Shkrimtarja nga Konçuli i Bujanocit, Mevlude Abdullahi, e do tokën e saj me gjithçka të saj, i këndon Mëmëdheut, njerëzve, qytetit, zogjve, trëndafilave; do që vendi i saj të përjetojë lulëzimin… Kjo vjen nga një botë e madhe e njerëzore…, e konceptuar me larmishmëri dhe jetë plot vitalitet…Ajo po shfaqet dhe në trajtë universale për të hapëruar ne artin e bukur poetik.
Prurjet poetike të poetes Mevlude Abdullahi, japin sinjal për një rrugëtim poetik, në kahje të drejtimit psikomoral me forcë mendimi, forcë meditative me kërkime ëngjëllore të një moduli rrokës dhe afrues të temperamentit të saj, për bashkëshoqërim jetësor plot koordinim me udhëtuesin, i cili herë shfaqet si ëngjëll, duke sjellë stinë – verën në botën shpirtërore, e herë shfanitet shpejtësisht drejt një mjegullnaje dhe rejezimi të pashoq, sa merr vendime të tejskajshme, jashtë dëshirës së zemrës.
Në këtë kontekst, shprehet dallgëzimi i mendimit jetësor dhe dashuror, qëndrimet, prerjet, lidhësitë, lëkundjet, mos harresa, trilli, hedhja në skenë e aktorëve: buzëqeshja, hidhëresa, mallimi, ndjesia, kundërtia, vendimi, besa, të cilat e përafrojnë apo e distancojnë prerë të distancuarin…
Është një diagramë e tërë, e cila ngjason me një “kardiogramë” e pozicionim rrjedhës të rrahjes “tik-tak” dhe pulsimit të orës dashurore… një jetësi me prezencë agmie, rrezatim diellor në shpirt, duke u kontrastuar me sinoptikën e sotme shoqërore plot mjegull, rejezime… Kjo është një panoramikë lirike e krijimtarisë së saj, në këtë aspekt, por krijuesja rrok dhe temën tjetër atë epike, si dhe stacionohet dinamike në problemet dhe fenomenet sociale, një tipikë, e cila vjen me këndvështrimin e saj: Mevludeja e do tokën e saj me gjithçka të saj, i këndon Mëmëdheut, njerëzve, qytetit, zogjve, trëndafilave; do që vendi i saj të përjetojë lulëzimin… Kjo vjen nga një botë e madhe e njerëzore…, e konceptuar me larmishmëri dhe jetë plot vitalitet…Ajo po shfaqet dhe në trajtë universale për të hapëruar ne artin e bukur poetik.
Poetizmi i lirë në një kodrushkë poetike dhe mandej ngjitje në një rrafshnaltë, duke precipituar me fjalëzim urtie…, karakteristikë kjo e Abdullahit. Kjo lirshmëri e bën më tërheqës leximin dhe ndjesinë e poezisë së saj …
Përmundimi për gjetje të idesë dhe të fjalëve simbol që do të vendosen në arkitekturë dhe përfundimi poetik i poezisë me një kujdes të tepëruar, e nxit lexuesin të shfletojë këtë libër “universal”, i cili flet në disa gjuhë … Gjirokaster, Albania 2013 – Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM,
Biografia:
Mevlude Abdullahi, lindi në Vrajë, Konçul, Komuna e Bujanocit, më 1974. Gjatë viteve 1976-1997, jetoi me prindërit e saj në Beograd. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Rakovicë të Beogradit, për të vazhduar më pas me nivelin e specializimit në lëmin e informatikës. Në vitin 1997, kthehet me prindërit e saj nëKosovë.
Mevludja, ka kryer mjaft kurse siç janë: ai për informatikë, gjuhë angleze, modulet bazë administrim biznes, vetëpunësim.
Falë njohjes së mirë të gjuhës serbe ka shërbyer edhe si përkthyese.
Në vitin 2010, ka përkthyer një libër nga shqipja në atë serbe si dhe ka punuar në organizata të ndryshme.
Mevludja, gjithemonë ka qenë anëtare e rretheve letrare në shkollat ku ka mësuar dhe studiuar. Që prej vitit 2012, Mevlude Abdullahi është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
Botimet: Mevlude Abdullahi, ka arritur të botojë këto tituj: “Kur të digjem”; “Endrra ime e zgjuar”-libër i përkthyer në tri gjuhë të huaja dhe “I lutem çastit”.
Në proces janë dhe katër vëllime poezi, tregime , thënie personale.