluturon Dashuron


Kerkoj 3 bashkbanuse femra – cimere



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>