Autor: Kasam Shaqirvela
PARATHËNIE
*Përalla, në rrafshin artistik, do të thotë, në atë të përcjelljes së mesazhit, përmes shenjës siç është për shembull peshku i artë tek një përrallë apo molla e artë tek përralla tjetër, e cila është ndërlidhje e botës reale me jorealen, e botës së vërtetë me atë të pavërtetë, qëndron mes errësirës dhe dritës, duke pasur funksionin e kundërvënies; aktiv dhe pasiv, paraqet të renë dhe të vjetrën, të mirën dhe të keqen, realen dhe jorealen etj.
Në kuptimin përshkrues të ngjarjes, përralla, paraqet përshtypjen që i kanë lënë njeriut të parë ndodhitë, kur ai sëpari herë është ndeshur me dukuritë natyrore, me botën bimore e posaçërisht me atë shtazore; veçanërisht me kafshët, me krijesat tjera si: përbindshat, divat, kuçedrat, zanat, hëzrin etj., që për atë ishin fenomene akoma të panjohura. Kjo është periudha kohore kur ky protonjeri fillon ta krijojë gjuhën primitive për komunikim; si një grumbull klithmash, pasthirmash lidhëzash,…., me fjalë tjera, fjalët njërrokëshe. Kjo, mbase ka të bëjë me kohën kur ai kalon nga forma e strehim-banimit në pyll; ndejtja nëpër drunjë, si dhe të ushqyerit e tij me lëndë druri, deri tek koha kur ai, fillimisht, zbret nga drunjët dhe strehohet nëpër shpella për ta mbrojtur qenien e tij fizke, e në kohën e mëpasshme edhe për të banuar në to. Këto janë përshtypjet e para nga krijohen imazhet në trurin e tij, nga ngjarjet reale që ndodhin në jetën e përditshme të tij, pra, në jetën e hominoidit.
Në rrafshin semiotik, në kuptim të studimit të saj, kjo gjini e prozës gojore, pra përralla, sipas Vladimir Propit, njërit nga studiuesit e përrallës mitike, duhet të zbërthehet në shenja strukturore, respektivisht morfologjike. Përralla si krijim tekstor duhet, paraprakisht, të ndahet në njësi primare. Ta zëmë, si rën-dom fillimi i përrallës nis me: Ka qenë çka ka qenë, ka qenë një herë një bej, ai ka pasur një djal dhe një vajzë i përrallës “ËNDRrA E BEUT” është një nga aksionet nistore pothuaj se në fillim të çdo përralle shqiptare. Këtu, njësitë gjuhësore siç janë beu, djali, vajza,….,janë të ndryshueshme, sepse mund të zëvendë-sohen në përrallat e tjera me personazhe tjera, kurse njësia gjuhësore ka qenë është e përhershme; do të thotë e pandryshu-eshme. Pra, na del e qartë se mund të ndryshojnë personazhet e përrallës, përkundër situatës, gjendjes, veprimit, ndërmarrjes-aksionit, të cilat janë njësi të pandryshueshme.
Përrallat që e bëjnë këtë libër janë të njëjtat, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë, vetëmse, ndryshojnë në mënyrë që, pjesa e parë paraqet variantin letrar, kurse pjesa e dytë i paraqet përrallat në variantin e rrëfyer origjinal, të shkruara në gjuhën e folur lokale, pra, të dialektit gegë, gjuhë kjo që flitet në katundin Gajre të Tetovës. Janë dy arsyet që, autorin e kësaj përmbledhje të përrallave, e shtynë t’i botojë në këtë formë, pra, në variantin e letrarishtes dhe variantin e popullorçes. E para është që të ruhet varianti i të folurit lokal për arsye vlerash gjuhësore e historike dhe mundësia e krahasimit mes tyre. Kurse arsyeja e dytë është, sipas mendimit tim, më e forta, pra, origjinalja, e cila si e folme e gjallë akoma edhe sot ruan në vete trajtat e vjetra gjuhësore. Këto trajta pasqyrojnë dukshëm lashtësinë e gjuhës së sotme shqipe në rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt vazhdimësisë me gjuhën e vjetër protoshqipe(gjuha shqipe nistore apo pellazgjishte) që nuk është gjë tjetër veçse gjuha e të parëve tanë e ata s’do mend se janë “Pellazgët Hyjnorë” siç i quanin shkrimtarët e antikitetit.Kjo e folme, sot, ruan fjalë dhe forma të të shprehurit, të atilla, shikuar nga aspekti kohor, që janë më afër ngjarjeve dhe ndodhive reale të së kaluarës e që përshkruhen në përrallat shqipe. Ne nuk kemi ndërmend, në këtë parathënie të shkurtër, të bëjmë analizë të përrallës, vetëm se duam të bëjmë një parapërgatitje të lexuesit që ai më lehtë të hyjë në brendinë e përrallave të cilat rrëfehen në këtë libër. Pra i lehet lexuesit që, ai vetë, duke e lexuar përrallën në këtë përmbledhje, ta përjetojë atë duke e ndjerë veten se gjendet në një botë tjetër, ku përmes përjetimit ai doemos që futet në brendinë e ndodhisë me përmbajtje mitike, qoftshin ato momenet aktive apo pasive, në kohë e hapësirë, qoftë si protagonoist apo si vëzhgues. Dhe si rjedhim pra, njeriu primitiv nuk i ka sajuar përrallat, por vetëm se në kujtesën tij ai ka mbajtur kujtimin për ngjarjet në të kaluarën e largët, me një mbamendje të shëndoshë, ashtu si i ka gjykuar ai vetë ato.
Përrallat që përmblidhen në këtë libër mbajnë tema të ndryshme. Në to rrëfehen ndodhira e ngjarje që kryhen në kohëra të ndryshme. Por gjithashtu ato zhvillohen edhe nëpër hapësira të ndryshme gjeografike, madje madje edhe nën tokë, në sipërfaqen e tokës dhe detit, si dhe mbi tokë atje lart në etër, Si për shembull përralla e “MIHIRIT “, ku dalin në sipërfaqe shumë karaktere, vëhen në spikamë tiparet njerëzore të disa kategorive të njerëzve; tradhëtia bashkëshortore, mendjemadhësia, naiviteti por edhe vetëbesimi, shpirtmirësia, ndjenja për ta ndihmuar të pambroj-turin, shpirtgjerësia; për sa i përket kavalierizmit etj.
Apo ajo e kapjes së filit(elefantit) te përralla “Një GRUShT Një LUAN, Një ShPULlË Një MIJ ShPIRTRA”, ku dhëndri i tre hajdutve në mënyrë të pavetëdijshme u futet avanturave të rrezik-shme por në fund do fati e ai del fitimtar madje dhe ndikon në aspektin edukativ.Në të shumtën e rasteve, gjatë zhvillimit të ngjarjes, ndodhin ngritje dhe zbritje të situatave, Bashkë me këtë moment ngritet apo bie suksesi i protagonistit kryesor; korr fitore ai, apo përjeton humbje në luftën e tij të rreptë, luftë kjo, për ta menjanuar të keqen që i kanoset populltates së pambrojtur, ose të paktën familjes së tij apo edhe personalisht, vetë heroit të përrallës. në ngjarjet kur duhet patjetër t’i përmirësojë ose më mire të themi t’i vë në vend padrejtësitë(gabimet e qëllimta) që i bëhen, qoftë nga brenda, nga familja e vet siç është babai, njerka, vëllau, kunata ose nga rrethi më i largët, nga të huajt që i ka arrmiq. Si për shembull, tek përrallat, “E BUKURA E DhEUT, ËNDRrA E BEUT, SI KËM KËËN, SI JËM BË, SI DË BËHEM”, apo në përrallat tjera si për shembull P E K M E Z I , M B R e t i , apo ndonjë tjetër ku përshkruhen dialogjet mes kafshëve, por edhe dialogje dhe ndihmesa të ndërsjella ndërmjet njerëzve, shpendëve dhe kafshëve.
Jo rrallëherë nxirret në pah vyrtyti pozitiv i njeriut me karakter të fortë,si që është fjala e dhënë, besnikëria, amaneti, tradhëtia, te për-rallat “Sh E I S M A I L I, TRINGAXhEL FATIKOL DIMISLIM “. Madje në disa përralla zhvillohen ndodhira dramatike, e më rallë- herë tragjike. Mirëpo, në shumë përralla, në fund kthehet energjia pozitive edhe tek njerëzit që fillimisht bëhen shkaktarë të vuaj-tjeve të të tjerëve si brenda anëtarëve të familjes së vet, si jashta rrethit familjar. Vetëm me një akt, siç është akti i pendimit të tyre, ata e kthejnë ngjarjen drejt lartësimit apo zhvillimit pozitiv dhe, si rëndom, kështu triumfon e drejta mbi rrenën, e vërteta mbi të pavërtetën, e mira mbi të keqen. Me një fjalë, drejtësia që ishte spostuar nga veprimet e padrejta pra, nga padrejtësia, në fund të zhvillimit dramatik, i cili karakterizohet me plot frymëmarrje e frymëndalje, ajo vëhet sërish në vend!Shpeshherë ngjarjet rrjedhin vetvetiu, ashtu që, skenat ndërrohen papritmas, sikurse në film?! Ngjajnë veprime mitike, ndërmerren aksione mbinjerëzore madje kalohet edhe në botën imagjinare, Dhe, papritmas del skena e atillë, që shërben si një parapërgatije të gjendjes shpirtërore të dëgjuesit respektivisht përjetuesit të përrallës, i cili shpeshherë futet thellë në karakterin e heroit pozitiv, dhe për tu kthyer sërish mëpastaj në botën reale të tij.
Ky vështrim, ndonëse i shkurtër, ka prekur e theksuar gjërat thelbësore të një pjesë të vogël të një punimi, që në kuptimin e plotë të fjalës, do të thirrej “analizë e përrallës”. Një gjë e tillë vendin e vet të vërtetë, s’do mend se do ta kishte në një libër të veçantë; tek një antologji e përrallës.
Shumë shkrimtarë, kanë patur fatin e mirë t’i dëgjojnë përrallat, që në moshën e hershme të fëmijërisë së tyre, edhe atë djetpërsë-drejtë nga gjyshi apo gjyshja e tyre. Aftësia e interpretimit kallëzimor apo rrëfimit të gjallë; mimikës së fëtyrës, gjestulacionit dhe lëvizjes së gjymtyrëve, ngritjes dhe uljes së zërit bashkë me ngjyrën natyrore të tij, që në vete paraqet një interpretim skenik të tipit të mbyllur, kanë lënë vragë të pashlyeshme në kujtesën e dëgjuesit duke ndihmuar e zhvilluar imagjinatën krijuese të tyre, njashtu siç lanë edhe tek unë rrëfimet magjepëse të nënës sime për përrallat që i kishte trashëguar edhe ajo nga gjyshja e saj, e ajo nga gjyshi i saj e kështu me radhë deri në burimin nismëtar, të cilat unë pas kaq vitesh i përmblodha në këtë libër modest, me një qëllim të vetëm, tua lë trashëgim të shkruar letrar e kulturor nga brezat që ishin, brezave që janë dhe breznive që do të vinë për të qenë!
Kasam Shaqirvela
M B R e t i
Ka qenë çka ka qenë, ka qenë një djalë me nënën, ato kishin qenë shumë fukara. Një ditë djali i thot nënës së vet: -oj nënë, un do të shkojë në kurbet të fitojë para. Nëna i thot, –ani be bir, shko! Edhe ky djali niset për në kurbet. E merr udhën hajt, e hajt nëpër fuësh e nëpër mal, udha e gjatë duke ecur udhës e zu nata mirpo atyi rreth udhe e sheh një mulli, edhe ky kthen te mulliri. Mbledh dru edhe e kallën një zjarrm t’madh. Ngrohet sa ngrohet, kalon një kohë e bëhet vonë. Thot vet me vete, hajt se u bë vonë, ma mirë t’hy brenda në mulli. Pasi që dera e mullinit ishte e mshelët, ky hyn brenda për hatullat e mullirit edhe bie e shtrihet në tavan të mullirit. Duke ndenjur aty,kur te vona mbas një kohe, vjen arusha. Kur e sheh arusha zarrmin, –thot, me at zërin e trrashur, –paskan kall një zjarrm të madh! Paska kapërcyer ndonjë udhëtar këtu pari. Arusha unlet për tu ngrohur. Mbas pak kohe ia mbërrin dhelpra. E sheh zjarrin edhe arushën afër zjarrit e i afrohet dhe i thot –mirmbrëma ari, po çka bën ty ktëu? Ai i thot, –ja po ngrohem! E pyetën dhelpra i thot, –pse e paske kallur gjithë këtë zjarm të madh? Arusha ia kthen, –thot, –jo unë po udhëtarët e kanë kallur për tu ngrohur. Duke bërë muhabet këto, kur mbas pak ia mbërrijti edhe ujku. –Mirmbrëma ari, tha ujku. –Çka bëni këtu? –Po rrimë e po ngrohemi! U ul edhe ujku e po ngrohen. Duke u ngrohur e duke u kujtuar, ujku i thot arushës, –çka ke ari që kujtohesh? –Kujtohem, –thot ariu, –dovleti ka një saraj t’vjetër. Te themeli i sarajit ka një man t’vjetër e n’rrënjë të tij ka një kazan me florinj. Shkoj e shoh secilën herë a e kanë nxjerrur a jo.Edhe dhelpra thot: Unë e kam gjetur një janxhik[1] ndër udhë, e tërheq ta shtijë në shpellë por është shumë i rëndë e s’e tërheq dot se është i mbushur plot me lira. Po ti ujk, pse kujtohesh? –Un kujtohem se dovleti ka dhen shumë, por e ka një qen të keq sa që asnjë dele s’ia marr. Mirëpo dovleti është i sëmurë. T’ketë dikush t’ia vrasë qenin e me gjakun e qenit t’ia lyejë sytë, atëherë do t’i shërohen sytë dovletit.
Ky djali e dëgjoi muhabetin që e treguan arausha, ujku e dhelpra. Kur u bë mëngjes e filloi të agojë, këto shkuan. Djali priti deri sa doli drita mirë, dhe zbriti nga hatllat e mullirit dhe doli përjashta. Sa doli nën udhë e gjet janxhikun me lira. E mori, e vu n’krah dhe u nis për udhë.Duke ecur e takoi bariun me dhentë.Qeni zu të lehë. Ky i bërtiti bariut, –ej mbaje qenin se do t’më hajë. Jo,jo nuk t’ha! –Po ec teposhtë, i tha ky djali bariut. Ene ai erdhi rreth udhe, e ky i tha, –sa ma shesësh qenin. –Jo bre, nuk e shes, se po mos ta kem këtë qen, unë nuk kam dhen! Uku mi ha krejt dhentë Hë bre, se do t’japë sa të duash lira, veç ma shit qenin. Jo, nuk e shes! Hë se do ta jap një janxhik me lira. Kur e pa janxhikun bariu, ja dha qenin, dhe e mori janxhikun me lira. Ky djali e merr qenin dhe sa del pak më tutje, sa largjon,e therr qenin dhe me një shishe futën pak gjak. E mshelën shishen edhe e futën në strajcë. Shkon n’qytet e fillon t’bërtase,–doktor i ri,doktor i ri që shëron sy. E dëgjojnë rojet e mbretit. I trgojnë mbretit, ai u thot shpej t’ma sjellni këtu. Zbresin rojet e kapin djalin, i thuan, –dovleti t’kërkon! dhe ky shkon e hyn brenda n’hazne t’mbretit, ku, e sheh dovletin ulët n’fronin e vet. I thot,–mirdita baba mbret, për hair, çfarë ke?Ai i thot, –jam i smurë qe sa vjet nuk shoh!Më dhembin sytë.E ky e qet shishen prej straj-ce e ia lyen sytë mretit me gjakun e qenit. Kur ia lev njërin sy, ai iu çel, ia lev edhe tjetrin edhe ai iu çel, kështu ia shëroi të dy sytë. Edhe dovleti krejt qejf i tha:çka do ti prej meje që mi shërove sytë. Çfarë dhurate do të t’japë, se qe dhjetë vjet unë jam pa sy. Djali i tha:–s’dua kurgjë, po nëse mundet t’ma japësh atë sarajin e vjetër? Dovleti ia dha sarajin e vjetër. Ky djali e prishi murin, te rrënja e manit e gjet kazanin plot me flori. Edhe Mbreti ia dha një mushkë me flori e ky i bëri dy mushka;e ngarkoi floririn dhe shkoi në shtëpi t’vet.U bë pasanik, bollëk plot.Mairëpo n’kojshi një grua me burrin e vet ishin shumë fukara.Një ditë shkon kjo gruja dhe e pyetën nënën e këtij djalit.–Mori shoqe, ku u bë djali jot kaq zengjin aman të m’tregosh.Kjo i tregoi, i tha,–djali im u bë zen-gjin te një mulli.Ka shkuar atje, çka ka dëgjuar aty ka punuar edhe a bë zengin.U çua nesrit burri i gruas së komshiut,e gjet mullirin,e kalli një zjarrm,u ngroh sa u ngroh dhe pastaj hyri n’mulli. Mairpo ki nuk hypi n’hatulla po hini n’sanduk t’miellit. Mbas një kohe erdh arusha, u afrua te zjarrmi. Duke u ngrohur erdhi edhe dhelpra e pas asaj erdhi ene ujku. Duke u ngrohur e duke u kujtur. Dhelpra e pyeti arushën,çka ke ari që po kujtohesh?Si mos kujtohem,–thot, ka kisha shpresë te saraji i vjetër ma kishin prishur edhe kazanin me lira ma kishin marrë.Dhelpra tha po edhe mua janxhikun me lira ma kishin maarrë,andej ujku tha:unë u kënaqa, përditë ha dhen.Ia kanë vrarë qenin dovletit e s’ka kush t’më ndalë.Arusha u zemë-rua e tha: ah, na ka dëgjuar neve ndokush këtu!Dhe si u ngrijtën e si t’i hyrën derës së mullirit, e bënë copë me copë. Kërko andej kërko këndej, nuk gjejnë gjë.Mirëpo arushës i kujto-het dhe shkon drjt te sanduki i drithit, një t’rrame sandukut me shputë, e then kapakun. Atij njeriut prej frike i shkuan pordhët varg.Edhe një herë i rra sandukut dhe e theu. E morrën njeriun dhe thanë: –ky na paska dëgjuar, e si ta zunë, e bënë copë me copë, mbasi e mbytën shkuën në mal. Këto në shtëpi, prit një ditë prit dy ditë s’ka.U bënë një javë burri nuk erdhi. Kjo gruaja e komshiut shkoi te djali dhe e pyeti, i tha, –burri i im nuk ka ardhur qe një javë si ka shkuar te mulliri. Djalit iu kujtua se atje ka egërsira, dhe atë e kanë hëngër ato. Ky djali mblodhi disa shokë dhe shkuan te mulliri. Kur mbërrijtën aty, ia panë teshat krejt gjak, dhe ia gjetën copat e u erdhi shumë keq, po s’patën çka të bëjnë e u kthyen n’shtëpi. I treguan gruas me keqardhje se burrin ia kanë ngrënë egërsirat. Masalla n’shkaall shëndeti n’baall!
M A S A Ll A
(varianti origjinal i përrallave të kallëzuara dhe
shkruara në gjuhën popullore, në dialektin gegë,
e folmja e fshatit Gajre, rrethi i Tetovës)
proz popullore
e kallxaume
NI RrAIPE MISh NI KOËK LAKËN
Ka kën xhi ka këën, kain kën ni buurr e ni grue. Ki burri i thot grues, –oj grue, këm ni qip n’hambaar me elb, –mo ja apësh, thot dëkuj! –Nauk, thot, be buur, –nuk ja ap kërkuj! Ni dit vain ni vorbazhi t’shese vorba ene t’shese shtëma. Hajde vorba hajde shtë-ma!Fkatën vorbaxhia.Ene kjo gruja duël te dera ene e paiti,i tha,–o shtëmaxhi !–sa i kie shtëmat?Ki i tha,–ni plot ni mbrazët be haall. –Po me xhi t’i mbushim, me grun, kollomboç a elb ? –Po xhi t’kesësh, ndash grun,ndash kollomboç, ndash elb.Kjo gruja vet me viti tha:–dë shkoj e dë ja ap çat qipin me elb, e dë marr shtëma, dë blij. Kur ja prau qipin me elb vorbaxhis,aj e moër ene i dha ksaj di shtëma, ene vet u thkae ta mbraze elbin n’thes. Kur e mbrazi qipin, xhi me pa, qipi kishte kën i mbushët kit me lira?!Ene ki shtëma-xhia i fkati ksaj grues. –Oj haall prait tha, se dë ta ap kit magjarin me shtëma! –jo jo tha gruja, xhi ‘mduhet kit magjari me shtëma? Dë ta ap tha dë ta ap! Ene shkoj ndërjahat t’shpajës, ene i shkarkoj shtëmat, ene e moër magjarin e fraik e fraik hiki mo e zateke dëkush.Kjo gruja i moër shtëmat ene vorbat e i rendaiti n’shpaij. Mairpo për ni shtëëm nuk ka vend.Ene kjo po folën me shtëmat u thot, –hëni mori shtëma, lironi ni vend ene ksaj ! Ato ku marrën vesht? Kjo prap u thot, –lironi vend se dë marr ni shkop e du thij kitve me rend! Hakati ta fajte midis atine ene kët shtëmën. Tu i shtëëjt, tu ishtëëjt i thi nja di, ene si tu kësdis e t’shkoj ta muër ni shkop, ene si tu hini me rend kitve shtëmave e i bëni trrosha.I thi kit me rend. Kur erdh burri n’akshaum, kur e pa, xhi me pa? Shtëmat i ka bë cop me coëp. –Po xhi ke bë mi grue kshtau ? Po shtëmaxhia, thot, mi dha kit shtëmat xhi i kishte t’ngarkaume n’magjar, ene une hakata t’i rendaiti po njënës nuk i lirojshin vend, ene une u këzdisa e i theva tu t’kitat pi këzdiis. –Po me xhi i blive e paijti buri? –I bliva me çat elbin xhi e kishe fait tai n’hambar, mbrenda n’qip. –O bre! Njeri-un i shkreti xhi m’paske bë? –Po ja paske dhën kit lirat shtëmaxhiis bre? Si ma zen at gruen, “e dëng e dëng”, i hek ni qutek t’maiër. Nesrit n’sabak ki shkon n’puun e kjo del n’çardak ene hunxhet n’shkaall ene si ja nisën t’kaje, e kaan e kaan hiç pa ndal. Tu kajt kur i shkojn saajt te direki i jahatit. Atai ka kën lidhët ni muzat. Muzati e ka hap gjojën ene e ka çit gjuhën përjashta e po e mba t’varët. Kjo kur e shef bikin se e ka çit gjuhën përjashta, kiton se biki e përçeshën ket ene i thot, –hë more virën, –ene taj m’përçeshish si m’ka rref burri a! Ene zdripën ndërjahat, e merr sopatën, ene si ti be n’baall e jaçaan ballin, ene ja pret kraen bikit. Kur erdh burri n’shpaij, kur e pa, biki i preëm?! –Po xhi ke bë kshtau be grue? –be tu bëft halli tu bëft! –Po pse e preve bikin bre? –Po si mos e pres be njeër, mbasi m’rrefe tai, ene halli ktij të m’përçeshe a? Une kaj n’krae t’shkallve, ki çit gjuhën përjashta e përçesh mu, përçashtau e preva! –Of, of xhi paske bë? –Po nise, da kapërcim diçish! –Ni rraipe mish ni koëk lakën, çashtau da kapërcim dimnin! Ene si t’i hiin kavit, e rrepin e bëjn rraipe-rraipe mishin ene e faitin n’thes. Nesër burri shkon n’puun, kurse gruja e merr thesin e mishit ene del ndër shpaaj. Atai e kishin ni aar t’mbaillme me lakna.Ni ograde. Ene sicallës lakën ja ve ka ni rraipe mish njen te e sosi kit thesin. Ene u thkae e hini mbrenda n’shpai. Mairpo çent e kataundit si e ndaën erën e mishit e tu mblodhën te ogradja mbas mishit.Po nat koh erdh burri pi pune ene kur i pa çent nëpër lakna i fkati grues, –oj grue mi, po xhi kërkojn kto çent nëpër lakna? Kur u afraue ma ngat,xhi me pa, sicalla lakën kishte ka ni coëp mish?! –Po xhi ke bë mi grue mi? –Po tai m’tha be burr, ni rraipe mish ni koëk lakën! Ja thkij gruja. –Po nuk t’thash un ta çesësh mishin napër aar, –po t’thash se dimnit da haam; ni rraipe mish ni koëk lakën! Ta kapërcim dimnin sivet. Ene fraik e fraik e moër ni soh ene ngarendi e doël te çent. E menxaij se i puditi e, e shpëtoj ni pakic mishi xhi kishte mbet. E moër mishin ene e çoj n’shpaij. Nesrit kur u ngrëjt i tha grues, –oj grue! –pa hajde meri stelat tauja ene ka t’dush shko! –Shko te baba jot ene te vllaznit tauj se s’paske pas ni fajlle mend! –Se, m’ke bë shaum dëme! Ene e puditi gruen, e ajo shkoj ene e la vetën-çiçe. Çëkshtau ene masalla u sos. Masalla n’shkaall shëndeti n’baall!