
Skulptor i fjalës Adem Gashi- shprehësi ndjenjash për artikulimin e së brendshmës
Para se të fillonte përurimi i librit, në foajeun e Bibliotekës kombëtare dhe universitare të Kosovës në Prishtinë , atë mesditë, takova poetin tek përshëndetej me miqët e librit dhe sëbashku me ata/ ato hapëronte drejt amfiteatrit të njohur botërisht.Takova edhe gjeneratën e aktorëve të rinjë, të sapodiplomuar në Universitetin e Kosovës, vendasen time etj.
” Përshëndetje zonja, zotrinjë, miq, shokë, dashamirë të artit. Ju falënderoj shumë, për nderin që na e keni bërë dhe keni ardhë këtu që të promovojmë së bashku librin me poezi të shkrimtarit tonë Adem Gashi ” Këthimi i pamundur, Lady”.
” Ka ardhur dikush sonte/ ftuar, pa ftuar/ dikush sonte ka ardhë në odën e padukshme. Padukshëm, paprekëshem si vet mrekullia/ gjezdisë, trazon rrathët e ajrit/ pikërisht si ëndrrat e mija. Se shoh, se prekë, e ndjejë/ E, ku preket pa forma prej shpirtit/ që ndritë sa 100 ndjejë/ koneve, mistereve prej labirintit/ Me rëndësi është/ ka ardhur, këtu, tani/ Unë i jep ngejshëm formën përmbajtjes që dua”. ( Dardan Gashi- aktor, vargje të zgjedhura nga libri më i ri)
” Kthimi i pamundur, Lady” risjell të njëjtën “lady” të shfaqur shtatë vite më parë në ” Lady Mak(th)beth”, që, pavarësisht implikimeve nga jeta përsonale, për nga ana gjuhësore artikulohej si një homazh për shkollën françeskane. Në librin e dytë për ” lady”- n, Adem Gashi me të njëjtin pasion dhe me të njëjtën mjeshtri poetike, krijon vargje që përsosin frymën dhe formën e njeriut të dashuruar, i cili provon, siç thot poeti , ta kryej diademën e madhe, duke u shprehur herë në dialektin gegë, herë toskë, por edhe në gjuhën standarde dhe duke aktivizuar arkaizma, neologjizma dhe fjalë e shprehje nga bota rurale dhe urbane që i japin poezisë një kolorit stilistik.
Po ashtu, në rrjetin e motiveve, trajtohen dashuria, përditshmëria dhe shtatë ngjyrat e jetës, të cilat përbëjnë një tërësi simbolike më vete brenda librit. Ndërsa, luhet me forma të vargnimit tradicional, modern e postmodern, për t’i nxjerrë më mirë në shesh referencat nga kultura e përgjithshme, nga jeta, nga librat, por edhe nga rapsodët dhe reperët.
Poezia e Adem Gashit shtrihet nga metafora më e ndërlikuar deri te parrhesia, ose ligjërimi i zhveshur. Në të dy rastet, shkalla e motivacionit është shumë e lartë. Një alternim i këtyre dy figurave ekstremisht të kundërta e japin vargjet; macja edhe po u rrëzua/ bie në këmbë/ dhe gërvisht/ ëndrrën e shpifur të miut.
Ndërsa për të krijuar dramaticitetin brenda vargjeve, poeti preferon krijimin e dilemës si akt mendimi bipolar që ndan edhe shpirtin në dysh; jashtë ka një stuhi/ brenda bën furtunë/ brenda a jashtë jam unë/ xhami midis.
Në gjithë këto dilema, poeti në një poezi që ironizon natyrën narcisoide të njeriut, shpreh dëshirën egoiste për vëmendje, mungesa e së cilës dihet që provokon vetvrasje te i shpërfilluri , që ndihet si një ” bosh me bisht”: do të doja/ të mos doja asgjë/ veç mua/ të më donin të gjithë.
Ndryshe nga dëshira për ta njohur të tjerët, në poezinë Traktat për harakiri, ai nuk dëshiron as vetënjohjen që i vjen në trajtë kujtimesh: përfundimisht jam vrasës/ dhe pikë/dje masakrova një lirikë/ që më ngjallte kujtime fëmijërie.
Adem Gashi është poet që ka provuar ngritje nga libri në libër. Mirëpo, me dy librat e fundit për “lady”- n, ai edhe pse i mbërthyer në rrjetën e ndjenjave, është kthyer në skulptor të fjalës. Prandaj, këta dy libra duhet ta gëzojnë sa letërsinë, aq edhe gjuhën shqipe”. ( Ag Apolloni- studjues dhe Profesor, fragmente nga vështrimi kritik, i titulluar ” Diadema”).
Lexuan poezi të huazuara na libri i sapobotuar dhe u duartrokiten gjatë aktorët e sapodiplomuar, të Universitetit të Kosovës: Dardan Gashi, Granit Ukaj, Agon Asllani dhe Edison Dervishaj.
“Nëse e keni parë filmin ” Rasti i rrallë- Benjamin Button ” ku flitet për një foshnjë që lindë plak dhe bëhet njeri? Një moment, ai ndodhet në një anije dhe rastisë të ndihmoi por edhe të dëgjoi pyetjen e detarit pijanec, që e vëren ndryshimin- përtrirjen e tij. Pyetjes: a unë po pijë shumë a ti po bahesh më i ri? Jo i thot Benjamini, ti po pin shumë! Pasi e lexova librin ” Këthimi i pamundur, Lady”, u binda se Adem Gashi nuk është plakë fare. Prej librit ” Lady Makbeth”, për të cilin gjithashtu kam pas shkruar, si duket unë po pij shumë”. (Ag Apolloni)
” Adem Gashi, tek një botues, ka rrespektin dhe pritjen e përhershme me Po- në e madhe.
Sepse njeriu krijon disa kode, çoftë duke ju referuar traditës, dëshmisë e cila vërtetohet në një fazë të caktuar kohe. Unë pata fatin që në vitet ’67-’68, të isha normalist, të njihesha për së afërmi me te, dhe më besoni se edhe atëher Adem Gashi ishte poet i formatit, poet që ka ditur të artikuloi vehtën,vlerën,mesazhin… Normalja e asaj kohe ka qenë vërtetë vatër e artit dhe për fat të mirë po reflekton dita ditës edhe sot duke kulmuar me librin që po përurohet sot. Ky libër dallon prej librave tjerë, vjen në një kohë kur kemi nevojë për art dhe poezi të mirfilltë, ndërsa vet prania e juaj e dëshmon këte. Një falënderim për librin që na e dhuroi Ademi i drejtohet familjes në përgjithësi ndërsa bashkshortes se tij në veçanti për krijimin e komoditetit që krijuesi të tregoi potencialin e tij”.(Abdullah Zeneli- shtëpia botuese “Buzuku”.
Sepse njeriu krijon disa kode, çoftë duke ju referuar traditës, dëshmisë e cila vërtetohet në një fazë të caktuar kohe. Unë pata fatin që në vitet ’67-’68, të isha normalist, të njihesha për së afërmi me te, dhe më besoni se edhe atëher Adem Gashi ishte poet i formatit, poet që ka ditur të artikuloi vehtën,vlerën,mesazhin…
Në fund, poeti Adem Gashi, falënderoi të pranishmit, autorin e vështrimit kritik, shtëpinë botuese dhe aktorët e rinjë të cilët moderuan dhe recituan vargje të zgjedhura nga libri i përuruar sot.
Xhevat Muqaku- 18.12.2013 në Prishtinë