Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Libra
Viewing all articles
Browse latest Browse all 80

Libër i rrallë dhe i rëndësishëm për Gjergj Kastriotin

$
0
0

1
Nga Gjon KEKA

Si duket nuk ka ndonje vend apo popull ne botën e civilizuar që nuk i ka kushtuar ndonjë vepër personalitetit mbikohor të kombit Arbnor Gjergj Kastrioti.Duke ditur se Gjergj Kastrioti ishte dhe është e njihet edhe sot si një personalitet jo vetëm kombëtar ,por edhe ndërkombëtare ,edhe veprat që janë shkruar për të përbëjn jo vetëm vlerën ,shpirtin e tij të madh, heroizmin ,patriotizmin e vërtetë dhe vizionin ,por edhe idealin, dhe mburojn për të cilën europa flet më admirmin si një nga mbrojtësit më të mëdhenjë të civilizimit të familjes europiane dhe kombeve të saj.

Gjatë hulumtimeve të mia që bëjë ende për personalitetin e Gjergj Kastriotit edhe pas botimit të librit mbi të, gjeta edhe këtë literatur në gjuhën hungareze të autorit dr.Lázár Gyula, libri mban titullin “Az Ozmán Birodalom fénykora és hanyatlása/Castriota György (Iszkenderbég) és az albán szabadságharcz története ,Kiadó: Franklin-Társulat A kiadás helye: Budapest ,A kiadás éve: viti 1881,

Ky libër i rrallë është i rëndësishëm sepse autor ka trajtuar një nga periudhat më të rëndësishme dhe vendimtar të europës e vecanërisht të popullit arbnor dhe fatit të tij pas pushtimit nga perandoria barbare osmane.

Gjergj Kastrioti shkruan autori,dhe pavarësia e vendit të tij,pastaj historia shqiptare e hekullit të pesëmbëdhjetë ka luajtur një rol të rëndëishëm dhe me famë të madhe ,por edhe ka fitura një respekt të madh në historinë e përgjithshme të popujve të Europës.

Autori flet që nga ardhja e barbarëve turq ,pastaj historikun e Ilirëve dhe arbenisë apo Shqipërisë sic shkruan autori dhe të bëmave të Kastriotit , betejave dhe politikës së tij të mencur. Autori i këtij libri shkruan se Skënderbeu u bë një emër i tmerrshëm në syt e Sulltanit për kulmin e fitoreve që ai arriti dhe sic thotë autori “goditja që mori Sulltani me t’u kthyer Skënderbeu në Krujë ishte ngritja e flamurit të tij dhe popullit të tij ,por edhe e flamurit të të fitores mbi tiranin e Sultanit .”

Sidoqoftë duhet nënvizuar se koha më e volitshme që do të mund t’i jepte fund në tërë vendin dhe më gjerë ishte koha e Skenderbeut ,me vdekjen e tij sikur iu hap rruga Sulltanit për të shtrirë tiraninë e tij edhe në vendet tejra që ai pushtoj egërsisht.

Ky libër gjerë më sot ishte i panjohur për studiuesit shqiptar ,tani e tutje ata mund ta kenë duke e porositur në njërën nga bibliotekat e Hungaruisë ,Austrisë dhe ato të vendeve tjera europiane.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 80

Trending Articles


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Prishtina Reisen


Harta e Kosoves


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Kerkoj 2 mashqi


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi varrezat e Jasharajve në Prekaz!


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>